Barcelona po merr rezultate të shkëlqyera këtë sezon dhe është e pabesueshme se çfarë kthese Hansi Flick arriti t’u sjellë katalanasve në sezonin e tij të parë. Blaugranët tashmë e kanë fituar Superkupën e Spanjës dhe kjo skuadër është në garë për tre trofetë e mbetur deri në fund të këtij sezoni.
Katalanasit janë të parët në La Liga me katër pikë epërsi ndaj Realit, me të cilin do të luajnë edhe në finalen e Kupës së Mbretit në fund të këtij muaji, dhe përveç kësaj, arritën në në gjysmëfinale të Champions League, ku do të përballen me Interin. Mundo Deportivo njoftoi mëngjesin e sotëm se Flick po përpiqet t’i mbajë lojtarët në rregull strikte.
Përplasja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet më 26 prill në Sevilje dhe më pas, katalanasit do të kenë dy ndeshje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit, si dhe në El Clasico-n e re në La Liga. Domethënë, në rast se Barcelona mposht Real Madridin dhe fiton Kupën e Mbretit, Flick u tha qartë lojtarëve se nuk ka festë.
Trajneri gjerman nuk dëshiron festime dhe parada nëse Barcelona fiton këtë kompeticion sepse dëshiron që lojtarët të jenë maksimalisht të fokusuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Interit që e pret këtë ekip vetëm katër ditë më vonë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: flick
-

Preferon Interin apo Bayern në gjysmëfinale? Flick është shumë i qartë me përgjigjen e tij
16 Prill 2025
19:48
Telesport
Edhe pse humbi 3-1 në ndeshjen e kthimit, Barcelona u kualifikua për në gjysmëfinalet e Champions League, pas fitores 4-0 në sfidën e parë dhe rezultati i përgjithshëm ishte 5-3 në favor të katalanasve.
Barcelona do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Inter-Bayern Munich, sfida që fillon pas pak dhe luhet në “San Siro”. I pyetyr, cilin ekip preferon në gjysmëfinale, Flick dha një përgjigje tejet të sinqertë.
“Champions League është padyshim kompeticioni më i bukur në botë. Të jesh në 4 ekipet më të mira të këtij kompeticioni është diçka fantastike për klubin dhe tifozët, por kemi ende rrugë për të bërë për të shkuar deri në fund. Inter apo Bayern? Do e shoh ndeshjen nga divani në shtëpi dhe nuk kam preferencë për asnjërën nga skuadrat”, tha Flick. -

Flick: Nuk kemi luajtur në mënyrën më të mirë, por meritat i shkojnë Borussia Dortmundit
Hans-Dieter Flick, trajneri i Barcelonës, analizoi për mikrofonat e “uefa.com” humbjen 3-1 ndaj Borussia Dortmund, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve: “Jemi në gjysmëfinale. Dy ndeshjet u vlerësuan në tërësi dhe e meritojmë kalimin e turit.
Verdhezinjtë kanë një skuadër fantastike, na e bënë jetën shumë të vështirë, por jemi kualifikuar dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Nuk kemi luajtur në mënyrën më të mirë sot, por kjo është edhe meritë e Borussia Dortmundit, që bëri një ndeshje shumë të mirë. Ajo që skuadra ime ka arritur në javët e fundit është fenomenale. Tani jemi një hap përpara, por ende jemi larg fundit”.
Gjatë konferencës për shtyp, Hansi Flick foli edhe për rivalitetin e mundshëm mes Wojciech Szczesny dhe Marc-André ter Stegen për vendin e titullarit në portë, pasi ky i fundit po rikuperohet më shpejt se pritej nga një dëmtim i gjatë (edhe pse ende nuk është grumbulluar).
Trajneri gjerman, megjithatë, nuk deshi të jepte një përgjigje të prerë për zgjedhjen mes tyre, por theksoi frymën e bashkëpunimit që ekziston mes lojtarëve të skuadrës, edhe kur ata janë në konkurrencë për një vend në formacion:
“Në futboll gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt, çdo gjë mund të ndodhë, ndaj nuk mund të jap një përgjigje 100%. Ajo që mund të them është se Szczesny është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Gjithashtu, portierët që kemi në skuadër shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Ata e mbështesin njëri-tjetrin çdo ditë, ndaj të gjithë përmirësohen çdo ditë. Kjo është diçka që e vlerësoj shumë”.
Sa i përket dëmtimit të Balde, që mund të ndikojë edhe ndaj kundërshtarit të ardhshëm të mundshëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të jetë njëri mes Interit dhe Bayern Munich, trajneri gjerman u shpreh: “Humbja e Balde? Nuk është kurrë mirë të humbasësh një lojtar me këto karakteristika, por Gerard Martin është rritur shumë dhe është i gatshëm”. -

Flick: Pas Krishtlindjeve sezoni i Barcelonës ndryshoi, gati për këtë fundsezon
14 Prill 2025
9:12
Telesport
Barcelona ruan avantazhin prej 4 pikësh karshi Real Madrid në ndeshjet e javës së fundit. Katalanasit fituan 1-0 ndaj Leganes, një sukses i vështirë për skuadrën e trajnerit Hansi Flick.
“Jam shumë krenar për atë që ekipi im ka bërë në këto javë dhe muaj të fundit. Tri pikët janë të rëndësishme në çdo ndeshje. Ndonjëherë mendon se ndeshjet janë si ato mes Dortmund dhe Atlético… por jo”, tha Flick.
“Ka ndeshje shumë të vështira, ndaj jam shumë krenar për ekipin dhe mbi të gjitha për mënyrën se si u mbrojtën. Nuk më interesojnë se çfarë bëjnë rivalët, ne duhet të shikojmë veten tonë”, tha trajneri gjerman.
Më tej, Flick tha: “Tani duhet të rikuperojmë për Champions, kjo është e rëndësishme. Do të udhëtojmë në Dortmund dhe duhet të jemi gati. Lojtarët duhet të rikuperohen më shumë, por ne nuk mund ta kontrollojmë këtë”.
“Të gjithë kanë bërë një hap përpara këtë vit. Ne vuajtëm në fillim të nëntorit dhe, pas pushimit të Krishtlindjeve, gjithçka ndryshoi. Çelësi ishte humbja kundër Atletico. Ne humbëm, por luajtëm shumë mirë dhe me atë besim e filluam vitin”, tha Flick. -

Flick bën misteriozin për rinovimin e kontratës: Te Barcelona ndihem shumë mirë, por…
12 Prill 2025
14:44
Alfred Lleshi
Hansi Flick po e çon Barcelonën në majë. Trajneri që fitoi një tripletë sezonale me Bayern Munich duket se i ka të gjitha qëllimet për ta përsëritur këtë sukses edhe në Katalonjë. Raphinha dhe shokët e tij të skuadrës janë ende në garë për fitimin e La Liga-s, Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Mbretit.
Kjo është arsyeja pse drejtuesit blaugrana duan ta rinovojnë kontratën me gjermanin. Megjithatë, Flick duket se ka ide të tjera: “Po e shijoj shumë kohën time këtu. E dua jetën në Barcelonë dhe të punuarit e përditshëm për ta përmirësuar këtë skuadër.
Nuk jam tipi i trajnerit që nënshkruan një kontratë 3-vjeçare vetëm për t’u ndjerë i sigurt. Dua të punoj për këtë klub, por hap pas hapi. Me qetësi. Për momentin është edhe një vit, në të ardhmen do të shohim. Nëse të gjithë do të jemi të kënaqur, do të vazhdojmë së bashku. Sidoqoftë, për momentin jam i përqendruar vetëm tek e tashmja”.





