Tag: fjalim

  • Protesta në Tiranë për krerët e UÇK-së, Berisha: Rama do mbante fjalim 1 orë, ja pse u tërhoq

    Protesta në Tiranë për krerët e UÇK-së, Berisha: Rama do mbante fjalim 1 orë, ja pse u tërhoq

    Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se refuzimi i mazhorancës për të votuar ditën e djeshme në Kuvend të rezolutës për gjenocidin në Kosovë, është një akt i pa shembullt.
    Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ishte planifikuar të mbante në protestën që organizohet sot në mbështetje t ëish-krerëve të UÇK-së, një fjalim të gjatë, por se u tërhoq në fund.
    “Refuzimi që i bënë dje votimit të rezolutës për gjenocidin serb, ishte akt i pa shembullt në radhë të parë në rrafshin njerëzor. Për çdo njeri të qytetëruar mes të gjitha krimeve është gjenocidi i cili, në kualifikimet e tij në rastin konkret ka vrasjen e qytetarëve të pafajshme për shkak të përkatësisë së tyre etnike.Rama u tërhoq, por unë e di që ishte planifikuar të fliste mbi një orë e të bëhej patriot ai që me aktet e tij është aq armik i Kosovës sa Vuçiç.Rama mori përsipër projektet e Beogradit për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve me një seri takimesh të fshehta”, tha ai.

  • Diella ‘mban fjalim’ në konferencën prestigjioze: Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë

    Diella ‘mban fjalim’ në konferencën prestigjioze: Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë

    Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së OKB, në New York, kryeministri Edi Rama bën të ditur se dje, 21 shtator, ministrja virtuale Diella mori pjesë në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative”.
    Ky event mbahet nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve dhe mblodhi sipërmarrës dhe ekspertë inovativë nga e gjithë bota për të diskutuar rreth trendeve dhe projekteve më të fundit në teknologji dhe investime.
    Në një mesazh të shpërndarë në Facebook, Rama ftoi qytetarët të ndiqnin video-mesazhin e ministres për Inteligjencën Artificiale, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një hap të rëndësishëm në prezantimin e Shqipërisë në skenën globale të inovacionit.

  • Coppola nderon Herzog me një fjalim mirënjohjeje në Festivalin e Venecias

    Coppola nderon Herzog me një fjalim mirënjohjeje në Festivalin e Venecias

    Regjisori i famshëm amerikan, Francis Ford Coppola do të mbajë nesër një fjalim mirënjohjeje për regjisorin e njohur gjerman, Werner Herzog, me rastin e dhënies së ”Luanit të Artë për Arritje në Jetë”, në sallën e madhe të Pallatit të Kinemasë, gjatë natës hapëse të Festivalit të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

    Nesër në orën 17:00, në sallën ”Korinto” do të prezantohet dokumentari i Mike Figgis ”Megadoc”.

    Ky dokumentar bën pjesë në seksionin ”Venice Classics” dhe sjell prapaskenat e xhirimeve të filmit më të fundit të Francis Ford Coppola ”Megalopolis”.

    Regjisori i madh Coppola e ka marrë ”Luanin e Artë për Arritje në Jetë” në vitin 1992, gjatë Festivalit të 49-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

    Werner Herzog do të shfaqë dokumentarin e tij të ri ”Ghost Elephants”, jashtë konkurrimit, nesër.

    Po nesër ai do të mbajë edhe një masterclass në ”Match Point Arena”, pranë ”Tennis Club Venezia”, në Lido./ atsh/ KultPlus.com

  • Erdogan, siç nuk e kemi parë kurrë

    Erdogan, siç nuk e kemi parë kurrë

    Ndërsa presidenti turk Erdogan mbante një fjalim me shkak dorëzimin e armëve nga PKK-ja – organizata militante kurde e udhëhequr nga Abdullah Oçalan, gruaja e tij Emine shpërtheu në lot.
    Në një fjalim të shpallur si “historik”, Erdogan dha mesazhe të rëndësishme rreth “Turqisë pa terror” pas çarmatimit të grupit kurd të PKK-së, të cilin Ankaraja e konsideron terrorist.

    “Kjo është një pikë kthese historike. Turqia po hyn në një epokë të re uniteti dhe force. Sot shënojmë një ditë të re, një kapitull të ri në histori. Dyert e një Turqie të madhe dhe të fortë – Shekuj të Turqisë – janë plotësisht të hapura. Sot shënojmë agimin e një Turqie të madhe dhe të fuqishme”, tha Erdogan gjatë takimit të 32-të konsultativ dhe vlerësues të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Ankara.
    Duke folur për luftën dekadashe kundër terrorizmit, Erdogan tha se shpresonte që plaga 47-vjeçare e PKK-së të merrte fund të premten.
    Ai e përshkroi vendimin e grupit kurd për të lëshuar armët si një fitore për Turqinë, duke thënë se “turqit, kurdët, arabët – të gjithë 86 milionë qytetarët – dolën fitimtarë”.
    Duke theksuar një vizion më të gjerë të unitetit rajonal, Erdogan tha gjithashtu se “sot po riformësohet fryma e Malazgirtit, Aleanca e Jerusalemit dhe thelbi i Luftës së Pavarësisë”.
    “Republika e Turqisë është shtëpia jonë e përbashkët, çatia jonë e përbashkët. Të gjithë 86 milionë prej nesh jemi një, të bashkuar dhe vëllezër përgjithmonë”, tha Erdogan në një fjalim që gruaja e tij, Emine, e priti me shumë emocione, deri në përlotje. /tesheshi.com/

