Tag: fletcher

  • Trajneri Amorim hedh sytë nga Akademia, përfshin dy adoleshentë në ekip dhe i jep një mesazh titullarëve

    Trajneri Amorim hedh sytë nga Akademia, përfshin dy adoleshentë në ekip dhe i jep një mesazh titullarëve

    Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka vendosur të promovojë edhe më shumë lojtarët e rinj të Akademisë së klubit. Jack Fletcher ose Shea Lacey do të udhëtojnë me skuadrën për ndeshjen ndaj Crystal Palace të dielën, lajm që konfirmohet nga “The Sun“.
    Dy adoleshentet janë përfshirë disa herë me ekipin në stërvitje apo në ndeshje, por tashmë do të promovohen më rregullisht. Të dy lojtarët janë 18 vjec. Jack Fletcher është djali i ish-mesfushorit të United, Darren Fletcher, trajner i Akademisë.
    Ai u përfshi në skuadrën e “djajve të kuq” për të luajtur kundër Tottenham në fillim të këtij muaji. Ndërsa, mesfushori Lacey, ishte në stol për herë të parë gjatë humbjes së United ndaj Everton të hënën.
    Javën e kaluar, trajneri Ruben Amorim, la të kuptohej se lojtarët e Akademisë së United do të përfshihen më shumë muajt në vijim, ndërkohë që disa nga tituillarët do të largohen në Kupën e Afrikës apo edhe për shkak të dëmtimeve.
    “Djem si Jack Fletcher apo Shea Lacey mund të përmirësohen. Në të njëjtën kohë, mund t’u dërgojmë një mesazh të gjithëve këtu në Akademi se kjo është e ardhmja pæor edhe titullarëve se e ardhmja është e sigurtë. Do të kemi vështirësi dhe duhet të jemi të përgatitur për këtë“, tha Amorim.

  • Plani 60-ditor i OKB-së për heqjen e bllokadës dhe sigurimin e fondeve në Gaza, Fletcher: Një ditë shprese dhe mundësie

    Plani 60-ditor i OKB-së për heqjen e bllokadës dhe sigurimin e fondeve në Gaza, Fletcher: Një ditë shprese dhe mundësie

    Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, Tom Fletcher, ka paraqitur një plan të detajuar 60-ditor për reagimin humanitar në Gaza, në sfondin e njoftimit të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, sipas planit të paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

    Z. Fletcher e përshkroi këtë moment si “një ditë shprese dhe mundësie”, duke theksuar se plani i Trump “duhet të jetë baza për të shpëtuar dhjetëra mijëra jetë”.
    Ai prezantoi një paketë masash që përfshin sigurimin e ushqimit për 2.1 milionë njerëz, rikthimin në funksion të sistemit shëndetësor të dëmtuar, furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizime për 1.4 milionë banorë, si dhe një fushatë të gjerë strehimi dimëror.
    Fletcher renditi dhjetë kushte për suksesin e planit, mes të cilave hyrja e karburantit dhe gazit, funksionimi i korridoreve humanitare, mbrojtja e punonjësve të ndihmës dhe financimi i plotë i planit, duke theksuar se aktualisht është siguruar vetëm 28% e 4 miliardë dollarëve të kërkuar në kuadër të “Flash Appeal 2025”.
    Në konferencë për shtyp, Fletcher konfirmoi se OKB-ja, UNRWA dhe organizatat joqeveritare janë mobilizuar plotësisht për zbatimin e marrëveshjes, duke nënvizuar se “bllokada e Gazës duhet të hiqet” për të garantuar qasje të papenguar humanitare.
    Ai shtoi se planifikon të vizitojë personalisht Gazën dhe se OKB-ja mban dialog të vazhdueshëm me autoritetet izraelite për kalimin e sigurt dhe të shpejtë të ndihmave.
    I pyetur nëse Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar që OKB-ja të drejtojë operacionin humanitar, Fletcher tha se plani 20-pikësh përfshin “një referencë të qartë për rolin qendror të OKB-së në menaxhimin e reagimit humanitar”.
    Sipas tij, “e gjithë familja e OKB-së është mobilizuar për t’u përgjigjur, ndërsa UNRWA mbetet e pazëvendësueshme. Po ashtu, ne mbështetemi te partnerët e OJQ-ve dhe sektori privat, sepse shpëtimi i jetëve në këtë shkallë kërkon një përpjekje kolektive masive”.
    Fletcher paralajmëroi se “elementët ekstremistë në të dyja palët” mund të përpiqen të pengojnë procesin, por u shpreh optimist se mbështetja e gjerë ndërkombëtare për planin e Presidentit Trump dhe angazhimi i ministrave të jashtëm do t’i zbehin këto përpjekje.
    “Ne kemi përvojën, vullnetin dhe detyrimin për të shpëtuar jetë në një shkallë të gjerë,” tha Fletcher. “Për ata që humbën gjithçka dhe për ata që punuan për të shpëtuar të tjerët, ne duhet të veprojmë  dhe do ta bëjmë.”

