Tag: fjetur

  • Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak

    Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak

    Një fëmijë afërsisht njëvjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një çerdhe në Parma të Italisë.

    Sipas raportimeve, fëmija pësoi një atak kardiak gjatë gjumit të pasdites. Pas përpjekjeve fillestare për ta kthyer në jetë, ai u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë, ndërsa hetimi është duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.
    “Jemi të tronditur nga ajo që ndodhi. Një jetë e re e ndërprerë kaq papritur është zemërthyer dhe na lë pa fjalë”, u shpreh kryebashkiakja, Michele Guerra.
    “Ne qëndrojmë me familjen në këtë moment pikëllimi të thellë dhe jemi pranë stafin e çerdhes dhe familjeve Brucoverde në këtë kohë të tmerrshme”, përfundoi ajo.

    Top Channel

  • “Violinistja shëtitëse duke fjetur”, piktura që të rrëqeth sa herë e shikon

    “Violinistja shëtitëse duke fjetur”, piktura që të rrëqeth sa herë e shikon

    Nga Albert Vataj

    “Violinistja shëtitëse duke fjetur”, një bukuri delikate që ngjeth. Kjo është një punë shumë e bukur dhe shprehëse e piktorit rus, Franz Alekseyevich Roubaud, i cili është arsimuar, ka jetuar dhe krijuar në Gjermani.

    Roubaud u lind më 15 qershor 1856 në Odessa dhe vdiq në Munich, më 13 mars 1928. Ai vdiq në moshën 71-vjeçare. Franz Alekseyevich Roubaud, ishte një piktor rus. Ai shquhej për pikturën panoramike. Punët e tij ishin në përmasa shumë të mëdha, aq sa shumë panaire dhe studio arti janë detyruar të përshtatin ambientet enkas për të ekspozuar pikturat e tij.

    “Violinistja shëtitëse duke fjetur” është një punë shumë joshëse dhe me peshë emocionale. Ajo përcjell fatin e artistit të rrugës, një fat i trishtë që rreket të ngrihet mbi forcën e vullnetit dhe pasionit për të sfiduar varfërinë.

    Kjo bohemiane, e cila luan me violinën e saj nëpër cepa rrugësh për të fituar bukën e gojës, vjen përmes kësaj penelate shumë shprehëse, si nëpërmjet mjeteve estetike, teknika, koloriti dhe dritëhija, ashtu dhe elementët përbërës: fletët e muzikës që kanë rrëshqitur nga duart e vajzës, violina e vendosur shkujdesur në anë të saj, gjithashtu veshja, e cila me sa duket është veshje karakteristike e vajzave të vendlindjes së tij.

    Sytë e mbyllur dhe duart e shkrehura, pozicioni i qëndrimit, këmbët e zbathura, e përcjellin këtë çast prehje, sa njerëzore aq impresionuese. Mes dëshirës së admirimit të kësaj pune, pikëllimit të këtij çasti, shikuesi e ka të pamundur të zgjedhë cilën anë të mbajë. Atë e godet tematika, ashtu siç e josh realizimi artistik, atë e pikëllon gjendja e vajzës, ashti siç e ngërthen makthi i jetës së artistit të rrugës. Gjithsesi, kjo është një punë që të përfshin, të emocionon, të magjeps, të bën të ndihesh tokësor në këtë qiellore shprehëse artistike të Franz Alekseyevich Roubaud.

    ObserverKult

    _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

    Lexo edhe:

    MISTERET E FSHEHURA NË PIKTURAT E FAMSHME

  • Youtuber-i i famshëm gjendet i pajetë pas transmetimit live maratonë në kanalin e tij

    Youtuber-i i famshëm gjendet i pajetë pas transmetimit live maratonë në kanalin e tij

    Showbiz E Martë, 9 Shtator 2025 15:26
    Një YouTuber i njohur nga Koreja e Jugut është gjetur i vdekur në moshën 46 vjeç, vetëm dy ditë pasi u ankua për mungesë gjumi në një transmetim maratone.
    Dae Library, emri i vërtetë i të cilit ishte Na Dong-hyun, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seul të shtunën nga policia, e cila u dërgua pas telefonatave nga miqtë të cilët thanë se ai nuk i doli ne takim sic e kishin planifikuar.

