Tag: fjalës

  • Blushi: Kërcënimi me jetë i botuesit të News24 akt i terrorizmit shtetëror, i nxitur nga Kryeterroristi Rama

    Blushi: Kërcënimi me jetë i botuesit të News24 akt i terrorizmit shtetëror, i nxitur nga Kryeterroristi Rama

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas lajmit të kërcënimit me jetë të botuesit të News24 dhe Panorama Group nga persona të lidhur me pushtetin.

    Sipas Blushit ngjarja ndodhi fill pas rifillimit të transmetimeve të Neës24, televizion që u sulmua nga institucionet shtetërore, dhe gazetarët e kësaj media nuk u lejuan të ushtrojnë detyrën e tyre. “Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të “Fokus Media Group”, z. Irfan Hysenbelliu, si dhe i familjes së tij, një ditë pas rikthimit të sinjalit televiziv të “News 24” është një akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm i terrorizmit shtetëror, i nxitur drejtpërdrejt nga Kryeterroristi i fjalës së lirë, Edi Rama.

    Lëshimi nga zinxhirët i zagarëve të Narkoshtetit me urdhër politik për të kërcënuar me jetë një drejtues mediash është vijim i platformës zyrtare të Narkoqeverisë, që kërkon të instalojë me dhunë një errësirë të plotë mediatike për të fshehur korrupsionin e përbindshëm, lidhjet personale me krimin e organizuar vendas e ndërkombëtar dhe dështimet shumë të rënda qeverisëse të Edi Ramës.

    Kryeterroristi i fjalës së lirë urdhëroi ndërprerjen e dhunshme e sinjalit të “News 24”, pushtimin e godinës së televizionit me policë dhe ushtarë, grabitjen dhe konfiskimin e materialeve sensitive dhe kompjuterëve të gazetarëve, si dhe moslejimin e zbatimit të vendimeve të gjykatave, sepse për të një media që nuk konformohet, nuk hesht ose nuk serviloset 100% ndaj Narkoshtetit, duhet të mbyllet, të shkatërrohet dhe kërcënohet me jetë.

    Edi Rama nuk do që “News 24” të ekzistojë sepse ai e urren faktin që qytetarët i drejtohen gazetarit profesionist Osman Stafa për denoncuar kushtet kriminale në Spitalin Onkologjik, ku të sëmurët me tumor humbin jetën për mungesë të ilaçeve.

    Edi Rama nuk do që “News 24” të ekzistojë sepse ai kërkon të mbulojë me çdo kusht dosjet korruptive që ulërasin në dritë të diellit të Belinda Ballukut, ndaj urdhëron mbylljen me dhunë të emisionit investigativ “Vetting” dhe zhdukjen e çdo gjurme të aferave të tij të kapura nga gazetarët.

    Edi Rama kërkon të mbyllë “News 24” në mënyrë që qytetarët të mos flasin pa doreza për kushtet e rënda të keqqeverisjes te emisioni i mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit kurajoz Klevin Muka, dhe as që gazetaret e mirënjohura Ola Bruko dhe Nisida Tufa të jenë të lira të bëjnë pyetjet që mendojnë për “rilindasit” e krimbur në korrupsion e të zhytur në llumin e botës së nëndheshme të krimit të organizuar”- shprehet Blushi.

    DEKLARATA E PLOTE E BLUSHIT

    Megjithëse i diskredituar botërisht, nga DASH, BE, OSBE, Këshilli i Evropës dhe deri tek organizatat ndërkombëtare më prestigjioze të gazetareve për sulmin mafioz mbi median dhe së fundmi ndaj “News 24”, Edi Rama, Narkoqeveria dhe Narkotrafikantet klientë të saj vazhdojnë në rrugën e tyre të thellimit të paligjshmërisë, shantazhit dhe presionit kriminal ndaj fjalës së lirë.

    Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të “Fokus Media Group”, z. Irfan Hysenbelliu, si dhe i familjes së tij, një ditë pas rikthimit të sinjalit televiziv të “News 24” është një akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm i terrorizmit shtetëror, i nxitur drejtpërdrejt nga Kryeterroristi i fjalës së lirë, Edi Rama.

    Lëshimi nga zinxhirët i zagarëve të Narkoshtetit me urdhër politik për të kërcënuar me jetë një drejtues mediash është vijim i platformës zyrtare të Narkoqeverisë, që kërkon të instalojë me dhunë një errësirë të plotë mediatike për të fshehur korrupsionin e përbindshëm, lidhjet personale me krimin e organizuar vendas e ndërkombëtar dhe dështimet shumë të rënda qeverisëse të Edi Ramës.

