Tag: flasë

  • A do të flasë Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin? Ja çfarë thotë gazetari në Quo Vadis

    A do të flasë Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin? Ja çfarë thotë gazetari në Quo Vadis

    Ish-kryedemokrati Lulzim Basha u thirr një javë më parë në SPAK, pas rihapjes së hetimit për çështjen e 21 janarit, ndërkohë që këtë të premte është thirrur të dëshmojë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, dy nga personat më të pushtetshëm të kohës.
    A do të flasë ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha për 21 janarin e vitit 2011? Kjo ishte pyetja e drejtuar nga moderatorja Pranvera Borakaj në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus këtë të enjte.
    Gazetari Ardit Hoxha tha se, pavarësisht asaj që ka ndodhur mes Berishës dhe Bashës nga viti 2021 e deri më sot, ky i fundit do të qëndrojë stoik, duke mos dalë kundër ish-shefit të tij.

    “Pavarësisht asaj që ka ndodhur mes zotit Basha dhe zotit Berisha nga 2021 e deri më sot, unë mendoj se ai ka për të qëndruar stoik sa i përket 21 janarit”, tha Hoxha.
     

  • Ja kush është ministrja që mund të fundosë Ramën dhe të tronditë gjithë Partinë Socialiste, Robert Papa zbulon…

    Ja kush është ministrja që mund të fundosë Ramën dhe të tronditë gjithë Partinë Socialiste, Robert Papa zbulon…

    Gazetari dhe analisti i njohur, Robert Papa ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimore në vend, duke paralajmëruar se ministrja Belinda Balluku nëse vendos të flasë, mund të çojë drejt rrëzimit të kryeministrit Edi Rama. Papa theksoi se Rama është i trembur, pasi Balluku ka në dorë informacione që mund ta përfshijnë drejtpërdrejt edhe atë në hetime. Sipas tij, hetimet ndaj Ballukut janë shumë më të thella se çështja e Tunelit të Llogarasë dhe lidhen me interesa të mëdha financiare dhe gjeopolitike mes Turqisë dhe Greqisë.  Papa tha gjithashtu se pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen “21 Janari”, do të vijë radha edhe e vetë kryeministrit për t’u paraqitur në SPAK, duke përmendur gjithashtu edhe dosjen “McGonigal” si një tjetër hetim ku janë kërkuar të dhëna nga SPAK te SHBA.
    Ja çfarë deklaron Robert Papa
    “Amerikanët e mbështesin SPAK-un, po, por amerikanët nuk mund ta kuptojnë dot mentalitetin shqiptar, realitetin shqiptar, se si funksionon. Në qoftë se ti mban Berishën nëntë muaj në ballkon dhe lejon Lubinë, ose Mata Harin, e Greqisë të pozojë duke pirë kafe me palloshin, siç thotë ajo, ti nuk po bën drejtësi. Çdo ditë që ajo hyn në zyrën e saj, zhduk prova. Nuk është thjesht hetimi i Tunelit të LLogarasë së saj (sepse ajo bën davanë e grekut), por kërkon milionat e Stambollit, Ankarasë, Erdoganit. Në Porto Palermo është favorizuar haptas Greqia. Në kohën që është e pandehur, Mitsotakis i ofron një takim me ExxonMobil, për shitjet e mëdha masive që do të bëhen të gazit amerikan dhe do të kalojë përmes Greqisë. Shqipëria nuk ka asnjë rol. Rama është i trembur. Ajo e kontrollon dhe e ka detyruar të dalë ngjitur me të, ulur, të flasë mbas saj dhe të shkojnë të pinë kafe. “Kafet” janë me helm te PS-ja, në traditë. Rama kërkon t’u tregojë Dumanëve, prokurorëve dhe gjykatësve të SPAK-ut që mos e prekni Ballukun, aq kohë sa jam unë në zyrën e Mehmet Shehut. Balluku e merr me vete Ramën në qoftë se fillon të flasë. Në qoftë se fillon të flasë me pak koncepte intelektuale (që nuk i ka), jo si “tigri” që mërmërit, por nuk dëshmon realisht ndaj kreut të mafies qeveritare shqiptare. Në këtë ekuacion hyn edhe Veliaj, i cili kërkon të drejtojë bashkinë nga qelia, kur dihet që është dënuar për korrupsion. Çdo firmë e tij është potencialisht korrupsion i ri. Është takuar ai me afrikano-amerikanin Adams, kur thuhet që u nxor nga qelia dhe është bërë takimi në Vlorë apo në Ambasadën Amerikane? Në qoftë se takimi është bërë në Ambasadën Amerikane. Veliaj di shumë, aq më shumë di Fuga. Kështu që Rama rrethohet nga të pandehur, nga të akuzuar, dhe çdo ditë afrohet më shumë ndaj tij. Taktikisht, duke thirrur Berishën për 21 Janarin, Dumani do të thërrasë dhe Ramën. Pra, Kryeministri zyrtarisht do të shkojë në SPAK. Unë mendoj se ka qenë më parë në SPAK për dosjen “McGonigal”. Është thënë që Neza është mbajtur gjashtë orë në SPAK. Nuk janë pak! Po t’u kthehemi të gjithë vizitave në SPAK të këtyre të dënuarve, kështu ka nisur. Dumani ka pranuar që presin dy letër-porosi nga Amerika për dosjen “McGonigal,” 8000 faqe. Natyrisht që Rama ka imunitet si Kryeministër, dhe unë nuk uroj të ndodhë ajo që thotë “Ëashington Examiner” që do përfundojë si Noriega. Rama është aq i zgjuar sa të kuptojë që end game (fundi i lojës) është afër dhe nuk vazhdohet me farsa. Nuk vazhdohet me emërime njerëzish të panjohur në poste të rëndësishme. Do të prodhosh Lubinë që të thotë, pa pikë turpi pallosh. Vetë media greke thotë: “Nga ndihmës shtëpiake në zëvendës-kryeministre, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”. Por një parti që e ka traditën me injorantë në byronë politike, ministra dhe zëvendës-kryeministra, kjo nuk është një risi. Propaganda e Ramës po vuan nga ikja e Gebelsit, Fuga. Kërkon të spostojë vëmendjen me Giorgia Melonin. Nuk e kuptoj se si mund të ulesh në një tryezë në një vend që është në BE, me të cilin s’ke asgjë të përbashkët. Aq më tepër që ti je një qeveri e majtë, vazhduese e një partie kriminale, dhe ajo është vazhduese e partisë së Duçes, e reformuar. Vetëm korrupsioni, vjedhja i lidh, asgjë tjetër.”

