Tag: fjalët

  • Koalicion për qeverisje? LDK i mbyll derën Kurtit: Lëshuat shumë sharje

    Koalicion për qeverisje? LDK i mbyll derën Kurtit: Lëshuat shumë sharje

    Nuk ka tym të bardhë për krijimin e qeverisë. Lidhja Demokratike e Kosovës i ka mbyllur derën kryeministrit Albin Kurti. Kjo për të zhvilluar negociata për mundësinë që VV dhe LDK të krijojnë një koalicion së bashku për krijimin e qeverisë së re në vend pas zgjedhjeve parlamentare. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku shprehet se ai do të mbajë fjalën ndaj elektoralit që e votoi për të mos bërë qeveri me Kurtin, dhe nuk la pa i përmendur këtij të fundit fyerjet ndaj LDK gjatë fushatës elektorale. Kurti i dërgoi një letër LDK për të zhvilluar një takim konsultativ.
    Postimi i plotë

    Të dashur qytetarë të Republikës, në politikë, si në jetë, fjalët kanë peshë. Ato janë pasqyrë e karakterit, e vlerave dhe e qëllimeve. Janë reflektim i momenteve që, kur përsëriten, bëhen bindje shpesh edhe të pakapërcyeshme. Për ne, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, fjala është përgjegjësi. Është zotim. Është besë. Prandaj, secili veçanërisht ata me pushtet duhet të jenë të përgjegjshëm për fjalët që thonë dhe për bindjet që mbjellin. Për muaj, e në të vërtetë për vite të tëra para, gjatë dhe pas fushatës  LDK, anëtarët tanë dhe votuesit tanë, kanë qenë subjekt i një gjuhe dhe mendësie që ofendon, përçan, etiketon dhe sulmon. Një mendësi që ka goditur thelbin njerëzor të politikës, respektin dhe dinjitetin. Dhe ka cenuar parimet themelore mbi të cilat ne kemi zgjedhur të bëjmë politikë.
    Duket se fjalët e thëna e bindjet e ushqyera në vijimësi, nuk kanë peshë njëjtë për të gjithë. Sepse, pavarësisht të gjithë gjërave të thëna, të bëra e stërbëra, dje kam pranuar një letër nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti për takim konsultativ mes nesh. Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë madje edhe konsultativ, do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim.
    Sepse fjalët, si edhe bindjet, kanë peshë. Fjalët e thëna ndaj nesh kanë peshë. Dhe fjalët tona ato që u kemi dhënë qytetarëve tanë, atyre që nuk joshen nga spektakli i përçarjes por që besojnë se shteti ndërtohet me respekt e dinjitet kanë peshën e fjalës së dhënë. Peshën e besës. Besë do të ketë! Le të jetë kjo përgjigje e qartë edhe për të tjerët që së fundi, duke marrë peshën që nuk u takon, kanë tentuar t’i tregojnë LDK-së se çfarë duhet të bëjë. LDK për ta kuptuar mirë u qëndron besnike vendimeve, bindjeve dhe fjalëve të thëna para fushatës, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Ndaj të gjithëve njësoj.
    Sepse fjalët kanë peshë! LDK e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës. LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje. Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën. Qëndrimet tona janë të qarta. I juaji, Lumir Abdixhiku.

  • Dom Gjergj Meta citon fjalët e Jezusit: Shko, por mos mëkato më!

    Dom Gjergj Meta citon fjalët e Jezusit: Shko, por mos mëkato më!

    Në një botë shpesh të prirur për të gjykuar e për të ndëshkuar, fjalët e Jezusit sjellin një dritë mëshire dhe reflektimi të thellë. Dom Gjergj Meta risjell në vëmendje një nga momentet më prekëse të Ungjillit, ku Jezusi, përmes një akti të jashtëzakonshëm dhembshurie, na kujton fuqinë e faljes dhe thirrjen për ndryshim: “Ku janë ata? Askush nuk të dënoi? As unë nuk po të dënoj… Shko, por mbas tashit mos mëkato më!”. Një mesazh që flet drejtpërdrejt me zemrën e njeriut, për shpresë, për një fillim të ri, dhe për hirin që na fton të jetojmë ndryshe.
    Postimi: 

    “- Ku janë ata? Askush nuk të dënoi?As unë nuk po të dënoj … Shko, por mbas tashit mos mëkato më!”.

  • Nga Mediu te Noka, Rama tallet me kandidatët e PD-së, i krahason me insektet e kënetës (Video)

    Nga Mediu te Noka, Rama tallet me kandidatët e PD-së, i krahason me insektet e kënetës (Video)

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrejtet e tij sociale ditën e sotme një video tallëse për disa nga figurat kryesore të Partisë Demokratike. Rama ka shpërndarë fjalët e kandidatëve në listën e sigurt të opozitës të cilat i ka shoqëruar me disa insekte animatore, ku në formë simbolike bën sarkazëm në sfond duke shfaqur një audio përqeshëse. Në video janë fjalët e Flamur Nokës, Balliut, Palokës, Mediut, Garos dhe Vokshit.
    Noka: Unë do ta gjej dhe në këtë errësirë të madhe sinjalin dritës në të cilin do të eci.
    Paloka: Gazi mi tregoi dhe mua, se ishin bashkë, këto mesazhet duke qeshur. I thashë kjo nuk është për të qeshur, sigurisht ai e kishte marrë mesazhin si shantazh, por po qeshte. Ne nuk do ta lëm te e qeshura.
    Vokshi: Protesta e nesërme hap siparin e protestave të tjera, do jetë një seri protestash. Kështu që rrëzohet Edi Rama me protestat. Jo Edi Rama rrëzohet me votë, edhe pritshmëria jonë është 80 mijë 100 mijë, minimalisht që dalin po mund të jenë edhe më shumë.
    Balliu: E keni parë Edi Ramën që thotë do futemi në Europë. Është thjesht mashtrues
    Garo: Një artikull i sapo publikuar nga Ëashington Exeamer ka nxjerrë në pah në të gjithë botën përdorimin e parave publike, për të paguar lobist në SHBA me qëllim sulmin ndaj Sali Berishës dhe opozitësh shqiptare.
    Mediu: Unë nuk mendoj që bëhet opozitë me gallatë, unë e kam njohur Unikatilin që në 2013.

  • Xheneta për Eglin: Përdor fjalët dhe situatat që kam pasur unë

    Xheneta për Eglin: Përdor fjalët dhe situatat që kam pasur unë

    Showbiz E Hënë, 31 Mars 2025 15:13
    Xheneta Fetahu ka kritikuar rikthimin e Egli Takos, duke e cilësuar atë si një dështim për të. Ajo akuzoi Eglin se e imiton vazhdimisht, duke përdorur fjalët dhe situatat që ajo ka krijuar gjatë kohës që ka qenë në lojë. Xheneta është shprehur duke thënë:
    ”Prej momentit kur Egli është rikthyer, është dështim për të. Ajo humb identitetin e saj sepse përdor fjalët dhe situatat që kam pasur unë. Ajo po më imiton tërë kohën. Nuk është vetëm kjo situatë, ka shumë të tjera.

    Çdo ditë marr video në Instagram dhe shoh se ajo ka mundësinë të krijojë një identitet të vetin, ka shumë argumente, është një vajzë e bukur dhe e zgjuar. Nuk e kuptoj pse është e nevojshme të më kopjojë mua”,-tha Xheneta në ”E Diell”.