Tag: fletëve

  • Nis paketimi i fletëve të votimit për diasporën, Celibashi: Ja kur nis shpërndarja në 85 shtete të botës

    Nis paketimi i fletëve të votimit për diasporën, Celibashi: Ja kur nis shpërndarja në 85 shtete të botës

    Ditën e sotme ka nisur vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 majit për diasporën shqiptare, e cila këtë herë voton për herë të parë.
    Në një komunikim për mediat, nga Parku Olimpik, ku ndodhen edhe fletët e votimit, Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i nisur sot pritet që të përfundojë deri nesër në mesnatë.

    Ai tha se brenda kësaj jave nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve do të nisë edhe shpërndarja drejt vendeve ku jetojnë emigrantët.
    “Kemi filluar sot në mëngjes me futjen e fletëve të votimit në zarfin A. Kemi autorizuar 12 përfaqësues të KQZ, që do të vulosin çdo fletë votimit. Janë edhe dy anëtarë të tjerë që bëjnë vendosjen e fletës së votimit brenda zarfit. Janë edhe përfaqësues të disa subjekteve që kanë detyra procedurale, por janë edhe për ta monitoruar procesin.
    Ne mendojmë që ta mbyllim brenda kësaj jave. Deri nesër në mesnatë do përfundojë procesi i vulosjes dhe shpresojmë të fillojmë me futjen e zarfit A në zarfin B dhe më pas tek zarfi i operatorit të postës.
    Nëse ne përfundojmë këtë proces brenda fundit të kësaj jave, do të nisin procesin e shpërndarjes për atë sasi që ne do kemi bërë gati. Pra nuk do presim që ta bëjmë gati sasinë e dokumentacionit zgjedhor, por pjesë pjesë.
    Nëse ne fillojmë shpërndarjen po themi të hënë që vjen, brenda një ditë për Greqinë apo Italinë do ta kenë zarfin në banesën e tyre”, tha Celibashi.

  • Diaspora/ KQZ: Nisja e zarfeve, brenda datës 17 prill! Emigrantët do e marrin personalisht fletën e votimit

    Diaspora/ KQZ: Nisja e zarfeve, brenda datës 17 prill! Emigrantët do e marrin personalisht fletën e votimit

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË-Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë disa të dhëna mbi votën e diasporës. Celibashi njoftoi se ka nisur procesi i printimit të fletëve të votimit, e cila do të bëhet nga një kompani sllovene si për votat e diasporës po ashtu edhe për votimet brenda vendit. Sa i takon fletëve të votimit Celibashi bën të ditur se pritet të jenë gati mes datave 7 dhe 8 Prill.
    Sa i përket votës së diasporës kreu i KQZ njoftoi se fletët e votimit do të dërgohen deri më 15 prill dhe çdo zgjedhës mund ta marrë vetëm personalisht zarfin zgjedhor me mjet identifikimi, që do t’u dërgohet nga operatori i shërbimit postar, dhe se posta do shkojë 3 herë në orare të ndryshme. Kreu i KQZ-së tha se zgjedhësit do të kenë 3-4 ditë kohë për ta plotësuar fletën e votimit dhe të nisin zarfin. 
    Ilirjan Celibashi: Sa i përket votimit nga jashtë ashmë e kemi të zgjedhur edhe operatorin e shërbimit postar. Do të jetë kompania DHL Internacional Albania shpk, që do ta kryejë shërbimin e dërgimit të fletëve të votimit tek votuesit dhe kthimit mbrapsht në KQZ. Koston e paguan shteti shqiptar nga buxheti i shtetit. Vlera totale e kontraktimit me këtë operator është 9.2 milion Euro, pra nga 12.5 milionë Euro që ishte fondi i vënë në dispozicion KQZ për koston e këtij shërbimi ne do të paguajmë 9.2 milionë Euro me  një çmim mesatar për dërgesë vajtje ardhje 37.52 Euro. Sot besoj formalizojmë edhe në një kontratë këtë marrëdhënie mes KQZ dhe këtij operatori. Ka filluar procesi i printimit të fletëve të votimit për votimin jashtë vendit dhe besojmë se nga komunikimi që është duke prodhuar këto fletë votimit, kompaninë sllovene po prodhohen në Slloveni fletët e votimit si për votimin brenda vendit po ashtu edhe jashtë, por kemi nisur me printimin e fletëve të votimit për jashtë vendit. Besoj që midis datave 7 dhe 8 do të kemi fletat e votimit për jashtë dhe midis datës 8, 9 dhe 10 do të fillojmë përgatitjen për zarfet dhe çdo dokumentacioni tjetër i cili do tu dërgohet votuesve jashtë vendit, duke shpresuar që gjithë ky proces të bëhet brenda datës 15 Prill. Është kohë e mjaftueshme sipas parashikimeve kontraktuale që kemi me operatorin e shërbimit postar për të dërguar zarfat, për tu dhënë kohë 3, 4 apo më shuam ditë zgjedhësve nga jashtë për të vendosur dhe koha për tu kthyer mbrapsht në KQZ.

