Asambleja Socialiste po zhvillon punimet në Pallatin e Kongreseve. Rreth 350 anëtarë të mbledhur, po dëgjojnë fjalimin e kryesocialistit Edi Rama. Në përfundim të tij, kryeministri do të shpallë edhe emrat për qeverinë e re.
Fjalimin e tij e nisi me Tiranën, e cila prej 7 muajsh kryetarin Erion Veliaj e ka në qeli. Duhet të adresojmë emergjencën e krijuar me drejtimin e Tiranës, tha Rama, ndërsa shprehu edhe njëherë mbështetjen për drejtësinë. Rama tha se drejtësia po cakton në pazar fatin e të hetuarve, por asesi nuk do nxjerrin artilerinë tonë kundër SPAK.
Jemi mbledhur në këtë takim te parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku.. nuk kemi pasur dhe nuk do kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësinë me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor.
Tag: fjalimin
-

Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
-

‘Nuk largohem si servil’, Sula mban fjalimin e fundit në Kuvend: Edhe pse deputet ‘katunar’ kam tërhequr vëmendje
Në seancën e fundit plenare, Dashnor Sula ka dhënë fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.
Në fjalimin e tij, Sula u shpreh se do të vazhdojë punën e tij për të qenë zëri i qytetarëve që besojnë te ai dhe se nuk largohet nga ky Kuvend si ‘servil’.
“Kjo është seanca e fundit për katër vitet e ardhshme. Unë ndihem krenar dhe them që dal nga ky parlament jo si një servil apo një lëpirës. Kam denoncuara dhe kam ngritur zërin për mungesën e infrastrukturës në bashkinë Peqin dhe Elbasan. Kam denoncuar mungesën e subvencioneve për bujqësinë. Kam denoncuar zbrazjen e fshatrave në Shqipëri.
Kam denoncuar i vetëm kontrabandën e naftës. Për të gjithë sa më sipër kam pasur shifra konkrete. Kjo më ka ndihmuar që si një deputet “katundar”. Unë do vazhdoj çdo ditë, sa të kem frymë, që të jem zëri i atyre që besojnë te unë. Do jem pranë qytetarëve që më kanë mbështetur. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirënjohje për katër vitet që kemi kaluar. Një falënderim për të gjithë administratën e Kuvendit. Dhe një falënderim për të gjithë administratën e sallës plenare”, tha ndër të tjera Sula. -

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump
Elon Musk është shfaqur në një konferencë me Presidentin Amerikan, Donald Trump, ku ka mbajtur edhe fjalimin e lamtumirës nga drejtimi i DOGE.
Në fjalën e tij, Musk ka deklaruar se “ky nuk është fundi i DOGE, ky është në fakt fillimi”.
“Ekipi i DOGE do të bëhet më i fortë me kalimin e kohës. Jam i bindur se me kalimin e kohës do të shohim një reduktim të humbjeve me një trilion dollar”, theksoi miliarderi Elon Musk.
“Mendoj se ekipi i DOGE po bën një punë të jashtëzakonshme, ata do të vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe unë do të vazhdoj të jem një mik dhe këshilltar i Presidentit (Donald Trump)”, u shpreh më tej Musk. -

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
Këtë të premte u zhvillua konferenca e lamtumirës e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.
Gjatë konferencës, Trump i ka dhuruar Musk “çelësin e artë”, ndërsa në fjalën foli mbi punën e organizatës DOGE, si dhe për çështje të tjera si studentët e huaj, Universitetin Harvard dhe konfliktin në Ukrainë. Shumica e deklaratave të tij ishin të njohura dhe të përsëritura më parë.
Trump theksoi se shumë punonjës të DOGE do të vazhdojnë të jenë pjesë e administratës federale dhe shtoi se Elon Musk “nuk po largohet vërtet”, duke shtuar se ai do të jetë “vazhdimisht në telashe”.
Nga ana e tij, Musk nënvizoi se kjo konferencë nuk shënon fundin e DOGE, por fillimin e një faze të re bashkëpunimi. Ai premtoi se do të vazhdojë të mbështesë ekipin dhe të shërbejë si këshilltar dhe mik i presidentit.
Largimi i tij erdhi pas zhgënjimit që Musk shfaqi për miratimin nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të një projektligji të mbështetur nga Trump, i cili do të rrisë deficitin federal, duke kundërshtuar qëllimet e DOGE për një administratë më efikase. -

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron ‘çelësin e artë’
Miliarderi Elon Musk është shfaqur në një konferencë me Presidentin Amerikan, Donald Trump, ku ka mbajtur edhe fjalimin e lamtumirës nga drejtimi i DOGE.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka dhuruar Musk “çelësin e artë”, ndërsa në fjalën e tij, Musk ka deklaruar se “ky nuk është fundi i DOGE, ky është në të vërtetë fillimi”.
“Ekipi i DOGE-së vetëm sa do të bëhet më i fortë me kalimin e kohës. Jam i bindur se me kalimin e kohës do të shohim një reduktim të humbjeve dhe mashtrimeve me një trilion dollarë.”
“Mendoj se ekipi i DOGE po bën një punë të jashtëzakonshme, ata do të vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe unë do të vazhdoj ta vizitoj atë dhe të jem një mik dhe këshilltar i presidentit.”
-

