Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale se vota e diasporës është bërë realitet.
Në orët e para të mëngjesit, një qytetar shqiptar me banim në Erlangen, Gjermani, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit, duke u bërë simboli i parë i një epoke të re për pjesëmarrjen demokratike të shqiptarëve jashtë vendit.
Sipas Ramës, ky është një moment historik që forcon demokracinë dhe përforcon përpjekjet e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:VOTA E DIASPORËS KA HYRË PËRFUNDIMISHT NË JETËN TONË DEMOKRATIKESot, në orën 07:15, zgjedhësi parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!NE E MBAJTËM FJALËN, TANI U TAKON SHQIPTARËVE TA PËRDORIN VOTËN E TYREVota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027VOTO 5❤️mu në mes të fletës së votimit ku është kolona #PartiaSocialiste #EdiRama dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar️i
Tag: fletën
-

Votuesi i parë nga diaspora mori sot fletën e votimit, reagon Rama: Ne mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve të ngjisin flamurin tone në BE
-

Celibashi tregon se kush e mori i pari fletën e votimit nga emigrantët
Postimi i Ilirian Celibashit, kryetar i KQZ:
“Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025.”
-

Nis shpërndarja e fletëve të votimit për emigrantët shqiptarë, ja si duhet të votojnë
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë ka nisur procesi i shpërndarjes së zarfeve me fletët e votimit për bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar në platformën elektronike PER.
Sipas videos udhëzuese, është operatori postar i kompanisë DHL që do të dorëzojë në adresën e deklaruar në PER, zarfin e dërguar nga KQZ. Dorëzimi i zarfit do të bëhet individualisht për çdo zgjedhës.
Brenda zarfit të ardhur nga KQZ, zgjedhësit do të gjejnë: zarfin e postës për kthimin e fletës, udhëzuesin, një listë me numrat e telefonit të DHL-së në shtete të ndryshme të botës.Në zarfin B duhet të lexoni me kujdes udhëzuesin për procedurën e votimit, e dërguar nga KQZ. Më pas, nxirrni nga zarfi B, zarfin A dhe nxirrni prej andej me kujdes fletën e votimit.
Ju mund të votoni, pra të plotësoni fletën e votimit, në një nga mënyrat më poshtë: Vetëm për një parti ose koalicion ose vetëm për një kandidat.
Kujdes! Nuk mund të votohet për një parti apo koalicion dhe njëkohësisht për kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër.
Pasi keni plotësuar fletën e votimit në një nga mënyrat më sipër, ripaloseni atë, futeni në zarfin A dhe mbyllni zarfin. Zarfi A nuk duhet të përmbajë asgjë tjetër veç fletës së votimit dhe mos bëni asnjë shënim mbi të.
Futeni zarfin A brenda zarfit B, mbylleni zarfin B, ngjiteni. Mos bëni asnjë shënim mbi të. Futeni zarfin B brenda zarfit të verdhë të operatorit postar DHL dhe mbylleni zarfin. Pasi të keni përfunduar, telefononi shërbimin ekspres DHL sipas vendit ku jetoni.
Këshillohet dorëzimi i zarfit me fletën e votimit brenda tri ditëve nga marrja e dokumentacionit zgjedhor me qëllim, që ai të mbërrijë në Shqipëri jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 maj 2025. Posta është e paguar nga KQZ. -

