Sot është afati i fundit për dërgimin e zarfeve me votues nga diaspora. Sa i përket qarkut Gjirokastër deri më tani kanë mbërritur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve 5920 zarfa me fletë votimi. Ndërkohë numri i atyre të cilëve iu ka shkuar zarfi me fletën e votimit sipas adresës që kanë deklaruar vetë është 8486. Pra, 2566 votues deri më tani nuk e kanë dërguar mbrapsht në Shqipëri zarfin me fletën e votimit. Mbetet për t’u parë nëse do të ndryshojë në vazhdim shifra teksa afati po shkon drejt skadimit. ©Argjiroja.net
Tag: fletën
-

“Parregullsi me fletët e votimit në Greqi”/Celibashi:Votuesit të raportojnë me fakte
Ndërkohë që na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet 11 majit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi një konferencë për gazetarët, ku iu përgjigj edhe akuzave të Partisë Demokratike për parregullsi në procesin e votimit të emigrantëve në Greqi.
PD ka ngritur shqetësime se shumë qytetarë nuk kanë mundur të marrin zarfin me fletën e votimit në adresën e tyre, apo në zyrat postare, ndërsa ka denoncuar edhe raste kur persona të paautorizuar kanë tërhequr zarfe në emër të të tjerëve, duke i cilësuar këto individë si të lidhur me PS.
Celibashi u shpreh se KQZ trajton çdo ankesë bazuar në prova konkrete dhe jo në deklarata politike.
“Kam respekt për partitë politike, por rëndësi ka fakti. Mbi faktet që na janë paraqitur, kemi marrë masat përkatëse. Nëse një zgjedhës nuk e ka marrë fletën e votimit, ai ka mundësinë ta raportojë rastin”, tha ai.
Sipas kreut të KQZ, mënyra e vetme për të konfirmuar dorëzimin e një zarfi është përmes firmës së marrësit:
“Kur të vijë momenti i verifikimit, do të kërkojmë provat për çdo rast. Unë e marr të mirëqenë që protokolli është zbatuar.”
Ai shtoi se është pozitive që partitë ngrenë shqetësimet e votuesve, por theksoi se për çdo pretendim është e domosdoshme paraqitja e provave konkrete për të nisur verifikimet zyrtare. -

PD: Probleme me zarfet në Greqi! Persona të pa autorizuar tërheqin zarfet dhe mbushin fletën e votimit
Partia Demokratike denoncoi sot parregullsi në procesin e shpërndarjes së zarfeve me fletën e votimit në Greqi.
Drejtuesja politike për diasporën, Jozefina Topalli deklaroi se Partia Demokratike ka të dhëna se zarfet me fletën e votimit po tërhiqen në bllok nga persona të panjohur në pikat e kompanive që dhe ka nënkontraktuar në shtetin fqinj.
“Dhe shqiptarët shkojnë, por nuk e gjejnë më zarfin aty. U thonë se zarfi i tyre nuk është më këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë, dhe dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre”, tha Jozefina Topalli.Topalli ka denoncuar me emra personat të cilët sipas saj po mbledhin zarfet me fletët e votimit në favor të PS
“Një ish-kryetar i komunës së Çarshovës, që tani është në bashkinë e Përmetit, pasi shkon aty dhe ka numrat e telefonit, informacioni që vjen tek ne, është se i japin një shumë financiare dhe pastaj ua plotëson vetë fletën e votimit, Veli Mehmeti e ka emrin. Gjëra të tilla janë të përsëritura, nuk është më një fenomen sporadik, por është kthyer në një normalitet”, shtoi Topalli.
PD i bëri apel SPAK-ut të veprojë ndaj të gjithë atyre që po cenojnë të drejtën e qytetarëve në Greqi për të votuar.
“I bëjmë thirrje SPAK që të marrin që të gjitha masat, të mos kujtojnë banditët e votës se janë duke bërë namin duke marr zarfet e emigrantëve, e dimë kush e bënë dhe ja përcjellim SPAK me emra. SPAK të bashkëpunojë me partneret”, u shpreh Ivi Kaso.
Pavarësisht këtyre problemeve, PD u ka bërë apel qytetarëve që në këto ditë të fundit para zgjedhjeve të votojnë për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe familjeve të tyre.
Sipas kontratës së firmosur mes KQZ dhe kompanisë DhL, postieri duhet të shkonte në shtëpinë e çdo votuesi 3 herë për t’ia dorëzuar personalisht qytetarit zarfin me fletën e votimit dhe më pas të shkonte të merrte sërish zarfin me fletën e plotësuar.
Por kjo nuk ka funksionuar kryesisht në Greqi dhe qytetarëve iu është bërë thirrje te shkojnë të tërheqin fletën e votimit pranë pikave postare.
Në Greqi janë dërguar 68 mijë zarfe me fletën e votimit, dhe vetëm 23 mijë qytetarë kanë votuar dhe zarfi me fletën e tyre në votimit ka mbërritur në KQZ.
Në mënyrë që fleta e votimit të mbërrijë në kohë, emigrantët në Greqi kanë kohë deri të premten për të votuar, ndërkohë që ata që banojnë në ishujt e Greqisë për shkak të distancës kanë edhe 24 orë kohë për të shprehur vullnetin e tyre me votë.
/vizionplus.tv -