  • Fol për fëmijërinë, ma trego si ishte… që të te dua ty dhe të dua veten time…

    Fol për fëmijërinë, ma trego si ishte… që të te dua ty dhe të dua veten time…

    Nga Rafif Almuhanna

    Nëse e keni të vështirë ta doni dikë dhe ta pranoni siç është, i kërkoni t’ju flasë për fëmijërinë e tij. Do ta shihni që opinioni juaj për të do të ndryshojë dhe do të krijoni një përshtypje krejt tjetër që mund të arrijë deri në dhembshuri dhe dashuri. Në fytyrën e atij që fillon të flasë për fëmijërinë e tij, fillojnë e ndodhin ndryshime të njëpasnjëshme. Fillimisht, fillon e merr një frymëmarrje të thellë, sikur i duhet një sasi e madhe oksigjeni, e barabartë me peshën e materialit që ka përgatitur për ta verbalizuar.Kjo pasohet nga një periudhë heshtjeje ku mendon kujtimet me të cilat duhet t’ia nisë. Zakonisht, janë kujtimet e dhimbshme ato që turren të parat, por shumë shpejt i kapërcen dhe fjalët e para i nxjerr të përziera me një buzëqeshje apo të qeshur, e cila shkund muret e fytyrës së tij të lodhur. Mund të jetë dhe një pikë loti që njom lëkurën e faqeve të tij, një pikë loti që lehtëson heqjen e maskës nga dhimbja.