    Kryeterroristi i fjalës së lirë urdhëroi ndërprerjen e dhunshme e sinjalit të “News 24”, pushtimin e godinës së televizionit me policë dhe ushtarë, grabitjen dhe konfiskimin e materialeve sensitive dhe kompjuterëve të gazetarëve, si dhe moslejimin e zbatimit të vendimeve të gjykatave, sepse për të një media që nuk konformohet, nuk hesht ose nuk serviloset 100% ndaj Narkoshtetit, duhet të mbyllet, të shkatërrohet dhe kërcënohet me jetë.

    Edi Rama nuk do që “News 24” të ekzistojë sepse ai e urren faktin që qytetarët i drejtohen gazetarit profesionist Osman Stafa për denoncuar kushtet kriminale në Spitalin Onkologjik, ku të sëmurët me tumor humbin jetën për mungesë të ilaçeve.

    Edi Rama nuk do që “News 24” të ekzistojë sepse ai kërkon të mbulojë me çdo kusht dosjet korruptive që ulërasin në dritë të diellit të Belinda Ballukut, ndaj urdhëron mbylljen me dhunë të emisionit investigativ “Vetting” dhe zhdukjen e çdo gjurme të aferave të tij të kapura nga gazetarët.

    Edi Rama e urren faktin që kamerat e fshehta të emisionit “Tak Fak” thyenin censurën dhe tregonin nga brenda sistemit mënyrën se si çdo qelizë e Narkoshtetit është e zhytyr në llumin e korrupsionit dhe lidhjeve me krimin.

    Edi Rama kërkon të mbyllë “News 24” në mënyrë që qytetarët të mos flasin pa doreza për kushtet e rënda të keqqeverisjes te emisioni i mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit kurajoz Klevin Muka, dhe as që gazetaret e mirënjohura Ola Bruko dhe Nisida Tufa të jenë të lira të bëjnë pyetjet që mendojnë për “rilindasit” e krimbur në korrupsion e të zhytur në llumin e botës së nëndheshme të krimit të organizuar.

    Edi Rama kërkon të instalojë një errësirë totale mediatike, që kur digjet “Syri i Kaltër”, televizionet e kapura dhe të paguara me paratë e pista të inceneratorëve të japin pamje nga djegiet e pyjeve në Greqi; Që kur digjet kisha shekullore e Lekëlit në Tepelenë, televizionet të transmetojnë pamje nga flakët në Spanjë, apo kur përvëlohet Delvina të jepen pamje nga zjarret në Portugali.

    Po të mos ishte mbyllur për më shumë se 9 ditë televizioni “Neës24” sot do të kishte më pak zjarre sepse gazetarët do raportonin në kohë reale nga terreni, ndërsa Kryeterroristi i fjalës së lirë, Edi Rama dhe ministrat e tij nuk do gjenin qetësi për të vazhduar të pashqetësuar pushimet, siç ndodhi, por do angazhoheshin seriozisht në shuarjen e flakëve që përpinë mijëra hektarë pyje, kullota, shtëpi, pora e bagëti, si dhe duke marrë tragjikisht edhe jetë njerëzish.

    Kjo që po ndodh me “News 24” nuk është më çështje vetëm mediatike, por një emergjencë demokratike.

    Kur një regjim mafioz i korruptuar dhe i kriminalizuar godet në këtë mënyrë median e lirë, ai godet vetë shtyllën e fundit të demokracisë shqiptare. Dhe kur kërcënimet bëhen personale, kur liria e shprehjes identifikohet si “armike” e qeverisë, atëherë është detyrë qytetare, politike, patriotike dhe morale e çdo shqiptari të ndershëm të reagojë.

    Edi Rama po shndërron Shqipërinë në një shtet totalitar, ku media duhet të heshtë, të serviloset, përndryshe mbyllet dhe shkatërrohet.

    Tre televizione të mbyllura në 12 vite janë një rekord i zi për fjalën e lirë që nën Narkoregjimin e “Ramaduros” është më e rrezikuar se kurrë.

    Partia e Lirisë duke shprehur solidarizimin e plotë me gazetarët e “News 24”, si dhe duke përshëndetur të gjitha qëndrimet zyrtare të institucioneve të BE dhe SHBA, dënon me forcën më të madhe dhe me vendosmëri këtë sjellje terroriste dhe autoritare ndaj fjalës së lirë, si dhe nxit të gjithë organizatat ndërkombëtare të gazetarëve të qëndrojnë në krah të kolegëve të tyre në Shqipëri.

    I kujtojmë Edi Ramës se asnjë regjim nuk e ka fituar luftën me lirinë e medias dhe se fundi i tij politik i regjimit të tij do të jetë i njëjtë.

