Tag: flamuri

  • “I vetmi Flamur, që s’di se kur është ngritur flamuri”/ Përplasje në Kuvend, Balla-Noka: Të të ofendojë ky, fundi

    “I vetmi Flamur, që s’di se kur është ngritur flamuri”/ Përplasje në Kuvend, Balla-Noka: Të të ofendojë ky, fundi

    Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taluant Balla ka qenë i ashpër me demokratin Flamur Noka, pasi ky i fundit e ofendoi me fjalën ‘injorant’.
    Taulant Balla:
    Sot dalim para shqiptarëve me një buxhet dhe plot të mira, për ata që na kanë dhënë nderin që të qeverisim si shumicë. Edhe ju sot keni një seancë të rëndësishme, por serioziteti i kauzave që ju keni marrë dhe i lini rrugëve e tregon.
    Sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet. Ju talleni me kauzat që nisni, me kërkesën tuaj për të bërë një mocion me debat për zgjedhjet. Thatë; lepurit! Po pse ne kemi firmosur. Ku është ky, të të fyejë ky që është i vetmi flamur, që nuk e di se kur është ngritur flamuri, është fundi! Ai tha; këta i ka bindur Ervin Salianji. Edhe hallin e brendshëm të Partisë tuaj na e sollët këtu.

  • Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

    Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

    Një fushatë e re në rrjetin social X po përhapet me shpejtësi në mbrojtje të Bashkimit Europian, pas thirrjes së Elon Musk për “të shfuqizuar BE-në” dhe strategjisë së re të sigurisë kombëtare të presidentit Trump, e cila ka tronditur marrëdhëniet transatlantike.
    Mijëra përdorues nga i gjithë kontinenti po postojnë flamurin blu me yjet e verdhë të BE-së, të shoqëruar me moton “This is my flag”, “Ky është flamuri im”. Ata theksojnë se flamuri simbolizon unitetin, lirinë, paqen, demokracinë, barazinë, diversitetin, shtetin e së drejtës, shkencën dhe forcën, duke e cilësuar si vlerat më të rëndësishme për të cilat ia vlen të luftosh.
    Kujtojmë se Komisioni Europian e gjobiti Musk–un me 120 milionë euro për mungesë transparence, ndërsa ai reagoi duke kërkuar hapur “të fshihet BE-ja nga hartat”. Kjo ka nxitur reagime të forta në rrjet, ku shumë përdorues kanë shtuar mesazhe të drejtpërdrejta kundër tij.
    Ndër të parët që iu bashkua fushatës ishte Jacques Attali, këshilltar i disa presidentëve francezë duke nisur nga Mitterrand te Macron, i cili shkroi: “Ky është flamuri i disa prej vendeve më të lira, paqësore dhe demokratike në botë. Është edhe flamuri im.”
    Në X po qarkullon edhe një variant i flamurit europian me mbishkrimin latin “In varietate concordia” (në shumëllojshmëri, harmoni). Një vëzhgim i shpejtë nga La Repubblica, tregon se fushata ka marrë mijëra mbështetje nga e gjithë Europa, duke u shndërruar në një valë krenarie për BE-në. Dikush, për ta bërë mesazhin edhe më të qartë, ka shtuar: “f..k you Elon”.

  • “Fol po deshe!”/ Përplasja në degën e Kamzës, ish-deputeti shpërthen ndaj Nokës: Ngjashëm me kohën e Partisë së Punës

    “Fol po deshe!”/ Përplasja në degën e Kamzës, ish-deputeti shpërthen ndaj Nokës: Ngjashëm me kohën e Partisë së Punës

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar me kritika ndaj deputetit Flamur Noka pas përplasjes së tij me anëtaren e Kryesisë së PD-së në Kamëz. Në një postim në rrjetet sociale, Spaho ka shprehur indinjatën e tij për mënyrën se si Noka ka trajtuar këtë situatë, duke u shprehur me ironi se “anëtarësia nuk duhet të mendojë, por vetëm të zbatojë çfarë thotë Flamuri.”
    Spaho e ka krahasuar këtë ngjarje me praktikat e periudhës së PPSH-së (Partisë së Punës të Shqipërisë), duke thënë se kjo sjellje i ngjan asaj kohe kur “shkeljet e Partisë” çonin në përjashtim dhe syrgjynosje. Kjo krahasim ka nxitur reagime nga mbështetës të ndryshëm të PD-së, të cilët shohin tek ky konflikt një tension të brendshëm brenda partisë.
    Reagimi:
    E perjashtoi Flamuri nga kryesia zonjen Anila Aliaj sepse i kerkoi llogari per mosrespektimin e primareve. E perjashtuan se foli, se ka mendim ndryshe nga udheheqja. Antaresia nuk duhet te mendoje, ajo duhet vetem te zbatoje ato qe thote Flamuri.
    Ngjashem me kohen e PPSH kur te perjashtonin per shkeljen e vijes se Partise dhe syrgjynoseshe. Ngjashem me kohen e Lulzim Bashes qe perjashtoi 5 deputete, midis te cileve dhe Flamur Noken sepse kishin mendime ndryshe nga Basha.
    Sot te perjashton Flamuri i Foltores. Njelloj sikurse te perjashton edhe Rama nga partia e tij.Fole po deshe. Jetojme ne demokraci.