    Policia nuk gjeti shenja të ndonjë akti të paligjshëm, as një shënim vetëvrasjeje. Ata po hetojnë mundësinë që ai të ketë një sëmundje të mëparshme.
    Vetëm dy ditë para vdekjes së tij, ai u tha ndjekësve të tij se kishte fjetur shumë pak ndërsa po merrte pjesë në Javën e Modës në Seul.
    “Mendoj se kam fjetur për rreth tre orë pasi kisha bërë flokët dhe grimin që nga mëngjesi”, pranoi ai në transmetimin e drejtpërdrejtë.
    Ai nxori transmetimin e tij të fundit për më shumë se pesë orë, në të cilin foli me fansat dhe luajti lojëra me ta.
    Dae kishte më shumë se 1.4 milion ndjekes në YouTube, duke qenë aktiv në faqe që nga viti 2010.

  • Cilat janë llojet e pagjumësisë

    Cilat janë llojet e pagjumësisë

    Pagjumësia është një çrregullim që manifestohet në mënyra të ndryshme. Vështirësia në të fjetur është vetëm një prej tyre.

    Ka njerëz që nuk i zë gjumi lehtë, që nuk flenë dot gjithë natën ose që zgjohen shumë herët.
    Studimet e fundit kanë identifikuar kategoritë e pagjumësisë, të cilat do t’i gjeni si më poshtë:

    Pagjumësia e Përgjithshme
    Pagjumësia e përgjithshme ka të bëjë me vështirësi në fjetje dhe zgjimin përpara kohe.
    Këto çrregullime mund të përkufizohen edhe nga një cilësi e dobët e gjumit.
    Pagjumësia e Përshtatur
    Ky çrregullim i njohur edhe si pagjumësia akute ose pagjumësia afat-shkurtër buron nga stresi ose edhe nga një emocion i bukur që largon gjumin.
    Me t’u larguar stresi ose emocioni pozitiv, rikthehet gjumi normalisht.
    Pagjumësia E Nxitur
    Kjo ndodh me fëmijët, Kur fëmijët nuk bien për të fjetur vetë, por kanë nevojë që prindërit të diktojnë orën e gjumit.
    Nëse kjo ndodh, fëmijët flejnë normalisht, në të kundërt ata mund të qëndrojnë zgjuar për shumë orë.
    Pagjumësia Idiopatike
    Ky është një çrregullim që zgjat gjatë gjithë jetës dhe nis që në fëmijëri.
    Ajo mund të shkaktohet nga ndonjë problem mjekësor, psikik, ngjarje stresuese, përdorimi i medikamenteve e të tjerë.
    Ky çrregullim ndodh kur në organizëm prishen ekuilibrat. Sistemi i zgjimit është tepër aktiv dhe ai i gjumit jo.
    Pagjumësia Për Shkak Të Medikamenteve dhe Kafesë
    Medikamentet, kafeja, alkoli, substancat e tjera apo një ushqim i caktuar që ju rëndon, e prishin cilësinë e gjumit.
    Ky çrregullim vijon për kohë të gjatë edhe ku i keni lënë këto pije, medikamente apo substanca.
    Pagjumësia Për Shkak Të Një Problemi Mjekësor
    Problemet mjekësore shkaktojnë pagjumësi.
    Ky çrregullim më pas mund të vazhdojë të shpaloset herë pas here edhe nëse problemi mjekësor është zgjidhur.
    Pagjumësia Paradoksale
    Kjo pagjumësi është e ashpër dhe bën që njerëzit të ndihen sikur nuk kanë fjetur për një ose dy ditë.
    Njerëzit e prekur nga ky çrregullim thonë se janë të vetëdijshëm për mjedisin rrethues edhe nëse duket sikur po flenë.
    Ata kanë tendencën ta ekzagjerojnë për kohën që u është dashur të mbyllin sytë dhe për sasinë e gjumit.
    Pagjumësia Psikofiziologjike
    Ky çrregullim shoqërohet me një shqetësim të tepruar në lidhje me arsyet që ju mbajnë zgjuar.
    Pagjumësia në fjalë shfaqet ngadalë dhe avancon me kalimin e viteve.
    Njerëzit e prekur nga ky problem, ndihen të shqetësuar sapo vjen ora e gjumit.
    Ata tensionohen shumë dhe më pas nuk flenë dot.

