Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka komentuar për herë të parë paralajmërimet e forta të kryeministrit Edi Rama ndaj pushtetit vendor dhe administratës. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Tavo u shpreh se qëndrimi i Ramës është një sinjal i qartë që vjen nga qytetarët, të cilët duan shërbim dhe efikasitet nga administrata.
“Mbështetja që i është dhënë mazhorancës nga shqiptarët është një mesazh që tregon se besojnë në një qeveri dhe kërkojnë një administratë që t’u shërbejë. Kryeministri nuk bën gjë tjetër veçse përçon mesazhin që e votuan këtë mazhorancë për ta qeverisur këtë vend.”
Tavo pranoi se ka sektorë ku administrata lokale është shndërruar në “zonë rehatie”. “Nuk mundet që në një karrige të qëndrosh për 12 vite. Ka një pjesë të administratës që i ka zënë gjumi. Vjen një moment që edhe mund të jenë lodhur, jo e gjithë administrata, por mendojnë se kjo karrige është e tyre dhe nuk ua merr njeri dhe flenë gjumë.”
Kreu i Bashkisë Himarë shtoi se janë ngritur mekanizma që monitorojnë performancën, për të shmangur zvarritjen në poste pa meritë: “Prandaj ka struktura që monitorojnë performancën e të gjithsecilit dhe në fund vendoset se kush duhet të jetë në një karrige apo në një tjetër”, tha Tavo .
Tag: flenë
-

Tavo për ultimatumet e Ramës: Ka në administratë që flenë gjumë prej 12 vitesh, Kryeministri ka të drejtë
-

Studiuesit zbulojnë misterin se përse macet flenë gjithmonë në krahun ne majtë
Macet flenë kryesisht në anën e majtë sepse në këtë mënyrë truri i tyre përpunon më efektivisht rrezikun, në këtë përfundim ka arritur një grup shkencëtarësh nga universitete ndërkombëtare, duke dhënë një përgjigje për një, pyetje të përjetshme të dashamirëve të maceve.
Ekspertët shpjegojnë se bëhet fjalë për një mekanizëm mbijetese të felinëve, i cili u lejon atyre të gjuajnë ose të shpëtojnë nga rreziku shpejt sapo zgjohen.
Për qëllimet e studimit, i cili u publikua në revistën shkencore Current Biology dhe u realizua nga specialistë të universiteteve Bari Aldo Moro, Ruhr University Bochum, dhe Fakultetit të Mjekësisë në Hamburg, me kontributin e studiuesve nga Gjermania, Kanadaja, Zvicra dhe Turqia, u analizuan një për një qindra video në YouTube me protagonistë mace.
Gjumi është një periudhë e ndjeshmërisë së lartë për të gjitha kafshët, dhe macet flenë nga 12 deri në 16 orë, zakonisht në vende të ngritura për të qenë më pak të rrezikuara.
Studiuesit analizuan 408 video publike në YouTube, që tregonin mace duke fjetur për të paktën 10 sekonda.
Ata zgjodhën vetëm video me pamje të vazhdueshme, jo të ndërprera apo të redaktuara, në mënyrë që të jenë të sigurt për sjelljen e kafshëve.
Analiza e tyre çoi në përfundimin se 2/3 e maceve flinin në anën e majtë. Sipas tyre, macet zgjedhin kryesisht këtë anë sepse, sapo zgjohen, shohin me fushën e majtë të shikimit, e cila përpunohet nga hemisfera e djathtë e trurit.
Ata shpjegojnë gjithashtu se hemisfera e djathtë e trurit është ajo që është e ‘specializuar’ për perceptimin e hapësirës, përpunimin e kërcënimeve dhe koordinimin e lëvizjeve të shpejta për t’u larguar. Syri.net-CNN.gr
-