Rama në fjalimin e fitores: Linda mbetet opozita ime e vërtetë, falenderoj fëmijët për mbështetjen
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të parë publike para shqiptarëve pas firtores së 11 majit, ju është drejtuar qytetarëve me një fjalim falenderues.
Nuk ka munguar as falenderimet dhe batutat e tij për familjen, ku tha se e vetmaj opozitë e tij mbetet bashkëshortja e tij Linda Rama.
“Unë sot jam shumë krenar për Rean dhe Gregun që vazhdojnë mos na shkakotojnë asnjë dhimbje koke. Duke duruar sidomos Rea agresione verbale nga më të ndryshme. Falenderimin më të veçantë e kam për opozitën time të paepur, bashkëshorten time Lind Ramën. Ajo është shtylla që mban të katër këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Flas dhe me emrin rtënd duke falenderuar Zahon që na rri pas si bateri me energji diellore”, tha Rama. -

PS triumfon/ Rama mban fjalimin e fitores sot në sheshin ‘Skënderbej’: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë pas fitores së thellë që shënoi në zgjedhjet e 11 majit. Në një reagim në rrjete sociale kreu i qeverisë ka falenderuar të gjithë shqiptarët, duke njoftuar se do të mbajë fjalimin e fitores në orën 19:00 në sheshin Skënderbej.
Edi Rama: Mirëmëngjes, dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë. -

“Paqja qoftë me të gjithë ju!”, Papa Leone XIV mban fjalimin e parë
Papa Leo XIV
VATIKAN- Papa i ri kardinali amerikan Robert Francis Prevost, i cili ka zgjedhur të quhet Papa Leone i XIV (14-të) mbajti fjalimin e tij të parë nga ballkoni për besimtarët që ishin mbledhur në sheshin “Shën Pjetrit” në Vatikan. Ai bëri thirrje për paqe dhe dashuri mes besimtarëve.
“Paqja qoftë me ju! Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju! Zoti na do të gjithëve, pa kushte. Njerëzimi ka nevojë për Krishtin si një urë që Zoti dhe dashuria e tij ta arrijnë. Na ndihmoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin, ndërtoni ura”, u shpreh Papa Leon.
Kardinali Protodeakoni Dominique Mamberti e shpalli atë në Lozhën e Bekimeve në Bazilikën e Shën Pjetrit, me formulën “Annuntio vobis gaudium magnum, habemus Papam”.
Ka kaluar shumë kohë që kur kemi pasur një papë me këtë emër: Leoni i fundit, Leo XIII, u zgjodh në 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në 1903./ZËRI -

“Rama ik”/ Kryeministrit i ndërpresin fjalimin në Krujë: Vdeksha unë për ty, o hudhër!
Kryeministri Edi Rama është përballur me një incident ditën e sotme gjatë fushatës elektorale në Fushë Krujë. Teksa po mbante fjalim, një qytetar i është drejtuar me fjalët ‘Rama ik’. Në këto momente, Rama ka ndërprerë fjalimin dhe i është përgjigjur qytetarët, duke e quajtur hudhër.
Më tej, me nota bullizuese, Rama shprehet “nuk e patë si ishte, se i kishte flokët e lagur sepse sa kishte dalë nga dushi”, duke nënkuptuar kështu ‘kënetën’.
“Ne nuk konkurrojmë me Gjermaninë. Garën me Gjermaninë e bentë bufi kur ishte në qeveri…aman vdeksha, se po e prisja këtë. A vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove. Tani jemi në rregull. Po e prisja që në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’ që të plasë syri i keq, e plasi syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj. E ku e tha?! Sa përmenda unë fjalën kënetë, doli bretkosa.. Po ju nuk e patë si ishte, se i kishte flokët e lagur sepse sa kishte dalë nga dushi”, tha Rama. -

Harris sulmon Trumpin: Mbajti fjalimin e parë të rëndësishëm që nga humbja e zgjedhjeve
Ish-zv.presidentja e SHBA-së Kamala Harris, bëri thirrje të mërkurën që amerikanët të ngrihen së bashku kundër Presidentit republikan Donald Trump dhe asaj që ajo e quajti kriza më e madhe ekonomike e shkaktuar nga njeriu në historinë moderne presidenciale.
Harris i bëri këto komente në fjalimin e saj më të madh që nga largimi nga detyra, duke shënuar një lloj rikthimi politik për kandidaten presidenciale demokrate që kur humbi zgjedhjet ndaj Trumpit vitin e kaluar.
Duke folur për 100 ditët e para te presidentit te SHBA në detyrë, Harris tha se tarifat, që kanë qenë shenja dalluese të politikës ekonomike të tij po e çojnë qartë vendin drejt recesionit. Ndersa shtoi se po u sjellin dobi të pasurve duke e quajtur vizionin e tij të ngushtë dhe egoist. Harris tha se ato politika po ndëshkojnë ata që thonë të vërtetën dhe po favorizojnë besnikët.
“Ne të gjithë e dimë, Presidenti Trump, administrata e tij dhe aleatët e tyre mbështeten në idenë se frika mund të jetë ngjitëse. Ata mbështeten në idenë se nëse mund t’i bëjnë disa njerëz të frikësohen, kjo do të ketë një efekt frenues tek të tjerët. Por ajo që nuk e kanë marrë në konsideratë është se frika nuk është e vetmja gjë që është ngjitëse. Guximi është ngjitës dhe guximi i të gjithë këtyre amerikanëve më frymëzon”, u shpreh Kamala Harris, Ish-zv.presidentja e SHBA-ve.
Harris, e cila mendohet se po shqyrton mundësinë e kandidimit për guvernatore të shtetit të saj të lindjes, Kalifornisë në vitin 2026 ose një kandidim të mundshëm për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028, ka qëndruar kryesisht larg vëmendjes që kur u largua nga Uashingtoni në janar. Të mërkurën ajo ishte e ftuar në një aktivitet të organizuar nga Emerge, një organizatë politike që rekruton dhe trajnon gra demokrate për të kandiduar për poste publike.