  • Nis printimi i fletëve të votimit për diasporën/ Çaka tregon si do funksionojë procesi: Ja kur fillon shpërndarja

    Nis printimi i fletëve të votimit për diasporën/ Çaka tregon si do funksionojë procesi: Ja kur fillon shpërndarja

    Dritan Çaka, anëtar i komisionit rregullator KQZ tha përmes një lidhje “Skype” se ka nisur printimi i fletëve të votimit për diasporën dhe se nga data 12 prill do të nisë shpërndarja e tyre.
    Në këto momente ka nisur, sot mund të jetë dita e parë që ka nisur printimi i fletëve të votimit të votuesve nga jashtë. Sot java këto fletë votimi mund të jetë në ambientet e KQZ për të mundësuar procesimin e tyre dhe dërgimin tek zgjedhësi që ndodhet jashtë territorit. Ky proces do të realizohet nëpërmjet shërbimit postar. Nga ana tjetër në KQZ janë marrë masa dhe operatori i shërbimit postar që do bëjë të mundur një proces të tillë, është zgjedhur një operator ndërkombëtar siç është DHL-ja dhe besoj se rreth datës 12 prill mund të jetë nisja nga Shqipëria e zarfeve të parë që përmbajnë fletën e votimit për zgjedhësit që janë regjistruar.
    Çaka tregoi si do të funksionojë procesi i dorëzimit të fletëve tek qytetarët:
    Pasi merret nga operatori fleta e Dritanit që ndodhet në Itali, ky shërbim postar duke qenë se është ndërkombëtar dhe privat do t’ ia dërgojë linjës së ti që ka në Itali. Në Itali, por edhe në të gjitha vendet e botës është marrë përsipër që dërgesa të çohet brenda 3 ditëve nga momenti që është marrë në dorëzim nga KQZ-ja. Ndërkohë personi që është zgjedhës dhe do i bëhet dërgimi i zarfit, duhet që ky person të jetë personalisht dhe ta marrë këtë zarf që përmban dokumentacion zgjedhor. Nuk mund të lihet as në kuti postare të përbashkëta.
    Nga operatori është marrë përsipër që dërgesa të çohet Brenda 3 ditëve që është marrë.
    Ka të drejtë të bëjë 3 tentativa në orë dhe ditë të ndryshme për t’ia mundësuar dorëzimin e dokumentacionit zgjedhor. Nuk është e mundur të behët përmes telefonit, se numri i telefonit nuk është pjesë e informacionit që është kërkuar. Nuk funksionon kështu shërbimi postar sidomos në vende të ndryshme të botë.

  • “9.2 milionë euro për postën DHL”, Celibashi: Fletët e votimit do të dërgohen në Diasporë deri më 17 prill

    “9.2 milionë euro për postën DHL”, Celibashi: Fletët e votimit do të dërgohen në Diasporë deri më 17 prill

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka dhënë disa të dhëna mbi votën e diasporës.
    Celibashi gjatë fjalës së tij bën të ditur se numri përfundimtar i otuesve nga jashtë pas verifikimeve teknike është 245, 935. Ndërkohë sa i takon vlerës totale të kontraktimit me operatorin shpërndarës që i është besuar postës DHL është llogaritur tek 9.2 milion Euro.
    Po ashtu Komisioneri ka njoftuar se ka nisur printimi i fletëve të votimit e cila do të bëhet nga një kompani sllovene si për votat e diasporës po ashtu edhe për votimet brenda vendit. Sa i takon fletëve të votimit Celibashi bën të ditur se pritet të jenë gati mes datave 7 dhe 8 Prill.
    “Sa i përket votimit nga jashtë ashmë e kemi të zgjedhur edhe operatorin e shërbimit postar. Do të jetë kompania DHL Internacional Albania shpk, që do ta kryejë shërbimin e dërgimit të fletëve të votimit tek votuesit dhe kthimit mbrapsht në KQZ. Koston e paguan shteti shqiptar nga buxheti i shtetit. Vlera totale e kontraktimit me këtë operator është 9.2 milion Euro, pra nga 12.5 milionë Euro që ishte fondi i vënë në dispozicion KQZ për koston e këtij shërbimi ne do të paguajmë 9.2 milionë Euro me  një çmim mesatar për dërgesë vajtje ardhje 37.52 Euro.
    Sot besoj formalizojmë edhe në një kontratë këtë marrëdhënie mes KQZ dhe këtij operatori. Ka filluar procesi i printimit të fletëve të votimit për votimin jashtë vendit dhe besojmë se nga komunikimi që është duke prodhuar këto fletë votimit, kompaninë sllovene po prodhohen në Slloveni fletët e votimit si për votimin brenda vendit po ashtu edhe jashtë, por kemi nisur me printimin e fletëve të votimit për jashtë vendit. Besoj që midis datave 7 dhe 8 do të kemi fletat e votimit për jashtë dhe midis datës 8, 9 dhe 10 do të fillojmë përgatitjen për zarfet dhe çdo dokumentacioni tjetër i cili do tu dërgohet votuesve jashtë vendit, duke shpresuar që gjithë ky proces të bëhet brenda datës 15 Prill. Është kohë e mjaftueshme sipas parashikimeve kontraktuale që kemi me operatorin e shërbimit postar për të dërguar zarfat, për tu dhënë kohë 3, 4 apo më shuam ditë zgjedhësve nga jashtë për të vendosur dhe koha për tu kthyer mbrapsht në KQZ”, deklaron Komisioneri Celibashi.
    Ndërkohë Celibasahi bën të ditur se është duke u përfunduar edhe një tutorial që do të jetë në ndihmë të votuesve nga jashtë për procesin e votimit.
    “Jemi duke përfunduar një spot dhe tutorial për gjithë sa do duhet të dijë dhe bëjë votuesi nga jashtë dhe me shumë mundësi brenda dy apo tre ditëve do të bëhet publike përmes mediave. Ndërkohë po ndërtojmë një sistem ndihmës për këshillim të votuesve nga jashtë.
    Kemi përcaktuar tashmë edhe vendin e numërimit për votimin nga jashtë. Do të jetë pallati i sportit tek parku Olimpik i Tiranës. Do të jetë i aksesueshëm dhe i mbikëqyrur nga media dhe vëzhgues. I monitoruar me kamera live në 24/7. Numri përfundimtar i votuesve nga jashtë është 245, 935 zgjedhës”, shprehet Celibashi.