    Emine Erdoğan, Cumhurbaşkanı Erdoğan’ın tarihi konuşması sırasında gözyaşlarını tutamadı. pic.twitter.com/G1Bxt3ynu1
    — TRT HABER (@trthaber) July 12, 2025

  • Martohet Aleks Soros, kryeministri Rama mban fjalim në dasmën e “vëllait“

    Martohet Aleks Soros, kryeministri Rama mban fjalim në dasmën e “vëllait“

    Kryeministri narkosocialist i Shqipërisë mban fjalim në dasmën Soros-Abedin, shkruan media amerikane ‘Front Page’.
    Gazetari Daniel Greenfield shkruan se, Edi Rama ka ngritur një dolli në këtë dasëm të çuditshme të organizuar në Nju Jork.
    Artikulli i Front Page:

    Ja si e përshkroi New York Times skenën e martesës së një ‘fëmije të pasur miliarder’ me një grua që, sipas përshkrimit satirik, ka më shumë ‘bagazh’ sesa ka vjedhur babai i tij nga viktimat e Holokaustit:

    ‘Establishmenti Demokrat zbriti në Hamptons këtë fundjavë për diçka që ngjante me një dasmë mbretërore politike, që bashkoi botën e politikës me para të mëdha dhe figurat e epokës Clinton.’

    Përveç familjeve të çiftit, lista e të ftuarve përfshinte zonjën Hillary Clinton dhe burrin e saj, ish-Presidentin Bill Clinton; ish-Zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe burrin e saj, Doug Emhoff; senatorin Chuck Schumer të Nju Jorkut, lider i pakicës; ish-Kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi; të famshëm si Nicky Hilton Rothschild; figura të botës kulturore si redaktorja e Vogue Anna Wintour; miq të vjetër të Clintonëve si lobistja e fuqishme e San Franciskos, Susie Tompkins Buell; dhe figura të huaja si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
    Festimet e fundjavës përfshinë edhe një ceremoni më të vogël për të nderuar njëkohësisht besimin islam të znj. Abedin dhe trashëgiminë hebraike të z. Soros.
    Ndërsa Maserati, Porsche dhe makina të tjera luksoze rrëshqisnin në rrugën pranë vendit të dasmës, disa shoferë kuriozë ngadalësonin, por oficerët e sigurisë i largonin menjëherë.

    Grupi muzikor Boyz II Men performoi në dasmë, sipas dy të pranishmëve, dhe ata që mbajtën fjalime përshëndetëse përfshinin vëllain e dhëndrit, Jonathan Soros, Hillary Clinton, Anna Ëintour dhe Edi Ramën.
    Pse ishte aty Kryeministri i Shqipërisë dhe madje mbajti edhe fjalim? Familja Soros thuhet se ka hedhur rreth 130 milionë dollarë në Shqipëri për të mbështetur regjimin e Ramës. Rama, udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste në vend, është përshkruar si një ‘narkosocialist’ dhe Shqipëria konsiderohet e zhytur në korrupsion.
    Pra, ai përputhet në mënyrë perfekte me një ‘dasmë mbretërore’ që simbolizon aleancën mes klaneve Clinton-Vëllazëria Myslimane dhe Soros.

  • “Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri

    “Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri

    Udhëheqësi i opozitës në Koernë e Jugut, Li Xheim Jang u betua si presidenti i ardhshëm i Koresë së Jugut, pas zgjedhjeve dramatike të parakohshme gjashtë muaj pasi udhëheqësi i mëparshëm i vendit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe e zhyti kombin në kaos.
    Rezultatet zyrtare treguan se Lee fitoi me gati tre milionë vota përpara rivalit të tij kryesor, Kim Moon-soo të Partisë konservatore të Fuqisë Popullore në pushtet. Kim e pranoi humbjen, duke e përgëzuar Lee-në për fitoren e tij në një fjalim dhe duke thënë se ai “e pranon me përulësi vendimin e popullit“.
    Duke iu drejtuar turmave të mbështetësve në Seul, Lee premtoi të “punojë për të rivendosur ekonominë” që nga dita e parë dhe të sigurojë që nuk do të ketë kurrë një grusht shteti ushtarak.
    Lee u inaugurua menjëherë të mërkurën në mëngjes. Ceremonia ishte e reduktuar, me disa shfaqje të shkurtra muzikore dhe një fjalim nga udhëheqësi i ri – sipas Ministrisë së Brendshme dhe Sigurisë, Lee kishte dashur të mbante një fjalim të thjeshtë dhe “të përqendrohej në çështjet shtetërore menjëherë pas betimit”. Pjesëmarrja në votime arriti në gati 80%, sipas Komisionit Kombëtar Zgjedhor të vendit, duke shënuar pjesëmarrjen më të lartë që nga zgjedhjet e vitit 1997.
    Këto zgjedhje u ndoqën nga afër dhe mund t’u ofrojnë koreano-jugorëve njëfarë stabiliteti politik pas gjysmë viti pasigurie dhe trazirash, ndërsa aleati dhe fuqia ekonomike e SHBA-së po përballonte pasojat e krizës së ligjit ushtarak.
    Kjo vjen gjithashtu në një kohë kur ekonomia e Koresë së Jugut e orientuar drejt eksportit përballet me ngjarje globale si tarifat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe një recesion të mundshëm, të gjitha pa një udhëheqës të përhershëm në krye.

