Tag: flakën

  • E pabesueshme/ Ekipi bie nga kategoria, tifozët i vënë flakën stadiumit (VIDEO)

    E pabesueshme/ Ekipi bie nga kategoria, tifozët i vënë flakën stadiumit (VIDEO)

    Futbolli finlandez nuk shquhet për skena të huliganizmit ekstrem. Por ajo që ka ndodhur këtë javë në Finlandë po bën xhiron e rrjetit.
    Klubi i FC Haka, një nga më të njohurit në vend me 9 tituj kampion dhe me prani të vazhdueshme në Europë, ka rënë nga kategoria pas një sezoni katastrofë, duke marrë vetëm 17 pikë. Ultrasit e kësaj skuadre kanë qenë shumë të inatosur, por ajo që ka ndodhur në natën e 7 dhjetorit, kalon ccdo limit.
    Disa prej tyre i kanë vënë flakën stadiumit  “Tehtaan Kenta”. Flaka është përhapur me shpëjtësi duke shkatërruar thuajse gjithë impiantin dhe fushën e lojës, teksa zjarrfikësit e kishin të vështirë të kontrollonin situatën.
    Megjithatë, policia ka identifikuar edhe shkaktarët e ngjarjes në një kohë të shkurtër, pasi ka arrestuar një 15-vjeçar, i cili më pas ka pranuar fajësinë dhe ka përfshirë edhe dy bashkëmoshatarë. Stadiumi i qytetit të vogël prej pak më shumë se 20 mijë banorësh, kishte 3500 vende dhe ishte inauguruar në vitin e largët 1934.

  • I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

    I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

    Policia e Bosnjë dhe Hercegovinës arrestoi një person, pasi akuzohet si ka vënë zjarrin automjetin zyrtar të kryetares së bashkisë së Mostarit, Marija Kordić, në fillim të kësaj jave.
    “Personi i përfshirë në djegien e automjetit të kryetarit të bashkisë së Mostarit është dërguar në stacionin e policisë, ku do të merret në pyetje”, thanë nga departamenti i policisë së qarkut me seli në Mostar.
    Ata shtuan se ai do t’i dorëzohet më pas Zyrës së Prokurorit të Këshillit Kombëtar Kroat, i cili po udhëheq hetimin.
    Automjeti zyrtar i kryebashkiakes së Mostarit u dogj të mërkurën në mbrëmje përpara shtëpisë së familjes së saj. Raportet e medias thonë se policia përcaktoi nga kamerat e sigurisë se dy persona morën pjesë në djegien e automjetit. Njëri ishte duke kryer rolin e vëzhguesit dhe më pas tjetri ia vuri flakën.
    Në deklaratën e saj të parë publike, Kordić theksoi se kohët e fundit ka qenë dëshmitare e krijimit të organizuar të narrativave të urrejtjes dhe sulmeve ndaj punës së saj. “Vetëm sepse ne mbrojmë interesat e qytetit të Mostarit”, tha ajo.

  • “Dramë” në kryeqytet, 37-vjeçarja i vë flakën shtëpisë së të dashurit

    “Dramë” në kryeqytet, 37-vjeçarja i vë flakën shtëpisë së të dashurit

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 37 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi dyshohet se i ka vënë flakën banesës së të dashurit të saj. Burime bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur si pasojë e një konflikti që 37-vjeçarja ka pasur me partnerin e saj, teksa sipas policisë e shtetasja H.L ka djegur pjesërisht banesën për motive të dobëta. 
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan në flagrancë shtetasen H. L., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka djegur pjesërisht, për motive të dobëta, banesën në pronësi të të dashurit të saj”, njofton policia.
    Shtëpia që ishte në pronësi të të dashurit të saj ka marrë dëmtime të konsiderueshme si pasojë e flakëve, ndërsa nuk dihen detajet, apo shkaqet e konfliktit mes tyre që çoi drejt këtij akti të pazakontë./ZËRI

  • VIDEO/ I maskuar dhe me shishen e benzinës në derën e biznesit, si autori i maskuar i vuri flakën mobilierisë

    VIDEO/ I maskuar dhe me shishen e benzinës në derën e biznesit, si autori i maskuar i vuri flakën mobilierisë

    Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet momenti i vënies së zjarri të biznesit të mobilierisë në Vlorë.

    Sipas burimeve policore, rreth orës 03:00 të mëngjesit, një person i maskuar është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa i afrohet objektit, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon të mbushur me benzinë, i vë flakën mobilierisë.
    Autori më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
    Flakët janë vënë re nga një fqinj, i cili ka njoftuar menjëherë pronarin e biznesit, Eduart Aliko. Ky i fundit ka mbërritur në vendngjarje vetëm pak minuta më pas dhe ka parë se kati i parë i mobilerisë ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.
    Në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme.
    Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pamjet e kamerave të sigurisë janë sekuestruar si provë materiale.

    Top Channel

  • Burri godet me thikë të partnerin e ish-të dashurës, pastaj i vë flakën vetes dhe vdes

    Burri godet me thikë të partnerin e ish-të dashurës, pastaj i vë flakën vetes dhe vdes

    Një 32-vjeçarar u plagos me thikë në  Fiorenzuola d’Arda , në provincën e Piacenzës , ndërsa ishte ulur në një stol. Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet italiane, sulmuesi i dyshuar është ish-partneri i të dashurës së tij , i cili më vonë u gjet i djegur për vdekje në makinën me të cilën ishte larguar pas ngjarjes. 
    32 vjeçari u godit dhjetë herë me thikë në qafë dhe bark. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Maggiore në Parma, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është ende në gjendje të rëndë shëndetësore. 
    Sulmuesi i dyshuar, një shtetas ukrainas, ish-partneri i të dashurës së tij, iku me makinën e tij, duke u zhdukur pa gjurmë. Më pas ai shkoi në një zonë të izoluar në Lusurasco , në rrugën provinciale që lidh Fiorenzuolën me Castellarquaton, dhe kreu vetëvrasje duke i vënë flakën makinës. Burri u gjet i karbonizuar. 

