Tag: flamurit

  • “12 yjet e flamurit të BE për 12 qarqet”, zbulohen detaje nga hapja e fushatës së PS-së

    “12 yjet e flamurit të BE për 12 qarqet”, zbulohen detaje nga hapja e fushatës së PS-së

    12 yjet e flamurit të BE-së do të jetë simbolika që do të shënjojë edhe skenografinë e PS për hapjen e fushatës në Sheshin Skënderbej në Tiranë më 12 prill në orën 12:00.
    A2CNN ka mësuar detaje për organizimin e ditës së shtunë, ku çdo yll do të përfaqësohet nga ekipi i çdo qarku, së bashku me mbështetësit politikë të zonës së tyre. Përveçse ekspozimit të shkurtër nga drejtuesi politik për të thirrur emrat e ekipit, çdo qark do të prezantojë veten edhe në mënyrë artistike, me këngë dhe valle shqiptare. Gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi raportoi se në mes të 12 yjeve, të cilët do të vendosen në mënyrë rrethore do të mbajë fjalën kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
    A2 CNN mëson se në shesh nesër do të jenë mbi 20 mijë veta.
    Kryeministri do të respektojë edhe të premten, ku sipas kodit hyjmë zyrtarisht në fushatë elektorale.
    Pasditen e sotme rreth orës 17:00 do të ketë takim virtual me gratë dhe vajzat socialiste në 12 qarqe. Vetë kryesocialisti me gratë e Tiranës do të mblidhet tek Teatri i Operas dhe Baletit.
    Qëllimi i kësaj mbledhjeje lidhet me rëndësinë që kanë gratë në mbështetje të selisë rozë për rezultatin e 11 majit. Të majtët kanë zgjedhur që ekspozojmë kandidatet gra, të cilat janë në lista, si dhe një ekspoze të rolit të kësaj gjinie në numrat për mandatin e katërt të PS.

  • KOK-u i kërkon sqarime UEFA-s për largimin e flamurit të Kosovës në Serbi

    KOK-u i kërkon sqarime UEFA-s për largimin e flamurit të Kosovës në Serbi

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka kërkuar sqarime UEFA-s lidhur me “heqjen dhe djegien” e flamurit të Kosovës gjatë Kongresit të shtëpisë evropiane të futbollit të mbajtur në Beograd të Serbisë.
    Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, KOK tha se heqja e flamurit të Kosovës nga ambientet e Kongresit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) është akt i papranueshëm.
    “Edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera përfundoi në duart e huliganëve, të cilët më pas e dogjën përpara ambienteve ku po mbahej Kongresi”, tha KOK-u.

    KOK-u i kërkoi UEFA-s që të ndërmarrë masa ndaj Serbisë, pasi tha se sipas videove të publikuara “edhe gjatë punimeve të Kongresit u përfshi në aktet e heqjes së flamurit”.
    “Kosova dhe institucionet tona sportive janë anëtare të barabarta në të gjitha organizatat përkatëse ndërkombëtare dhe, si të tilla, duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt në çdo ngjarje sportive, pavarësisht se kush është vendi mikpritës”, u tha në reagimin e KOK-ut.

    Federata serbe e Futbollit ka thënë se e ka hequr flamurin e Kosovës gjatë punimeve të Kongresit të UEFA-s, të mbajtur më 3 prill në Beograd.
    Por, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka kundërshtuar këtë pretendim, duke thënë se flamuri i Kosovës ishte i pranishëm deri në përfundim të mbledhjes.
    Një video e shefit të futbollit kosovar, Agim Ademi, duke u fotografuar pranë flamurit të Kosovës në ngjarjen e UEFA-s në Beograd mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në media të mërkurën vonë.
    Në ditën e Kongresit të UEFA-s, të enjten, Federata serbe tha se e hoqi flamurin, duke e fajësuar UEFA-n për vendosjen e tij.
    Nuk është e qartë se në çfarë ore është hequr flamuri i Kosovës nga vendtakimi i Kongresit, ndërsa tubimi vjetor i UEFA-s përfundoi pak pas mesditës të enjten.
    Lidhur me largimin e flamurit të Kosovës, ka reaguar edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport në Kosovë, Hajrulla Çeku, i cili e ka dënuar këtë veprim dhe ka thënë se pret sqarime nga shtëpia evropiane e futbollit.
    Çeku tha më 3 prill se largimi i simboleve është “sulm i drejtpërdrejtë ndaj integritetit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë nuk mund të kalojë pa reagim të mirëfilltë ndërkombëtar”.
    Kongresi i 49-të i rregullt i UEFA-s u mbajt në Qendrën e Kongreseve Sava në Beograd. Ky tubim vjetor mblodhi presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm nga 55 federatat kombëtare anëtare të UEFA-s për të diskutuar çështjet kryesore që formësojnë futbollin evropian./rel