  • Nuk ju zë gjumi? Provoni këto metoda të thjeshta dhe efektive për të fjetur më shpejt

    Nuk ju zë gjumi? Provoni këto metoda të thjeshta dhe efektive për të fjetur më shpejt

    Në një kohë kur stresi, ekrani i telefonit dhe ritmet e çrregullta të jetës janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, gjithnjë e më shumë njerëz përballen me vështirësi për të fjetur. Të mos flesh mirë ndikon direkt në humor, përqendrim, imunitet dhe energji. Por, lajmi i mirë është se ka disa metoda të thjeshta, natyrale dhe të provuara që mund të ndihmojnë për ta sjellë gjumin më shpejt.

    1. Rregullo ambientin e dhomës

    Mund të duket si një detaj i vogël, por ndriçimi, temperatura dhe zhurmat kanë ndikim të madh te cilësia e gjumit. Sigurohu që dhoma të jetë e errët, me një temperaturë të freskët (rreth 18-20°C) dhe sa më pak zhurmë. Përdor perde të errëta ose syze gjumi nëse ke ndriçim të jashtëm dhe mund të vendosësh edhe një aparat me zhurmë të bardhë për t’u qetësuar.

    2. Shmang telefonin para gjumit

    Ekrani i telefonit apo televizorit lëshon dritë blu, e cila ngatërron trurin duke penguar prodhimin e melatoninës – hormoni që na ndihmon të biem në gjumë. Përpiqu ta largosh telefonin të paktën 30-60 minuta para se të shtrihesh dhe zëvendësoje atë kohë me një aktivitet më qetësues, si leximi i një libri fizik ose një bisedë e këndshme me familjarët.

    3. Bëj një dush të ngrohtë

    Një dush i ngrohtë pak para gjumit ndihmon trupin të relaksohet dhe të kalojë më shpejt në gjendje qetësie. Ndihmon edhe në uljen e temperaturës së trupit, gjë që është sinjal për trurin se është koha për të fjetur.

    4. Përdor teknika të frymëmarrjes
    Një nga teknikat më të thjeshta dhe efektive është ajo e quajtur “4-7-8”: Merr frymë për 4 sekonda, mbaje për 7 dhe nxirre ngadalë për 8 sekonda. Kjo teknikë ndihmon në uljen e ritmit të zemrës dhe qetësimin e sistemit nervor. Përsërite për disa minuta dhe do të ndjesh një ndryshim të menjëhershëm.

    5. Mos e detyro veten të flesh

    Nëse nuk të zë gjumi pas 20-30 minutash që ke qëndruar në shtrat, mos qëndro duke u rrotulluar nervozisht. Ngrihu, shko në një ambient të qetë dhe bëj diçka relaksuese – pa ekran. Kur ndjesh se po të zë gjumi, kthehu në shtrat.

    6. Mos konsumo kafeinë pasdite

    Shumë shqiptarë e kanë zakon të pijnë kafe edhe në orët e vona të pasdites, por kafeina mund të qëndrojë aktive në organizëm deri në 8 orë. Nëse ke probleme me gjumin, kufizoje kafen vetëm në orët e paradites dhe provo çajra relaksues si kamomil apo livando në mbrëmje.

    7. Mbaj një rutinë të përhershme gjumi

    Trupi ynë ka një orë të brendshme (ritmi cirkadian), që funksionon më mirë kur ka një rutinë të rregullt. Përpiqu të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën orë çdo ditë, madje edhe në fundjavë.

  • “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite ndërron jetë në moshën 36-vjeçare, pas 20 vitesh në koma

    “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite ndërron jetë në moshën 36-vjeçare, pas 20 vitesh në koma

    Princi saudit, Alwaleed bin Khaled bin Talal Al-Saud, i njohur në mbarë botën si “Princi i Fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas gati dy dekadash në gjendje kome. Lajmi u bë i ditur të shtunën, më 19 korrik, nga babai i tij, Princi Khaled bin Talal Al-Saud, përmes një postimi prekës në platformën X (ish-Twitter).

    “Oh, pusho në paqe… me besim të thellë në vullnetin e Allahut dhe me dhimbje të madhe, vajtojmë humbjen e birit tonë të dashur,” shkroi princi Khaled, duke e shoqëruar postimin me një foto bardh e zi të të birit, i shtrirë në shtratin e spitalit.