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi sqaron procesin e votimit të Diasporës: Postieri do sjellë fletën, nëse nuk iu gjen shtëpi…
Ditën e sotme, pranë Pallatit të Sportit, Parku Olimpik i Tiranës “Feti Borova”, ka nisur procesi i vulosjes së fletëve të votimit për votuesit nga jashtë sipas qarqeve dhe vendosja e tyre në zarfin “A” (zarfi i fletës së votimit).
Në një dalje për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpjegoi procesin e votimit të diasporës dhe si do të funksionojë dërgesa me postë e fletëve të votimit.
“Ne mendojmë që ta mbyllim brenda kësaj jave. Deri nesër ta mbyllim procesin e vulosjes. Janë dhe emocionet e stafit, sepse duhet të kenë kujdes në vulosjen e fletëve të votimit.
Kur nis votimi në diasporë? Nëse përfundojmë procesin e përgatitjes, brenda kësaj jave do të nisim dhe dërgimin e zarfeve të postës. Pjesë-pjesë, sipas destinacionit, Itali, Gjermani, SHBA etj.
Koha që do të kemi në dispozicion, nëse nisim shpërndarjen, sipas asaj që kemi angazhuar, brenda një dite për Greqinë, Italinë, do ta kenë zarfin me fletën e votimit brenda postës së tyre. 1,2 ose 3 maj të jetë data e fundit që të kenë mundësinë që të vijnë, të gjejnë zarfin atje dhe ta marrin.
Do të shkojë herën e parë dhe nëse nuk e gjen në banesë, do t’i lërë orarin që postieri mendon se do i shkojë herën e dytë. Dhe nëse herën e dytë nuk e gjen do i shkojë herën e tretë. Nëse as herën e tretë nuk e gjen, do i lërë një njoftim që fletën e votimit do mund ta gjejë në zyrën postare.
Nëse në datën 3 maj, akoma nuk e kemi vendosur, por jo përtej një date të tillë, do duhet llogaritur dhe koha që do kthehet zarfi mbrapsht në Shqipëri, në rastin më ekstrem do të duhet 3 deri në 4 ditë që zarfi të kthehet mbrapsht.
Çdo zarf, i cili ka në vulën e hyrjes në momentin kur hynë në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas orës 19:00 në 11 maj, nuk do numërohet. Pra, çdo zarf duhet të mbërrijë para orës 19:00 më 11 maj.
Votuesi nga jashtë, nuk ka nevojë të shkojë në një zyrë postare. Në momentin që ka mbaruar procesin e votimit, fletën do e fusë në zarfin A, zarfin A në zarfin B dhe më pas në zarfin e postës. Të gjitha këto do të jenë të shpjeguara në fletën udhëzuese nga KQZ. Nuk ka nevojë votuesi të dalë nga shtëpia dhe ta depozitojë zarfin e votuesit, mjafton të marrë në telefon postierin dhe t’ia dorëzojë.
Ata kanë një protokoll të sjelljes së tyre që nuk kanë asnjë arsye pse ta bëjnë më mirë ose më keq postën. Përgjegjësia për ta është njësoj sikur të dorëzonin një çek bankar ose një gjë tjetër postare. Nga ajo çfarë ne dimë, është tërësisht një qasje profesionale dhe e përgjegjshme”, u shpreh Celibashi.Top Channel
-

Instruksione për diasporën për zgjedhjet e 11 majit, si të merrni zarfin dhe t’ia dorëzoni postës
Nëse jetoni jashtë Shqipërisë dhe jeni regjistruar për të votuar më 11 maj, më poshtë gjeni disa pyetje dhe përgjigje që iu ndihmojnë mbi hapat që duhet të ndiqni për të marrë dhe dorëzuar fletën e votimit përmes postës.
1. Kur mund t’u vijë zarfi me fletën e votimit votuesve në Europë?
Nëse jeni një votues në Europë, zarfi me fletën e votimit mund t’ju arrijë para datës 22 prill.
2. Kur mund të vijë pakoja zgjedhore për votuesit në Amerikë apo kontinent tjetër?
Nëse jeni në Amerikë apo kontinent tjetër, pakoja zgjedhore mund të kërkojë disa ditë më shumë, deri në 25 prill.
3. Sa herë dhe kur vjen korrieri në adresën e votuesit?
Korrieri do të vijë në adresën tuaj, tre herë, në tre ditë të ndryshme dhe orare të ndryshme.
4. Çfarë ndodh nëse korrieri nuk ju gjen në banesë ditën e parë?
Nëse nuk ju gjen në banesë ditën e parë, ai mund t’ju lërë një shënim se kur ka ndërmend të vijë për herë të dytë dhe të tretë.
5. Çfarë ndodh nëse korrieri nuk ju gjen as në përpjekjen e tretë?
Nëse nuk ju gjen as herën e tretë, ju duhet të shkoni ta tërhiqni zarfin në pikën më të afërt postare të DHL, adresën e së cilës, do t’jua lërë shënim korrieri juaj.
6. Çfarë ndodh nëse nuk e tërhiqni zarfin brenda afatit që vendos posta?
Nëse ju nuk e tërhiqni zarfin brenda fatit që ju vendos posta, pakoja juaj do të kthehet në Shqipëri.
7. Kush mund ta tërheqë zarfin me fletën e votimit?
Zarfin mund ta tërhiqni vetëm ju personalisht, duke i paraqitur postierit një mjet identifikimi.
8. Çfarë duhet bërë pasi merrni zarfin me fletën e votimit?
Pasi e merrni zarfin, duhet të veproni me kujdes sipas udhëzuesit brenda në të, që ju ka sjellë KQZ.
9. A duhet shkruar adresa e KQZ në zarfin e votimit?
Pasi të keni votuar dhe ta keni mbyllur zarfin, nuk ka nevojë të shkruhet adresa e KQZ, sepse është e shkruar paraprakisht në zarf.
10. Si kontaktoni korrierin për dorëzimin e votës?
Ju duhet të telefononi korrierin e postës. Numrin e tij të telefonit e gjeni në numëratorin që KQZ ju ka sjellë, me kontakte postare për çdo shtet.
11. Si dorëzohet vota pas plotësimit të saj?
Postieri dhe votuesi dakordësojnë një orar dhe korrieri vjen dhe e merr vetë votën në shtëpinë e zgjedhësit.
12. Kush duhet ta kryejë procesin e votimit dhe dorëzimit të votës?
Procesi duhet bërë i gjithi individualisht nga secili zgjedhës. -