Vota e diasporës/ Kreu i KQZ: 7 shtetas nuk e kanë marrë fletën e votimit
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Celibashi pas takimit me Ambasadorin e BE deklaroi para gazetarëve se zgjedhjet e 11 majit janë një test i rëndësishëm, duke qenë se vendi është përballë proceseve negociuese në BE.
Sipas Celibashit është me rëndësi që të kemi zgjedhje që zhvillohen me integritet.
Sa i takon votës së diasporës, Celibashi deklaroi se vetëm 7 votues nuk e kane marrë fletën e votimit nga jashtë, ndërkohë që theksoi se DHL ka përgjegjësi të mbajë në zyrat e saj deri më datën 8 maj, zarfet që nuk janë tërhequr.
“Vetëm 7 votues nuk e kanë marrë fletën e votimit nga jashtë. DHL ka detyrimin të mbajë në zyrat e saj deri më datën 8 maj zarfet që nuk janë tërhequr”, deklaroi Celibashi.
-

Vota e diasporës/ Celibashi: Mbi 17 mijë votues kanë kthyer fletën e votimit
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celiabashi në një konferencë për mediat ka folur për procesin e votimit nga diaspora.
Gjatë fjalës së tij, Celibashi tha se procesi po ecën shumë mirë, por ka problemet e veta.
Ai ka deklaruar se janë 17 mijë fletë votimi të kthyer, teksa shton se mbeten rreth 30 mijë zgjedhës që akoma nuk e kanë marrë fletën e votimit.
“Me rëndësi ngelet që fletët e votimit të mbërrijnë 100% tek votuesit dhe të kthehen mundësisht 100%. Kthimi mbetet në vullnetin e votuesve. Numri i kthimit mendoj unë është relativisht i lartë. Kemi 17 mijë e pak votues nga 245935 që e kanë kthyer fletën e votimit. Po e ndjekim dhe jemi në ndjekje të përmbushjes së detyrimeve të DHL për detyrimin që ata kanë për të shpërndarë të gjithë dokumentacionin zgjedhor. Ngelen rreth 30 mijë zgjedhës që akoma nuk e kanë marrë.
Kemi diçka më pak se dy javë në dispozicion dhe mendoj që është e mundur që të shpërndahen edhe ato fletë votimi që nuk janë shpërndarë deri tani. Tej problematikave sipas gjykimit tim, procesi është duke shkuar relativisht mirë. Nuk kemi probleme të mëdha. Nuk kemi një sistem që po dështon. Kemi një sistem që po funksionon, por ka probleme. Është një sistem komplet funksional. Po bashkëpunojmë me të gjithë aktorët në këtë proces”, shprehet Celibashi. -

“62% e diasporës kanë marrë fletën e votimit”/ Celibashi:Ata që publikojnë votën në…
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, për të folur lidhur me ecurinë e procesit të votimeve të 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Celibashi tha se deri tani janë shpërndarë mbi 150 mijë zarfe te votuesit e regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.
“Deri tani janë shpërndarë 154, 770 zarfe te votuesit e regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. Kanë mbërritur në KQZ deri tani 19 mijë e 25 zarfe. Ky numër deri në fund të ditës do të jenë rreth 22 mijë fletë votimi që janë kthyer mbrapsht, që përbëjnë 12.5% të fletëve të votimit që janë dorëzuar”, u shpreh Celibashi.
Më tej ai foli për fotografimin e fletës së votimit nga diaspora, teksa tha se partitë politike duhet të angazhohen më shumë të bëjnë thirrje.
“Mendoj se partitë politike duhet të angazhohen në thirrje të tillë politike. Disa mund ta kenë të thjeshtë të kenë një procedim penal, por nuk ja vlen. Dua të them diçka, nuk mund të mos shpreh kënaqësinë time për masën e madhe të votuesit nga jashtë, që edhe kur kanë patur problematikë e kanë adresuar hapur këtë proces. Nëse ke një problem kontakto KQZ, median. Jemi duke paguar tonelata parash, dhe duhet ta respektojmë këtë proces.”
Në mbyllje të fjalës së tij, Celibashi shprehu kënaqësinë për angazhimin e votuesve nga jashtë, të cilët edhe kur kanë hasur probleme, i kanë adresuar në mënyrë transparente.
“Janë 62% që e kanë marrë, 9% e kanë kthyer mbrapsht. Ka mundësi që shumica dërrmuese ta kthejë, 90% e votuesve nga jashtë ta kthejnë fletën e votimit nga jashtë. Nuk do kishin harxhuar kohë për të marrë fletën e votimit nëse nuk do kishin interes për të votuar. Po ndodh për herë të parë. E kemi bërë në një kohë shumë të shkurtër”, përfundoi kreu i KQZ. -