    Sa më shumë që flet, aq më shumë fillon e fiton ekuilibër me veten, i përmirësohet toni i zërit dhe i shtohet besimi tek vetja. E ka më të lehtë të flasë për të shkuarën, duket sikur është jashtë kohës ose sikur e ka nën zotërim kohën. E kaplon një gaz i freskët brenda shpirti, sikur po del rishtazi në dritë, sikur po lind tani. Edhe nëse duket i trembur dhe i vetmuar përballë zbulimit të territoreve të reja brenda vetes, ai e ka të pamundur ta pengojë gëzimin që i vërshon nga brenda për tu shfaqur dhe për ta vënë re, gjë e cila na bën pjesëmarrës në këtë gëzim.

    Ajo çfarë e shpëtoi nga hallet dhe pesha e të shkuarës, na shpëton dhe ne, duket sikur varka e tij e shpëtimit – kur e shprehu fëmijërinë e vet – i ka bërë llogaritë për të shpëtuar dhe të rrezikuar të tjerë. Të tilla janë varkat e fëmijërisë, kur u kthehemi shpëtojnë shumë jetë.Pas kësaj, ai të mirëpret në shtëpinë e tij të bukur, të merr për dore, me respekt e dashuri dhe të shpie në qoshe të tjera të shtëpisë, te shëmtuara dhe të errëta, sikur të thotë: ”Ky jam unë… I tillë jam… Nuk e dua mendimin tënd, por dua prezencën tënde.” Të flasësh mbi fëmijërinë hap porta që të çojnë drejt shpirtit, është diçka e ngjashme me vrima ajrosjeje shpirtërore të një trupi të mbyllur, është ndriçimi i një pusi të braktisur brenda shpirtit. Të flasësh për fëmijërinë është e ngjashme me një bahçe të gjallë pas një shtëpie të rrethuar me ankth dhe frikë nga vetja dhe tjetri. Kur bëhesh fëmijë, nuk ke frikë nga frika jote, ky është dhe sekreti i nurit në fytyrë. Prandaj, fol për fëmijërinë, ma trego si ishte… që të te dua ty dhe të dua veten time.Përktheu: Elmaz Fida

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUR KISHIM PAK, POR ISHIM TË LUMTUR… SI ISHTE FËMIJËRIA DIKUR?

  • “O doktor, në 2010 ishe pro homoseksualëve”, Ylli Gurra për Berishën: Nuk mund të flasë sot për vlera familjare

    “O doktor, në 2010 ishe pro homoseksualëve”, Ylli Gurra për Berishën: Nuk mund të flasë sot për vlera familjare

    Në emisionin “Off The Record” të Andrea Dangllit, ku u diskutua projektligji për barazinë gjinore, ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, sulmoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e akuzuar për qëndrime të dyfishta lidhur me çështjet e komunitetit LGBT.
    “Por përse i duhet një shoqërie si e jona, që ka dalë vetëm tri dekada nga një regjim i egër, të përballet me nisma të tilla në emër të integrimit? Pse të mos shkohet në referendum? Ka një paqëndrueshmëri të madhe në klasën politike. Doktori s’ka pse të flasë tani për vlera familjare e taban kombëtar, kur në vitin 2010 ka qenë vetë pro një nisme të tillë,” deklaroi Gurra në Off The Record me Andrea Dangllin.
    Në debat ndërhyri edhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Elsa Ballauri, e cila konfirmoi se Berisha kishte mbështetur publikisht ligjin kundër diskriminimit në atë kohë. “Ligjin e kemi bërë ne, nga shoqëria civile. Pasi u miratua, Berisha doli dhe e quajti një ligj shumë të mirë, duke thënë se këta njerëz janë të lirë edhe të martohen. Ai si politikan e pranoi atë hap,” u shpreh Ballauri.

