Tag: fjalë

  • Jurij Llotman: Fund! Sa e kumbueshme është kjo fjalë…

    Jurij Llotman: Fund! Sa e kumbueshme është kjo fjalë…

    Nga Jurij Llotman

    Në vitin 1832 në letrën drejtuar M.A Llopuhinës, Lermontovi shkruante:

          Fund! Sa e kumbueshme është kjo fjalë!        Sa shumë pak mendime bart përbrenda

    Kjo shumë-pak, na shpie në vetë thelbin e ‘’problemit të fundit’’.Sjellja e njeriut është e kuptimësuar. Kjo do të thotë se krijimtaria e njeriut nënkupton njëfarë qëllimi. Por nocioni i qëllimit përfshin pashmangshëm në vetvete përfytyrimin mbi njëfarë fundi të ngjarjes.  Përpjekja njerëzore për t’u mveshur veprimeve dhe ngjarjeve kuptim dhe aspiratë, parakupton copëtueshmërinë e realitetit në disa segmente të kushtëzuara. Kjo pra, është e lidhur pashmangësisht me përpjekjen e njeriut të kuptojë atë çka është objekt i  vëzhgimit të tij. Lidhjen e kuptimit dhe të të kuptuarit e ka nënvizuar Pushkini në “vargje të krijuara natën gjatë kohës së pagjumësisë’’:

    Kërkoj unë ty të të kuptojKuptimin në ty e kërkoj…

    Ajo që nuk ka fund-nuk ka as kuptim. Kuptimësia është e lidhur me segmentizimin e hapësirës joartistike. Në këto raste mveshja e realitetit me domethënie, sidomos në proceset e kuptimësimit artistik, përfshin domosdo në vetvete segmentimin.

    Jeta pa një fill e fund.Por ti, artist, beso fuqishëmDhe në fillimin dhe në fundin

    Nga sa thamë, dalin dy rrjedhime. I pari- në sferën e realiltetit – është i lidhur me një rol të veçantë, i dyti- në sferën e artit- përcakton në vetvete rolin dominant të fillimeve dhe fundeve,  veçanarisht të të dytëve. Rasti demonstrative i refuzimit nga fundi- për shembull i “Eugjen Onjeginit”, -veçse e përforcon këtë ligjësi. Procesi i rëndomtë i kuptimësimit të realitetit është i lidhur me zhvendosjen në të, të ndarjeve diskrete , sidomos në subjekte letrare. Pushkini kryen një eksperiment të guximshëm, duke shtënë në poezi jetën diskrete. Kështu lindi romani, i privuar demonstrativisht nga fundi. Shih refuzimin e Tvardovskijt në poezinë nga kategoritë letrare të fillimit dhe të fundit dhe kundërvënien përballë tyre realitetin e gjallë që shtrihet jashtë tyre.

    Shkurt:  ‘’një libër për luftëtarin’’.Pa çfarë atëherë të mundon?Pa një fill e pa një fundKështu sikur nuk shkon.

    Problemi i kulluar letrar i finales, në realitet ka si adekuat problemin e vdekjes. Fillim-fundi dhe vdekja janë të lidhura pandarazi me mundësinë për të kuptuar realitetin jetësor si diçka të kuptimësuar. Kontradikta tragjike ndërmjet pafundësisë së jetës si e tillë dhe mbarimësisë së jetës njerëzore, është veçse një dukuri e veçantë e një kontradikte akoma më të thellë ndërmjet kodit gjenetik që gjendet jashtë kategorisë së jetës dhe të vdekjes dhe qenësisë individuale të organizimit. Nga momenti kur qenia individuale shndërrohet në qenie të vetëdijshme, e gjithë kjo kontradiktë nga karakteristikë e procesit anonim shndërrohet në karakteristikë tragjike të jetës.Në ngjajshmëri me atë, se si nocioni i artit është i lidhur me realitetin, përfytytimin mbi tekstin/kufi të tekstit është i pandarënga jeta/vdekja.Shkalla e parë e aspektit të shqyrtuar prej nesh realizohet në sferën e biologjisë si problem pjellshmëri –vdekje. Procesi i pandërprerë i pjellshërisë antitetike është i lidhur me ndërprershmërinë e qenies individuale . Megjithatë, gjersa kjo kontradiktë të mos jetë bërë objekt i vet-vetëdijes, ajo kinse sikur nuk ekziston’’.  Kontradikta e pandërgjegjësuar bëhet fakt i sjelljes. Në sferën e kulturës, etapë e parë e ndeshjes me ‘’fundet’’ paraqitet modeli ciklik, që zotëron mbi vetëdijen mitologjike dhe folklorike.