Reformim, jo shkrirje të SPAK’/ Berisha: Prokurorët flenë mbi dosje!
Reformim, jo shkrirje të SPAK’/ Berisha: Prokurorët flenë mbi dosje!
Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, u shpreh se SPAK do të reformohet, duke dalë kundër shkrirjes së Strukturës së Posaçme.
Interesimit të gazetarit Çim Peka, se në çdo dosje të kabinetit Rama dalin pronarë mediesh dhe oligarkë, kryedemokrati Sali Berisha premtoi hetim deri në fund të këtyre dosjeve, që sipas tij, janë pasuruar falë qeveritarëve të korruptuar.
Tendër ka pasur edhe në qeverisjen Berisha, u shpreh lideri demokrat, po kurrë theksoi ai, nuk janë dhënë pa një garë të hapur dhe në kundërshtim me ligjin.
Sipas Berishës, hetimi i dosjeve që ‘flenë’ nën kokën e prokurorëve të SPAK, është një nga kolonat e programit të PD.
Berisha ngriti shqetësimin për pushtetin ‘pa kufi’ që u është dhënë prokurorëve të SPAK, duke bërë që këta të fundit të kenë kontroll edhe mbi vetë gjyqtarët.
Sipas Berishës, përmes një ligji, do të rregullohet ‘pushteti dhe kontrolli’ i Prokurorisë së Posaçme.
Gazetari Çim Peka: Në çdo aferë korruptive që del Rama, të dalin pronarë mediash dhe oligarkë…Çfarë do të bëni me këto dosje?
Sali Berisha, Kryetari i PD: S’e janë pronarë mediesh dhe oligarkë jam 100 % i sigurt, nëse s’do të ishin qeveritarë të korruptuar s’do kishte asnjë prej tyre. Më parë s’kanë fituar tender, ose i kanë fituar në garë të hapur. Ligji bazë është ‘konflikti i interesit. SPAK tregon vetë. Asnjë dosje që çojnë fijet te Rama, s’merr përsëri kurrë ta shqyrtojë. Dosja McGonigal dhe incineratorët. Është vetë Rama, që i ka dhënë McGonigal 250 mijë dollarë, gjykata i ka provuar. Korrupsioni, si mund të jetë politik?! Dosja McGonigal është konfirmuar nga Gjykata e Uashingtonit. S’kërkonte tjetër veçse Altin Dumani ta çonte në gjykatë.
PD do të shkojë deri në fund me këto dosje. Është kolona e 3 e programit tonë, pastrimi i shtëpisë. Nëse s’bëhet, nuk ndahet krimi e korrupsioni. SKAP do reformohet. Reformim, jo për shkrirje, kurrë s’do të mund të përdoret për qëllime politike, e kurrë s’do flejë mbi dosje. Do ta detyrojë ligji, jo unë. Nuk ka gjëra më të neveritshme e rrëqethëse se dosjet ku flenë ata. Ne do bëjmë ligj, që të detyrojë prokurorinë. Janë pa asnjë lloj kontrolli mbi tokë. Zero kontroll…Pa diskutim që duhet të ketë mekanizma ligjore, gjeje mënyrën mos të jetë nga ekzekutivi. Ai kontrollon gjykatësin dhe prokurori s’kontrollohet. Gjykatësin e kontrollon, vetë jo. Ai fyen çdo njeri me deklaratat e tij, u shpreh Berisha.
-

‘Reformim, jo shkrirje të SPAK’/ Berisha: Prokurorët flenë mbi dosje! S’i kontrollon askush, kanë pushtet edhe mbi gjyqtarët