    I lindur në prill të vitit 1990, “Dende” – siç e quante me përkëdhelje familja – pësoi një aksident tragjik me makinë në vitin 2005, në moshën 15-vjeçare, ndërsa ndodhej në Londër për të ndjekur një akademi ushtarake. Goditjet e rënda në kokë dhe gjakderdhja e brendshme e futën në një gjendje kome nga e cila nuk u zgjua më.

    Prej atëherë, ai kaloi 19 vite në një qendër mjekësore në Riad, nën përkujdesjen e pandërprerë të babait të tij, i cili nuk e braktisi kurrë. Dhoma e spitalit u kthye në një vend lutjeje, shprese dhe dashurie të përhershme. Në ngjarje si Ramazani, Bajrami apo Dita Kombëtare, ajo dekorohej sikur ai të ishte i pranishëm në festimet e familjes.

     

     

    Princi Khaled ndante shpesh video në rrjetet sociale që tregonin lëvizje të vogla të të birit – një ngritje gishti, një përpjekje për të lëvizur dorën – të cilat ngjallnin shpresë te mijëra ndjekës. Historia e Princit të Fjetur u kthye në simbol të përkushtimit, dashurisë prindërore dhe besimit të palëkundur.

    Vizitorë të shumtë, nga anëtarë të familjes mbretërore, qytetarë të thjeshtë, deri te liderë të huaj, e kanë vizituar dhomën e tij gjatë viteve, për të ofruar mbështetje dhe për t’u lutur përkrah familjes.

    Alwaleed bin Khaled bin Talal nuk e rifitoi kurrë vetëdijen e plotë, por për babanë dhe familjen e tij, ai mbeti gjithmonë “gjallë”. Vdekja e tij shënon përfundimin e një përballjeje të gjatë dhe të heshtur, që ka prekur zemrat e miliona njerëzve brenda dhe jashtë Arabisë Saudite.

  • Prej 15 vjeç në koma, ndërron jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

    Prej 15 vjeç në koma, ndërron jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

    Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Londër në vitin 2005, kur ishte vetëm 15 vjeç.

    I njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, Al-Waleed pësoi një hemorragji cerebrale dhe gjakderdhje të brendshme në tru si pasojë e aksidentit tragjik. Prej asaj kohe, ai u mbajt në jetë me aparatura, por nuk arriti kurrë të rikuperohej plotësisht apo të rifitonte ndërgjegjen.
    Vdekja e tij u bë e ditur nga babai i tij, Princi Khaled bin Talal Al Saud, përmes një postimi prekës në rrjetin social X (ish-Twitter), ku citoi një varg nga Kurani dhe tha:

    “Me zemra që besojnë në vullnetin dhe caktimin e Allahut, dhe me trishtim të thellë, e njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë të dashur: Princit Al-Waleed bin Khaled bin Talal bin Abdulaziz Al Saud. Allahu e mëshiroftë.”

    Princi Khaled u angazhua personalisht në kujdesin për të birin ndër vite dhe kundërshtoi çdo thirrje për të shkëputur aparaturat që e mbanin në jetë.
    Lajmi për ndarjen nga jeta të princit ka prekur mijëra njerëz në rrjetet sociale, ku hashtag-u “Princi i fjetur” është bërë viral. Përdorues nga mbarë bota kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
    “Zoti e mëshiroftë Princin Al-Waleed. Ngushëllime të sinqerta për familjen,” shkroi një përdorues.“Jeta jote ishte një bekim për familjen dhe botën,” shkroi një tjetër.
    Lutjet mortore për Princin Al-Waleed do të mbahen sot në Xhaminë Imam Turki bin Abdullah në Riad.
    /vizionplus.tv

  • Qëndroi mbi dy dekada në koma, ndërroi jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

    Qëndroi mbi dy dekada në koma, ndërroi jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

    Pas më shumë se njëzet vitesh në një luftë të heshtur mes jetës dhe vdekjes, Arabia Saudite i dha lamtumirën një prej figurave më prekëse të familjes mbretërore. Princi Al Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur prej kohësh në mediat botërore si “Princi i Fjetur”, ka ndërruar jetë, duke mbyllur një kapitull të gjatë vuajtjeje dhe shprese të paprerë.
    I lindur në prill të vitit 1990, Princi Al Waleed ishte djali i madh i Princit Khaled bin Talal Al Saud, një prej figurave të dalluara të shtëpisë mbretërore dhe nip i princit të famshëm miliarder, Al Waleed bin Talal. Që në moshë të re ai ishte rritur nën hijen e privilegjeve të pallatit dhe pritshmërive të një trashëgimie të madhe, por fati i tij do të merrte një drejtim tragjik e të papritur.