    ‘’Fund! Sa e kumbueshme është kjo fjalë,Sa shumë pak mendime brenda ka’’

    Pasi (apo më saktë, në masë të njëjtë) që arsyetimi mitologjik u këmbye me atë historik, nocioni i fundit përfitoi një karakter dominativ. Domosdoshmëria për të pajtuar , jo diskreten e vetëdijes (dhe pavdekshmërinë e natyrës me vdekësinë e nejriut), lindi idenë e ciklitetit, kurse kalimi në vetëdijen lineare stimuloi imazhin e vdekje-ringjalljes. Së këndejmi, rrodhi përfytyrimin mbi rilindjen e atit të plakur në birin e ri dhe ideja e vdekje – lindjes. Këtu, megjithatë, pasoi dhe një ndarje e rëndësishme: në sistemin ciklik të vdekje-lindjes u përjetua po e njëjta hyjni e përjetshme. Përsëritja lineare krijoi imazhin e tjetrit (si rregull, të birit), në trajtën e të cilit i vdekuri gjoja rilindej në ngjashmërinë e vet. Përderisa, njëkohësisht zanafilla femërore mendohej si diçka jo dikrete, pra e pavdekshme dhe përjetësisht e re, heroi i ri e pohoi veten aleat nga pikëpamja gjinore me zanafillën femërore (nganjëherë të kuptimësuar si vetë nëna e tij).Së këndejmi, bashkimi ritual i doxhit venecian me detin apo rituali i vëzhguar që në fund të shekullit të shkuar nga D.K.Zelini, në procesin e të cilit fshatarët rrokullisnin priftin nëpër fushë dhe e shtrëngonin atë të imitonte marrëdhënien seksuale me tokën.Ky është komunikimi ritual me vdekjen, por dhe i shpërfaqur nga At-biri i ri, me materien e pavdekshme, e transformuar në mitologji pseudoshkencore fin du siecle, polli një pjesë të rëndësishme të përfytyrimeve frojdiste. Dhe përderisa drejtimii përgjithshëm i epokës shkonte nën shenjën e shndërrimit të ideve dhe teorive fantastike në kuazirealitet dytësor, i cili mbështeste ato ide, pjellë e të cilave paraqitej vetë, lindi iluzionin e njëfarë kontrolli shkencor.Ndërtimi linear i kulturës e bën problemin e vdekjes njërin prej dominanteve në sistemin e kulturës. Vetëdija religjioze është rruga e kapërcimit të vdekjes ‘’vdekja vdekjen korrigjon’’.Megjithatë kultura është tepër e kredhur në hapësirën njerëzore që të kufizohet me këto dhe thjeshtë ta heqë problemin e vdekjes si të rremë.Nocioni i vdekjes (fundit) nuk mund të zgjidhet me një mohim të thjeshtë, sepse këtu tashmë kryqëzohen strukturat kozmike dhe njerëzore. Këtë ka patur parasysh Baratinskij mbi vdekjen:

    Kur lindi bot’ e lulëzuarEkuilibre forcash të egra,Ndore mori i gjithëpushtetshmiBotëkrijimin mbarë.

