Tag: flick

  • E ndjek edhe Real Madrid, Flick i sugjeron Barcelonës transferimin

    E ndjek edhe Real Madrid, Flick i sugjeron Barcelonës transferimin

    11 Dhjetor 2025

    16:05

    Telesport

    Barcelona i është shtuar listës së ekipeve që interesohen për transferimin e Angelo Stiller, mesfushorit të Stuttgart. Për 24-vjeçarin ka një interes të madh nga Bayern Munich, Real Madrid dhe klubet e Premier League.
    Së fundmi, në “valle” për mesfushorin është futur edhe Barcelona. “Sports Illustrated” raporton se është piëkrisht trajneri Hansi Flick, ai i cili iu ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e mesfushorit gjerman, si profili i duhur për të forcuar mesfushën sidomos në aspektion difensiv.
    Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2028 me klubin gjerman, është e sigurt që Angelo Stiller do të largohet verën e ardhshme, duke parë interesin e shumë klubeve të mëdha ndaj tij. Stuttgart e vlerëson të paktën 50 milionë euro, për klubet jashtë Bundesligës.

  • Barcelona, Flick: Champions është ndryshe, ka vetëm ndeshje të forta

    Barcelona, Flick: Champions është ndryshe, ka vetëm ndeshje të forta

    Tekniku i Barcelonës, Flick doli në konferencë para ndeshjes ndaj Frankfurt në Champions.
    “Liga e Kampionëve është ndryshe, ndaj gjithçka që ka ndodhur më parë nuk ka rëndësi. Eintracht ka një skuadër të mirë, shumë të re, me shumë intensitet dhe lojtarë të shpejtë. Gjithashtu dinë të përshtasin sistemin e tyre”.

    “Ne duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë. Nëse e bëjmë këtë, atëherë mund të marrim edhe tre pikët”.
    “Të gjithë e dinë çfarë kemi kaluar gjatë këtyre tre muajve, me lojtarë të dëmtuar dhe me nevojën për të menaxhuar minutat e lojës”.

  • Barcelona heq dorë nga Rashford, Flick kërkon anësorin e Chelsea-s

    Barcelona heq dorë nga Rashford, Flick kërkon anësorin e Chelsea-s

    8 Dhjetor 2025

    18:54

    Telesport

    Pavarësisht formës së mirë të treguar te Barcelona, klubi katalanas duket se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së Marcus Rashford në fund të këtij sezoni për 30 milionë euro.
    Anglezi nuk është profili i sulmuesit që kërkon Hansi Flick. Trajneri gjerman ka një dëshirë të madhe për këtë pozicion, që quhet Pedro Neto. 24-vjeçari portugez jo vetëm që mund të luajë si anësor në të dy krahët, por edhe të përshtatet si një anësor i brendshëm ose një nëntësh i rremë, duke ofruar mundësi interesante taktike.
    Megjithatë, largimi i tij nga Chelsea do të jetë shumë i vështirë, duke ditur rëndësinë që ka për “Blutë” dhe faktin që kontrata i skadon në vitin 2031. Mediet spanjolle raportojnë se Barcelona po mendon të ofrojë deri në 70 milionë euro bashkë me bonuset për transferimin e mundshëm të Pedro Neto, por nuk përjashtohet mundësia që në marrëveshje të ëprfshihen edhe lojtarë të tjerë nga të dyja skuadrat.
    Tashmë dihet nga të gjithë interesi i Chelsea-s për Fermin Lopez, oferta e tyre 40 milionë euro gjatë merkatos së kaluar u refuzua nga katalanasit. Përveç Fermin Lopez, mund të ketë edhe emra të tjerë që mund të përfshihen në një marrëveshje të mundshme.

  • Nuk bëjnë pjesë në planet e Flick, Barcelona nxjerr në treg 3 lojtarë

    Nuk bëjnë pjesë në planet e Flick, Barcelona nxjerr në treg 3 lojtarë

    4 Dhjetor 2025

    17:06

    Telesport

    Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Hansi Flick iu ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se 3 lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e tij dhe mund të largohen që në merkaton e janarit,
    I pari është Marc Casado, i cili preferohet nga Flick në minutat e fundit të ndeshjes, atëherë kur rezultati është i qartë. Roli i tij është reduktuar në një zëvendësues të thjeshtë, edhe në mungesë të Frenkie de Jong.
    I dyti në listë është Andreas Christensen. Qendërmbrojtësi danez nuk është më një opsion për mbrojtjen e Barcelonës, pasi Flick kërkon mbrojtës me nivel të qëndrueshëm dhe konkurrues.
    I treti në listën e largimit është Dro Fernandez, 17-vjeçari debutoi në fillim të këtij sezoni me katalanasit, por duke qenë se nuk ka vend për të, është menduar të largohet diku tjetër me shumë mundësi në formë huazimi, për të pasur më shumë minuta dhe për t’u rritur më shumë si lojtar.