Adoleshentët që flenë herët dhe gjatë kanë tru më të mprehtë
Një studim i ri nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë tregon se adoleshentët që shkojnë në gjumë më herët dhe flenë më gjatë kanë tru më të zhvilluar dhe dalin më mirë në testet mendore.
Studimi përfshiu më shumë se 3000 të rinj dhe përdori pajisje Fitbit për të mbledhur të dhëna objektive mbi kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit.
Të rinjtë u ndanë në tre grupe, bazuar në sa flinin dhe kur flinin. Grupi i parë, që përfaqësonte 39% të pjesëmarrësve, flinte mesatarisht 7 orë e 10 minuta dhe shkonte më vonë në shtrat. Grupi i dytë (24%) kishte zakone mesatare të gjumit. Grupi i tretë (37%) shkonte në gjumë më herët, flinte pak më gjatë, rreth 7 orë e 25 minuta, dhe kishte rrahje më të ulëta të zemrës gjatë natës.
Edhe pse diferenca në gjumë mes grupeve ishte vetëm rreth 15 minuta, studiuesit vunë re dallime të dukshme në rezultatet e testeve të fjalorit, leximit, zgjidhjes së problemeve dhe përqendrimit. Grupi i tretë kishte gjithashtu vëllimin më të madh të trurit dhe funksionin më të mirë të tij, ndërsa grupi i parë kishte rezultatet më të ulëta.
Profesorja Barbara Sahakian theksoi se kjo periudhë e jetës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e trurit, dhe se gjumi i mirë luan një rol kyç. Ajo shtoi se edhe ndryshime të vogla në zakonet e gjumit mund të kenë ndikim të madh në shëndetin mendor dhe aftësitë njohëse të të rinjve.
Ekspertët rekomandojnë që adoleshentët të flenë nga 8 deri në 10 orë çdo natë për zhvillim optimal të trurit dhe mirëqenie të përgjithshme. / Science Daily – Syri.net
-
Ekspertja: Vëreni beben të dremisë pranë një lavatriçeje. Ja pse.
Ekspertja britanike prof. Helen Ball rekomandon që foshnjat të flenë gjatë ditës në ambiente me dritë dhe zhurmë sfondi, si zhurma e lavatriçes, në vend që të vendosen në dhoma të errëta dhe të qeta. Ajo thekson se dremitjet e gjata në kushte të tilla janë si “mini net”, që mund të ndërhyjnë në ciklin e gjumit të natës dhe të çojnë në zgjime të shpeshta gjatë orëve të vona.
Sipas prof. Ball-it, e cila ka studiuar më shumë se 5000 prindër dhe foshnja në Universitetin e Durhamit, foshnjat duhet të lihen të flenë natyrshëm, pa orare të ngurta dhe pa presion për të pasur një rutinë të saktë. Ajo thotë se përpjekjet për të kontrolluar gjumin e foshnjës, të mbështetura nga teknologjia moderne, trajnerët e gjumit dhe aplikacionet për “dritaret e zgjimit”, i shtojnë stresin prindërve dhe shpesh janë kundër natyrës biologjike të foshnjave. Sipas saj, gjumi duhet të vijë si rezultat i lodhjes natyrale, që ndryshon nga dita në ditë, në varësi të aktivitetit.
Ball është kritike ndaj praktikës së vjetër të “trajnimit të gjumit”, ku prindërit inkurajohen të mos ndërhyjnë kur foshnja qan gjatë natës. Ajo e quan këtë qasje të dalë mode dhe të dëmshme për marrëdhënien prind-fëmijë. Në vend të kësaj, ajo sugjeron që prindërit të përpiqen të flenë më herët në mbrëmje, për të përfituar nga periudha më e gjatë e gjumit të foshnjës.
Ekspertë të tjerë theksojnë se çdo familje është e ndryshme dhe nuk ka një qasje që u përshtatet të gjithëve. Prof. Paul Gringras nga King’s College London shpjegon se në muajt e parë nuk rekomandohen oraret e rrepta, pasi ato nuk përputhen me ritmet natyrore të foshnjës. Ai paralajmëron gjithashtu se profesioni i trajnerëve të gjumit është i parregulluar, dhe prindërit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj këshillave që marrin.
Ball thekson se në vend që të përpiqen t’i “imponojnë” gjumin foshnjës, prindërit mund të shmangin stresin dhe frustrimin duke lejuar një ritëm më të natyrshëm dhe fleksibël për gjumin gjatë ditës. / The Guardian – Syri.net