    Për një vetëdije të tillë, vdekja bëhet ‘’zgjidhje e të gjitha enigmave’’ dhe ‘’zgjidhje e të gjitha hallkave’’. Por ta kuptosh vendin e vdekjes në kulturë do të thotë ta kuptimësosh atë në domethënien e drejtëpërdrejtë të këtyre fjalëve, d.m.th., t’i mveshësh asaj kuptim. Dhe kjo do të thotë përfshirjen në një farë radhe kuptimore që përcakton një sistem sinonimesh dhe antonimesh.Baza e pajtimit me vdekjen-nëse përjashtojnë motivimet religjioze-është ndryshueshmëria dhe pavarësia nga vullneti i njeriut. Pashmangësia e vdekjes, lidhja e saj me përfytyrimin mbi pleqërinë dhe sëmundjet, lejon ta përfshish atë në sferën e vlerësimeve neutrale.  Aq më tepër, të rëndësishme na dalin rastet e lidhjes së saj me nocionet mbi rininë, shëndetin, bukurinë-imazhet e vdekjes së përdhunshme.  Bashkëpjesëmarrja e shenjës së vullnetarizmit i jep kësaj teme një peshë optimale kuptimësore. Vështirësia e kuptimeve të dhëna nga kjo , qëndron në faktin se për ta bërë situatën bartëse të domethënies, ajo duhet receptuar si kontradiktore në rendin e natyrshëm  gjërave (d.m.th. neutrale).Gjakimi për të ruajtur jetën, është një ndjenjë e natyrshme e gjithçkaje të gjallë. Mundësia e referimeve në ligjësitë natyrës dhe në dikreten, të lirë nga teoritë e ndjenjës, është një arsye mjaftë me peshë, për t’u dhënë një bindje të padiskutueshme  gjykimeve mbi këtë problem.Dhe pikërisht  bindja ndaj një pozicioni të tillë e bën Shekspirin, vërtet, nëpërmjet gojës së Falstafit të thotë këtë: ‘’Ende s’më ka mbërritur ora, dhe s’ma do qejfi ta jap jetën para kohe.Përse të nxitohemi, kur zoti nuk ma lyp këtë gjë? Le të jetë ashtu, por nderi më bën me flatra. Po sikur nderi të m’i presë flatrat kur të shkoj në luftë.  Si do t’ia bëj atëherë? Mbase nderi do mund të më marrë këmbën? Jo. Ndofta dorën? Jo. Ndofta  mund të më fashisë plagën? Jo. Pra, nderi na qenka një kirurg i keq? Padyshim. Po çfarë është pra nderi? Çfarë fshihet nën këtë  fjalë? Ajër. Zotëri i mirë! Kush e zotëron nderin? Ai që vdiç të mërkurën. Po a e ndjen ai vallë atë? Jo. E dëgjon vallë? Jo. Pra, nderi na qënka i paperceptueshëm? Për të vdekurin-i  paperceptueshëm. Por, ka mundësi ndofta, të jetojë ndërmjet të gjallëve? Jo. Përse? Shpifjet nuk mund ta lejojnë këtë. Ja pra, përse nuk më duhet nderi. Ai nuk është më shumë se një shqyt me stemë të cilin e marrim me vete në varr. Ja pra, e gjithë meseleja’’.Falstafi është fikacak. Por objektiviteti i gjenisë shekspiriane na vuri të dëgjojmë jo llomotitjet e një frikacaku, porse një koncepsion të parashtruar në mënyrë të përkryer, që i paraprin konceptit të etikës sensualiste. Duke kapërcyer shekullin, Falstafi parashtron idetë sensualiste e të plota dhe më objektive sesa Franc Moor. Në monologun e Falstafit, para nesh është jo frikacakëria por guximi, -guximi i teorikut, që nuk trembet të bëjë nga premisat fillestare konkluzione ekstreme. Personazhi komik rritet këtu deri ideolog, kurse konflikti përfiton karakterine konfrontimit të ideve. Secila prej tyre, zotëron brenda vetvetes jo vetëm justifikim psikologjik, por edhe logjik.Pozicioni i përkundërt me atë falstafian, realizohet në kulturë si apologjia e heroizmit, që e gjen shfaqjen e tij ekstreme në marrëzinë heroike. Mbishkrimi arab mbi urdhrin e Shamilit nga koleksioni e ermitazhit, thotë: ‘’Kush parashikon rrjedhojat, nuk krijon madhështoren”.  Në këto fjalë-është e koncentruar gjithë filozofia e historisë. Ajo na bën të kujtojmë apologji të panumërta të marrëzisë heroike, gjer  te ‘Të çmendurit’’ e Beranzhesë, që solli, nën përkthimin e V.Kuroçkinit, një reagim aq të madh në mjedisin e narodnikëve.Një  formë e veçantë e fitores mbi vdekjen dhe e kapërcimit të saj është vetëvrasja (për shembull, vetëvrasja e shestuar e bashkëshortëve Lafragë).   Studimi i gjerë i Mishel  Vovelit, ‘’Vdekja dhe Perendimi. Nga viti 1300 deri në ditët tona’’, tregon bindshëm se stabiliteti dhe kufizimi i gjuhës zanafillore është stimul i transformimit të saj në trajtë rrungaje, që shndërron përmbajtjen fillestare në formalitet. Pikërisht kjo na lejon që duke e shndërruar shprehjen në një grumbull mjetesh të formalizuar, ta veçojë idenë e vdekjes nga radha parësore e domethënieve  dhe për ta shndërruar në një nga gjuhët universale të kulturës.Një proces analogjik gjejmë dhe në kulturën simbolike të seksit.  Gabimi rrënjësor i frojdizmit ka të bëjë me injorimin e faktit, që, të bësh gjuhë, mundet veçse me çmimin e humbjes së realitetit të drejtëpërdrejtë emocional (dhe gjithnjë individual), bazën e tij fiziologjike, seksi nuk mund të bëhet gjuhë universale. Që t’ia arrijë kësaj, ai duhet të formalizohet, të veçohet plotësisht, siç e tregon këtë shembulli i palloit femër që pranon mundjen (nënshtrimin) nga seksualiteti si përmbajtje.Përhapja e turlifarë variantesh të frojdizmit, që ngërthejnë shtresa të tëra të kulturës masovike të shekullit XX, të bind që ato, më pas se gjithçka tjetër, mbështeten në impulset e drejtëpërdrejta të seksualitetit të natyrshëm. Ata janë dëshmi e faktit se dukuritë që bëhen gjuhë, e humbin pa shpresë lidhjen me realitetin e drejtëpërdrejtë jashtësemiotik. Epokat në të cilat seksi bëhet objekt i acaruar vëmendjeje në kulturë, janë kohët e rënies së tij fiziologjike, dhe jo lulëzimit. Nga sfera e semiotikës së kulturës, ai kthehet përsëdyti në praktikë fiziologjike, porse tashmë si një metaforë tretësore e kulturës. Përpjekjet për t’i kthyer praktikës fiziologjike gjithçka që kultura prodhon në radhë të parë me fjalën, bën jo kulturën metaforë të seksit, siç pohon Frojdi, por seksin metaforë të kulturës. Për këtë, atij i lypset veçse një gjë, të pushojë se qeni seks.

