Gazetari Milaim Zeka ka rrëfyer një histori personale lidhur me marrëdhëniet e shqiptarëve me shtetin grek.
Në studion e ‘Top Story’ Zeka tregon për xhirimet e një dokumentari dhe darkën e zhvilluar me kryetarin e bashkisë së Follorinës.
Ky i fundit u ngrit përpara të ftuarve për të bërë një dolli e më pas filloi të mbante ligjërata kundër shqiptarëve.
Zeka tregon se në ato momente u çua për të bërë dhe ai një dolli, të cilin e përfundoi duke treguar se ishte shqiptar dhe aty, darka u konsiderua e prishur.
“Unë e njoh shumë mirë Greqinë. Serbët janë 100 vjet para grekëve me nacionalizmin e tyre që e kanë më shumë modern.
Nuk na kanë trajtuar siç i kanë trajtuar çamët. Kur ikën shqiptarët e Shqipërisë në Greqi në 1991 unë po bëja një dokumentar dhe filmova në Greqi.
Kryetari i bashkisë na shtroi një darkë dhe u ngrit dhe bëri një fjalim shumë racist për shqiptarët.
Unë mora gotën e rakisë dhe bëra një dolli, dhe i thashë jam shqiptar. Aty u prish darka”, u shpreh Zeka.
Tag: fjalim
-

“Kryebashkiaku grek fjalim kundër shqiptarëve”, gazetari: I prisha darkën kur i thashë që jam shqiptar
-

U kritikua pas ndeshjes me Andorrën, Broja jep një fjalim para ekipit
16 Nëntor 2025
12:40
Telesport
Armando Broja gjatë stërvitjes para ndeshjes me Anglinë ka mbajtur një fjalim para ekipit kombëtar dhe ka marrë duartrokitjen e të gjithëve.
Sulmuesi kuqezi u kritikua së tepërmi pas fitores me Andorrën. Ai jo vetëm që luajti dobët, por pas ndeshjes refuzoi për pak minuta t’i bashkohej festës së kombëtares.
Për të rikuperuar situatën e krijuar, Broja ka thënë disa fjalë emocionuese duke ngrohur zemrat e shokëve të skuadrës, të cilët e mbështesin pa kushte. -

Ndjesë dhe duartrokitje, Armando Broja mban fjalim para ekipit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Situata e Armando Brojës ka qenë një nga më të diskutuarat pas fitores me Andorrën dhe kualifikimit në play-off. Sulmuesi refuzoi të merrte pjesë në festimet me ekipin pas ndeshjes dhe u mor me zor nga kapiteni Hysaj.
Më pas, ai u duk tejet i mërzitur dhe shmangu kontaktet me të tjerët në dhomat e zhveshjeve duke krijuar një situatë të pazakontë që e ktheu sulmuesin në temë diskutimi në opinionin publik, por edhe vetë brenda skuadrës.
Vetë trajneri Silvinjo sot në konferencë për mediat theksoi se kishte folur privatisht me Brojën ashtu si edhe me skuadrën për situata të tilla, pasi të gjithë duhej të bëheshin pjesë e grupit në të mrië e në të keq.
Edhe vetë Broja ka dashur të bëjë gjërat e qarta sot dhe në stërvitjen e fundit të Kombëtares, në stadiumin “Air Albania”, para se të niste seanca, ka mbajtur një fjalim të shkurtër duke kërkuar ndjesë para ekipit. Një fjalim që është mbyllur me duartrokitje dhe buzëqeshje nga pjesa tjetër e skuadrës, që ka vlerësuar gjestin e sulmuesit për të mbyllur këtu këtë situatë para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Anglisë. -

