18 sekonda është koha që përdori një i ri për të folur tek Foltorja e thirur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. I riu Eugen Gjoni u ftua që të dalë në foltore, por fillimisht nuk po dukej për disa sekonda derisa më pas u ngjit në foltore.
Ishte parashikuar që ai të mbante një fjalim si gjithë të tjerët, por kur u ngjit në foltore duket se u emocionua dhe e harroi fjalimin. Ai foli shumë shkurt, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, kërkoi falje dhe më pas u largua nga foltorja.
”Përshëndetje të dashur miq e demokratë. Faleminderit që jeni sot në ditën e Rinisë, jemi munduar të bëjmë një foltore ndryshe, faleminderit për pjesëmarrjen, faleminderit shumë dhe më falni”, tha ai.
Tag: fjalimin
-

VIDEO/ Mbështetësi i Berishës del në foltore dhe harron fjalimin, i riu: Më falni
-

Rama mbyll fjalimin në Kuvend: Me faqe për muri ju pafsha, vetëm me shëndet aman se më duheni gjallë
seanca ne kuvend
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e mbajti fjalimin e tij sot në Kuvend, me pamje nga shpina e deputetëve demokratë, të cilët në formë proteste patën këtë qëndrim ndaj tij. Mirëpo për Ramën kjo ishte një pamje frymëzuese, ndërsa nuk munguan as batutat.
Rama: Ka patur shumë lloj fjalësh në rrjete sociale dhe në tribunat e propagandës kundër gjithë këtyre masave, është thënë që po do të rriten pensionet, pagat, por edhe kontributet.
E vërteta është që normat e kontributive janë më të ulëtat në rajon, por ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë, gjithçka që do të rrisim në buxhetin familjar për pensionistët, punonjësit e administratës është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë.
Do doja të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive, jo më pëlqen, por më frymëzon shumë. Kështu me faqen për muri ju pafsha (u thotë demokratëve), gjithmonë vetëm me shëndet aman, se na duheni gjallë! -

Redaktuan keq fjalimin e Trumpit, dorëheqjet në BBC shkaktojnë reagime të forta/ Drejtoresha: Mohoj anshmërinë institucionale
Kreu i BBC-së Samir Shah pritet t’i kërkojë ndjesë përmes një deklarate me shkrim sot një komisioni të parlamentit britani, mes skandalit që ka përfshirë gjigantin mediatik, e që solli dorëheqjen e drejtorit të tij të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive, Deborah Turness.
Shkak i tërmetit që përfshiu BBC-në u bënë kritikat se një dokumentar i saj ka mashtruar shikuesit sepse kishte redaktuar një fjalim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Dua t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga BBC pas 20 vitesh. Ky është vendimi im i vetëm dhe i jam shumë mirënjohës kryetarit dhe bordit për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë ditët e fundit. Po punoj me bordin për kohën e saktë për të mundësuar një tranzicion të qetë te pasardhësi im në muajt në vijim”, tha Davie në një deklaratë, ku shtonte se “ BBC nuk është perfekte dhe ne duhet të jemi gjithmonë të hapur, transparentë dhe të përgjegjshëm”.
“Në përgjithësi, BBC po performon mirë, por janë bërë disa gabime dhe si Drejtor i Përgjithshëm duhet të marr përgjegjësinë përfundimtare”, u shpreh ai.
Samir Shah e cilësoi këtë një ditë të trishtë për median e njohur, ndërsa e përshëndeti Davie si një drejtor të përgjithshëm të jashtëzakonshëm, që i kushtoi BBC-së dy dekada të jetës së tij. BBC është kritikuar ashpër kohët e fundit, pas një sërë akuzash se nuk ka arritur të ruajë neutralitetin politik në raportimet e saj, duke përfshirë mbulimin e ngjarjeve që lidhen me Trumpin.
Drejtoresha në largim e Lajmeve në BBC, Deborah Turness, deklaroi këtë mëngjes se korporata “nuk është e anshme institucionalisht”, teksa mbërriti në ndërtesën e BBC-së pas dorëheqjes së saj dhe të Drejtorit të Përgjithshëm Tim Davie mbrëmjen e kaluar.
Dorëheqjet e dy drejtuesve të lartë kanë shkaktuar valë reagimesh nga figura të njohura të medias dhe politikës britanike, të cilët ndahen në qëndrime të kundërta mbi shkakun dhe pasojat e krizës.
Daily Telegraph kishte raportuar më herët për një memo të brendshme, të shkruar nga një ish-këshilltar i etikës në agjenci, në të cilën dokumentoheshin një sërë gabimesh, përfshirë mënyrën se si ishte redaktuar një fjalim i Trump më 6 janar 2021. Dokumenti nënkuptonte se emisioni ikonik Panorama kishte ngjitur bashkë dy pjesë të fjalimit të Trump, duke e berë të dukej sikur nxiste trazirat e atij viti në Kongresin amerikan.
Në fjalimin e tij, Trump thoshte: Do të shkojmë drejt Kapitolit dhe do të brohorasim për senatorët, kongresmenët dhe gratë tona të guximshme.” Ndërkohë, në montazhin e Panoramas ai shfaqej duke thënë: “Do të shkojmë drejt Kapitolit… dhe unë do të jem atje me ju. Dhe do të luftojmë. Do të luftojmë fort.”Top Channel
-

