Ky që shihni në foto dhe video është Sali Berisha këtë 5 maj.
Duke qenë se industria minerare dhe uzinat “shkëlqyen” gjatë qeverisjeve të tij, sot ka vizituar Bulqizën i maskuar si minator.
Mesa duket për kaq e paguan Chris LaCivitan: Për t’i ndërruar kapelet në kërkim të një imazhi tërheqës!
Dhe për t’ia arritur qëllimit për Shqipërinë Madhështore, pranon t’i vejnë në kokë çdo gjë!
Tag: fjalim
-

Nuk është Photoshop! Berisha mban fjalim në Bulqizë me helmetë minatorësh në kokë!
-

Ministrja e Ramës ‘shpëton’ më në fund nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, e njohur për gafat e saj që më pas janë kthyer virale në rrjet, ka deklaruar se e gjetur zgjidhjen për të shpëtuar nga memet.
Tashmë ajo ka pranuar që fjalimet ia përgatit ChatGBT.
Gjatë një takimi elektoral ku ishte prezent edhe Edi Rama, ajo çuditi të pranishmit, por jo vetëm, me idetë e saj dhe dijet e saj kur thotë se kishte postuar ne linjën e inteligjencës artificiale të gjithë fjalimet e saj dhe të shefit të saj Rama dhe kishte marrë si fryt një fjalim shumë të bukur.
“E ndërkohë që vija sot i kërkova shokut tim më të mirë ChatGPT që të më ndihmonte ne fakt me një fjalim për ditën e sotme.
Dhe ishte shumë interesante, pasi nuk ishte një Chat normal, por ishte ai i Botttit të ChatGPT që unë kam përgatitur që të dijë të flasë dhe të mendojë siç mendoj unë.
I kam vendosur gjithë fjalimet e mia, biles kam shkuar edhe pak me larg, kam vendosur gjithë fjalimet e kryeministrit, kam vendosur të gjithë rrjetet e programit tonë të kodimit dhe më beri një fjalim shumë të bukur”, tha Muzhaqi. -

Berishës i ngjallen kujtimet në vendlindjen e Enverit: Mbajta një fjalim për lopët në 1988 dhe…
Sali Berisha, gjatë një takimi në Gjirokastër ka rrëfyer një histori nga jeta e tij kur ishte dhe mjek (dhe sekretar partie, pavarësisht se nuk e tha). Me sa duket vizita ne vendlindjen e Enver Hoxhes i ka rikthyer kujtimet e rinise.
Ai tregoi se kur ishte mjek në vitin 1988 u zhvillua një plenium ku Berisha mbajti një fjalë që ndryshoi minimumin jetik.
“Do ju rrëfej një moment nga jeta ime e mjekut. Në vitin 1988 u bë një plenium dhe për turpin e regjimit vendosën që fermerit t’i jepnin një kec dhe një qingj.
Kecin do ja merrnin dhe qingjin do ja linin. Në atë mbledhje mora fjalën dhe Sali Berisha si mjek bëri në atë mbledhje, mbajta një fjalim për lopën ku kërkova t’u kthehet dhe gjithçka argumentova më minimumin proteinik që ishte një bazë e minimumit jetik.
Mungesa e tij i mbante njerëzit në uri, i mplak para kohe dhe e vërteta është se ju shkurton jetën. Vite më vonë vjen në Shqipëri një delegacion francez, më pyet një mik si i keni punët. Probleme kemi i them unë, jemi të varfër, po i shpjegoja.
Jo Sali më tha, jeni mirë. Kishin shkuar në Prezë. I pamë sytë e fëmijëve, ishin të ushqyer, nuk kishin uri. Sot, UNICEF thotë se 21 për qind e familjeve shqiptare nuk i japin dot tre vakte fëmijëve të tyre. Sot 760 mijë pensionistë kanë pensione qesharake.
Sot 57 për qind e 760 mijë pensionistëve marrin një pension nën 160 euro.”-tha Berisha. -

“Në çdo fjalim i fiket llapa tre herë”, Rama ironi me Berishën: Nuk e çojmë dot bufin në Bruksel! T’u thotë atyre do ju ulim tavanin
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, vazhdoi fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me një mesazh të qartë për rrugën europiane të Shqipërisë dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, të cilin e ironizoi sërish si “bufin e kënetës”.
“Çfarë do të zgjedhim më 11 maj? Interesin e vendit të tërë apo interesin e një shtëpie të një individi? Ose do zgjedhim të jemi në BE, ose të jemi me kënetën dhe bufin e kënetës,” tha Rama, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Ai u shpreh se mandati i radhës në qeverisje është i arritshëm për PS, por theksoi se ky nuk është thjesht një mision elektoral. “Ne e dimë që i marrim 71 mandatet, edhe duke bërë vetëm atë që kemi bërë gjithmonë – shumë punë. Por tani na duhet diçka më shumë, për të mos ndërprerë asnjë sekondë negociatat,” tha kryeministri.
Rama sulmoi edhe idenë që Berisha mund të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare: “Nuk mund të dërgojmë bufin në Bruksel. Ne i mësuam atyre se nuk na shohin më nga lart poshtë, por sy më sy. Imagjinoni ata të marrin vesh që shqiptarët kanë zgjedhur të flasin me dikë që i fiket llamba tre herë për çdo fjalim. Çfarë do t’u thotë? Që do t’u ngrejë tavanin në Bruksel?” -

