Tag: flakëve

  • Rikthehen zjarret në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve

    Rikthehen zjarret në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve

    Një nga vatrat më të fuqishme të zjarrit për muajin Shtator në Qarkun e Elbasanit është regjistruar këtë fundjavë në fshatin Bulçar, pjesë e Njësisë Administrative Kodovjat në Bashkinë e Gramshit.

    Ngjarja riktheu skena dramatike,të ngjashme me ato të muajit Gusht 2025, kur zjarret përfshinë zona të tëra pyjore duke shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm materiale e mjedisore por edhe né njerëz e gjedhë.

    Sipas raportimeve nga terreni, vatra e fundit e zjarrit me përmasa jashtëzakonisht të mëdha u shfaq në orët e para të së shtunës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masiveve pyjore të zonës.

    Një pjesë e flakëve u arrit të izolohej në orët e vona të mbrëmjes së djeshme , por situata mbetet ende mjaft e vështirë.

    Sipas z.Ilir Llapushi, Shef i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (SHMZSH) në Bashkinë e Gramshit, situata paraqitet mjaft problematike, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe terrenit të thyer malor.

    “Gjatë gjithë së shtunës është punuar pa ndërprerje në terren me forcat zjarrfikëse, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë, por për shkak të erës dhe temperaturave të larta, zjarri ka qenë shumë aktiv dhe i vështirë për t’u kontrolluar,”u shpreh Llapushi.

    Autoritetet lokale si zakonisht edhe pas kësaj vatre zjarri kanë bërë apel për ndihmë shtesë dhe bashkëpunim nga strukturat qendrore për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe sipërfaqet e tjera me rëndësi ekonomike dhe mjedisore.

  • Rikthehen zjarret në Gramsh/ Vatra në fshatin Bulçar aktivizohet nga era e fortë

    Rikthehen zjarret në Gramsh/ Vatra në fshatin Bulçar aktivizohet nga era e fortë

    Një nga vatrat më të fuqishme të zjarrit për muajin shtator në Qarkun e Elbasanit është regjistruar këtë fundjavë në fshatin Bulçar, pjesë e Njësisë Administrative Kodovjat në Bashkinë e Gramshit.
    Ngjarja riktheu skena dramatike, të ngjashme me ato të muajit Gusht 2025, kur zjarret përfshinë zona të tëra pyjore duke shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm materiale e mjedisore por edhe në njerëz e gjedhë.
    Sipas raportimeve nga terreni, vatra e fundit e zjarrit me përmasa jashtëzakonisht të mëdha u shfaq në orët e para të së shtunës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masiveve pyjore të zonës. Një pjesë e flakëve u arrit të izolohej në orët e vona të mbrëmjes së sotme, por situata paraqitet mbetet ende mjaft e vështirë
    Sipas Ilir Llapushi, Shef i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (SHMZSH) në Bashkinë e Gramshit, situata paraqitet mjaft problematike, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe terrenit të thyer malor
     
     
    “Gjatë gjithë së shtunës është punuar pa ndërprerje në terren me forcat zjarrfikëse, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë, por për shkak të erës dhe temperaturave të larta, zjarri ka qenë shumë aktiv dhe i vështirë për t’u kontrolluar,” u shpreh ai.
    Autoritetet lokale edhe pas kësaj vatre zjarri kanë bërë apel për ndihmë shtesë dhe bashkëpunim nga strukturat qendrore për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe sipërfaqet e tjera me rëndësi ekonomike dhe mjedisore.

    gijotina.com/

  • Zjarr në Butrint, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Zjarr në Butrint, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Një zjarr ka rënë ditën e sotme në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.
    Sipas informacioneve paraprake, era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut.
    Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit

  • Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 18:37
    Një zjarr ka rënë në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë edhe pjesë të Parkut Kombëtar të Butrintit. Era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit.

  • Bie zjarr në Qafën e Butrintit, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Bie zjarr në Qafën e Butrintit, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Një zjarr ka rënë ditën e sotme në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.
    Sipas informacioneve paraprake, era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut.
    Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit.

  • Zjarr në dy objekte banimi në Shkodër, shkrumbohen katër shtëpi

    Zjarr në dy objekte banimi në Shkodër, shkrumbohen katër shtëpi

    Dy objekte në të cilat banonin disa familje u përfshinë nga flakët nga një zjarr në rrugën Omaraj në qytetin e Shkodrës. Këto ndërtesa u dogjën plotësisht, ndërsa rrezikuan edhe disa të tjera që ishin ngjitur me ta.
    Nga flakët e zjarrit nuk pati të lënduar në njerëz kjo falë edhe ndërhyrjes së shpejtë të një qytetari i cili mes flakëve nxori nga banesa një bombol gazi dhe një çift të moshuarish duke iu shpëtuar jetën përpara se të asfiksoheshin.
    Automjetet e zjarrëfikëse patën vështirësi për të mbërritur në vendngjarje për shkak të rrugicave të bllokuara nga parkimet e automjeteve.
    Ndërhyrja për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve u bë e mundur nga dy anët e rrugës por për zjarrëfikëset ishte një operacion i vështirë. 6 automjete zjarrëfikëse dhe 15 efektivë ndërhynë për shuarjen e flakëve.
    Dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme për shkak se dy objektet e banimit u shkrumbuan plotësisht. Ekspertët zjarrëfikës janë duke hetuar për të nxjerrë shkaqet e këtij zjarri të madh që përfshiu këto banesa në Shkodër.
    Njoftimi:
    Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar.