Redaktuan keq fjalimin e Trumpit, dorëhiqen dy drejtues të BBC
Bota E Hënë, 10 Nëntor 2025 12:39
Kreu i BBC-së Samir Shah pritet t’i kërkojë ndjesë përmes një deklarate me shkrim sot një komisioni të parlamentit britani, mes skandalit që ka përfshirë gjigantin mediatik, e që solli dorëheqjen e drejtorit të tij të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive, Deborah Turness.
Shkak i tërmetit që përfshiu BBC-në u bënë kritikat se një dokumentar i saj ka mashtruar shikuesit sepse kishte redaktuar një fjalim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.“Dua t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga BBC pas 20 vitesh. Ky është vendimi im i vetëm dhe i jam shumë mirënjohës kryetarit dhe bordit për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë ditët e fundit. Po punoj me bordin për kohën e saktë për të mundësuar një tranzicion të qetë te pasardhësi im në muajt në vijim”, tha Davie në një deklaratë, ku shtonte se “ BBC nuk është perfekte dhe ne duhet të jemi gjithmonë të hapur, transparentë dhe të përgjegjshëm”.
“Në përgjithësi, BBC po performon mirë, por janë bërë disa gabime dhe si Drejtor i Përgjithshëm duhet të marr përgjegjësinë përfundimtare”, u shpreh ai. Samir Shah e cilësoi këtë një ditë të trishtë për median e njohur, ndërsa e përshëndeti Davie si një drejtor të përgjithshëm të jashtëzakonshëm”, që i kushtoi BBC-së dy dekada të jetës së tij. BBC është kritikuar ashpër kohët e fundit, pas një sërë akuzash se nuk ka arritur të ruajë neutralitetin politik në raportimet e saj, duke përfshirë mbulimin e ngjarjeve që lidhen me Trumpin.
Daily Telegraph kishte raportuar më herët për një memo të brendshme, të shkruar nga një ish-këshilltar i etikës në agjenci, në të cilën dokumentoheshin një sërë gabimesh, përfshirë mënyrën se si ishte redaktuar një fjalim i Trump më 6 janar 2021. Dokumenti nënkuptonte se emisioni ikonik Panorama kishte ngjitur bashkë dy pjesë të fjalimit të Trump, duke e berë të dukej sikur nxiste trazirat e atij viti në Kongresin amerikan.
Në fjalimin e tij, Trump thoshte: Do të shkojmë drejt Kapitolit dhe do të brohorasim për senatorët, kongresmenët dhe gratë tona të guximshme. Ndërkohë, në montazhin e Panoramas ai shfaqej duke thënë: “Do të shkojmë drejt Kapitolit… dhe unë do të jem atje me ju. Dhe do të luftojmë. Do të luftojmë fort.” -

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar si një tradhti fjalimin që Edi Rama mbajti në homazhin e lamtumirës për paraardhësin e tij, Fatos Nano.
Përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar fjalimin e Ramës për Nanon, njëjtë si me puthjen e Judës.
“Puthja e Judës”, shkruan Berisha, krah videos së shpërndarë në platformën e tij sociale në Facebook. -

Fjalimi i Ramës në lamtumirën e Nanos, Berisha: Puthja e Judës!
Kryetari i PD, Sali Berisha e ka konsideruar si një tradhti, fjalimin që kryesocialisti Edi Rama mbajti në homazhin e lamtumirës për paraardhësin e tij, Fatos Nano.
Përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar fjalimin e Ramës për Nanon, njëjtë si me puthjen e Judës.
‘Puthja e Judës’, shkruan Berisha, krah videos së shpërndarë në platformën e tij sociale në Facebook.
Në homazhet në ndër të ish kryeministrit Fatos Nano, PD u përfaqësua nga nënkryetari Agron Gjekmarkaj dhe Sekretari i Përgjitshëm, Flamur Noka. -