“Në çdo fjalim thotë rroftë e qoftë Altin Dumani”, Berisha nga Puka: Po të mos ishte mercenari i SPAK, Veliaj do dukej lule para Ramës
Nga takimi me qytetarët në Pukë, Sali Berisha nuk i kurseu ‘sulmet’ ndaj kryeprokurorit Altin Dumanit, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Po të mos kishte mercenar Dumanin, Erioni do dukej lule në krahasim me Edi Ramën. Ua them unë ju, prandaj në çdo fjalim rroftë e qoftë Altin Dumani.
Ne merremi me problemet tona. Me 12 maj ndahen dy epoka dhe dy morale. Ka 12 vjet nuk mbron dot një arritje të tij se në çdo arritje ka nga një vjedhje“-u shpreh Berisha.Top Channel
-

Fjalimi që synon pasaportën europiane, por jo ujin e pijshëm
Fjalimi që synon pasaportën europiane, por jo ujin e pijshëm
Në nisje të fushatës për mandatin e katërt, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim ku dominuan lëvdatat për arritjet e pretenduara të qeverisë dhe disa premtime për katër vitet e ardhshme. Një analizë e thjeshtë e këtij fjalimi ngre pyetje mbi prioritetet e kësaj fushate dhe lidhjen e saj me realitetin e qytetarëve.
Një gjë që bie në sy prej fillimit është se fjalimi nuk është hartuar për të adresuar çështjet e zakonshme dhe “të mërzitshme” të përditshmërisë, si uji i pijshëm apo çmimet, por për të projektuar një horizont më të gjerë, atë të daljes përtej kufijve të vendit, ndoshta edhe si mënyrë për të shmangur diskutimet brenda tyre.
Faktoje vendosi të analizojë fjalimin e kryeministrit duke identifikuar fjalët, që ai përdori më shpesh dhe ato që ai përdori më rrallë në prezantimin e programit për mandatin e 4-t qeverisës.
https://flo.uri.sh/visualisation/22690414/embed#?secret=2zlaRRjAEQPasqyrimi grafik i fjalëve të fjalimit sipas shpeshtësisë
Fjalët që u dëgjuan më shpesh gjatë thuajse 2 orëve fjalim ishin “Europiane/ë” (65 herë) dhe “Pasaporta” (34 herë), të cilat formojnë thelbin e sloganit të ri politik të socialistëve. Ky vizion për integrimin evropian u paraqit si suksesi i ardhshëm historik që pritet të finalizohet në mandatin e katërt.Një joshje kjo për shqiptarët, ironikisht edhe për mundësinë e largimit nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, vëren politologu Ermal Hasimja për Faktoje. E përpos kësaj, “Shqipëria 2023 në BE” ka edhe një përllogaritje tjetër elektorale, sipas tij.
“Është premtim që mund të riciklohet edhe në 2029 dhe nuk mund ta akuzojë dikush që nuk e ka mbajtur sepse do të ketë edhe një vit kohë deri në 2030. Për më tepër nëse nuk realizohet mund të justifikohet përsëri me idenë se qeveria e ka bërë detyrën, por nuk do BE-ja”, – Ermal Hasimja, politolog.
Edhe pedagogu i gazetarisë Lufti Dervishi e sheh “pasaportën europiane” si element propagandistik, përkundër një komunikimi llogaridhënës që i takon një programi elektoral.
“Përdorimi i tepruar i fjalëve si ‘europianë’, ‘pasaportë’, apo ‘mandati i katërt’ nuk ka si synim informimin e qytetarëve, por mobilizimin emocional dhe politik të elektoratit.”- tha Lutfi Dervishi, pedagog.
Po aq e theksuar ishte edhe fraza “kur morëm detyrën” (29 herë) një kujtesë që rikthimi në kohën para 2013-s është ende pjesë e manualit elektoral. Fill pas saj shfaqet edhe gjuha denigruese. Termin “këneta” kryeministri e përdori 20 herë në fjalim.
Megjithatë, fjalët që prekin jetën e përditshme të qytetarëve dhe standardet bazë të të qënit vërtetë europian, si “ujë” (një herë), “çmime”, “siguri ushqimore”, apo “subvencione” dhe “fermer” u përmendën fare pak ose aspak.
“Në një kohë kur siguria ushqimore, bujqësia dhe standardet jetësore janë kyçe për integrimin europian dhe mirëqenien e qytetarëve, mungesa e tyre në fjalim është alarmante. Kjo tregon një mungesë vizioni konkret, dhe një prirje për të shmangur temat që kërkojnë përpjekje strukturore, në favor të sloganeve dhe të simboleve më të lehta për t’u konsumuar mediatikisht” – Lutfi Dervishi, pedagog.
Ky, sipas Dervishit, është tregues i neglizhencës ndaj politikave thelbësore të zhvillimit afatgjatë të vendit.
Pengesë për premtimet konkrete të qeverisë, Ermal Hasimja sheh vetë rezultatet e 3 qeverive të mëparshme.
“Nuk mund të bëjë premtime konkrete për një pjesë të mirë të kushteve bazë të jetesës si uji, shëndetësia apo arsimi, sepse do të ishte përsëritje e premtimeve të pambajtura”, argumenton Ermal Hasimja.
Për qytetarin, ky fjalim nuk është një manual për katër vitet e ardhshme, por një broshurë marketingu për një produkt ende në zhvillim, ose siç e quajti gazetari Lutfi Dervishi “një pasqyrë e asaj që dëshiron të dëgjojë elektorati më shumë sesa një reflektim real mbi problemet që kërkojnë zgjidhje”./Faktoje.al
-