  • Kosova dënon heqjen e flamurit nga Kongresi në Serbi, kërkon sqarime nga UEFA

    Kosova dënon heqjen e flamurit nga Kongresi në Serbi, kërkon sqarime nga UEFA

    FOTO ILUSTRUESE

    PRISHTINË- Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e ka dënuar të enjten largimin e flamurit të Kosovës nga Kongresi i UEFA-së në Beograd si veprim të “turpshëm dhe të papranueshëm”. Në një reagim në Facebook të enjten vonë, Çeku tha se Kosova pret sqarime nga UEFA-ja dhe “veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”.
    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Federata e Futbollit e Serbisë (FFS) u përplasën rreth pranisë së flamurit të Kosovës në Kongresin e 49-të të Federatës Evropiane të Futbollit në Beograd të enjten. Derisa Federata Serbe tha se e kishte hequr flamurin e Kosovës nga vendtakimi i Kongresit në kryeqytetin serb, Federata Kosovare nguli këmbë se flamuri ishte i pranishëm deri në përfundim të mbledhjes.
    Një video e shefit të futbollit kosovar, Agim Ademi, duke u fotografuar pranë flamurit të Kosovës në ngjarjen e UEFA-s në Beograd mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në media të mërkurën vonë. Në ditën e Kongresit të UEFA-s, të enjten, Federata Serbe tha se e hoqi flamurin, duke e fajësuar UEFA-n për vendosjen e tij.
    UEFA nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë në pyetjet e saj rreth kësaj ngjarjeje. Nuk është e qartë se në çfarë ore është hequr flamuri i Kosovës nga vendtakimi i Kongresit, ndërsa tubimi vjetor i UEFA-s përfundoi pak pas mesditës të enjten.
    Kosova është anëtare me të drejta të plota e UEFA-s që nga viti 2016, por Serbia vazhdon ta kundërshtojë praninë e saj në shtëpinë e futbollit evropian, ashtu siç e kundërshton pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008. Ministri Çeku tha se largimi i simboleve është “sulm i drejtpërdrejtë ndaj integritetit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë nuk mund të kalojë pa reagim të mirëfilltë ndërkombëtar”.
    “Presim sqarime nga UEFA-ja dhe veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”, tha ai në Facebook.
    Ai u bëri thirrjes UEFA- dhe FIFA-s të mos zhvillojnë ngjarje sportive në Serbi për aq gjatë sa Beogradi zyrtar “nuk e ndryshon qasjen në raport me pjesëmarrjen e Kosovës”.
    “Shteti serb nuk ka ndryshuar, është i njëjti që ka kryer masakra e gjenocid para pak dekadash. As atëherë e as sot, nuk e ka kursyer as sportin”, shtoi ai.
    Kongresi i 49-të i rregullt i UEFA-s u mbajt në Qendrën e Kongreseve Sava në Beograd. Ky tubim vjetor mblodhi presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm nga 55 federatat kombëtare anëtare të UEFA-s për të diskutuar çështjet kryesore që formësojnë futbollin evropian. Në fjalimin e tij hapës, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në futbollin evropian.
    “Ne jemi një ekip i bashkuar. Një forcë e unifikuar. Dhe një union i fuqishëm. Ne jemi unioni i futbollit evropian”, tha ai./REL

  • Integrimi në BE, 10 vjet për një hap”/ Abilekaj: Me këtë bilanc, Rama s’mban as bishtin e flamurit!

    Integrimi në BE, 10 vjet për një hap”/ Abilekaj: Me këtë bilanc, Rama s’mban as bishtin e flamurit!

    Integrimi në BE, 10 vjet për një hap”/ Abilekaj: Me këtë bilanc, Rama s’mban as bishtin e flamurit!

    Edi Rama në 10 vite nuk ka bërë asnjë hap për të përshpejtuar procesin integrues të Shqipërisë në BE dhe me këto ritme tha gazetari Abilekaj, ai as bishtin e flamurit nuk do të mund të mbaj.

    Abilekaj tha se mos-publikimi i progres-raportit të BE-së për Shqipërinë, është një tregues i qartë, se vendi ynë nuk ka bërë sa duhet në këtë proces.

    Duke dhënë një notë vlerësuese për disa nga kriteret që Shqipëria duhet të plotësojë për të çelur negociatat me BE-në, Abilekaj tha se qeveria shqiptare mund të vlerësohet me notën 1-2 për 3 kritere kryesore, pastrimi i parave, ekonomia dhe klima e biznesit, një notë aspak premtuese për vendin tonë që aspiron të jetë në unionin evropian.

    Fakti që kriteret do mbeten e konfirmon vendimi i KE-së, për të mos publikuar progres-raportin në mars, por pas zgjedhjeve. Në këto kritere, Shqipëria s’ka kritere pozitive. Shqipëria ka vetëm marrëdhënien e fqinjësisë së mirë dhe drejtësinë.

    Shumica janë në notën e vlerësimit 2. Pastrimi i parave, ekonomia, klima e biznesit, s’mund të ketë pranim pa këto kushte. Është e papranueshme, që Shqipëria me këto të jetë në BE.

    Shenjat janë që asgjë s’ka ndryshuar, s’ka pasur ansjë lajm në këtë drejtim, apo deklaratë nga ndonjë drejtues i BE-së, që Shqipëria të jetë përmirësuar.

    Nga 2014-2024, Shqipëria në 10 vjet, zero hapa në BE. Vitet e Ramës, janë zero në BE. 10 vjet na mbajti peng Rama, çdo tre vjet ka bërë hapa një qeveri. Kur erdhi me ketë bilanc, Rama s’mban as bishtin e flamurit për integrimin në BE.