  • “Ishte vëllai im prej një jete, unik dhe mik i shquar”, Artan Shkreli fjalim prekës në ceremoninë mortore në nder të Artan Lames

    “Ishte vëllai im prej një jete, unik dhe mik i shquar”, Artan Shkreli fjalim prekës në ceremoninë mortore në nder të Artan Lames

    Artan Shkreli, një nga miqtë e publicistit dhe aktivistit të njohur Artan Lame, mbajti fjalim në ceremoninë e lamtumirës.

    Ai e përshkroi Artan Lamen unik, student kurioz të inxhinierisë, bashkëshort të përkushtuar dhe baba të dhembshur.
    “Sot është një dhimbje e madhe për të gjithë. Sot po ndahemi nga një pjesë e vetes sonë. Artan Lame ishte unik, djali i madh dhe i dashur i prindërve, studenti kurioz i inxhinierisë, bashkëshort i përkushtuar dhe baba i dhembshur. Ai qe ndër të parët drejtorë të trashëgimisë kulturore, ishte aktivist karizmatik i mbrojtjes së kauzave, si drejtor i ALUIZMI-t ai ndihmoi me legalizimin e shtëpive për shumë qytetarë dhe publicist i jashtëzakonshëm.
    Artan Lame ishte i shumëanshëm. Ai ishte vëlla im prej një jete. Ishte një mik i shquar, kemi folur për historinë, për Shqipërinë. Ishte i ndershëm deri në fund dhe fisnik në heshtje. E kishte zemrën e madhe dhe të lodhur, ai dha më tepër nga se mori”, tha Shkreli.

    Top Channel

  • “Sokol Kushta duhet t’i mbaj fjalim lojtarëve para Serbisë”, Ilir Alliu i jep një mendim Silvinjos: Duhet ta ftoj, nuk kemi pasur si ai 

    “Sokol Kushta duhet t’i mbaj fjalim lojtarëve para Serbisë”, Ilir Alliu i jep një mendim Silvinjos: Duhet ta ftoj, nuk kemi pasur si ai 

    Ilir Alliu, ish-futbollisti i Kombëtares ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”. Alliu ka hedhur një ide të vecantë duke i bërë një thirrje Silvinjos për të ftuar Sokol Kushtën që të mbaj një fjalim para ekipit duke qenë një figurë që ka përballur një presion dhe emocion të tillë, në një ndeshje si ajo kundër Serbisë, për t’ia lehtësuar sadopak barrën futbollistëve. 
    “Do të jetë shumë e mirë dhe e domosdoshme që të përdorim modelin kundër Serbisë, lojtarët që kanë luajtur në ndeshje të tilla dhe me ngarkesa të tilla. Do isha shumë pro idesë që Sokol Kushta të mbante një fjalim para lojtarëve para ndeshjes me Serbinë, do flasi me forcën e shembullit që ka përballuar ndeshje të këtij intensiteti dhe në një periudhë shumë më të vështirë se tani.  
    Atëherë futbolli jugosllov ka qenë në formë shumë më të mirë sesa ekipi që ka Serbia tani. Në kujtesën time, futbollist me mentalitetin e duhur për të hyrë në fushë si Sokol Kushta as nuk kemi pasur dhe as nuk kemi, me aq sa e kam njour unë”, tha Alliu. /Sport Ekspres/ 
     

  • Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, mban fjalim të shtunën në Tiranë

    Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, mban fjalim të shtunën në Tiranë

    Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të mbajë edhe një fjalim.
    Së paku kjo kuptohet nga axhenda e programit “Invest in a connected Europe”. Programi të cilin JavaNeës e ka siguruar si dokument përcakton se Kushnër do të flasë këtë të Shtunë në kryeqytetin e Shqipërisë nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.
    Fjalimi i cili në axhendë është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit do të pasohet më pas nga fjala e kryeministrit Edi Rama.
    PER AXHENDEN E PLOTE KLIKO KETU!