  • ‘Liria më thërret, vdekja nuk më tund’/ Meta përkujton Havzi Nelën: Fjalët e tij ushtojnë edhe pas ndërprerjes brutale të sinjalit të News 24

    ‘Liria më thërret, vdekja nuk më tund’/ Meta përkujton Havzi Nelën: Fjalët e tij ushtojnë edhe pas ndërprerjes brutale të sinjalit të News 24

    Me vargjet e poetit të vrarë nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, Havzi Nela, presidenti i Partisë së Lirisë ka reaguar nga burgu, për të nderuar kujtimin dhe veprën e lavdishme të poetit dhe disidentit martir.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Havzi Nela, sfidoi diktaturën dhe shpërfilli edhe vdekjen, për të mbetur përjetësisht simbol i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor.

    ‘Havzi Nela, edhe në këto kohë të errëta për lirinë e fjalës, të rrezikuar më shumë se kurrë, veçanërisht pas atentatit të fundit ndaj saj, ndërprerjes brutale të sinjalit të “News 24, vazhdon të jetojë përmes vargjeve të tij që gjëmojnë me forcë të jashtëzakonshme dhe frymëzojnë një fjalë të vetme: LIRI!’, shkruan Meta në reagimin e tij në facebook.

    Teksa e ka cilesuar akt terrorist, mbylljen e sinjalit të transmetimit të News 24, Meta në përmbyllje të mesazhit të tij, ka ftuar shqiptarët të bashkohen në protestën e gazetarëve për mbrojtjen e lirisë së fjalës, themelit të demokracisë dhe garancisë së çdo të drejte njerëzore.

    Reagimi

    ‘Liria më thërret, vdekja nuk më tund’ – Havzi Nela.

    Sot përkujtojmë me nderim të thellë kujtimin e paharruar dhe veprën e lavdishme të poetit dhe disidentit martir, Havzi Nela, i cili sfidoi diktaturën dhe shpërfilli edhe vdekjen, për të mbetur përjetësisht simbol i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor.

    Havzi Nela, edhe në këto kohë të errëta për lirinë e fjalës, të rrezikuar më shumë se kurrë, veçanërisht pas atentatit të fundit ndaj saj, ndërprerjes brutale të sinjalit të “News 24, vazhdon të jetojë përmes vargjeve të tij që gjëmojnë me forcë të jashtëzakonshme dhe frymëzojnë një fjalë të vetme: LIRI!

    Akti terrorist ndaj “News 24” dëshmon se Narkoregjimi i sotëm është po aq kriminal në përpjekjet për të asgjësuar demokracinë, pluralizmin, lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut.

    Prandaj, nesër, i ftoj të gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë të bashkohen në protestën e gazetarëve për mbrojtjen e lirisë së fjalës, themelit të demokracisë dhe garancisë së çdo të drejte njerëzore.

  • Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

    Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

    Nga Denis Dyrnjaja
    Ngatërrohet me qëllim, pa dashje apo pa dije kjo puna e lirisë se medias. Sot nuk është një ditë e mirë për gazetarinë në veçanti dhe për lirinë e fjalës në përgjegjësi. E them këtë kokluzion, por nuk jam i bindur plotësisht nëse gjithçka lidhet me censurën, sikurse pretendohet nga aktorë e faktorë të ndryshëm dhe veçanërisht kolegët dhe punonjësit e News 24. Por për fat të keq ata nuk janë shkaku, por pasoja në këtë rast, janë dëm kolateral si të thuash.
    Nëse do duhej të ishim realistë, duhet të themi të vërtetën si është. News 24 është një TV që ka patur qëndrime të caktuara editoriale, kryesisht ne të drejtën e tij dhe çdo medieje. Ndër vite këto qëndrime kanë qenë në koherencë me linjën e qeverisë së Edi Ramës dhe duhet thënë se dhe ky i fundit si kryeministër, nuk i ka kursyer “qokat”, duke toleruar detyrimet që grupi i drejtuar nga z Irfan Hysenbelliu ka patur ndaj shtetit në taksa apo skema të tjera të dyshuara si evazion fiskal. Janë gjetur formula amnistie që nuk kanë qenë me vlera të vogla financiare, por me miliona euro.
    Këto pra kanë qenë muaj apo vite mjalti mes qeverisë dhe News 24 dhe pse ndonjëherë me vello kritike si opozitë. Shumë nga ministrat e Ramës kalonin dreka, darka e pushime në rezortin e z Hysenbelliu në Golem, që kishte hedhur rrënjë deri në det, duke ndërprerë edhe rërën përmes një platforme betoni. Në tryezat abondante me peshk e verë të shtrenjtë, nuk ka munguar dhe vetë kryeministri Rama e si për dreq ka edhe foto publike që qarkullojnë për kohët e bukura kur pronari i News 24 i gëzohej flirtit të fortë me qeverinë në njërën anë dhe me Bashkinë e Tiranës që kishte një interes me vete për News 24 dhe pronarin e këtij televizioni nga ana tjetër.
    Sikurse ndodh në të tilla raste diçka prishet pasi njëra nga palët e tepron duke abuzuar me llastimin dhe kjo pala ka qëlluar që të mos jetë qeveria, por vetë pronari i News 24, që e kishte kuptuar tolerancën e pandershme të qeverisë si fakt dhe detyrim të vazhdueshëm, ndaj interesave të tij.
    Fushata të tëra ofensive janë ndërmarrë në emër të interesit publik dhe qytetarëve, por në fakt ato thjeshtë kanë qenë një lloj presioni ndaj qeverisë, që ajo të tërhiqet ose të kërkojë pakt me median në fjalë për të mos bërë zhurmë apo për të heshtur ndaj skandaleve apo shkeljeve reale ndër vite të zyrtarëve të rangjeve të ndryshme deri në nivel ministror.
    Por çështja është që Edi Rama, një kokëfortë klasik në kufijtë e imatçorit, nuk para ndjen kur përpiqesh t’i krijosh shantazh kur vetë je në paligjshmëri, përveç rasteve kur me prova dhe dokumente ia “përplas” të vërtetën publikisht. Pra morali për shkeljen e ligjit kur vjen nga paligjshmëria humbet fuqi dhe peshë. Kjo mesa duket ka ndodhur mes qeverisë dhe z Irfan Hysenbelliu.
    Duke qenë i ekspozuar në paligjshmëri z Hysenbelliu është informuar me kohë. Madje jo vetëm stafi i tij i afërt, por thuajse i gjithë tregu mediatik e dinte se z Hysenbelliu nuk ka qenë korrekt me detyrimet ndaj shtetit dhe për më tepër ndaj detyrimeve kontraktuale të qiramarrjes së ambienteve ku televizioni ushtronte aktivitetin e tij.
    Prej të paktën dy vitesh News 24 është informuar se nuk do të ketë rinovim kontrate për ambientet, ndaj duheshin marrë masat për zhvendosjen dhe sigurimin e aktivitetit në një ambient tjetër. Rasti i Top Channel me ambientet e ish Ekspozitës Shqipëria Sot dhe Piramidës është një precedent për t’u marrë në refenrcë. Top Media u informua që të lironte ambientet sepse kontrata u prish në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Ekonomisë gjatë qeverisjes së Berishës, dhe drejtësit e televizionit gjetën një zgjidhje për të mundësuar dhe siguruar vazhdimësinë e transmetimeve televizive pa ndërprerje, në një ambient tjetër.
    Tani nëse pronari nuk merr masa për mbarëvajtjen e aktivitetit të sipërmarrjes së tij, kjo nuk është përgjegjësi e shtetit që ka detyrimet e veta dhe as e stafit redaksional që merr në këtë mënyrë kosto totalisht të panevojshme
    Tani ata detyrohen të bëhen mburojë e interesave të cënuara të pronarit, në emër të lirisë së medias. Ata e dinë shumë mirë që kjo që po ndodh nuk është fare çështja e lirisë së fjalës apo të medias, por duhet ta trajtojnë si të tillë që në publik të përkthehet si ky mesazh. Ata e dinë që kjo është pasojë e një supe të prishur peshku që qelbet nga koka.
    Në këtë rast ata janë bishti që duhet të përpëlitet për hir dhe për interesa të kokës. Sigurisht përtej çdo figure letrare të këtij komenti në fund të ditës stafi dhe kolegët e News 24 po marrin kosto që as nuk i meritojnë dhe as nuk iu takojnë. Ndaj para se të protestojnë kundër qeverisë, duhet të kërkojnë të drejtat e tyre te i zoti i shtëpisë. Ata nuk mund të përdoren si kamikazë kundër censurës dhe në emër të lirisë. Çdo herë pro lirisë dhe fjalës së lirë, por jo kur ajo përdoret si mburojë interesi personal dhe tërësisht abuziv.

  • Luçiano Boçi: Në një vend ku media rrethohet, ka triumfuar diktatura

    Luçiano Boçi: Në një vend ku media rrethohet, ka triumfuar diktatura

    Deputeti i PD, Luciano Boçi ka reaguar në një postim në facebook, ku ka dënuar ashpër ndërprerjen e sinjalit të News24, duke e cilësuar atë si një akt arbitrar dhe autoritar që shënjestron median e lirë dhe mesazhin e saj.

    Boçi shkruan se kjo është një vazhdimësi e një modeli të njohur, të ngjashëm me atë që solli mbylljen e “Agon Channel” dhe pasojat e mëdha financiare për vendin, falë ndjekjes penale të themeluesit Francesco Becchetti.

    “Veprimet janë të njëjta: shtypje e fjalës së lirë, dhunë ligjore dhe uzurpim i medias, pa respektuar vendimet e gjykatave,” thotë Boçi.

    Reagimi në FB:

    RRETHIMI I NEWS24 ËSHTË VRASJE SHTETËRORE E FJALËS SË LIRË

    Një shoqëri demokratike matet jo nga fjalët e bukura të politikanëve, por nga mënyra se si trajton median e lirë.