  • 28 nëntori – ‘Sot zemrat tona rrahin më fort për lirinë’, mesazhi nga Lugina

    28 nëntori – ‘Sot zemrat tona rrahin më fort për lirinë’, mesazhi nga Lugina

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke e cilësuar këtë datë si ditën kur “u ndez përjetësisht drita e lirisë shqiptare”.

    Kamberi ka shkruar në rrjetin social Facebook se kjo festë përfaqëson lidhjen mes së kaluarës heroike dhe aspiratave për të ardhmen.

    “Sot zemrat tona rrahin më fort, sepse kujtojmë ditën kur e shkuara jonë heroike takon të ardhmen. Flamuri kuqezi na kujton se jemi një komb me shpirt të madh, të kaluar në sakrifica të shumta, por me krenari të pathyer,” shkroi ai.

    Kamberi uroi që flamuri shqiptar të valojë kudo ku jetojnë shqiptarët, duke shtuar se uniteti dhe dinjiteti janë kyçe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

    “Të valojë flamuri ynë i shenjtë në çdo shtëpi, në çdo zemër dhe në çdo cep të botës ku jetojnë shqiptarët. Me unitet dhe dinjitet mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, përfundoi ai.

  • Postimi që provokoi Greqinë, Protothema: Në Konicë 2024, protestoi publikisht mungesën e një flamuri shqiptar

    Postimi që provokoi Greqinë, Protothema: Në Konicë 2024, protestoi publikisht mungesën e një flamuri shqiptar

    foto e publikuar nga protothema

    TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur “non grata” nga Greqia, ndërsa media greke “Protothema” pretendon se një postim i tij ka qenë shkaku i vendimit nga ana e autoriteteve greke. Sipas medias, bëhet fjalë për një postim të vitit 2024, ku gjatë një vizite në Konicë, gazetari protestoi publikisht mungesën e një flamuri shqiptar.
    “Në janar të vitit 2024, Artan Hoxha udhëtoi për në Greqi dhe kaloi pushimet në Konicë. Atje, ai qëndroi nën një vend në urën historike ku është vendosur flamuri grek dhe bëri me duart e tij simbolin e Shqipërisë së Madhe. “Në mungesë të një flamuri të kuq në urën 150-vjeçare prej guri… unë bëra shqiponjën me dy koka…”, tha ai në një postim, sipas artikullit të Protothema.

    postimi qe i referohet protothema

    Artan Hoxha është ndaluar ditën e dielë që të hyjë në Greqi, dhe i është bërë me dije statusi “non grata” nga shteti fqinj. Hoxha ka qenë duke kaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në momentin që është ndaluar nga autoritetet greke, me argumentin që përbën një kërcënim për rendin publik. Gazetarit i është marrë pasaporta, dhe është mbajtur për rreth një orë i ndaluar nga autoritetet greke.
    Në dokumentin që iu dorëzua thuhet se ai “Është karakterizuar si person i padëshirueshëm; Konsiderohet i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së”.
    Më pas, gazetarit Hoxha i është vendosur kryq me stilolaps në pasaportë mbi vulën e policisë greke dhe i është kërkuar të largohet menjëherë nga territori grek, ndërsa statusi non grata nuk ka afat, çka do të thotë që është i përjetshëm, nëse nuk ka një vendim të dytë nga autoritetet vendase./ZËRI

  • Rriten tensionet Rusi-SHBA, Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore. Kievi: Flamuri ukrainas u ngrit në Pokrovsk

    Rriten tensionet Rusi-SHBA, Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore. Kievi: Flamuri ukrainas u ngrit në Pokrovsk

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka dhënë udhëzime Pentagonit për të rifilluar testimet bërthamore, një veprim që ka ngjallur reagime të shumta ndërkombëtare.

