Tag: flamurtarin

  • Barazimi ndaj Flamurtarit, trajneri i Vorës: Bravo skuadrës për lojën

    Barazimi ndaj Flamurtarit, trajneri i Vorës: Bravo skuadrës për lojën

    Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj komentoi barazimin 1-1 ndaj Flamurtarit.
    “Dua të përgëzoj çunat se kishim ndeshje që nuk kishim këtë shpirt, sidomos në pjesën e parë. Për cilësinë që treguan në pjesën e parë. Kemi cilësinë të luajmë, të bëjmë presing lart. Besoj se nuk kishim probleme, por për atë që nxorëm dua t’i përgëzoj sespe u kthyen te Vora që dua. Dhe në mbajtjen e topit. Këto i kishim humbur se 1 pikë me Flamurtarin te kjo fushë dhe stadium i përkryer, është si 3 pikë për ne.

    Nuk dua të lidhem fare me mungesat. Nuk është se vetëm na mungojnë, kush është dëmtuar, është zëvendësuar dhe ai që ka ardhur e ka bërë pothuajse njësoj. Jam i kënaqur, me të gjitha këto ekipe që kemi luajtur, kemi treguar që mundemi. Dy ekipe që na mundën shumë thjesht dhe na dominuan, ishin Egnatia dhe Dinamo.
    Nuk mundëm të bëjmë presing, siç sot që kapëm 3 stoperat të mos lejonim Flamurtarin të ndërtonte lojë.
    Nuk e kishim përgatitur kështu ndeshjen me topa të gjatë, por kur pamë fushën që mund të gabonim dhe me topa të kthyer te portier, pastaj dhamë urdhër që kur jemi në rrezik, ta kalojmë gjithmonë përpara. Ato topa që shkuan, besoj nuk u bënë mirë. Ishte ekipi i zgjatur.
    Dolën disa herë futbollistët e Flamurtarit nga krahu ynë i djathtë për të shënuar. Bardhi ka luajtur të gjitha ndeshjet, i dimë kush janë të ngarkuar. Prandaj i bëjmë ndërrimet. Ajo që nuk kam munduar deri tani, është Kasalla.
    Duke bërë analizën e Flamurtarit, gjatë gjithë javës punuam që Bardhin dhe Marjon t’i kishim midis linjave. E dinim ku kishte defekte Flamurtari. Mbulimi i Trashit me Xhuljon, vetëm pjesën e dytë bëri 2-3 krosa. Këtë kishim punuar.
    Në pjesën e parë, topat e dytë duhet t’i fitonim më shumë pasi aty na erdhi problemi në ndeshjen sot.
    Jam i kënaqur, pasi ata nuk janë vetëm për të shënuar. Mbrojtja fillon nga ata. Në momentin që ndihmojnë ekipin e tyre të mos lodhet, për mua është më e mirë. Bardhi, Kasalla dhe Karrica kur e kishim, ishim më të lirë. Për të shënuar i kanë pasur mundësitë, por duhet punuar te kjo pjesë. Nuk jemi perfekt. Nëse nxjerrim shpirtin si sot me Flamurtarin, do vazhdojmë kështu dhe duke mos humbur dhe me ekipet që janë për Final Four”,

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Elbasani kthen Flamurtarin te humbjet, nuk ka gola mes Dinamos dhe Teutës

    Elbasani kthen Flamurtarin te humbjet, nuk ka gola mes Dinamos dhe Teutës

    Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar dy takime të vlefshme për javën e 10 të “Abissnet Superiores”. Elbasani ka rikthyer Flamurtarin te humbjet. Verdhezinjtë janë larguar nga Vlora me një fitore minimale 0-1. Një fitore që i ka dërguar përkohësisht në vendin e parë të renditjes, me 20 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Vllaznia e vendit të 2-të.
    Ndërkohë nuk ka pasur fitues në përballjen tjetër mes Dinamos dhe Teutës. Skuadrat kanë lënë fushën e lojës me rrjeta të paprekura. Një barazim 0-0, që e dërgon Dinamon në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Teutën në kuotën e 15 pikëve./Sport Ekspres/

  • “Stadium i mirë me lojtarë të skaduar”! Sokol Kushta flet pa doreza për Flamurtarin: Ha 3 gola dhe përse goli i 3 ishte…jashtë loje

    “Stadium i mirë me lojtarë të skaduar”! Sokol Kushta flet pa doreza për Flamurtarin: Ha 3 gola dhe përse goli i 3 ishte…jashtë loje

    Sokol Kushta, legjenda e madhe e futbollit shqiptar, ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Kushta është ndalur te ndeshja Serbi-Shqipëri e fituar nga ne në shifrat 0-1 dhe ka prekur edhe temën e Armando Brojës.
    “Kam vënë re një detaj të bukur nga ndeshja Serbi-Shqipëri që lidhet me Brojën. Normalisht njëherë 2-3 vitet e mungesës së tij nga dëmtimi janë shumë dhe pasojat do të vuhen, është dëmtim shumë i rëndë. Mua më pëlqeu fakti që Broja në një moment kundër Serbisë bëri tërheqjen në mesfushë dhe pastaj shkëputjen. Topi iu hodh në zonën boshe të krijuar dhe Broja e arriti atë. Pra tani ka filluar që Broja të futet në ingranazhin e Kombëtares, që ekipi të kuptojë lojën e tij dhe t’i marrë sa më shumë”, tha Kushta. Gjithashtu legjenda e futbollit shqiptar ka dhënë mendimin e tij për Flamurtarin.
    “Janë disa ushqime që vijnë nga jashtë, të paketuara, por janë të skaduara. E thashë që pa filluar kampionati, kur pashë CV e lojtarëve të Flamurtarit, janë të skaduar. Kur pashë metodikën e punës së trajnerit, stërvitjen, angazhimin e lojtarëve, e dija fatin e ekipit. Stadiumi është i bukur, është i mirë për të zhvilluar kampionatin, por aktorët janë të skaduar. Pashë ndeshjen Flamurtari-Egnatia, 8000 njerëz në stadium, kisha kohë pa i parë kaq shumë, por të gjithë ishin të zhgënjyer me performancën e ndeshjes. Gabim i arbitrave me Flamurtarin? Njerëzit kur nuk munden, justifikohen dhe gjejnë vend për t’u kapur. Flamurtari ha tre gola dhe thotë se përse u quajt goli i tretë se ishte pozicion jashtë loje, puna jonë është të ngremë pyetjen pse vijnë këto tre golat”, tha Kushta. /Sport Ekspres/?