  • Raphinha me Flick si Iniesta me Guardiolën dhe… tripleta sezonale në sfond

    Raphinha me Flick si Iniesta me Guardiolën dhe… tripleta sezonale në sfond

    Kontributi i Raphinha te Barcelona aktuale është e madhe në fushë, por po ashtu vlen edhe roli i tij udhëheqës në dhomën e zhveshjes. Një imazh i fundit tregon kapitenin duke iu drejtuar trajnerit të ulur në stol, Hansi Flick, pavarësisht fitores ndaj Alavés, përpara ndeshjes së madhe kundër Atlético Madridit, ku Raphinha shënoi golin e parë nga tre që i dhanë fitoren Barcelonës.
    Ai ka pranuar publikisht: “E di që ndonjëherë jam i bezdisshëm, ndonjëherë tepër, por mendoj se është e rëndësishme ta shtypim kundërshtarin. Do të kërkoj nga shokët e skuadrës që të japin më shumë, marr përgjegjësinë”.

    Ky moment i komunikimit midis lojtarit dhe trajnerit kujton skenën e vitit 2008, kur Andrés Iniesta iu drejtua privatisht Pep Guardiolës për t’i dhënë besim pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit 2008-2009. Pas asaj bisede, Barça fitoi 6-1 ndaj Sporting Gijón, duke ndezur sezonin që përfundoi me tripletën La Liga, Kupë Mbreti, Champions.
    Flick, përpara fitores ndaj Atlético Madridit, komentoi për iniciativën e Raphinha: “Këto ndeshje të lodhin shumë, por pastaj shkoj në shtëpi, relaksohem dhe përgatitem për ndeshjen e radhës. Jam i fortë”.
     

  • Barcelona heziton të blejë kartonin e Rashford, ja dyshimi që i mundon katalanasit

    Barcelona heziton të blejë kartonin e Rashford, ja dyshimi që i mundon katalanasit

    3 Dhjetor 2025

    19:35

    Telesport

    Edhe pse Marcus Rashford ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 9 asiste këtë sezon në 19 ndeshje me Barcelonën, duket se këto shifra nuk mjaftojnë për të bindur katalanasit për të ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit për 30 milionë euro.
    Siç raportohet nga “Sport”, pengesa kryesore qëndron në përshtatjen e Rashford brenda sistemit të Hansi Flick, ku presioni i lartë dhe puna pa top janë të panegociueshme. Ky stil e vendos sulmuesin anglez në një pozicion të pakëndshëm, pasi profili i tij nuk përshtatet plotësisht me ritmin agresiv të kërkuar nga trajneri gjerman.
    Flick vlerëson aftësitë e Rashford për të gjetur rrjetën, por këmbëngul se ka nevojë për lojtarë që i përshtaten një profili më të plotë dhe janë më dinamik në sulm. Një nga emrat që gjermani iu ka sugjeruar drejtuesve të Barcelonës është Antonio Nusa i Leipzig, i cili duket se plotëson kriteret e kërkuara nga Klopp, i aftë të bëjë më së miri edhe pjesën mbrojtëse edhe pjesën sulmuese në krah.

  • Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik (VIDEO)

    Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik (VIDEO)

    Lotët e Flick me sa duket bëjnë efekt, me djemtë e tij që reagojnë dhe sigurojnë një fitore të madhe përballë Atletico Madrid, një sukses 3-1 me përmbysje që i lejon të arratisen në krye në kuotën e 37 pikëve, për momentin +4 në raport me Real Madrid. Në “Camp Nou”, Atletico Madrid i kapi “mat” në minutën e 19-të, me një kundërsulm të shpejtë, ku pozicioni jashtë lojë i Flick nuk funksionoi.
    Baena me një finalizim plot klas dërgoi topin në rrjetë, por u desh pak kohë për të festuar plotësisht pasi gjyqtari i takimit u detyrua të rishikonte aksionin në VAR. Të shtyrë nga tifozët, Barça reagoi shpejt dhe në minutën e 26-të, Pedri futi një top fantastik në zonë për Raphinha, me brazilianin që tundi rrjetën duke barazuar shifrat në 1-1. Pak minuta më vonë, Dani Olmo fitoi një 11-metërsh për faull në zonë, por nga pika e bardhë Robert Lewandowski gjuajti aq kaq sa e dërgoi topin në tribunë, për fat Hansi Flick as që e mori mundimin të shihte ekzekutimin e polakut.

    Në fraksionin e dytë, Barcelona mori kontrollin total të lojë dhe në minutën e 64-ët, Dani Olmo me një veprim shumë të bukur në zonë përmbysi rezultatin në 2-1 duke bërë që tifozët në “Camp” Nou të shpërthenin në festë. Goli i tretë dhe i qetësisë erdhi vonë, në minutën e 96-të, me Ferran Torres që mbylli llogaritë me Atletico Madrid.