    Në një postim në rrjetet sociale, Trump u shprehet: “Shtetet e Bashkuara kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër. Gjatë mandatit tim të parë, ne e arritëm këtë qëllim përmes modernizimit dhe rinovimit të plotë të arsenalit tonë. Duke parë testet e vendeve të tjera, kam udhëzuar Departamentin e Luftës që të rifillojë testimin e armëve tona bërthamore në koordinim me aleatët.”
    Ky njoftim vjen në një moment të tensionuar globalisht, ndërsa lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re përshkallëzimi.
    Flamuri ukrainas ngrihet sërish në Pokrovsk
    Në frontin lindor, forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e ndërtesës së Këshillit të qytetit Pokrovsk. Regjimenti i 425-të sulmues “Skelya” raportoi se forcat ruse u dëbuan pas luftimeve të ashpra.
    “Rusët që nuk u dorëzuan, u asgjësuan,” tha zyra e shtypit, sipas mediave ukrainase.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi njësitë speciale për operacionin e suksesshëm dhe ngritjen e flamurit ukrainas mbi ndërtesën e çliruar.
    Rusia: Perëndimi po planifikon sabotim në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias
    Ndërkohë, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) ka akuzuar Perëndimin se po përgatit një “akt të madh sabotimi” në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, me synimin që më pas të fajësojë Moskën për një aksident të mundshëm.
    Sipas një dokumenti të siguruar nga agjencia Tass, inteligjenca ruse pretendon se “zyrtarët e NATO-s po i kërkojnë Kievit të ndërmarrë një veprim që do të ndryshonte perceptimin e luftës në opinionin publik perëndimor”.
     

    Top Channel

  • Vendet me flamujt më të vjetër në histori, ja ku renditet Shqipëria

    Vendet me flamujt më të vjetër në histori, ja ku renditet Shqipëria

    Flamujt janë simbole të fuqishme që përfaqësojnë historinë, kulturën dhe identitetin e kombeve.

    Disa nga këta flamuj kanë valëvitur për shekuj, duke dëshmuar ngritjen dhe rënien e perandorive, farkëtimin e kombeve dhe formësimin e historisë botërore.

    Në mesin e vendeve me flamurin më të vjetër renditet edhe Shqipëria, raporton KosovaPress.

    Le të nisim një udhëtim nëpër kohë për të zbuluar disa nga flamujt më të vjetër në botë.

    Japonia viti 701
    Sipas traditës, perëndesha e diellit Amaterasu themeloi Japoninë në shekullin e 7-të para Krishtit dhe ishte një paraardhëse e perandorit të parë të saj, Jimmu. Edhe sot perandori njihet si “Biri i Diellit” dhe një emër i njohur për vendin është “Toka e Diellit që po Lind”. Prova e parë konkrete që dëshmon përdorimin e një flamuri diellor për Japoninë daton që nga viti 1184, por ka tradita gojore që shkojnë shekuj më parë. Forma aktuale e flamurit u miratua zyrtarisht më 5 gusht 1854, kur Japonia po fillonte të hapej për tregti dhe marrëdhënie diplomatike me vendet evropiane.

    Danimarka viti 1219

    Dannebrog është flamuri kombëtar i Danimarkës dhe konsiderohet flamuri më i vjetër kombëtar i përdorur vazhdimisht në botë. Sipas legjendës, ai ra nga qielli gjatë Betejës së Lyndanisse në vitin 1219. Flamuri paraqet një kryq të bardhë skandinav në një sfond të kuq, që simbolizon Krishterimin. Ai u miratua zyrtarisht në shekullin e 14-të dhe që atëherë është bërë një simbol i trashëgimisë dhe krenarisë daneze.
    Austria viti 1230

    Flamuri i Austrisë, me trefishin e tij dallues horizontal të kuq-të bardhë-të kuq, është një nga flamujt më të vjetër kombëtarë. Dizajni rrjedh nga stema e dinastisë Babenberg, e cila sundoi Austrinë në shekullin e 12-të. Flamuri u dokumentua zyrtarisht në vitin 1230 dhe që atëherë është bërë simbol i trashëgimisë kombëtare të Austrisë. Modeli i kuq-të bardhë-të kuq thuhet se është zgjedhur nga Duka Leopold V pas një beteje gjatë Kryqëzatave dhe që atëherë është shoqëruar me vendin, duke përfaqësuar sovranitetin dhe trashëgiminë e tij të qëndrueshme.