Shpjegim për diasporën, si të merrni zarfin dhe t’ia dorëzoni postës për zgjedhjet e 11 majit
1. Kur mund t’u vijë zarfi me fletën e votimit votuesve në Europë?
Nëse jeni një votues në Europë, zarfi me fletën e votimit mund t’ju arrijë para datës 22 prill.
2. Kur mund të vijë pakoja zgjedhore për votuesit në Amerikë apo kontinent tjetër?
Nëse jeni në Amerikë apo kontinent tjetër, pakoja zgjedhore mund të kërkojë disa ditë më shumë, deri në 25 prill.
3. Sa herë dhe kur vjen korrieri në adresën e votuesit?
Korrieri do të vijë në adresën tuaj, tre herë, në tre ditë të ndryshme dhe orare të ndryshme.
4. Çfarë ndodh nëse korrieri nuk ju gjen në banesë ditën e parë?
Nëse nuk ju gjen në banesë ditën e parë, ai mund t’ju lërë një shënim se kur ka ndërmend të vijë për herë të dytë dhe të tretë.
5. Çfarë ndodh nëse korrieri nuk ju gjen as në përpjekjen e tretë?
Nëse nuk ju gjen as herën e tretë, ju duhet të shkoni ta tërhiqni zarfin në pikën më të afërt postare të DHL, adresën e së cilës, do t’jua lërë shënim korrieri juaj.
6. Çfarë ndodh nëse nuk e tërhiqni zarfin brenda afatit që vendos posta?
Nëse ju nuk e tërhiqni zarfin brenda fatit që ju vendos posta, pakoja juaj do të kthehet në Shqipëri.
7. Kush mund ta tërheqë zarfin me fletën e votimit?
Zarfin mund ta tërhiqni vetëm ju personalisht, duke i paraqitur postjerit një mjet identifikimi.
8. Çfarë duhet bërë pasi merrni zarfin me fletën e votimit?
Pasi e merrni zarfin, duhet të veproni me kujdes sipas udhëzuesit brenda në të, që ju ka sjellë KQZ.
9. A duhet shkruar adresa e KQZ në zarfin e votimit?
Pasi të keni votuar dhe ta keni mbyllur zarfin, nuk ka nevojë të shkruhet adresa e KQZ, sepse është e shkruar paraprakisht në zarf.
10. Si kontaktoni korrierin për dorëzimin e votës?
Ju duhet të telefononi korrierin e postës. Numrin e tij të telefonit e gjeni në numëratorin që KQZ ju ka sjellë, me kontakte postare për çdo shtet.
11. Si dorëzohet vota pas plotësimit të saj?
Postjeri dhe votuesi dakordësojnë një orar dhe korrieri vjen dhe e merr vetë votën në shtëpinë e zgjedhësit.
12. Kush duhet ta kryejë procesin e votimit dhe dorëzimit të votës?
Procesi duhet bërë i gjithi individualisht nga secili zgjedhës. -

Nëse s’të gjen në shtëpi, deri në sa herë do vijë postieri për të sjellë fletën e votimit të diasporës?
Numri i votuesve të diasporës mund të jetë shumë më i ulët se ai i regjistruar në KQZ.
Edhe pse në portalin e KQZ-së janë regjistruar më shumë se 246 mijë votues nga jashtë, jo të gjithë mund të arrijnë të votojnë, pasi fletët e votimit duhet të shpërndahen me postë dorë më dorë.Sipas rregullores së përcaktuar, zarfi me fletën e votimit dërgohet nga KQZ përmes postës, por duhet t’i dorëzohet personalisht votuesit të regjistruar. Nëse postieri nuk e gjen në shtëpi pas tre përpjekjesh, atëherë ai emigrant i regjistruar humbet të drejtën për të votuar.
Ky proces kushton 10 milionë euro dhe është marrë përsipër nga kompania ndërkombëtare DHL. -