  • Lajm i keq për Partizanin, lideri i ekipit humbet ndeshjen me Flamurtarin në Vlorë

    Lajm i keq për Partizanin, lideri i ekipit humbet ndeshjen me Flamurtarin në Vlorë

    Partizani pritet të mos e ketë të gatshëm sot Marçelino Prekën ndaj Flamurtarit. “Panorama Sport” mëson se lideri i ekipit do të mungojë për shkak të një infeksioni që po kalon, ndërsa me shumë gjasa do të rikthehet javën tjetër në fushë.
    Preka ishte ndër lojtarët e paktë që kanë luajtur titullar në gjashtë javët e para. Mbetet për t’u parë po ashtu se cili do të jetë kapiteni i skuadrës.

    Pasi Preka dhe Hoxha u zëvendësuan në derbi, shirtin e kapitenit e mbajti Albion Marku. Ky i fundit ishte i pranishëm edhe në konferencën e djeshme për shtyp.
    Marku u rikthye në shtatr te Partizani. Të kuqtë ndërkohë do kërkojnë në Vlorë të rikthehen te fitorja, që mungon prej javës së parë. Sfida me Flamurtarin do të nisë në orën 17:00.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Moriero te Flamurtari, italiani me aventurën e radhës në Vlorë

    Moriero te Flamurtari, italiani me aventurën e radhës në Vlorë

    Risia/ Debutoi me Laçin më 19 tetor të vitit të kaluar, do debutojë në të njëjtën datë e muaj me Flamurtarin në kampionat.

    Pas Dinamos e Laçit, Françesko Morirero do të drejtojë Flamurtarin e Vlorës në Superiore. Lajmi pritet të bëhët zyrtar nga klubi vlonjat i cili largoi së fundi spanjollin e pankinës kuqezi Karlos Garsia.

    Ish futbollisti i Interit pati ndikimin e tij pozitiv te Laçi edicionin e kaluar pasi e mori skuadrën në gjëndje të vështirë (debutoi me fitoren 3-1 ndaj Vllaznisë) dhe në disa javë e ngjiti deri në vendin e pestë.

    Në fund skuadra bardhezi ra nga elita teksa një deklaratë e italianit “shoqëroi e “habiti”pas një ndeshje ku tha; “gjëra të tilla nuk ndodhin në vendin nga ku un vij”, duke aluduar për gjykime të njëanshme apo pandeshmeri sportive./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Suksesi i dytë radhazi për Vllazninë, Dinamo “fundos” Flamurtarin

    Suksesi i dytë radhazi për Vllazninë, Dinamo “fundos” Flamurtarin

    Vllaznia merr fitoren e dytë radhazi në Superiore, teksa fitoi 1-0 ndaj Elbasanit. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Yago, në pjesën e parë. Ekipi i Martinit renditet në vendin e parë ndërsa Elbasani në të dytin.
    Në sfidën tjetër të luajtur gjatë ditës, Dinamo mundi 2-0 Flamurtarin, duke “zhytur” në vendin e fundit vlonjatët. Guindo dhe Nani, nderuan dinamovitët me golat e tyre. Superiorja luan të dielën ndeshjet e tjera.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Superiore/ Dinamo-Bylis ndajnë pikët, Vora “zhyt” më keq Flamurtarin

    Superiore/ Dinamo-Bylis ndajnë pikët, Vora “zhyt” më keq Flamurtarin

    Kategoria Superiore zbriti në fushë edhe këtë të dielë, për të zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së katërt.
    Sfida mes Dinamos dhe Bylisit, që u luajt në “Selman Stërmasi”, mbaroi me barazim pa gola.
    Në minutat e fundit të pjesës së parë, te dinamovitët provoi Dejvi Bregu, por pa rezultat.
    Në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë, pavarësisht rasteve.
    Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Vora mundi 1-0 Flamurtarin, duke e thelluar më tej krizën e vlonjatëve që vuajnë në vend të parafundit.

  • Dinamo zhgënjen ndaj Bylis, Vora nuk fal as Flamurtarin

    Dinamo zhgënjen ndaj Bylis, Vora nuk fal as Flamurtarin

    21 Shtator 2025

    17:57

    Telesport

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e katërt të Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena”, Dinamo e Ilir Dajës ka zhgënyer duke barazuar pa gola ndaj Bylis.
    Në 25 minutat e fundit, Bylis mbeti me 10 lojtarë, pasi Perlata goditi me bërryl Bruno Ditën. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, dy ekipet kënaqen me nga një pikë.
    Vora e drejtuar nga Arian Bellai ka mposhtur 1-0 Flamurtarin në sfidën e luajtur në stadiumin e Laçit. Goli për Vorën u shënua nga pika e bardhë e penalltisë nga Luis Felipe, pas një kontakti në zonë.
    Në orën 19:00, luhet sfida e fundit për këtë javë të katërt, Teuta pret Vllazninë në “Niko Dovana”.