Një 59-vjeçar në Roskovec është arrestuar nga policia në flagrancë, teksa ujiste një parcelë me 22 bimë kanabisi. Bimët narkotike ishin kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte 59-vjeçari.
“Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Për rastin u vu në pranga shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh. Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte”, njofton policia.
Sakaq, bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies.
Tag: flagrancë
-

VIDEO / Droni kap mat 59-vjeçarin në parcelën me kanabis
-

Kapet ‘skifteri’ në Laç, 26-vjeçari arrestohet teksa tentonte të shiste sendet e vjedhura në një qytet tjetër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestojnë në flagrancë një 26-vjeçar, i dyshuar për dy vjedhje të kryera në qytetin e Laçit, brenda një harku kohor prej 24 orësh.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit A. B., për vjedhjen e automjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, të parkuar në qytetin e Laçit, Policia organizoi veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit dhe identifikimin e autorit.
Falë informacioneve të grumbulluara, automjeti u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, ku u kap në flagrancë edhe autori i dyshuar, F. D., 26 vjeç, banues në Laç, në momentin që po tentonte të largohej me automjetin, me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër.
Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se po ky shtetas, më datë 13.06.2025, kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër, në pronësi të shtetasit B. K., të parkuar në Laç, dhe kishte vjedhur disa sende në brendësi të tij.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 26-vjeçari F. D., për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

VIDEO/ Kapet ‘skifteri’ në Laç, 26-vjeçari arrestohet teksa tentonte të shiste sendet e vjedhura në një qytet tjetër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestojnë në flagrancë një 26-vjeçar, i dyshuar për dy vjedhje të kryera në qytetin e Laçit, brenda një harku kohor prej 24 orësh.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit A. B., për vjedhjen e automjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, të parkuar në qytetin e Laçit, Policia organizoi veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit dhe identifikimin e autorit.
Falë informacioneve të grumbulluara, automjeti u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, ku u kap në flagrancë edhe autori i dyshuar, Françesko Doçi, 26 vjeç, banues në Laç, në momentin që po tentonte të largohej me automjetin, me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër.
Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se po ky shtetas, më datë 13.06.2025, kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër, në pronësi të shtetasit B. K., të parkuar në Laç, dhe kishte vjedhur disa sende në brendësi të tij.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 26-vjeçari Françesko Doçi, për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
-

Shiste heroinë dhe kanabis, arrestohet 53-vjeçari në Fier, policia jep detaje
Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Fier, pas një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 53-vjeçari u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të ndarë në doza.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza Heroine, një sasi kanabisi në trajtë çokollate, peshore elektronike, krehër pistolete, që i posedonte 53-vjeçari, si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e tij kriminale.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Finalizohet si rezultat i hetimit me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Moment”.
Vihet në pranga një 53-vjeçar që shiste doza Heroine në qytetin e Fierit.
53-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur doza një shtetasi. Procedohet penalisht blerësi.
Sekuestrohen doza Heroine, një sasi kanabisi në trajtë çokollate, peshore elektronike, krehër pistolete, që i posedonte 53-vjeçari, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e tij kriminale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.
Gjatë operacionit, në lagjen “Liri Gero”, Fier, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. M., duke i shitur lëndë narkotike Heroinë, në doza, shtetasit F. D.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. M. dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Heroinë të ndarë në doza gati për shitje, një sasi lëndë narkotike Cannabis në trajtë çokollate, një krehër pistolete, 1 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti që ky shtetas përdorte për këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Fier, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 37 vjeç, banues në Patos.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. -

Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan
Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan pasi u kap duke transportuar 3 persona nga Palestina, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Policia sekuestroi makinën e Drisel Biçakut dhe 2 celularë si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
D. B., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Elbasan, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit, 3 emigrantë nga Palestina, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Arrestohet në flagrancë 33- vjeçari nga Bushati, u kap i dehur dhe pa patentë në drejtim të automjetit
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. M., 33 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në rrugën dytësore “Milot-Lezhë”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.
Pas ndalimit të tij nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se shtetasi J. M. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Hyn në shtëpinë e një gruaje në Ksamil dhe instalon kamera, burri kapet në flagrancë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, nën akuzën e dhunimit të pronës private.
Sipas policisë, A. L. është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj pronës së shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese gjithashtu në Ksamil. Kjo e fundit është e pajisur me certifikatë pronësie për banesën që ishte objekt i ndërhyrjes së paligjshme.
Hetimet paraprake tregojnë se 54-vjeçari ka hapur me forcë derën e banesës, ka ndërruar bravën e hyrjes, dhe ka vendosur një portë të re pa pëlqimin e pronares. Për më tepër, ai ka instaluar edhe kamera sigurie në ambientet e banesës, në mënyrë të paautorizuar.
Policia bën me dije se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe se ndaj shtetasit A. L. rëndojnë akuzat për veprime të paligjshme që cenojnë pronën dhe sigurinë e shtetases B. L
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë.
Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares.
gijotina.com/ -

Kapet në flagrancë me ‘porcionet’ gati, 22-vjeçari shpërndante kokainë në Durrës
Një tjetër goditje ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike është finalizuar nga Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Porcione”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Si rezultat i hetimeve të mbështetura në informacionet e siguruara në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 22 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë zbuluan një vend të përshtatur për fshehjen e lëndës narkotike, ku u gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar si kokainë, të ndara në porcione dhe të gatshme për shitje.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Policia e Durrësit thekson se operacione të tilla do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim goditjen e shpërndarjes së drogës në doza të vogla dhe rritjen e sigurisë në komunitet.
-

Po tentonte të vidhte 1 automjet, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 56-vjeçar, pasi u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet në lagjen “Beqir Dardha”.
Uniformat blu kanë sekuestruar sendin metalik që autori po përdorte për të hapur derën e automjetit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo janë njoftuar për një tentativë vjedhjeje të një automjeti tip “Mercedes Benz ML”, në lagjen “Beqir Dardha”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë u ndalua autori i rastit, shtetasi L. M., 56 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu, po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al -

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Ja çfarë thotë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se kreu i SPAK, Altin Dumani duhet të dalë në një deklaratë për mediat, ashtu siç premtoi, dhe të tregojë çfarë shkoi dhe çfarë nuk shkoi me task forcën për parandalimin e krimeve zgjedhore. Sipas tij asnjë nga ato objektiva të parashtruara nga SPAK për krimet zgjedhore nuk u arrit, as premtimi i Dumanit se do ketë arrestime në flagrancë para zgjedhjeve.
“Dumani duhet të dalë të thotë çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi mirë në planin e masave të prezantuar që në janar. Ai ishte i vetmi që tha se do ketë arrestime në flagrancë para zgjedhjeve, kapja e e personave në flagrancë do shumë rrjet informativ gjë që këta menduan se do ta zbatonin por se bënë dot. Kemi filluar nga Shkodra, Malësi të Madhe, Tiranë, Elbasan, kemi në Korçë kontrolle, Fieri është i vetmi ku ndodhi një arrestim në flagrancë. SPAK është marrë vetëm me PSD e Tom Doshit, duhet ta sqarojë vetë Dumani pse”, tha ai.