Zgjedhjet e 11 Majit, votat e diasporës do të transportohen në 85 shtete, qeveria cakton kompaninë për…
Në zgjedhjet e 11 majit, emigrantët shqiptarë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 85 shtete të ndryshme, duke garantuar një pjesëmarrje të gjerë dhe të drejtpërdrejtë të diasporës në procesin zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar një skemë të detajuar për shpërndarjen e votave, e cila përfshin një fond prej 10 milionë eurosh, i cili do të përdoret për transportin e 245,808 zarfe votimi. Për këtë proces ka pasur një procedurë të hapur konkurrimi, ku vetëm dy kompani shfaqën interes, dhe njëra prej tyre është zgjedhur për të realizuar transportin. Vota do të dërgohet përmes një kompanie private të huaj, e cila do të sigurojë dorëzimin e zarfeve në çdo shtet të regjistruar.
Ndërkohë shqiptarët që jetojnë jashtë do ta marrin fletën e votimit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të personalizuar, pasi postieri do të kërkojë të dorëzojë zarfin në adresën e regjistruar, duke verifikuar identitetin e votuesit. Por nëse nuk do të mund të gjendet në adresën e tij, procesi do të përsëritet deri në tri herë. Ndërkaq për çdo votë transportimi ka një kosto mesatare prej 40 eurosh. Greqia dhe Italia kanë numrin më të lartë të emigrantëve të regjistruar për të votuar, dhe pas tyre janë edhe shtetet e tjera ku jetojnë shqiptarët. Pra ky plan i detajuar dhe investimi i konsiderueshëm do të mundësojnë që diaspora të marrë pjesë aktive dhe pa pengesa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Detajet
Konkretisht vota e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të shpërndahet në 85 shtete të botës ku ata jetojnë dhe punojnë, sipas grafikut të paracaktuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për të gjithë aplikantët (kërkuesit) e aprovuar. Gjithashtu është caktuar edhe kompania private e huaj që do e bëjë këtë transport. Kjo pritet të miratohet edhe në Komisionin Qendror të zgjedhjeve për transportin e votës, teksa është llogaritur fondi me 10 mln euro për 245808 zarfe.
Mësohet se mesatarisht llogaritet 40 euro për një votë. Gjatë fazës së testimit paraprak, edhe pse u ftuan 5 kompani, vetëm 2 shfaqën interes. Procedura është publikuar ditën e shtunë, datë 22 mars. Numrin e emigrantëve shqiptarë të regjistruar e kryesojnë Greqia dhe Italia, të ndjekura nga shtetet e tjera. Shqiptarët në diasporë nuk do ta gjejnë fletën e votimit në kutinë postare ku zakonisht merr letra në shtetin ku jeton. KQZ ka vendosur që korrieri të gjejë personalisht votuesin, i cili duhet t’i tregojë një mjet identifikimi. Postieri do ta provojë deri në 3 herë ta gjejë zgjedhësin në adresën që ka deklaruar në KQZ.
Çfarë ka ndodhur?
Kujtojmë se të gjithë votuesit shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe janë regjistruar për të votuar me postë, duhet të kujdesen që gjatë muajit prill të jenë në shtëpi. Kjo pasi, zarfi zgjedhor nuk do të lihet në kutitë postare ku zakonisht qytetarët e huaj marrin fatura po dokumente të tjera.
Kjo pako do të duhet të dorëzohet personalisht tek votuesi, dhe jo tek ndonjë familjar tjetër apo i njohur i tij. Për ta bërë këtë, korrieri do të trokasë në adresën që emigranti ka deklaruar në KQZ. Nëse nuk e gjen herën e parë, do të vijë në një orar tjetër, ditë tjetër për herë të dytë, dhe së fundmi për një herë të tretë. Nëse asnjëherë nuk e gjen personalisht votuesin, zarfi i tij do të kthehet në Shqipëri. Në momentin kur korrieri e gjen zgjedhësin në adresën e deklaruar, do t’i kërkojë një mjet identifikimi, dhe pasi të sigurohet që është ai, do t’i dorëzojë zarfin zgjedhor në këmbim të firmës. Për mënyrën se si duhet të plotësojnë korrekt fletën e votimit dhe si do ta dërgojnë mbrapsht atë do të sqarohen nëpërmjet udhëzuesit që do t’ju shkojë bashkë me zarfin me fletën e votimit.
Posta e kthimit për në KQZ është e paguar. Zarfin i kthimit mbrapsht do t’ju shkojë gjithashtu bashkë me zarfin me fletën e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar për paketimin dhe shpërndarjen e dokumentacionit zgjedhor që do dërgohet në adresën e deklaruar nga votuesit nga diaspora në PER. Data kur do të nisë shpërndarja të zarfeve me dokumentacionin zgjedhor pritet të jetë në 8 prill. Procesi i dërgimit, po më pas grumbullimi dhe numërimi i votës së diasporës, do të bëhet në Parkun Olimpik, Feti Borova. KQZ i kërkoi policisë që nga 1 prilli deri më 20 maj, ky ambient të ruhet me forca sigurie për këtë qëllim.