Tag: flagrancë

  • Me thasë me drogë në makinë e me pushkë me vete, arrestohen në flagracë 2 persona në Nikël

    Me thasë me drogë në makinë e me pushkë me vete, arrestohen në flagracë 2 persona në Nikël

    arrestimi

    FUSHË-KRUJË-Shaban Haka dhe Ilir Topalli janë arrestuar në flagrancë në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike. Në mjetin e tyre tip “Wolswagen”, u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë dhe një armë gjahu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edh etre aparate celularë.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.
    Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.
    Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.
    Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
    Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.
    Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Kapet shqiptari me 1.2 kg kokainë të pastër në Itali, i gjenden edhe 21 mijë euro cash

    Kapet shqiptari me 1.2 kg kokainë të pastër në Itali, i gjenden edhe 21 mijë euro cash

    Karabinierët italianë kanë arrestuar një 33-vjeçar shqiptar në zonën e Cinquemiglia, Città di Castello, pasi u kap në flagrancë gjatë një shkëmbimi të dyshimtë droge.

    Sipas mediave italiane, oficerët ndërhynë në momentin e transaksionit mes dy shoferëve, duke zbuluar se në paketën e dorëzuar ndodheshin 1.2 kilogramë kokainë të pastër.

    Hetimet çuan më pas në banesën e shqiptarit, banues në Umbertide, ku policia gjeti një peshore precize, materiale paketimi dhe rreth 21 mijë euro në para të gatshme, shumën të cilën i arrestuari nuk mundi ta justifikonte. Të gjitha materialet dhe paratë u sekuestruan nga karabinierët.

    Pas arrestimit në flagrancë, 33-vjeçari u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në Perugia. Gjykata konfirmoi masën e arrestit, duke urdhëruar që ai të mbahet në arrest shtëpiak në pritje të hetimeve të mëtejshme.

  • Arrestohet çifti nga Devolli me 5.8 kg kanabis, do e trafikonin në Greqi

    Arrestohet çifti nga Devolli me 5.8 kg kanabis, do e trafikonin në Greqi

    Policia e Devollit, pas katër javësh hetim, këtë të enjte ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, bashkëshortë, pasi kanë prodhuar bimë narkotike në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.
    Sipas raportimeve, nga kontrolli i banesës, policia ka gjetur 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.
    Ndërkohë, policia ka sekustruar në cilësinë e provës materiale dy 2 celularë të të dy shtetasve.
    Në kuadër të operacionit “Fazat” u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe, bashkëshortë, banues në Devoll, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO – Arrestohen dy të rinj nga Bardhajt, u kapën me makinë duke shpërndarë kanabis sativa…

    VIDEO – Arrestohen dy të rinj nga Bardhajt, u kapën me makinë duke shpërndarë kanabis sativa…

    Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në të dhënat e siguruara nëpërmjet rrugëve operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kapën në flagrancë dy shtetas, të cilët po qarkullonin me automjet me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza, si dhe gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:Aurel Shkrepaj, 21 vjeç, dhe Ardian Ballza, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”
    

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • EMRAT/ Kapen në flagrancë dhe arrestohen dy 21-vjeçarë me kanabis në Shkodër

    EMRAT/ Kapen në flagrancë dhe arrestohen dy 21-vjeçarë me kanabis në Shkodër

    Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në qytetin e Shkodrës, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të dyshuar kanabis me qëllim shitjeje.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza, të dy 21 vjeç dhe banues në fshatin Bardhaj, si dhe gjatë kontrollit të automjetit të tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi kanabisi, së bashku me mjetin që përdorej për këtë veprimtari kriminale.
    Pas përfundimit të veprimeve procedurale, të dy shtetasit u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.

  • Shkodër, “Shqiponjat” arrestojnë në flagrancë dy 21-vjeçarë, shitës të lëndëve narkotike

    Shkodër, “Shqiponjat” arrestojnë në flagrancë dy 21-vjeçarë, shitës të lëndëve narkotike

    Forcat speciale “Shiponja” kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët po qarkullonin me automjet me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis.
    Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza si dhe gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
    Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza 21 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”
     
     
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

  • Shkodër / Kapen në flagrancë me kanabis dy të rinj, arrestohen nga Policia – sekustrohet makina dhe droga

    Shkodër / Kapen në flagrancë me kanabis dy të rinj, arrestohen nga Policia – sekustrohet makina dhe droga

    Vijojnë goditjet ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet. Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, teksa po transportonin lëndë narkotike të dyshuar si kanabis në automjetin e tyre.
    Operacioni u finalizua pas kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë ndalimit dhe kontrollit fizik të shtetasve Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza të dy 21 vjeç dhe banues në fshatin Bardhaj, si dhe të automjetit që ata përdornin, Policia gjeti një sasi të konsiderueshme kanabisi.
    Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që dy të rinjtë përdornin për aktivitetin kriminal.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza të cilët akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për hetime të mëtejshme.

  • Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

    Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku një 49-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj avokatit të djalit të saj.
    Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për shtetasen V. Xh., banuese në fshatin Mbrostar Ura, e cila akuzohet se ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier.
    Ky i fundit është avokati që përfaqëson djalin e saj në një proces gjyqësor kundër prindërve.
    “Akuzohet se goditi avokatin e djalit Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.”, sqaron policia.

  • Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, kapet në flagrancë kultivuesi

    Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, kapet në flagrancë kultivuesi

    Policia e Mirditës ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Bisakë.
    Gjatë kontrolleve në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë zbuluan një parcelë të mbjellë me 22 bimë të dyshuara të llojit cannabis sativa.
    Në momentin e ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, i cili dyshohet se ishte kujdesur për kultivimin e këtyre bimëve.
    Bimët narkotike u asgjësuan në vendngjarje përmes djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua si provë materiale për hetimet e mëtejshme.
     

  • Dhunuan me grushte dhe sende të forta 52-vjeçarin, arrestohen 2 kushërinjtë në Lushnjë

    Dhunuan me grushte dhe sende të forta 52-vjeçarin, arrestohen 2 kushërinjtë në Lushnjë

    Policia ka ndaluar dy persona, kushërinj, të cilët dyshohen se kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. Gj., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Gafurr Muço” dhe pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë thonë se kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë autorët e dyshuar.
    “Ditën e djeshme, pas njoftimit të marrë se në një lokal në lagjen ‘Gafurr Muço’, 2 shtetas kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetasi tjetër, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të dyshuar.”, bën me dije policia.
    Më pas në njoftim thuhet se në përfundim të hetimeve paraprake, “specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit E. Zh., 35 vjeç dhe M. Zh., 31 vjeç, banues në fshatin Qerret i Ri, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në fshatin Jeta e Re.”
    I dëmtuari ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.