    Rrethimi i News24 është një sinjal i fundit se në Shqipëri, pushteti është gati të përdorë metoda brutale për të mbyllur zërat kritikë e vrarë lirinë e fjalës.

    Ky nuk është një incident i izoluar apo masë institucionale. Është ekzekutim publik. Është vazhdimësi e një strategjie të qëndrueshme për të nënshtruar median.

    Në vitet e qeverisjes së Edi Ramës, kemi parë kapjen e televizioneve përmes financave, shpërndarjen selektive të reklamave shtetërore, përdorimin e gjobave dhe ligjeve si “Paketa Anti-Shpifje” për të frenuar portale të pavarura.

    Kemi parë sulme e mbyllje si me “Agon Channel”.

    E çfarë nuk kemi parë!!?

    Ndërkohë, kryeministri ka sulmuar publikisht gazetarët, duke i quajtur “kazanë” dhe “plehra”.

    Kjo retorikë nuk është thjesht denigruese. Është një strategji për t’i delegjitimuar në sytë e publikut, për t’i linçuar, duke krijuar një klimë ku presioni ndaj tyre duket i pranueshëm.

    Rrethimi i një redaksie është një akt i rëndë, që shkon përtej presionit mediatik.

    Është një mesazh kërcënues për çdo gazetar dhe çdo media: “Kush nuk hesht, do të përballet me forcën”.

    Dhe kur një media izolohet fizikisht, nuk rrethohet vetëm një ndërtesë por rrethohet vetë e vërteta.

    Raportet e “Reporterëve pa Kufij” tregojnë se Shqipëria ka rënë ndjeshëm në renditjen e lirisë së shtypit. Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave dhe veprimeve që kanë mbytur hapësirën për fjalën e lirë.

    Sot është News24.

    Nesër mund të jetë çdo zë tjetër që guxon të pyesë dhe të kritikojë.

    Në një vend ku media rrethohet ka triumfuar diktatura.

    Nëse qytetarët heshtin përballë kësaj, atëherë heshtja do të bëhet norma dhe propaganda do të jetë e vetmja gjuhë publike.

    Fjalën e lirë nuk e mbron vetëm gazetari.

    E mbron çdo qytetar që nuk pranon të jetojë në errësirë.

  • Berisha dhe Meta solidarizohen me news24 dhe pronarin e televizionit

    Berisha dhe Meta solidarizohen me news24 dhe pronarin e televizionit

    POSTIMI I SALI BERISHES:
    Me prerjen e sinjalit të News24 Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë. Në traditën e babait të tij biologjik Kristaq Rama që në 10 gusht 1988 firmosi varjen publike në litar të poetit disident Havzi Nela, Ramaduro më 11 gusht 2025 rrethoi me polici dhe urdhëroi xhelatët e tij të fjalës së lirë të ndërpresin sinjalin e televizionit të News24, një nga burimet kryesore e të pakta të informacionit të pavarur në Shqipëri. Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon e mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive.

    Partia Demokratike shton se pas mbylljes së Agon Chanel dhe konfiskimit të Ora News, ky është televizioni i tretë që Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm se narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot. Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24 dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramaduros dhe kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit News24, lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni.

    Partia Demokratike ju bën thirrje të gjitha organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që qëndrojnë për fjalën e lirë të dënojnë me forcën më të madhe aktin primitiv të Edi Ramës, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm të Europës dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të sinjalit të televizionit News24.
    Reagon nga qelia e burgut Ilir Meta:
    Akti i sotëm kriminal ndaj fjalës së lirë dhe ndërprerja e dhunshme e sinjalit të televizionit “News 24” është një tjetër veprim tepër i rrezikshëm i regjimit represiv të “Ramaduros”, armik i egër i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve.
    Duke dënuar me vendosmëri këtë akt terrori të paralajmëruar ndaj medias së pavarur shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur me gazetarët, të cilët sot janë të rrezikuar më shumë se kurrë për vendin e tyre të punës dhe për lirinë profesionale të ushtrimit me ndershmëri të misionit të tyre për informim të vërtetë dhe të paanshëm.
    U bëj thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes të reagojnë fuqimisht për të dënuar këtë akt shumë të rëndë që na largon gjithmonë e më shumë nga Europa për ta kthyer vendin dekada pas në kohërat e errëta të diktatures totalitare dhe të izolimit të eger nga bota e qytetëruar.
     