  • Zjarri në Zonën e Mbrojtur Krastë-Virjon, Prefektura e Durrësit tregon si paraqitet situata

    Zjarri në Zonën e Mbrojtur Krastë-Virjon, Prefektura e Durrësit tregon si paraqitet situata

    Prefektura e Durrësit ka bërë të ditur se është neutralizuar intensiteti i flakëve në zjarrin që ra në Zonën e Mbrojtur Krastë-Virjon dhe përhapja e mëtejshme e tyre.
    Përmes një njoftimi, Prefektura e Durrësit bën të ditur se në total në aksionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 10 zjarrfikës, 13 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, 4 punonjës të Shërbimit Pyjor dhe 5 efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë.
    Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se duke u koordinuar me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u sigurua edhe mbështetja nga ajri për shuarjen e flakëve, shkruan A2 CNN.
    Në përfundim, Prefektura e Durrësit u bën thirrje që të shmangin situata zjarrëvënieje, që bëhen të vështira më pas për t’u neutralizuar.
    Njoftimi i Prefekturës së Durrësit:
    Prej mëngjesit Zona e Mbrojtur Krastë-Virjon me pisha u përfshi nga flakët e shpërndara në 5 vatra të shkëputura nga njëra-tjetra.
    Që prej orës 07:15 të mëngjesit të sotëm, pas evidentimit të vatrave të zjarrit, menjëherë u nisën forcat zjarrfikëse të M.Z.Sh-së Krujë, Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor, efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë me qëllim izolimin, fikjen dhe eleminimin e rrezikut të përhapjes së flakëve.
    Në total u angazhuan 10 zjarrfikës, 13 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, 4 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë. Operacioni në terren u ndoq nga Nënprefekti Z. Xhek Xheka, Sektori i Emergjencave Civile.
    Për shkak të terrenit të thyer, mungesës së infrastrukturës rrugore, pyllit të dendur, ndërhyrja në vatra ishte shumë e vështirë në brëndësi të pyllit, duke kërkuar ecje në këmbë për të mbërritur pranë vatrave, duke e bërë situatën komplekse.
    Në këto kushte, duke u koordinuar me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, siguruam mbështetje nga ajri për të neutralizuar intensitetin e flakëve dhe përhapjen e mëtejshme.
    Falenderoj Ministrin e Mbrojtjes Z. Pirro Vengu,Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Z. Haki Çako për mbështetjen e pakursyer, si dhe ekuipazhin e helikopterit të Forcës Ajrore Nënkolonel Bedri Kaloshi, Major Olgert Hysa, Rreshter Agron Greca!
    Strukturat tona përgjegjëse me përkushtim, guxim dhe profesionalizëm qëndrojnë çdo ditë në vijën e parë të mbrojtjes së jetës, pronës, mjedisit, pyjeve.
    Apeli i Prefektit të Qarkut Z. Emiljan Jani për kujdes të shtuar nga të gjithë, për të shmangur situata të vështira për t’u neutralizuar. Zjarrvënia përbën vepër penale dhe ndëshkohet me ligj!

  • Digjet Vlora/ Era e shpejtë favorizon përhapjen e flakëve, vendi në rrezik

    Digjet Vlora/ Era e shpejtë favorizon përhapjen e flakëve, vendi në rrezik

    Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme kodrën pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë Selencë.
    Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të vështirë, ndërsa era që fryn ndihmon në përhapjen e flakëve.
    Ndërkohë, po tani në mbrëmje një vatër zjarri është rregjistruar edhe në afërsi të fshatit Dukat.

  • Zjarr në Fushë-Arrëz, Bashkia thirrje banorëve të mobilizohen për shuarjen e flakëve

    Zjarr në Fushë-Arrëz, Bashkia thirrje banorëve të mobilizohen për shuarjen e flakëve

    fushë arrëz

    SHKODËR- Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët e favorizuara nga era e fortë po përhapen me shpejtësi në pyjet me pisha të zeza. Ndërkohë shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë shkuar drejt vendit të zjarrit, ndërsa Bashkia e Fushë-Arrëzit kërkon ndihmë të menjëhershme nga ajri. Bashkia gjithashtu bën apel edhe për banorët e zonës që të mobilizohen për të ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve.
    Ndërkohë janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit në afërsi të Kurores së Dardhës, duke rrezikuar zonën. Dy vatra kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët janë në afërsi të Lumit të Trunit dhe pranë Kulumrisë ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Bëhet me dije se ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve./ZËRI
     
     

  • Foto sa 1000 fjalë, zjarrëfikësit dhe qytetarët në mes të flakëve

    Foto sa 1000 fjalë, zjarrëfikësit dhe qytetarët në mes të flakëve

    Shqipëria ditët e fundit ka qenë në alarm, kjo për shkak të zjarreve apokaliptike që u përhapën furishëm. Zjarrfikësit kanë qenë në krye të detyrës që në momentin e ndezjes së disa vatrave të zjarrit, e më pas u vendos evakuimi i menjëhershëm i banorëve në disa fshatra.
    Në fotot e siguruara dhe publikuara nga MIA (Agjencia për Media dhe Informim), shihen disa nga momentet më të vështira që kanë kaluar zjarrfikësit, ushtria dhe banorët, të pafuqishëm përpara agresivitetit të flakëve.

    Nga flakët u prek Gramshi, Delvina dhe Berati, aty ku banorët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre dhe mundin e një jete. Dhjetëra shtëpi u dogjën së bashku me dhjetëra bagëti, pasi vatrat e zjarrit dolën jashtë kontrollit.
    Më tepër shtëpi janë djegur në Skënderbegas të Gramshit, aty ku situata është përmirësuar për fat të mirë ndjeshëm. Puna e pandërprerë në zonat me vatrat më të mëdha të zjarreve, nga ajri e toka, ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës, teksa dy ditët e kaluara ishin të vështira.