(VIDEO)Mban fjalimin e parë në Kuvend/ “Neomalsorja”: Jam këtu për të përfaqësuar zonat e lëna në harresë, Dukagjini po zhvillohet
Deputetja e PS Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvend gjatë seancës së sotme plenare duke vënë theksin tek zhvillimi i zonave të Veriut dhe veçanërisht të Dukagjinit.
Në fjalën e saj, Koçeku theksoi se misioni i saj politik është përfaqësimi me dinjitet i komuniteteve të lëna pas dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në zonat veriore të vendit.
Deputetja kujtoi se para dy vitesh nisi ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, një investim që sipas saj ka sjellë impakt të dukshëm në jetën e komunitetit lokal dhe ka rritur interesin për zhvillim ekonomik e turistik të zonës, ndërsa bëri me dije se së shpejti do të nisë edhe projekti për ndërtimin e rrugës Shalë-Tropojë.
‘Unë jam në këtë Kuvend për të realizuar atë moton europian që thotë mendo globalisht dhe vepro lokalisht. Zona që unë përfaqësoj veçanërisht Dukagjini ka shumë mungesa dhe nevoja. Para dy vitesh u fillua rruga e Dukagjinit dhe ka pasur impakt dhe një rritje të interesi të vet komunitetit. Në këtë moment që ne jemi jam e lumtur që mbështetja e kryeministrit nuk mungon dhe rruga e Dukagjinit do të shkojë drejt asfaltimit.
Së shpejti do të nis edhe rruga Shalë- Tropojë për ti dhënë alpeve vëmendjen që meritojnë, sepse asnjë zonë më mirë nuk mund të zhvillojë turizmin më mirë se kjo zonë. Jam e bindur se ajo që do të vij është më e mire se ajo që ka shkuar. Dua ta mbyll këtë fjalim timin duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Shkodrës që më kanë votuar’, tha ajo. -

Ronaldo: Përdora inteligjencën artificiale për të përgatitur fjalimin në ceremoninë e “Globe Prestige Awards”
Cristiano Ronaldo e ka pushtuar botën e futbollit me suksesin e tij të pakrahasueshëm, por edhe sulmuesi legjendar emocionohet kur bëhet fjalë për të folur në publik. CR7 rrëfeu se përdori teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për ta ndihmuar të përgatitej për fjalimin e tij në ceremoninë e marrjes së trofeut të “Globe Prestige Awards”.
Ronaldo, i cili mori çmimin prestigjioz Globe Prestige në këtë event, pranoi se ndihej i papërgatitur para se të mbante një fjalim dhe iu drejtua Perplexity për ta ndihmuar të kapërcente bllokimin.
“Kam disa trofe në shtëpi, por duhet të them se ky është i veçantë dhe i bukur. Duhet të rrëfej se këtë pasdite isha në tavolinë duke menduar për atë që do të thoja në këtë fjalim. Po mendoja, ‘Çfarë është një Çmim Prestigji?‘”, tha Ronaldo.
Më tej, portugezi tha: “Pyesja veten nëse ishte një çmim që i jepet dikujt në fundin e karrierës. U nervozova dhe mendova, ‘Nuk mund të jetë.’ Kështu që bëra disa kërkime dhe mora pak ndihmë”.
“Ky trofe është një burim krenarie të madhe për mua. Nuk e shoh këtë çmim si fundin e një karriere, por më tepër si vazhdimin e gjithçkaje që kam bërë, të gjithë karrierës sime”, tha Cristiano Ronaldo. -