    Letonia viti 1279
    Flamuri i kuq dhe i bardhë i Letonisë është i mbushur me legjenda dhe histori. Thuhet se e ka origjinën nga çarçafi i bardhë i një kryetari fisnor letonez të plagosur, i cili ishte i njollosur me gjak përveç vendit ku ndodhej trupi i tij. I përmendur për herë të parë në shekullin e 13-të, ky flamur simbolizon qëndrueshmërinë dhe shpirtin e popullit letonez. Ngjyrat përfaqësojnë gjakun e derdhur për pavarësi dhe shpresën për paqe, duke përfshirë luftërat dhe triumfet e kombit gjatë gjithë historisë së tij.
    Zvicra

    Flamuri i Zvicrës, i njohur si “flamuri zviceran” ose “Schweizer Fahne”, është një dizajn i thjeshtë dhe ikonik që paraqet një kryq të bardhë në një sfond të kuq. Ky flamur mbresëlënës dhe shumë i dallueshëm simbolizon identitetin kombëtar të Zvicrës, neutralitetin dhe angazhimin historik ndaj paqes. Ngjyra e kuqe shpesh shoqërohet me trimëri dhe trimëri, ndërsa kryqi i bardhë simbolizon pastërtinë dhe besimin.
    Flamuri zviceran daton që nga fundi i shekullit të 13-të, dhe dizajni i tij ka frymëzuar gjithashtu krijimin e emblemës së Kryqit të Kuq, një simbol i njohur globalisht i ndihmës humanitare dhe kujdesit mjekësor.

    Flamuri i njohur dhe mbresëlënës i Zvicrës bazohet në flamurin perandorak të luftës së Perandorisë së Shenjtë Romake, i cili mbante një kryq të bardhë mbi të kuqe. Shumë ushtarë zviceranë shërbyen në ushtrinë perandorake, si dhe në kantonet e tyre. Schwyz, një nga tre kantonet origjinale të konfederatës që formuan bërthamën e Konfederatës Zvicerane moderne, vendosi një kryq të ngushtë të bardhë në cepin e sipërm të ngritur të flamurit të saj të kuq në vitin 1240. Përdorimi më i përgjithshëm i këtij simboli nga konfederatat zvicerane mund të datohet që nga viti 1339 dhe Beteja e Laupen.
    Gjatë shekullit të 19-të, kantonet e Zvicrës u lidhën më ngushtë dhe, pas miratimit të kushtetutës së vitit 1848, një flamur i kuq katror me një kryq të bardhë u njoh zyrtarisht për ushtrinë. Pasoi flamuri kombëtar në tokë, i cili u vendos ligjërisht më 12 dhjetor 1889. Domosdoshmëria e identifikimit të qartë të flamujve zviceranë në lumin Rain dhe gjetkë gjatë Luftës së Dytë Botërore çoi në miratimin e flamurit civil zviceran (flamuri kombëtar në det) më 9 prill 1941. Ai ndryshon nga flamuri tokësor vetëm në përmasat e tij drejtkëndëshe.