    Top Channel

  • Gaza mes jetës e vdekjes/ 14 mijë foshnje rrezikojnë të vdesin urie

    Gaza mes jetës e vdekjes/ 14 mijë foshnje rrezikojnë të vdesin urie

    Fëmijë në Gaza

    GAZA- Situata në Gaza mund të kthehet në katastrofike dhe 14 mijë foshnja mund të vdesin ruie.  Fletcher ka deklaruar se pesë kamionë me ndihma shkuan në Gaza të hënën, por përsërit se kjo është si një “pikë uji në oqean”. Ai thotë se, megjithëse kamionët me ndihma kanë kaluar në Gaza, ato janë në anën tjetër të kufirit dhe ende nuk kanë mbërritur në komunitete. Fletcher thotë se furnizimet në kamionë janë “ushqim për fëmijë dhe lëndë ushqyese”. Ai shtoi se ka frikë se 14,000 foshnje do të vdesin në 48 orët e ardhshme nëse furnizimet nuk u arrijnë atyre.
    “Për momentin, më lejoni të them vetëm se e dimë me siguri që ka foshnje që kanë nevojë urgjente për këto suplemente, të cilat duhet t’u jepen sepse nënat e tyre nuk janë në gjendje të ushqehen vetë. Dhe nëse nuk i marrin ato, do të jenë në rrezik vdekjeprurës”, thotë ai.
    “Kjo është e gjitha që mund të them tani. Nëse kemi më shumë detaje specifike, do t’ju kthejmë përgjigje për këtë.”
    I pyetur për këtë shifër nga Anna Foster e BBC-së, Fletcher tha se ishte “thellësisht rrëqethëse”.
    “Ne po theksojmë domosdoshmërinë e sigurimit të furnizimeve për të shpëtuar rreth 14,000 foshnje që vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute në Gaza, siç ka paralajmëruar partneriteti IPC [Klasifikimi i Fazave të Integruara të Sigurisë Ushqimore].
    “Ne duhet t’i sjellim furnizimet sa më shpejt të jetë e mundur, idealisht brenda 48 orëve të ardhshme,”- përfundoi ai.
    Në disa analiza të publikuara më parë këtë muaj, i jashtëm, IPC vlerësoi se gati 71,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç pritet të jenë “të kequshqyer akut” gjatë 11 muajve të ardhshëm – nga të cilët “14,100 raste pritet të jenë të rënda”.

  • 14 mijë fëmijë palestinezë rrezikojnë jetën brenda 48 orëve

    14 mijë fëmijë palestinezë rrezikojnë jetën brenda 48 orëve

    14 mijë fëmijë rrezikojnë jetën brenda 48 orëve nga uria në Rripin e Gazës, siç paralajmëroi zv/sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Tom Fletcher, në median britanike BBC.

    “Janë 14 mijë bebe që do të vdesin në 48 orët e ardhshme, nëse nuk u dërgojmë atyre ushqim. Është drithëruese, por nuk kemi ç’bëjmë. Do të bëjmë çmos t’u dërgojmë atyre ngarkesat me ushqim sot. Nuk kemi tjetër zgjidhje” – u shpreh Fletcher.

    Fletcher tha se OKB ka gati 100 kamionë me ushqim kryesisht për të miturit, që synon t’i dërgojë sot brenda territorit të Rripit të Gazës, ndonëse situata në terren është e rrezikshme dhe për shkak të bombardimeve të ashpra të Izraelit që kanë rinisur prej të premtes, pas shuarjes së të gjitha shpresave për vazhdimin e armëpushimit.

    Vetëm natën e kaluar, në gjithë territorin janë vrarë të paktën 60 persona nga këto bombardime. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se do të lejojë hyrje minimale të ndihmave, pasi sipas tij ato mund të bien në duart e Hamasit.

    Të hënën, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Franca kërcënuan se do të ndërmarrin veprime të paprecedenta ndaj Izraelit, nëse nuk ndalet sulmi i ri ushtarak në Rripin e Gazës dhe nuk hiqet bllokada ushqimore.

  • OKB ngre alarmin: 14,000 foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme pa ndihmë

    OKB ngre alarmin: 14,000 foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme pa ndihmë

    Shefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, ka folur për programin Today të Radio 4 të BBC-së në lidhje me sasinë e mjerueshme të ndihmës që Izraeli po lejon të hyjë në Gaza.
    Presioni ndërkombëtar për shkak të një zie buke që po kërcënonte vendin, e detyroi Benjamin Netanyahun të njoftonte të dielën në mbrëmje se do të lehtësonte bllokadën shkatërruese 11-javore të ndihmës për të parandaluar një “krizë urie” në Gaza, por vetëm në një nivel minimal.
    Fletcher tha se pesë kamionë me ndihma shkuan në Gaza dje, por e përshkroi këtë si një “pikë uji në oqean” dhe krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e popullsisë.

    Ai tha se kamionët me ndihma, të cilët përmbajnë ushqim për fëmijë dhe artikuj ushqimorë, teknikisht janë në Gaza, por nuk kanë arritur te civilët pasi janë në anën tjetër të kufirit.
    Fletcher tha se 14,000 foshnja mund të vdesin brenda 48 orësh nëse ndihma nuk arrin në kohë.
    I pyetur se si OKB-ja arriti në këtë shifër, ai u përgjigj: “Ne kemi ekipe të forta në terren dhe sigurisht shumë prej tyre janë vrarë… ne ende kemi shumë njerëz në terren, ata janë në qendrat mjekësore, janë në shkolla… duke u përpjekur të vlerësojnë nevojat.”/vizionplus.tv