PD çel fushatën, LaCivita vjen nga SHBA për 1 minutë fjalim, çfarë e trembi strategun amerikan që…
Rigels Seliman
Fushata e Sali Berishës për 11 majin u hap me dje me zhurmë, por heshtja e strategut amerikan të Partisë Demokratike, Chris LaCivita foli më shumë se çdo fjali. Strategu i fushatës së Donald Trump zbriti në Tiranë për vetëm pak sekonda në skenë, dha një fjalim minimalist dhe nuk përmendi asnjëherë emrin e Berishës, duke e theksuar madje të fliste edhe për shpalljen e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një sinjal që tërhoqi vëmendje dhe ngriti shumë pikëpyetje. Skena u ndez me kolonën zanore të “Rockyt”, por kampioni i opozitës duket se është në raundin e fundit.
I rrethuar nga emra të kontestuar si Arjan Ndoja dhe fëmijët e Ilir Metës, Berisha kërkoi shpëtim nga turma, ndërsa Evi Kokalari hodhi një tjetër “bombë” në rrjet, se më 12 maj, kreu i PD do të shkojë përfundimisht në shtëpi. Ajo lavdëroi LaCivita për kthesën në mesazh: nga “Berisha i persekutuar” në “opozita e persekutuar”, duke e quajtur një shenjë distancimi nga lideri “non-grata”. Por a po tërhiqet SHBA nga Berisha? Fushata nisi me zhurmë, por duket se Berishën e pret një fund dramatik më 11 maj.
Detaje nga çelja e fushatës së PD
Konkretisht Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë madhështore hapën dje zyrtarisht fushatën zgjedhore për 11 majin. Sali Berisha u shfaq në miting i shoqëruar nga këshilltari elektoral, amerikani Chris LaCivita, i cili u shfaq në Tiranë për herë të parë që pas prezantimit. Profesionistë të fushave të ndryshme ishin të parët që mbajtën fjalim në çeljen e fushatës elektorale, ndërsa u prezantuan një nga një me emra të gjithë kandidatët për deputetë. Një fjalim e mbajti edhe LaCivita, i cili në fakt habiti me fjalën e tij që zgjati vetëm rreth 1 minutë e disa sekonda. “Kush është gati të bëjë Shqipërinë të madhe sërish? Në 2024, në SHBA socialistët u përpoqën të burgosin Donald Trump. Dështuan.
Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën dhe do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e 12 viteve të fundit, 12 vite krim, drogë, dhe në 12 vite, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Janë 12 vjet dështim ekonomik. Përse të votosh për një parti që ka krijuar të tëra problemet. Votoni për doktor Berishën. Jepni vendit tuaj një mundësi dhe shpresë. Faleminderit dhe iu bekoftë perëndia”, u shpreh ai. Ndërkohë Berisha kërkoi votën e shqiptarëve duke thënë se Rama ka në krah Çyrbjan e McGonigal. “Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh, Shqipërinë madhështore. Shqipëria është e sëmurë, kjo sëmundje quhet Edi Rama. I tmerruar nga e vërteta, nga transparenca, ka 2 muaj që është ngujuar në zyrë, ka 2muaj që flet me vete, ka 2 muaj që ka frikë. U përpoq me gjithçka, me arrestime, me presion, me përçarje, që Shqipëria mos të ketë opozitë. Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë.
Edi Rama vazhdon avazin e vjetër, mashtrime, shpifje trillime. Për 12 vite s’tregon një vepër, sepse ka vjedhur”, deklaroi dje Berisha. Kolona zanore që shoqëroi Berishën ishte kënga e famshme e Rocky Balboa, Survivor – Eye of the Tigër”, dhe mesa duket do të shoqërojë të gjithë fushatën e tyre. Të pranishëm në çeljen e fushatës së koalicionit të Berishës shihen edhe fëmijët e kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli. Po ashtu, i pranishëm është edhe ish-prokurori Arjan Ndoja, kandidati i Sali Berishës për deputet në Durrës. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Mitingu nisi me prezantimin e të gjithë kandidatëve për deputetë për 12 qarqet e vendit.
Reagimi i Kokalarit
Ndërkohë aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar dje në rrjetet sociale lidhur me mitingun e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Kokalari shprehet e bindur që në 12 maj Sali Berisha do ikë në shtëpi, pasi do të humbasë zgjedhjet. Ndërkohë ajo ka vlerësuar Chris LaCivita, për fjalimin e shkurtër që mbajti. “Fjalimi i Chris LaCivita brilant, me mesazhe të forta sepse e para dhe më e rëndësishme – ishte vetëm 35 sekonda, dhe fakti që ndryshoi mesazhin nga “socialistët po persekutojnë Berishën’ – në persekutim të opozitës, i tha të gjitha. Brilant, Chris – Brilant – e paske mbledhur veten dhe e ke kuptuar më në fund çfarë po ndodh…por hajde se e kuptojmë që duhet të justifikosh dhe ti çekun e radhës”, shkroi dje Kokalari. -