    Hansi Flick, trajneri i Barçës shijon këtë sukses ndaj Atletico-s: “Mendoj se paraqitja jonë ishte e një tjetër niveli. Luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer, luftuan së bashku, dhe kjo ishte e qartë, ishim fantastik. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve”, u shpreh Flick. Nuk e bën dramë këtë humbje Diego Simeone: “Jam shumë i qetë, i lumtur me atë që dhanë djemtë. Kjo paraqitje do të na lejojë të përmirësohemi, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Bilbaos, do të jetë e vështirë”, u shpreh Simeone.

  • Flick: Fituam kundër një ekipi të madh, ishte paraqitja më e mirë e sezonit

    Flick: Fituam kundër një ekipi të madh, ishte paraqitja më e mirë e sezonit

    Hansi Flick më në fund festoi pas fitores së madhe ndaj Atlético Madridit, ku u pa versioni më i mirë i Barcelonës këtë sezon. Pas fitores minimale ndaj Alavés, ku u duk i zhgënjyer, këtë herë loja e ekipit i la shije shumë pozitive: “Bëmë një paraqitje të shkëlqyer kundër një ekipi të madh. Luftuam së bashku, ishte fantastike. Do të shohim nëse kjo ndeshje është pikë kthese. Ka qenë një nga ndeshjet më të mira të sezonit, e merituam fitoren”.
    Lajm shumë i rëndësishëm për të ishte rikthimi i Raphinha, që shkëlqeu në “Spotify Camp Nou”: “Është shumë i rëndësishëm për ne. Kur ai është në fushë, rritet intensiteti dhe kjo ndikon te të gjithë. Lëvizjet e ekipit janë mbresëlënëse”.
    Kjo ishte fitorja e parë e këtij sezoni ndaj një rivali të madh, pas humbjeve ndaj Real Madridit, Chelsea dhe PSG-së: “Ishte ndeshja që donim, e dominuam kundërshtarin. Niveli sot ishte shumë i mirë, kemi përmirësim. Humbjet janë e shkuara; sot pamë një paraqitje të madhe, duhet të vazhdojmë kështu”.
    Flick u gëzua edhe për rikthimin e Pedrit: “Pedri është spektakolar. Jam i lumtur që u rikuperua dhe u kthye në këtë nivel. Është shumë i rëndësishëm”. Megjithëse Pedri doli i lodhur e me dhimbje, trajneri konfirmoi se është mirë, ndryshe nga Dani Olmo: “Pedri është mirë, vetëm i lodhur. Dani ka probleme në shpatull dhe do ta shohim”.

  • Dëshira e madhe e Flick që kushton 100 mln euro, sugjerimi i gjermanit për drejtuesit e Barcelonës

    Dëshira e madhe e Flick që kushton 100 mln euro, sugjerimi i gjermanit për drejtuesit e Barcelonës

    2 Dhjetor 2025

    17:57

    Telesport

    Yan Diomande është një nga emrat e rinj më të përfolur të momentit, sulmuesi anësor po shkëlqen te Leipzig dhe ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha.
    Së fundmi, mediet spanjolle zbulojnë se 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë pëlqehet shumë nga Hansi Flick. Sipas këtyre raportimeve, trajneri gjerman i ka sugjeruar drejtuesve të Barcelonës pikërisht emrin e Yan Diomande për të forcuar sulmin gjatë verës së ardhshme.
    Megjithatë, transferimi i tij te Barcelona duket i vështirë për shkak të situatës jo të mirë financiare, duke ditur që Leipzig kërkon 100 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin.
    Nëse për katalanasit kjo është një shifër e vështirë për t’u përballuar, për ekipet angleze apo klubet e tjera si PSG, Bayern apo Real Madrid, që interesohen po ashtu për Yan Diomande, janë në gjendje fare mirë të paguajnë shifrën e një transferimi të tillë.

  • Szczesny zbulon marrëveshjen me Flick për të vazhduar duhanpirjen: Më tha që…

    Szczesny zbulon marrëveshjen me Flick për të vazhduar duhanpirjen: Më tha që…

    2 Dhjetor 2025

    8:00

    Alfred Lleshi

    Wojciech Szczesny ka rrëfyer për “GQ Polonia” një marrëveshje të veçantë me Hansi Flick, që i lejon të vazhdojë të pijë duhan te Barcelona. Portieri polak shpjegoi se gjithçka nisi gjatë një momenti qetësie: “Së fundmi unë dhe trajneri ishim ulur në sauna dhe e pyeta çfarë mendonte.
    Trajneri u përgjigj se e vetmja gjë që ka rëndësi është ajo që bëj në fushë. ‘Për sa kohë je superprofesional, mund të pish duhan edhe gjatë festës së titullit’”. Szczesny krahasoi më pas përvojën e tij të re me vitet te Juventusi, duke theksuar ndryshimin e madh të atmosferës:
    “Barcelona më jep gëzimin e pastër të të qenit futbollist. Juventusi është një rutinë e përditshme nën presion maksimal. Aty, fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi. Dhe këtë kam pasur mundësinë ta mësoj te Juventusi”.