  • Sali Berisha sërish gafë/ Gjatë fjalës së tij, lexon memen virale në rrjete sociale: Martesat me zor…

    Sali Berisha sërish gafë/ Gjatë fjalës së tij, lexon memen virale në rrjete sociale: Martesat me zor…

    Berisha ngatërroi memen që qarkullon në rrjet me një pikë të Kodit të ri Penal. Kreu i PD, Sali Berisha është bërë viral në rrjet gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët.
    “A mund të imagjinoni tani, më thuaj mua? Ju jeni me fat se jeni të martuara. Nëse do kishit qenë beqare nënat tuaja do mund të shkonit, për ndjenjat më të dashura për ju e të ardhmen tuaj, mund të shkonin në burg për 3 vite nëse guxonin t’u thoshin ‘bijë e nënës koha është për t’u martuar, nëna do të shohë çift’, si çdo nënë që e ka për djalin dhe për vajzën. E imagjinoni ju ku shkon ky dhe kjo quhet martesë me zor. Është e shkruar, e kam këtu nenin.
    Nëse thotë ‘I thuhet po të ikën koha’, po sa herë të kanë thënë ty po të ikën koha. I ke në burg ata, gjyshërit jo, por nëna dhe baba përfundojnë në burg po e morën vesh. Kjo tregon maninë e turpshme, të neveritshme, se si të burgosësh të tjerët. A mund të vendoset një nen tillë dhe sidomos thotë kur “kur në një tavolinë”, por në tavolinë bëhen këto, “kur në një tavolinë dreke apo darke miqësore, prindi i thotë vajzës se po të ikën koha, mos e zgjat më shumë”. Këto ishin aktet e martesës me zor, por është mendësi e paimagjinueshme. Por në Shqipëri martesa me zor nuk ekziston. Ky është Kodi”, tha Berisha.Në fund të konferencës bashkëpunëtorët e tij i dhanë një letër me një shënim, por kreu i PD nuk bëri ndonjë sqarim të mëtejshëm, duke mbyllur konferencën për mediat.

  • Ligj i ri në Britani për lirinë e fjalës, në shënjestër qendrat kulturore kineze

    Ligj i ri në Britani për lirinë e fjalës, në shënjestër qendrat kulturore kineze

    Instituti Konfuci, qendrat e gjuhës dhe kulturës kineze që funksionojnë në disa universitete në Angli, po përballen me sfida serioze për shkak të rregullave të reja mbi lirinë e fjalës, të vendosura nga rregullatori britanik, Office for Students (OfS).
    Këto institute janë pjesë e marrëveshjeve mes universiteteve britanike dhe universiteteve kineze, dhe financohen nga shteti kinez. Ata ofrojnë kurse të gjuhës mandarin dhe organizojnë ngjarje kulturore, por kritikët i akuzojnë si një “kalë Troje” që përpiqet të ushtrojë ndikim ideologjik brenda sistemit arsimor britanik.
    Rregullatori OfS ka vendosur rregulla të reja që ndalojnë qeveritë e huaja të bëjnë “teste ideologjike” ndaj punonjësve në këto institucione si kusht për punësim, duke e parë këtë si shkelje të lirisë së fjalës dhe pavarësisë akademike. Ndërsa universitetet britanike kanë kërkuar më shumë qartësi për mënyrën sesi këto rregulla do të zbatohet, autoritetet kanë kërkuar që institucionet të rishikojnë marrëveshjet dhe të ndërmarrin hapa për të siguruar respektimin e ligjit.
    Ministrja e Arsimit e Mbretërisë së Bashkuar, Jacqui Smith, ka theksuar se universitetet duhet të jenë “vendet e debatit rigoroz” dhe se çdo përpjekje nga shtetet e huaja për të intimiduar, ngacmuar apo dëmtuar individë në Britani nuk do të tolerohet. Qeveria ka forcuar mjetet ligjore për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe për të parandaluar ngacmimet në kampuset universitare.
    Universitetet kryesore në Angli, duke përfshirë Manchester, Coventry dhe Liverpool, kanë institutit Konfuci dhe janë në bisedime intensive me OfS-në dhe partnerët e tyre për të adresuar shqetësimet ligjore, duke u përpjekur të ruajnë marrëdhëniet ndërkombëtare pa cenuar standardet e lirisë akademike.
    Departamenti për Arsimin britanik tha se mirëpret bashkëpunimet ndërkombëtare, por theksoi se ato duhet të respektojnë ligjet dhe rregulloret e Mbretërisë së Bashkuar.
    Ky zhvillim vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës janë bërë më të ndjeshme, dhe ka një fokus të shtuar mbi ndikimin që Kina mund të ketë në institucionet e arsimit dhe shoqërinë britanike në përgjithësi.

  • “Kodi shton dhunën ndaj qytetarëve”, Berisha kundërshton draftin e paraqitur që sipas tij i bën atentat edhe fjalës së lirë

    “Kodi shton dhunën ndaj qytetarëve”, Berisha kundërshton draftin e paraqitur që sipas tij i bën atentat edhe fjalës së lirë

    Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi sërish qeverinë se ka hartuar një Kod Penal i cili dyfishon dhunën ligjore mbi qytetarët.