“LaCivita, fjalim zhgënjyes”/ Avokati Beqiri: Berishës në fushatë nuk i shkuan as kryetarët e degëve
“Fjalim shumë zhgënjyes”, kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri, ndërsa komentoi fjalën e LaCivita-s, në hapjen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Avokati Beqiri, u shpreh se Berisha kërkon të rikthejë drejtësinë e kapur dhe me gjyqtarë të korruptuar, ndërsa shtoi se opozita është një organizatë kriminale e ish-kryeministrit.
“Shqiptarët e njohin shumë mirë Berishën dhe LaCivitës sot i dhanë një përgjigje. Dhe i thanë se si ishte Madhështore, si Shqipëria Madhështore me vrasjet e 5 mijë të tjerëve si i vrau në ’97. Do na e bëjë madhështore se do na sjellë edhe njëherë Sudën, se Suden e solli ai. Pra kjo është Shqipëria madhështore. Dhe në këtë aspekt LaCivita ngeli keq shumë sot. Dhe jam i bindur që do të ketë probleme të mëdha me ne. Ai akoma nuk e ka deklaruar për kontratën që ka bërë. Por ai harron që brenda PD ka të bëjë me banditë dhe do ketë probleme të mëdha me FBI LaCivita. Këtyre më 12 maj do ia hedhin fajin LaCivitës. Shumën e madhe ai e mori që t’i heqë non-gratën Berishës, por nuk ia hoqi dot”, tha avokati. -

Mbreti Charles mban fjalim në parlamentin italian
Mbreti Charles u bë monarku i parë britanik që mbajti një fjalim në Parlamentin italian. Ai u prit me duartrokitje të ngrohta dhe, në prani të ministrave, dhe deputetëve.
“Italia është një vend shumë i dashur për zemrën time dhe të Mbretëreshës, siç është për shumë britanikë”, tha ai, përpara se të risillte në vëmendje disa fakte historike që bashkojnë dy vendet .
“Ishin romakët ata që u dhanë britanikëve idenë për të vendosur kokën e një mbreti mbi monedha, kështu që unë u jam veçanërisht mirënjohës atyre”.
Nuk munguan edhe shakatë gjatë fjalimit.
“Shpresoj vetëm se do të na falni nëse herë pas here kemi marre nga kuzhina juaj e mrekullueshme… Ne jemi dy popuj dhe dy kombe, historitë e të cilëve janë të ndërthurura me njëri-tjetrin dhe me ato të kontinentit evropian. Ne jemi të dy shtete evropiane në fund të fundit.”
Vizita e mbreti Charles në Itali përkon me 20 vjetorin e martesës me mbretëreshën Camila. Mbretëresha Camilla, e cila ishte në Parlament me Mbretin, kishte veshur të njëjtën veshje që pati në ditën e saj të dasmës në vitin 2005.
Më herët gjatë ditës, Mbretëreshës iu dha një pica Margherita në një vizitë në një shkollë në Romë, për përvjetorin e saj të martesës.
Klan News
