Tag: flagrancë

  • EMRAT/ Shisnin kanabis dhe kokainë, kapen në flagrancë 3 persona në Lezhë, mes tyre 1 i mitur

    EMRAT/ Shisnin kanabis dhe kokainë, kapen në flagrancë 3 persona në Lezhë, mes tyre 1 i mitur

    Policia e Lezhës ka kapur tre persona, mes tyre një të mitur, pasi akuzohen për shitje droge.

    Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë Leo Marku dhe Alfred Ndreu. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i Policisë:

    DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

    Shitnin lëndë narkotike në doza, kapen në flagrancë 3 shtetas.

    Vihen në pranga 2 prej tyre, procedohet në gjendje të lirë tjetri (i mitur).

    Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.

    Gjatë kontrolleve në terren, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar në fshatin Balldre, një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonin shtetas që shitnin lëndë narkotike.

    Gjatë kontrollit në automjet tip “Volkswagen” dhe kontrollit fizik ndaj 3 shtetasve që qarkullonin me të, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.
    Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre, shtetasit L. M., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

    Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin:
    -u arrestuan në flagrancë shtetasit L. M., 36 vjeç, dhe A. N., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
    -nisi procedimi penal për shtetasin tjetër, 17 vjeç, për të njëjtën vepër penale.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 3 celularë.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • (VIDEO) Kapet në flagrancë autovjedhësi në Tiranë, 35-vjeçari drejtonte makinën e sapo grabitur

    (VIDEO) Kapet në flagrancë autovjedhësi në Tiranë, 35-vjeçari drejtonte makinën e sapo grabitur

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të vjedhur vetëm pak kohë më parë në zonën e Yrshekut.
    Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një automjeti dhe organizuan punën për identifikimin e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.
    Ky shtetas u ndalua në Rrugën e Qelqit, teksa po drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., i cili kishte denoncuar vjedhjen e mjetit nga oborri i banesës së tij.
    Automjeti i vjedhur është sekuestruar nga Policia, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve.

  • Kapet në flagrancë 35-vjeçari që vodhi automjetin në Yrshek

    Kapet në flagrancë 35-vjeçari që vodhi automjetin në Yrshek

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të vjedhur në zonën e Yrshekut.
    Sipas uniformave blu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një mjeti, duke organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është arrestuar shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua në Rrugën e Qelqit, teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E.. Hetimet paraprake tregojnë se 35-vjeçari e kishte vjedhur automjetin në oborrin e banesës së këtij të fundit.
    Automjeti i vjedhur është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • U merrte para pacientëve për ekot, kapet në flagrancë mjeku në Fier! I gjenden edhe miliona lekë në banesë

    U merrte para pacientëve për ekot, kapet në flagrancë mjeku në Fier! I gjenden edhe miliona lekë në banesë

    Një mjek i spitalit të Fierit përfundoi në prangat e policisë pasi i merrte para pacientëve për të kryer ekot. Mjeku imazherist Gëzim Taullaj u kap në flagrancë teksa i merrte lekë pacientit që do të kryente ekon abdominale. Siç njoftoi policia, hetimet për të zgjatën 4 muaj.
    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025, për veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajsh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier. Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale”, njoftoi policia.
    Gjithashtu, mjeku në fjalë shpërdoronte detyrën. Gjatë orarit zyrtar të punës ai vizitonte pacientë edhe në dy klinika private në Fier.
    Po ashtu janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash që ai i mbante në banesë. Bëhet fjalë për mbi 1.8 milionë lekë të reja, mbi 39 mijë euro, mbi 2 mijë paund dhe 75 dollarë.

  • I dehur në timon mori përpara një makinë dhe bëri për spital shoferen, AMP arreston efektivin e policisë

    I dehur në timon mori përpara një makinë dhe bëri për spital shoferen, AMP arreston efektivin e policisë

    amp

    TIRANË- Një punonjës i policisë është arrestuar në flagrancë nga AMP, si i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Gjatë drejtimit të mjetit, efektivi i policisë ka goditur një automjet tjetër, drejtuesja e të cilit është dëmtuar e dërguar për ndihmë në Spitalin e Traumës. Nga verifikimi me testin matës së alkoolit, punonjësi i policisë me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l.
    Njoftimi:
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
    Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku për pasojë është dëmtuar shtetasja P. K., e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l.
    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

  • AMP arreston në flagrancë policin që shkaktoi aksident me një të dëmtuar në Tiranë

    AMP arreston në flagrancë policin që shkaktoi aksident me një të dëmtuar në Tiranë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., i cili shërbente si Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, sipas nenit 291 të Kodit Penal.
    Arrestimi u bë pasi gjatë drejtimit të automjetit, I. Q. ka goditur nga pas një tjetër mjet, duke shkaktuar dëmtime tek shtetasja P. K. Gruaja u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Testi i alkoolit tregoi se punonjësi kishte nivel prej 0.94 mg/l. Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson përkushtimin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje ose abuzim nga punonjësit e strukturave policore, duke kontaktuar në numrin e gjelbër 0800 9090 ose në adresën e Email-it [email protected].

  • AMP arreston në flagrancë efektivin e policisë, përplasi një makinë në gjendje të dehur

    AMP arreston në flagrancë efektivin e policisë, përplasi një makinë në gjendje të dehur

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.amp-Agjencia-e-Mbikeqyrjes-Policore
    Arrestimi u bë pasi gjatë drejtimit të automjetit ai ka përplasur nga pas një tjetër mjet, duke shkaktuar dëmtimin e shtetases P. K., e cila u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Testi i alkoolit tregoi se efektivi drejtonte mjetin me 0.94 mg/l alkool në frymëmarrje.

    Njoftimi i policisë:
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
    Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku për pasojë është dëmtuar shtetasja P. K., e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l.
    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

  • Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit nga policia kufitare

    Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit nga policia kufitare

    Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi.

    Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.
    Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • FOTO – Vihen në pranga 2 shtetas, kapen në flagrancë me “mall” dhe me mjet prerës- thikë, në automjet

    FOTO – Vihen në pranga 2 shtetas, kapen në flagrancë me “mall” dhe me mjet prerës- thikë, në automjet

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe S. F. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza, dhe një mjet prerës (thikë).
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 35 vjeç, banues në fshatin Dragoç, dhe S. F., 39 vjeç, banues në Shkodër.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Tiranë, operacioni policor “Aksi”, vë në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike

    Tiranë, operacioni policor “Aksi”, vë në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton përmes një postimi në mediat sociale, se është finalizuar pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.

    Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.