    Në një komunikim me gazetarët, Berisha shfrytëzoi edhe kritikat e institucioneve të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar projektligjin narko-kod
    “Prokurori i Përgjithshëm deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson Kodi që të vërtetë shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët. Burg për parkime, burg për faturat e dritave, burg për faturat e ujit, burg për ndërtimin në tokën tënde, në truallin tënd”, tha Berisha.

    Berisha deklaroi se në Kodin Penal janë futur edhe nene kundër fjalës së lirë, duke sulmuar Gjykatën e Posaçme dhe SPAK-un.
    “Atentat madhor kundër fjalës së lirë, mendimit të lirë. Shkohet në atë shkallë sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën. A mundet? Nuk besoj të ketë një vend në botë ku qytetarët, avoketërit, të mos kenë të drejtë të denoncojnë dhe dënojnë padrejtësinë që u bëhen në sallën e gjyqit. Absurditeti i kodit tejkalon çdo kufi”, tha Berisha.
    Prej ditës që drafti i Kodit Penal u publikua për herë të parë, kryetari i PD Berisha deklaroi se opozita do të bëjë çdo përpjekje kundër miratimit të tij në parlament./vizionplus.tv

  • Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë

    Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka kundërshtuar përsëri draftin e Kodit të ri Penal. Në konferencën për mediat, kryedemorkati thotë se ky kod është atentat i fjalës së lirë në vendin tonë.
    Më tej, ai thekson se nëpërmjet kodit të ri, mbrohen zyrtarët e lartë nga kritikat e qytetarëve.
    “Edhe njëherë, narkoshteti nuk mund të mos hartonte narkokodin. Dje në një deklaratë publike, Prokurori i Përgjithshëm me kurajo denoncoi faktin se institucioni i tij apo ai si përfaqësues i akuzës në Republikën e Shqipërisë, nuk kishte asnjë dijeni për kodin Rama-Ulsiu. Pra, kur unë u deklarova ju se ai ka dalë nga shpellat e mafies, sigurisht që pati njerëz të cilët e përcollën me habi. Por ja pra, unë u them të gjithë atyre që u habitën, tani që Prokurori i Përgjithshëm deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson kodi që të vërtetë shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët. Burg për parkime, burg për faturat e dritave, burg për faturat e ujit, burg për ndërtimin në tokën tënde, në truallin tënd. Pra, dhe përgjysmim i dënimeve për zyrtarët abuzivë. Atentat madhor kundër fjalës së lirë, mendimit të lirë. Shkohet në atë shkallë sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën. A mundet? Nuk besoj të ketë një vend në botë ku qytetarët, avoketërit, të mos kenë të drejtë të denoncojnë dhe dënojnë padrejtësinë që u bëhen në sallën e gjyqit. Absurditeti i kodit tejkalon çdo kufi. Dhe pse ky nen për mbrojtjen e Irena Gjokës dhe Altin Troplinit? Sepse ata janë në shërbim të regjimit, më të inkriminuarit në sistemin e drejtësisë. A mund të imagjinoni ju një mercenar që kryeson prokurorinë speciale me katër banesa, gjatë gjithë jetës së tij me një rrogë, dhe gjen edhe megafonët e Edi Ramës që thonë se është i ndershëm. Njëlloj si një… pashë një titull të një megafoni të tij, bënte fjalë për diktaturë liberale. E morët vesh tani termin e fundit, është diktator, por është liberal. Këta janë njerëz të zbrazur edhe nga korteksi trunor, edhe nga karakteri njerëzor Pra, mediat po përdoren nga Edi Rama, po keqpërdoren në shkallën më ekstreme dhe tani edhe ata pak gazetarë të guximshëm që kanë mbetur dhe që shtrojnë me të drejtë pyetjen që si ka mundësi që Altin Troplini të ketë me rrogë të tij tre banesa në emër të vet dhe të banojë kollovar tek vjehrri, me dyshimet se është aksioner në atë vilë, të vazhdojë detyrën, ndërkohë që një tjetër gjykatës pse ka paguar faturat elektrike të vëllait të vet, i quhet banesë e tij. Ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Atij u përdoren ato fatura si dëshmi nga Altin Dumani dhe të tjerë për ta dënuar me një vit burg”,-tha Berisha./ Opinion.al

  • Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

    Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

    Adhurim Lako, i njohur ndryshe si “Lakja”, ishte një ndër personazhet e jetës urbane të Tiranës së viteve ’70-’80.

    Vëllai i aktorit Bujar Lako, humbi jetën në një aksident tragjik në afërsi të Golemit në Kavajë, teksa ishte nisur drejt Vlorës.

    Vdekja e tij u përjetua si humbja e një prej figurave më tërheqëse të jetës intelektuale të kryeqytetit. Lakja, edhe pse i dhënë pas artit, e veçanërisht pas atij të fjalës, preferoi të jetonte thjesht.