Redaktuan gabim një fjalim të Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe CEO e BBC
Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davey, ka dhënë dorëheqjen pas kritikave se një dokumentar i BBC i ka mashtruar shikuesit duke redaktuar një fjalim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Drejtoresha Ekzekutive e BBC-së, Deborah Turnes, gjithashtu ka dhënë dorëheqjen, tha transmetuesi.
“Janë bërë gabime”
“Dua t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga BBC pas 20 vitesh. Ky është vendimi im i vetëm dhe i jam shumë mirënjohës kryetarit dhe bordit për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë ditët e fundit. Po punoj me bordin për kohën e saktë për të mundësuar një tranzicion të qetë te pasardhësi im në muajt në vijim”, tha Davy në një deklaratë.
“Kam menduar shumë për kërkesat intensive personale dhe profesionale të menaxhimit të këtij roli për shumë vite në këto kohë të trazuara, të kombinuara me faktin se dua t’i jap pasardhësit tim kohë për të formësuar planet që ai do të zbatojë. Në këto kohë gjithnjë e më të polarizuara, BBC ka vlerë unike dhe përfaqëson më të mirën prej nesh.
Ndihmon për ta bërë Mbretërinë e Bashkuar një vend të veçantë, jashtëzakonisht të sjellshëm dhe tolerant. BBC nuk është perfekte dhe ne duhet të jemi gjithmonë të hapur, transparentë dhe të përgjegjshëm. Ndërsa nuk është arsyeja e vetme, debati aktual rreth BBC News ka kontribuar në mënyrë të kuptueshme në vendimin tim. Në përgjithësi, BBC po performon mirë, por janë bërë disa gabime dhe si Drejtor i Përgjithshëm duhet të marr përgjegjësinë përfundimtare”, vëren ai.
“Ditë e trishtuar”
Kryetari i BBC-së, Samir Shah, tha se sot ishte një “ditë e trishtueshme” për BBC-në, duke përshëndetur një “drejtor të përgjithshëm të jashtëzakonshëm” i cili i kishte kushtuar 20 vjet të jetës së tij transmetuesit.
Ai tha se do të vazhdonte të punonte me të si drejtor i përgjithshëm i përkohshëm derisa të përfundonte procesi i emërimit të pasardhësit të tij.
Montazhi në fjalimin e Trumpit
BBC është kritikuar ashpër kohët e fundit, pas një sërë akuzash se nuk ka arritur të ruajë neutralitetin politik në raportimin e saj, duke përfshirë mbulimin e ngjarjeve që lidhen me Trumpin, luftën midis Izraelit dhe Hamasit dhe çështjet që përfshijnë personat transgjinorë.
Gazeta Daily Telegraph ka raportuar prej ditësh për një memo të brendshme, të shkruar nga një ish-këshilltar i etikës në agjenci, në të cilën dokumentohej një sërë gabimesh, përfshirë mënyrën se si ishte redaktuar një fjalim i Trump më 6 janar 2021.
Dokumenti nënkuptonte se emisioni ikonik Panorama kishte redaktuar së bashku dy pjesë të fjalimit të Trump, duke e treguar atë duke inkurajuar trazirat në Kongres në janar 2021.
Në këtë dokumentar, Trump u shfaq duke u thënë mbështetësve të tij se “ne do të marshojmë drejt Capitol Hill” dhe se ata duhet të “luftojnë si ferr”, një koment që ai e bëri në një pjesë tjetër të fjalimit të tij.Top Channel
-

LIVE/ Shqipëria në zi kombëtare! Mbahen homazhet për vdekjen e Fatos Nanos, pritet fjalim nga bashkëshortja dhe Rama
Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, pasi është ditë zie dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin Fatos Nano.
Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, do nderojnë liderin historik të së majtës.
Qindra qytetarë, personalitete të politikës, artit dhe jetës publike po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.
Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim për të kujtuar figurën politike të Nanos, ndërsa bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, pritet të mbajë fjalimin në emër të familjes. Pas homazheve publike, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve të larta të shtetit dhe trupit diplomatik.
Atmosfera në Pallatin e Kongreseve është e mbushur me emocione dhe respekt për njeriun që la gjurmë të thella në historinë politike të vendit.Top Channel
-

LIVE/ Shqipëria në zi kombëtare! Mbahen homazhet për vdekjen e Fatos Naos, pritet fjalim nga bashkëshortja dhe Rama
Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, pasi është ditë zie dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin Fatos Nano.
Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, do nderojnë liderin historik të së majtës.
Qindra qytetarë, personalitete të politikës, artit dhe jetës publike po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.
Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim për të kujtuar figurën politike të Nanos, ndërsa bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, pritet të mbajë fjalimin në emër të familjes. Pas homazheve publike, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve të larta të shtetit dhe trupit diplomatik.
Atmosfera në Pallatin e Kongreseve është e mbushur me emocione dhe respekt për njeriun që la gjurmë të thella në historinë politike të vendit.Top Channel
-