Fjalimi i Trump në Asamblenë e OKB-së, kritika të ashpra ndaj ndryshimit të klimës/ Forcon mbështetjen për Ukrainën: Fuqia ushtarake…
Presidenti Donald Trump mbajti një fjalim të ashpër në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke kritikuar hapur OKB-në dhe aleatët e SHBA-së.
Në fjalimin e tij, Trump e quajti ndryshimin e klimës një “mashtrim të madh” dhe kritikoi ashpër politikat e emigracionit dhe energjisë së gjelbër të vendeve perëndimore, duke paralajmëruar se këto politika po çojnë shtetet evropiane drejt “shkatërrimit”.
Ai pati një ton kritik ndaj institucioneve globale dhe politikanëve perëndimorë, duke paralajmëruar për pasiguri dhe krizë në Evropë duke deklaruar gjithashtu se Kombet e Bashkuara po veprojnë me “fjalë bosh” dhe nuk po arrijnë të zgjidhin konfliktet që mbajnë botën në tension.
Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, Trump kritikoi politikat aktuale lidhur me Palestinën, duke theksuar nevojën për një zgjidhje të drejtë dhe paqësore. Ai tha se “zgjidhja e konfliktit duhet të jetë e ndërtuar mbi respektin për të drejtat e të gjitha palëve dhe përkushtimin ndaj stabilitetit rajonal,” duke nënvizuar se paqja është e mundur vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit.
Një moment i sikletshëm në fjalimin e tij ishte kur monitori që po shfaqte fjalimin ndaloi së funksionuari, dhe Trump u detyrua të lexonte nga shënimet e shkruara, duke e kaluar situatën me humor.
“Nuk më shqetëson të flas edhe pa të, pasi ai nuk po funksionon,” tha presidenti, duke kujtuar edhe një përpjekje të mëparshme për të rinovuar selinë e OKB-së me një projekt më të mirë dhe me kosto më të ulët.
Pjesë e rëndësishme e fjalimit ishte mbështetja e tij për Ukrainën, ku Trump shprehu besimin se, me kohë, durim dhe mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, Ukraina mund të rikthejë territorin e humbur nga pushtimi rus.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, kritikoi luftën e Rusisë, duke thënë se ajo po lufton “pa qëllim” dhe se një “fuqi e vërtetë ushtarake” do ta kishte fituar këtë konflikt shumë shpejt. Gjithashtu, shtoi se Rusia dhe Putini po përballen me probleme të mëdha ekonomike, duke e cilësuar këtë moment si një mundësi për Ukrainën që të veprojë.
Në fjalën e tij, presidenti përsëriti se SHBA-ja do të vazhdojë të furnizojë NATO-n me armë, duke i dhënë kësaj aleance lirinë për t’i përdorur sipas nevojës.
Ndërsa, në fjalën e saj, Zonja e Parë, Melania Trump, njoftoi formimin e iniciativës së saj të re globale për arsimin, të quajtur “Nxitja e së Ardhmes Së Bashku”, ku e përshkroi këtë program si një koalicion global të vendeve të përkushtuara për mirëqenien e fëmijëve, duke promovuar arsimin, inovacionin dhe teknologjinë.
“Meqenëse teknologjia po evoluon me një ritëm që tejkalon ligjvënien, ne duhet të gjejmë zgjidhje të thjeshta për të mbrojtur zgjuarsinë e fëmijëve tanë,” tha ajo.
Top Channel
-

“Më lër të dal” – fansat gjejnë një mesazh të fshehur në fjalimin e aktores Bitt Lower gjatë ‘Emmy Awards’
Aktorja Britt Lower ka bërë një ndikim të jashtëzakonshëm me fjalimin e saj falënderues pas fitores së çmimit Emmy për “Aktorja më e mirë në rol kryesor në një seri dramatike” për interpretimin e saj të paharrueshëm në serialin hit “Severance”. Por ajo që kapën sytë e fansave ishte një detaj i vogël dhe i fshehur që u shfaq gjatë fjalimit të saj emocionues.
Ndërsa shumica e të pranishmëve po e dëgjonin me vëmendje fjalimin e saj, disa fansa me sy të mprehtë e panë një mesazh të fshehur në pjesën e pasme të letrës nga e cila ajo po lexonte fjalët e saj. Me shkronja të mëdha, shkruhej “Më lini të dalë jashtë”, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj personazhit të saj të famshëm, Helly R, në serialin “Severance”, ku ajo luan një rol të ndërlikuar dhe të veçantë.
Gjatë fjalimit, Britt Lower falënderoi kolegët dhe familjen për mbështetje, duke e cilësuar si një privilegj të madh të ishte e përmendur midis një grupi kaq të jashtëzakonshëm artistësh. Ajo shpërndau falënderime për të gjithë ata që kishin ndihmuar në karrierën e saj, duke përfshirë familjen, bashkëshortin dhe ekipin e saj të aktorëve.
Fotografitë nga ceremonia, ku mesazhi ishte i dukshëm, shpërndanë shpejt në rrjetet sociale, duke u vlerësuar si një shenjë e përkushtimit të aktores dhe një detaj i bukur nga ekipi i “Severance”. Fansat e vlerësuan këtë gjest si një moment të veçantë në një natë të mbushur me emocione dhe sukses.