  • E rëndë më Michigan/ Një person qëllon me armë besimtarët dhe i vë flakën kishës, 4 të vdekur dhe 8 të plagosur

    E rëndë më Michigan/ Një person qëllon me armë besimtarët dhe i vë flakën kishës, 4 të vdekur dhe 8 të plagosur

    ZJARRI NE KISHE

    SHBA- Të paktën katër persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur, hyri me një automjet brenda një kishe në Michigan, hapi zjarr dhe i vuri flakën ndërtesës, thotë policia.
    Zyrtarët thanë se sulmi në Kishën që gjendet në një qytet 100 km në veriperëndim të Detroitit, ndodhi gjatë një shërbese të së dielës ku morën pjesë qindra njerëz.
    I dyshuari, i identifikuar si Thomas Jacob Sanford, 40 vjeç, nga Burton, Michigan, u qëllua për vdekje më vonë nga policia në parkingun e kishës.
    Autoritetet po e hetojnë incidentin si një “akt dhune të qëllimshëm”, por thonë se motivi mbetet i paqartë.
    Dy viktima vdiqën nga plagët me armë zjarri, tha shefi i policisë së Grand Blanc Township, William Renye, në një konferencë për shtyp të dielën.
    Ai më vonë tha se dy persona të tjerë ishin gjetur të vdekur dhe “disa” të tjerë mbetën të zhdukur, megjithëse nuk mund të thoshte se sa. Kisha ishte ende duke u “pastruar” të dielën në mbrëmje pasi pësoi dëme të mëdha nga zjarri, tha ai.

    Hetuesit po kryejnë një kontroll në pronën e të dyshuarit dhe po shqyrtojnë të dhënat e telefonit të tij celular, ndërsa punojnë për të përcaktuar një motiv.
    Të dhënat tregojnë se Sanford ishte një veteran i Korpusit të Marinës, raportoi partneri amerikan i BBC-së, CBS.
    Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, e dënoi incidentin, duke thënë: “Dhuna kudo, veçanërisht në një vend adhurimi, është e papranueshme”, duke shtuar se po e monitoronte situatën.

  • Paralajmërimi i Presidentit të Iranit: Trump mund t’i vërë flakën rajonit të Lindjes së Mesme

    Paralajmërimi i Presidentit të Iranit: Trump mund t’i vërë flakën rajonit të Lindjes së Mesme

    Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit të Lindjes së Mesme.
    Sipas mediave të huaja, komentet Pezeshkian i bëri në një intervistë me rrjetin partner amerikan NBC News.
    Pezeshkian tha se Trump pretendon se “administrata e tij ka ardhur për të krijuar paqe, por rruga që ata kanë ndërmarrë do t’i vërë flakën të gjithë rajonit”.
    Ai vazhdoi duke thënë se Irani “nuk ka filluar kurrë një luftë” dhe “nuk do të fillojë kurrë ndonjë luftë”.
    “Por kushdo që na sulmon, ne do të bëjmë çmos për t’i dhënë përgjigjen më të fortë”, tha ai.
    “Ne me siguri do t’i rrisim kapacitetet tona çdo ditë në mënyrë që të parandalojmë që dikush të na sulmojë”, shtoi ai më tej.
    Ai foli pasi Trump përshëndeti operacionin e SHBA-së, ku shtatë bombardues amerikanë B-2 hodhën bomba mbi objektet kryesore bërthamore të Iranit në qershor.
    “Asnjë vend tjetër në botë nuk do të kishte bërë atë që bëmë ne”, i tha presidenti amerikan OKB-së të marten.
    “Asnjë vend tjetër nuk ka pajisjet për të bërë atë që bëmë ne, ne kemi armët më të fuqishme në tokë, ne urrejmë t’i përdorim ato”, ishte një pjesë e asaj që tha Trump në OKB.

  • E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

    E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

    Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 11:57
    Një 59-vjerçar nga Librazhdi i ka vënë flakën vetes me benzinë, në kushte të rënduara psikologjike.
    Policia bën me dije se ai ka mundur që të shpëtohet në kohë, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    “Më datë 17.09.2025, shtetasi A. C., 59 vjeç, dyshohet se në kushte të rënda psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Aktualisht është në kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

  • Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

    Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

    Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe zjarrvënies së qëllimshme, pasi ai u përpoq të mbyste djalin e tij të mitur.

    Fëmija u shpëtua falë ndërhyrjes së njërit prej dy qenve të familjes, të cilët ndihmuan në ndalimin e sulmit. Alarmi u dha kur i mituri telefonoi në numrin 112, duke kërkuar ndihmë dhe duke raportuar përpjekjen e babait për ta mbytur.
    Në momentin që karabinierët mbërritën në vendngjarje, gjetën shtëpinë të përfshirë nga flakët, të cilat u shuan nga zjarrfikësit, si dhe dy qen të mëdhenj, por pa gjurmë të babait dhe fëmijëve.
    I mituri ishte shpëtuar tashmë nga shërbimet e urgjencës dhe dërguar në spital, i tronditur por në gjendje të mirë të përgjithshme. Ai u tha autoriteteve se arriti të shpëtonte vetëm falë ndërhyrjes së qenit.
    Pas vlerësimit të situatës, babai u dorëzua vetë në një stacion karabinierësh, duke pranuar se e kishte sulmuar të birin gjatë një grindjeje dhe më pas i kishte vënë flakën shtëpisë. Ai u arrestua dhe u dërgua në burg.

    Top Channel