Homazhet nesër për Fatos Nanon/ Kryeministri Rama do të mbajë fjalim, kush pritet të marrë pjesë nga opozita
Ditën e nesërme do të mbahen në Tiranë homazhet në nder dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte, pas disa javësh iu shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.
Homazhet për Fatos Nanon do të jenë ‘Live’ në media, ndërsa pritet të ketë një fjalim nga Edi Rama.
Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.
Sipas burimeve të Top News, nga PD pritet të jetë Flamur Noka si përfaqësues, ndërsa nga protokolli b%jnë me dije se janë ftuar personalitete politike nga Kosova.
Presidentja Vjosa Osmani nuk do jetë e pranishme. Në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.Top Channel
-
Homazhet për Nanon/ Rama do të mbajë fjalim, ja kush pritet të marrë pjesë nga opozita
Ditën e nesërme do të mbahen në Tiranë homazhet në nder dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte, pas disa javësh iu shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.
Homazhet për Fatos Nanon do të jenë ‘Live’ në media, ndërsa pritet të ketë një fjalim nga Edi Rama.
Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.
Sipas burimeve, nga PD pritet të jetë Flamur Noka si përfaqësues, ndërsa nga protokolli bejnë me dije se janë ftuar personalitete politike nga Kosova.
Presidentja Vjosa Osmani nuk do jetë e pranishme. Në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00. -

Nesër homazhet për të nderuar Fatos Nanon, kryeministri Rama do të mbajë fjalim në Pallatin e Kongreseve!
fatos nano
TIRANË- E diela do të jetë ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit. Flamuri Kombëtar do të ulet gjysmë shtizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa në orën 12:00 do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
Më datë 2 nëntor, në Pallatin e Kongreseve do të mbahen homazhet në nderim të figurës së tij. Nga ora 08:30 deri në 11:00 do nisin zhvillohen homazhe publike, ndërsa prej orës 11:15 deri në 11:45 do të mbahen homazhe shtetërore. Mësohet se kryeministri i vendit Edi Rama, njëherësh edhe pasuesi i Nanos, do të mbajë një fjalim. Gjithashtu, fjalim do të mbajë edhe një pjesëtar i familjes së ish-kryeministrit. Ndërkohë që personalitete të politikës, edhe nga Kosova, janë ftuar të marrin pjesë në ceremoni.
Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e premte, 31 Tetor 2025. Nano ndodhej prej 24 ditësh në reanimacion pas problemeve me mushkëritë, një prej spitaleve private në kryeqytet. Pjesa më e vështirë për mjekët ishte rizgjimi i trurit të Nanos, por nuk ia ka dalë të mbijetojë përpos trajtimit edhe nga një ekip i huaj specialistësh. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit./ZËRI
-

Skandaloze/ Rama u tall me Trump në institutin e sponsorizuar nga Sorosi, gruaja e tij mban fjalim … për politikat globale
Edi Rama u shfaq sërish në Londër hokatar me presidentin e SHBA, Donald Trump.
Ai mbajti një fjalim në një institut të njohur britanik, të quajtur Chatham House.
Gjatë fjalës së tij në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale, Rama u shpreh se ‘Trump ka gjithmonë të drejtë’.
Kjo përgjigje e Ramës erdhi pasi u pyet në lidhje me opinionin e tij mbi qëndrimin e Trump për marrjen e mineraleve në Ukrainë.
“Nëse më pyet mua ‘a ka Trump të drejtë’, çfarë përgjigje doni nga unë përveç se ‘Trump ka gjithmonë të drejtë’”, u shpreh Rama.
Kjo nuk është hera e parë që Rama tallet me Trump.
Por akoma më i rëndë është fakti se kjo gjë ndodhi në një institut britanik që deklaron se donatori i tyre kryesor është Fondacioni për Shoqërinë e Hapur i familjes Soros.
Prej vitit 2016, ky institut ka marrë miliona dollarë nga Sorosi.
Aq e rëndë ishte tallja me të ftuarit në këtë forum, sa Edi Rama vendosi edhe gruan e tij, Lindën, që të mbajë një fjalim për sigurinë dhe politikat globale.
Në darkën e këtij forumi, Linda foli përpara të pranishmëve dhe citoi edhe ish-kryeministrin britanik, Tony Blair se tashmë globalizmi është një realitet i pakthyeshëm.