    Në vitin 2005, vetëm 15-vjeçar, teksa kryente studimet si kadet ushtarak në Londër, një aksident i rëndë automobilistik i ndryshoi përgjithmonë jetën. Goditja i shkaktoi dëmtime të rënda në tru dhe hemorragji të brendshme, duke e çuar menjëherë në koma. Në një përpjekje të dëshpëruar për ta shpëtuar, familja e tij mobilizoi disa nga mjekët më të njohur në botë, nga SHBA e deri në Spanjë, por pavarësisht çdo ndërhyrjeje, Princi nuk arriti të rikthejë kurrë vetëdijen e tij të plotë.
    Për më shumë se dy dekada, dhoma e tij në spital u shndërrua në një strehë shprese dhe lutjeje. Lëvizje të rralla të pavullnetshme, ndonjëherë një ngritje gishti apo një përpëlitje qepallash, ushqenin besimin e familjes dhe të atyre që e quanin një “mrekulli që priste të ndodhte”.Princi Khaled, babai i tij, sfidoi vazhdimisht sugjerimet mjekësore për të ndërprerë aparaturat që e mbanin në jetë, duke u mbështetur në besimin e tij të palëkundur se Zoti mund të bënte mrekullinë. Ai u bë simbol i një atësie të qëndrueshme, i një dashurie të pakushtëzuar që refuzoi të dorëzohej përballë fatit.
    Vdekja e Princit Al Waleed shënon fundin e një historie të gjatë dhimbjeje dhe shprese që preku mijëra njerëz në mbarë botën, duke i kujtuar të gjithëve se, përtej titujve dhe pasurisë, ekziston një dimension thellësisht njerëzor që bashkon të gjithë. Ai do të kujtohet si “Princi i Fjetur” që sfidoi kohën dhe si një dëshmi e prekshme e dashurisë së pandërprerë të një babai për të birin.AV/KJ

  • Truri yt nuk harron si ke fjetur, as pas 15 ditësh

    Truri yt nuk harron si ke fjetur, as pas 15 ditësh

    Një studim i gjatë me rezonancë magnetike (fMRI), i realizuar nga Ana Triana dhe dy universitete në Finlandë, ndoqi për 133 ditë aktivitetin e trurit dhe zakonet ditore të një individi.

    Çfarë u zbulua? Gjumi, lëvizja, humori dhe frymëmarrja ndikojnë trurin jo vetëm atë ditë, por lënë gjurmë që zgjasin deri në 15 ditë.

    Efektet afatshkurtra ndihmojnë trurin të përshtatet, ndërsa ato afatgjata prekin zonat që lidhen me kujtesën dhe përqendrimin.

    Po, edhe netët pa gjumë nga para dy javësh janë ende me ty sot.

  • “Dy javorshin e dytë të korrikut…”/ Kë po paralajmëron Rama? Kryeministri: Do të ngremë në hava shtëpinë e përbashkët

    “Dy javorshin e dytë të korrikut…”/ Kë po paralajmëron Rama? Kryeministri: Do të ngremë në hava shtëpinë e përbashkët

    Kryeministri Edi Rama ka zgjehdur të hyjë në një lidhje live në rrjetet sociale, pas dy takimeve në Vlorë e Tiranë, që solli për pasojë dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të Bashkisë. Kreu i qeverisë deklaroi se kushdo që mendon se marrja e mandatit të katërt qeverisës është për të “fjetur gjumë”, duhet të kuptojë që e ka gabim. Ai ka paralajmëruar që në dy javorshin e dytë të korrikut do nisë “pastrimi i shtëpisë së përbashkët”.
    “Kemi marrë 83 mandate falë besimit dhe këto janë detyrime më shumë ndaj njerëzve. Nëse disa brenda nesh e shohin si një arsye më shumë për të fjetur, u them që e kanë gabim dhe duhet të zgjohen një orë më parë sepse 83 mandate janë një arsye për të fjetur më pak se ç’kemi fjetur deri tani.
    Brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave dhe të gjitha këtyre kleçkave. Në dy javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për të mos u ndalur më me të gjitha forcat për të ngritur në hava këtë shtëpinë tonë të përbashkët, siç e ngrenë amvisa”, tha ai.