    Ja si e përshkuan atë i ndjeri Ardian Klosi, ish-mik i tij:

    “Megjithëse ishte njeriu i lindur i fjalës, i rrëfimit, dashnor i heshtur i letërsisë së madhe, qendër e njërit prej rretheve ose disa rretheve më pikante të shoqërisë kryeqytetase në mbi tre dhjetëvjeçarë, Adhurim Lako asnjëherë nuk doli para opinionit publik si një shkrimtar. Edhe pse pak vetë kam njohur të tillë në këtë vend, që të ishin aq natyrshëm shkrimtarë si ai….

    ….Sa absurde dhe e dhimbshme e gjitha! Njeriu që zotëron të gjithë talentin e nevojshëm për t’i bërë nderë gjuhës sonë, për të hyrë në komunikim me rrethe gjithnjë e më të mëdha, me një fjalë për të qenë shkrimtar i çmuar, mbetet rrugëve i papunë. Detyrohet të emigrojë në një vend që s’i shkon aspak. Punon si furnitor, mobilier traktorist, në fabrikë kartoni, në fabrikë tullash, në fabrikë qensh. Askund nuk zë vend”.

    Një vit pasi ndërroi jetë, Ardian Klosi përgatiti një libër me të gjitha krijimet e Adhurim Lakos, si dhe letërkëmbimet e shumta të tij me miq. Dallojnë dhe ato që i shkruante Edi Ramës.

    Vetë letrat tregojnë për një talent të pashoq letrar. Tek kjo që po veçojmë, ai i kërkon Ramës kryetar bashkie një nder, të punësojë dikë si jurist në bashki.

    Për: Z. Edi Rama

    Kryetar i Bashkisë, Tiranë

    Mirëdita zoti Kryetar

    U bënë kohë që ndjekim hapat e tua në këtë të përpjetë të mundimshme, të cilën ndoça njerëz të ditur duan ta quajnë “karrierë”, por që neve na pëlqen ta shqipërojmë: shërbim i papushimtë e i lodhshmën ndaj të ngjashmëve tanë.

    Ne vetëm sa rrahim shuplakat kur shohim se përpjekjet tuaja e kanë një shërbim të mirë njerëzor, në atë kahje që e thërrasin shpirtërore dhe, përdredhim buzët kur ndonjë gjë nuk shkon për mirë. Eh, mundet dhe duhet të bëjmë më shumë. Për këtë të fundit, fjalët më shumë prishin se sa ndreqin punë.

    Meqë morëm përsipër t’ju shqetësojmë, le t’i qasemi e ta shpiem në fund këtë punë jo aq të pëlqyer:

    Është një djalë, i cili, si të gjithë ne, po rritet pak e nga pak e po burrërrohet shumë e më shumë. Deri më një kthesë, jeta i shkoi mbrothshëm, por më pas, ja ku i pllakosën prapësitë! Vjen nga një derë e lëvduar e duke ndjekur shembullin e t’et, zgjodhi “Jurispundencën” si lëmë ku mund të jepte e të jetonte pa turp.

    Shkuan dhjetë vjet dhe ai nuk punon atje ku ia lyp nderi dhe detyra. Për hir të vogëlsive e ligësive të ndoca njerëzve që nuk duan të hedhin sytë as nga e shkuara, as nga e ardhmja.

    Është i besës, mirënjohës dhe me shumë pak mundësi që të shkelë në dërrasë të kalbur. (Besojmë që ju e kuptoni që bëhet fjalë  për z P.K).

    Ne nuk na mundon aspak dyshimi se po të gjenit  kohë e të pyesnin zemrën tuaj qelibar, do të zbulohej ndonjë vend si jurist (a kush e di?) në atë ngrehinë kthina-shumë, të cilën ju e drejtoni ditë e natë, përvuajtshëm e plot peripeci.

    Duke mos besuar se jua kemi rënduar edhe më barrën e ngarkuar, përunjtazi,

    Adhurim Shëndet Mançe Lubonja Lako

    Pas këtyre rreshtave, shumëkush ka kuriozitetin e madh që të dijë se kush është P.K dhe se a është përgjigjur Rama pozitivisht kësaj kërkese.

    Por publikimi i kësaj letre, vlen për të përkujtuar një penë të rrallë, por pak të njohur ndër shqiptarë, si dhe për të bërë të ditur një ndër letrat e rralla që vetëm nga një motiv dashurie mund të dalë ajo stisje e mrekullueshme fjalës, por që në të vërtetë ka qenë thjesht një kërkesë “për t’i bërë një nder”, nga ato më të rëndomtit, punësimin e dikujt.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PA TY JAM ZERO. PA TY JAM ASGJË. PA TY JAM DHIMBJE PA ULËRIMË!