Çfarë po ndodh me votimin në diasporë? Emigrantja merr zarfin nga KQZ-ja pa fletën e votimit brenda (Video)
Një shqiptare e diasporës që jeton në Itali ka ndarë një problem lidhur me procesin e votimit për emigrantët jashtë vendit. Ajo ka treguar se ka marrë zarfin e KQZ të dërguar në diasporë, por bën me dije se brenda nuk kishte fletën e votimit.
Ajo thotë, se ka ndjekur të gjitha procedurat e kërkuara për të marrë pjesë në votime dhe se zarfi përmbante vetëm dokumentet shoqëruese, por jo fletën që i mundëson votimin real. Dy ditë më parë u raportua se kompania DHL Express ka pezulluar dërgesat në SHBA me vlerë më shumë se 800 dollarë për shkak regjimit të ri tarifor të Donald Trump. Gjigandi i dërgesave tha se do të ndalojë përkohësisht dërgesat nga kompanitë në të gjitha vendet për konsumatorët amerikanë të hënën deri në një njoftimin të dytë.
DHL siç shihet dhe në videon e mësipërme është kompania që dërgon dhe zarfet e diasporës, ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ku sqaron se vendimi i kësaj kompanie, nuk ka ndikim te zarfet me fletet e votimit, për shkak se këto nuk kanë vlerë doganore. -

Skandali me votën e diasporës, shqiptares i shkon zarfi pa fletën e votimit (VIDEO)
Një shtetase shqiptare që jeton prej vitesh në Itali ka ngritur shqetësimin për një parregullsi serioze në procesin e votimit për shqiptarët në diasporë.
Ajo ka denoncuar për JOQ me video se ka marrë sot zarfin që u dërgohet shtetasve shqiptarë jashtë vendit për të ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por në mënyrë të çuditshme dhe të papranueshme, zarfit i mungonte elementi më thelbësor, “fleta e votimit”.
Sipas dëshmisë së zonjës, e cila ka ndjekur të gjitha procedurat e kërkuara për të marrë pjesë në votime, zarfi përmbante vetëm dokumentet shoqëruese, por jo fletën që i mundëson votimin real. Ky incident ngre pikëpyetje të mëdha mbi transparencën dhe korrektësinë e procesit të votimit për shqiptarët jashtë vendit.
Rasti i zonjës është vetëm një shembull i një problemi që mund të jetë më i përhapur sesa mendohet. Organizatat që monitorojnë procesin zgjedhor dhe autoritetet përkatëse duhet të reagojnë për të qartësuar nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo për një problem sistematik që rrezikon të cenojë të drejtën e votës për mijëra shqiptarë në diasporë. -

Votat e para nga Diaspora, Topalli ndan mesazhet nga emigrantët
Një prej mesazheve të ndara nga Topalli është ai i një emigranti që ka marrë zarfin me fletën e votimit të dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka votuar për numrin 1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Topalli thekson se këto mesazhe i vijnë çdo ditë në platformat sociale si WhatsApp, Instagram dhe Facebook, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e diasporës.
“Sapo votova nr1️⃣!
3 vota nga Gjermania – kundër regjimit!
Këto janë mesazhet që po me vijnë në WhatsApp, Instagram, Facebook…
Zëra të qartë, vendime të forta!
Faleminderit diasporë!
Ju jeni shpresa, ju jeni zëri i ndryshimit!
Ju jeni forca që po shkruan historinë e re të Shqipërisë!”, shkruan Topalli në Facebook.
Në mëngjes, Kryeministri Edi Rama publikoi gjithashtu në Facebook një foto të një familjeje emigrantësh në Gjermani, të cilët morën të parët zarfin me fletën e votimit.
“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 ????????????️???????? Faleminderit me mirënjohje dhe jua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkroi Rama. -

Emigranti publikon foton pasi merr fletën e votimit, Rama: Jua shpërblefsha në 2030
Si në asnjë palë zgjedhje më parë, këtë herë partitë politike kanë “hedhur sytë” nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, pasi në zgjedhjet e 11 majit kanë të drejtën e votës.
Për të treguar krenarinë e tij që në zgjedhjet majit kanë të drejtën e votës edhe diaspora, kryesocialisti Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografinë e një qytetari jashtë vendit, i cili ka marrë zarfin me fletën e votimit.
Rama thotë se është frymëzuese të shikosh këtë foto, duke thënë “jua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian”.
“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030. Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”,-shkruan Rama.