    Holanda viti 1409
    Trengjyrëshi holandez ka vija horizontale me të kuqe, të bardhë dhe blu. U përdor për herë të parë në vitin 1572 gjatë Revoltës Holandeze dhe u bë flamuri zyrtar në vitin 1937. Ngjyrat e flamurit u frymëzuan nga Princi William i Orange-s, udhëheqësi i rezistencës holandeze kundër Spanjës. Trengjyrëshi i kuq, i bardhë dhe blu është bërë që atëherë simbol i luftës së Holandës për pavarësi, traditës së saj detare dhe rolit të saj si një komb pionier në tregti dhe eksplorim.
    Shqipëria viti 1444
    Flamuri i Shqipërisë paraqet një shqiponjë të zezë me dy krerë në një sfond të kuq. Ky simbol daton që nga dinastia Kastrioti e shekullit të 15-të dhe përfaqëson sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë. Shqiponja me dy koka është një simbol i cili ndikoi në kulturën dhe historinë shqiptare. Flamuri simbolizon qëndrueshmërinë, pavarësinë e kombit dhe tapetin e pasur të ndikimeve të tij historike.
    Suedia 1470
    Flamuri i Suedisë paraqet një kryq nordik të verdhë ose të artë në një sfond blu. Dizajni u krijua në shekullin e 16-të dhe simbolizon trashëgiminë e krishterë të Suedisë dhe lidhjet e saj historike me vendet e tjera skandinave. Ngjyrat kaltër dhe e verdhë thuhet se janë frymëzuar nga stema kombëtare, dhe flamuri është bërë një simbol i krenarisë kombëtare suedeze, unitetit dhe bukurisë natyrore të peizazheve të vendit.
    Britania e Madhe 1606
    Forma më e hershme e flamurit të Britanisë së Madhe, e zhvilluar në vitin 1606 dhe e përdorur gjatë mbretërimit të James I (1603–25) dhe Charles I (1625–49), paraqiste kryqin e kuq të Anglisë të mbivendosur mbi kryqin e bardhë të Skocisë, me fushën blu të këtij të fundit. Meqenëse në heraldikë një ngjyrë e kuqe mbi blu nuk konsiderohet e lejueshme, kryqi i kuq duhej të kufizohej me të bardhën, fushën e tij të saktë.
    Gjatë periudhës së Komonuelthit dhe Protektoratit (1649–60), harpa irlandeze u përfshi në flamur, por ajo rifitoi formën e saj origjinale me Restaurimin e Charles II në vitin 1660. Ajo vazhdoi të përdoret deri më 1 janar 1801, datën efektive të bashkimit legjislativ të Britanisë së Madhe dhe Irlandës.
    Për të përfshirë Kryqin e Shën Patrikut (një kryq diagonal i kuq mbi të bardhë) duke ruajtur entitetet individuale të tre kryqeve, këshilltarët heraldikë të sovranit gjetën një zgjidhje elegante. Kryqi ekzistues i bardhë i Shën Andreas u nda diagonalisht, me të kuqen që shfaqej poshtë të bardhës në gjysmën e ngritur të flamurit dhe sipër saj në gjysmën fluturuese. Për të shmangur prekjen e sfondit blu nga kryqi i kuq, gjë që do të ishte në kundërshtim me ligjin heraldik, kryqit të kuq iu shtua një kufi i ngushtë i bardhë.
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1777
    Më 3 shtator 1777, flamuri i Shteteve të Bashkuara u valëvit në betejë për herë të parë. Gjenerali Patriot William Maxwell ngriti flamurin Betsy Ross në Urën Cooch në Maryland. Flamuri amerikan Betsy Ross përmbante 13 vijat që njohim dhe duam sot, plus 13 yje në një rreth në cepin e majtë. Ky është një nga versionet më të njohura të flamurit amerikan. Flamuri aktual i SHBA-së nuk u bë zyrtar deri në vitin 1960.
    Flamujt kanë një rëndësi të thellë përtej pamjes së tyre tërheqëse. Ato janë emblematike të identitetit të një kombi, duke simbolizuar historinë, kulturën dhe vlerat e tij.
    Historikisht, flamujt janë përdorur kryesisht në luftë për të dalluar miqtë nga armiqtë dhe si pika tubimi. Aktualisht, ata përdoren gjerësisht gjatë ceremonive kombëtare, ngjarjeve ndërkombëtare dhe shfaqjeve publike për të nxitur një ndjenjë përkatësie dhe identiteti kolektiv.

  • Serbia bën prapakthehu, rikthejnë flamurin shqiptar në Leskovac

    Serbia bën prapakthehu, rikthejnë flamurin shqiptar në Leskovac

    Në kundërshtim të plotë me rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s, një ditë para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, në stadiumin e Leskovacit mungonte flamuri shqiptar.
    Federata Serbe e Futbollit ka rregulluar këtë të shtunë gabimin dhe tashmë flamuri kuqezi është i vendosur.

    Ashtu siç pritej, serbët janë detyruar të pajtohen me rregulloren, për të qënë kështu korrekt edhe me institucionet europiane të futbollit. Në Leskovac pritet të jenë 5000 tifozë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Ngrihet flamuri shqiptar në Serbi, UEFA nuk i fal organizatorët

    Ngrihet flamuri shqiptar në Serbi, UEFA nuk i fal organizatorët

    Një ditë pas incidentit që tërhoqi vëmendjen e tifozëve, në stadiumin e Leskovacit është ngritur flamuri shqiptar, krahas atij serb.
    Drejtues të UEFA-s kanë konfirmuar se kjo është bërë gjatë mëngjesit të sotëm. Në fillim, mungesa e flamurit kuqezi kishte shkaktuar reagime në rrjetet sociale dhe ishte komentuar gjerësisht nga mediat.
    Autoritetet organizatore kanë ndërhyrë për të rregulluar situatën përpara ndeshjes së mbrëmjes.
    Ndërkohë, është konfirmuar se në stadium nuk do të ketë sektor të dedikuar për tifozët shqiptarë. Biletat për këtë përballje nuk janë hedhur në shitje të lirë.
    Siguria do të jetë maksimale, me qindra efektivë policie që do të monitorojnë ndeshjen dhe rrethinën e stadiumit.