  • ‘S’ka doktor që të merr përsipër’, Zegjine Çaushi përplaset me Klevis Balliun

    ‘S’ka doktor që të merr përsipër’, Zegjine Çaushi përplaset me Klevis Balliun

    Pasi deputeti i PD Klevis Balliu përfundoi fjalën e tij sot në foltoren e Kuvendit, fjalën pas tij e mori deputetja e PS Zegjine Çaushi.
    “Ta quash administratë europiane, duhet të jesh i çmendur. Kërkoni ndjesë, administrata vetëm ka vjedhur. Nuk është administratë, por organizatë e mirëfilltë kriminale”, tha Balliu gjatë fjalës së tij.
    Që në nisje, deputetja e PS iu drejtua me ironi parafolësit, duke i thënë se ai është i fundit që mund të flasë për administratën dhe të akuzojë mazhorancën.
    “Si mund të dalë një bukurosh këtu dhe të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu dhe të flasësh… më dëgjo bukurosh më dëgjo se do të rifreskoj memorien ty dhe kolegëve. Ti përveç se vjen nga një fis i bukur, vjen dhe nga një familje hajdutësh, hajdutësh rrugësh madje, dhe vjen dhe bërtet se mendon se si ti bëjnë të gjithë.
    Në 2007 sapo u sistemuat në këto karrige të mazhorancës, yt at bashkë me tezen tënde, se vjen dhe na flet këtu për familjarët, Blerina Agolli hapin një shoqëri, shoqëri që kishte një fat të ndritur, të merrte të gjitha fondet e qeverisë, sepse ishte sekretare e përgjithshme në ministrinë e Kulturës”, tha ajo.
    “Ja të mbaroj unë zoti Këlliçi dhe pastaj orientoje se çfarë mund të flasë”, vijoi ajo me ironi nga foltorja.
    “Tani i dashur bukurosh mund ta marrësh fjalën për replikë, dhe të thuash siç të mësoi Këlliçi”, tha Çaushi pasi mbylli fjalimin.
    “Mund të të përgjigjesha edhe ty si koleges që s’ka doktor që të merr përsipër… Mbase nuk është shumë e edukuar ajo që thashë, por unë kam një problem, nuk gënjej dot, kjo është e vërteta”, iu përgjigj Balliu.

  • Çfarë do të deklarojë Veliaj në seancë? Flasin të ftuarit në QUO VADIS

    Çfarë do të deklarojë Veliaj në seancë? Flasin të ftuarit në QUO VADIS

    Ish-kandidati demokrat për deputet, Grigels Muçollari, tha se ajo që ka më shumë interes nga seanca e Veliajt ditën e nesërme është nëse do të ketë apo jo zgjedhje.
    Ai shtoi se, nëse Veliaj do të flasë, do t’i bëjë një shërbim publikut, Tiranës dhe Shqipërisë.
    Nga ana tjetër, analisti politik Ermal Hasimja u shpreh se Veliaj do të qëndrojë i heshtur ditën e nesërme, sepse sipas tij, Erioni e ka mundësinë të flasë edhe përmes avokatëve.
    Pjesë nga biseda:
    Muçollari: A do të ketë apo jo zgjedhje, kjo ka interes për publikun. Nesër janë gjasat për t’u parë këndvështrimi i gjykatës. Nëse Veliaj ka vendosur të ofrojë një interes publik, ai ka mundësinë të flasë, t’i bëjë një shërbim publikut, Tiranës, Shqipërisë.
    Hasimja: Nëse Veliaj do të flasë, me kode apo pa kode, do ta thotë. Mund ta gjesh mënyrën dhe ta thuash. Nuk mendoj se do ta bëjë, sepse nëse ai ka për të thënë diçka, e bën përmes avokatit. E vetmja gjë që do të kishte plus, është audienca e madhe.
    /vizionplus.tv

  • Rama flet në forumin e Sorosit në Paris/ Kjo nuk është hera e parë që Aleksi e dërgon aty

    Rama flet në forumin e Sorosit në Paris/ Kjo nuk është hera e parë që Aleksi e dërgon aty

    Edi Rama po përpiqet të maskojë praninë e tij në një forum të Sorosit në Paris, duke thënë se po flet në një forum të presidentit francez, Emmanuel Macron.

    Ky është një mashtrim i hapur, pasi në vitin 2018, Macron kishte një ide për të krijuar një forum të tillë.

    Më pas forumi nisi të organizohej në formën e një organizate të pavarur që merr financime të ndryshme.

    Që prej vitit 2022, siç thuhet në faqen zyrtare, pjesë e komitetit ekzekutiv të këtij forumi është bërë edhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur i Sorosit.

    Madje Alex Soros poston vazhdimisht foto nga forumi, duke thënë se ai po shkon siç duhet.

    Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama shkon në forumin e Sorosit.

    Aty është shfaqur në krah të Aleksit të paktën edhe në vitin 2021 e 2022.

    Por pjesa më e rëndë në këtë histori është se brenda 10 ditësh, Edi Rama ka fluturuar në 4 forume të ndryshme në botë, duke shpenzuar miliona nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

    Këto forume sponsorizohen nga Sorosi dhe synojnë të lustrojnë imazhin e një autokrati të korruptuar.

    Çmenduria është se sot ‘lideri global’ do flasë për diplomacinë ndërkombëtare.

    Por jo vetëm kaq, ai ka ftuar edhe gruan e tij të flasë në këtë forum si eksperte e politikave.

    Edhe gruaja e Aleks Soros, Huma Abedin do të flasë në tryezën ku do jetë Linda Rama.

    Tani thjesht mbetet të mësohet nëse Edi Rama dhe Macron do tallen me armikun e madh të Sorosit, presidentin Donald Trump, edhe gjatë këtij forumi.

  • Koordinatori i protestës për UÇK-në kundër spekulimeve: Rama nuk ka kërkuar të flasë në shesh

    Koordinatori i protestës për UÇK-në kundër spekulimeve: Rama nuk ka kërkuar të flasë në shesh

    Një ndër organizatorët kryesorë të protestës së fundit lidhur me luftëtarët e UÇK-së në Hagë, Shkëlqim Hajdari, hodhi poshtë spekulimet rreth përfshirjes politike të lartë në këtë tubim.
    Gjatë një interviste në emisionin “Trialog” në RTSH 1, me moderatore Alba Alishani, Hajdari sqaroi se pretendimet se Kryeministri Edi Rama do të mbante një fjalim në shesh janë “nuk janë të vërteta “.
    “Grupi organizator nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Rama se ai donte të fliste,” deklaroi Hajdari. Ai vlerësoi qasjen e Kryeministrit, duke thënë: “Rama ka qenë korrekt. Ai ka përshëndetur protestën, por nuk ka pasur asnjë ndikim politik në organizimin e saj dhe as ka kërkuar që të flasë.”
    Hajdari falënderoi gjithashtu RTSH-në për transmetimin pa pagesë të ngjarjes, duke theksuar se ky sinjal ishte i rëndësishëm për çështjen që ata ngritën.

  • FOTOT/ “Çohu se do flasë doktori”, deputetët e PS lexojnë shkrimin për Diellën në revistën italiane, çfarë nuk u pa nga seanca e Kuvendit

    FOTOT/ “Çohu se do flasë doktori”, deputetët e PS lexojnë shkrimin për Diellën në revistën italiane, çfarë nuk u pa nga seanca e Kuvendit

    Për më shumë se dy orë deputetët në Kuvend, u përplasën për kërkesat e opozitës lidhur me mocionet me debat për programin e qeverisë, rezolutën ndaj Kosovës, apo edhe fondet e IPARD.

    Më poshtë, disa nga fotot më pikante të seancës, të fiksuara nga LSA.

    Top Channel

  • “Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë kërkon Rama

    “Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë kërkon Rama

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama shkelmoi ligjin për të ‘varrosur’ politikisht Erion Veliaj.
    Ai tha se Rama ka frikë nga ajo e çka mund të flasë Veliaj në burg.
    “Rama shkelmoi ligjet për të ‘varrosur’ politikisht Veliajn. Ka një njeri më hipokrit që bëri një skenar para jush, para se të shpalosjes. Ju thash se po përdorej kjo platformë kushtetuese. Edhe atje në birucë ku është, Rama ka frikë nga Veliaj. I lejon vetes që të bëjë gjithçka, të shkelë çdo lloj ligji, për ta larguar nga gjithçka. Mos mendoni se po qaj hallin Erion Veliajt. Ne kemi votuar dhe do të votojmë për groposjen e tij politike. Por nuk jemi dakord për dhunimin e ligjit. Shqipëria ka një president të marrë peng. Ai ka bërë afera. Tani e dëgjuat ju? Njëri thoshte; më tha stafi. Nëse gjeni një president në historinë e botës, që të fshihet për dekretin pas stafit.”, tha Berisha.