    *Shkëputur nga libri “Kultura dhe bumi” të Jurij Llotmanit, Aleph, 2004Përktheu: Agron Tufa

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MOS I BESO KURRË ATIJ QË FLET MIRË PËR TË GJITHË…

  • Cigaria ” i dogji” postin/ Reagon ish-zv.ministri i Brendshëm: Nuk kam fjalë, por tani…

    Cigaria ” i dogji” postin/ Reagon ish-zv.ministri i Brendshëm: Nuk kam fjalë, por tani…

    Andi Mahila-Albana Koçiu

    TIRANË- Andi Mahila, ish-zv/ministri i Brendshëm, i cili u shkarkuar nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar i habitur nga vendimi. “Nuk kam fjalë”, ka qenë ky reagimi i ish-zv/ministrit, i cili shton se ende nuk e beson se është shkarkuar nga detyra. Në reagimin e tij për gazetarin Besmir Pula, Mahila shprehet i sigurtë që nuk ka thyer rregulla, duek theksuar se ndodhej në një restorant ku lejohej duhani.
    “Po edhe në restorant në Shqipëri në vend ku lejohet duhani, po tani nuk ka vlerë fare këto. Një gjë, nuk kam fjalë dhe nuk kam thyer rregulla, për këtë kam bindje dhe jam i sigurtë domethënë”, tha ish-zv ministri për gazetarin, Besmir Pula.

    Ministrja Koçiu shkarkoi zv/ministri i Brendshëm pas denoncimit të një qytetari, i cili i ndodhur në një restorant me familjen e tij dhe Andi Mahilën, ishte ndjerë i bezdisur nga konsumimi i cigares në ambient të mbyllur nga zv.ministri. Ndërkohë, Koçiu pas shqyrtimit të rastit, ka propozuar shkarkimin e Andi Mahilajt dhe më pas është liruar nga detyra./ZËRI

  • Dembele mbytet nga lotët: “Topi i Artë” nuk ishte objektivi im. Jam pa fjalë, e pabesueshme…

    Dembele mbytet nga lotët: “Topi i Artë” nuk ishte objektivi im. Jam pa fjalë, e pabesueshme…

    23 Shtator 2025

    8:17

    Alfred Lleshi

    “Topi i Artë” 2025 shkoi për Ousmane Dembélé. Në “Théàtre du Châtelet”, sulmuesi i PSG u shpall fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll, duke marrë trofeun nga Ronaldinho. Tejet i emocionuar, francezi tha: “Është e pabesueshme ajo që më ka ndodhur, jam pa fjalë. Sezoni me PSG ka qenë i jashtëzakonshëm. Jam pak nervoz, nuk është e lehtë të flas këtu, por ta marr këtë trofe është diçka speciale”.
    Më pas erdhën falënderimet: “Jam krenar për gjithçka që kam arritur. Falenderoj PSG-në që më mori më 2023, presidentin, trajnerin Luis Enrique, stafin, bashkëlojtarët dhe familjen. Skuadra ime ka qenë fantastike, kemi fituar pothuajse gjithçka dhe ky çmim është për të gjithë ne. Dua të falenderoj edhe Barcelonën, ku nisa të realizoj ëndrrat e mia. ‘Topi i Artë’ nuk ishte objektiv i karrierës sime, por ta fitoj është e pabesueshme”.

  • Trafik armësh Shqipëri – Angli/ Arrestohet Roseljo Arifi, zbulohen mesazhe dhe porositësi

    Trafik armësh Shqipëri – Angli/ Arrestohet Roseljo Arifi, zbulohen mesazhe dhe porositësi

    Policia e Shkodrës ka arrestuar një natë më parë Roseljo Arifin, i shpallur në kërkim nga Komisariati nr.3 në Tiranë, si pjesë e grupit të trafikut të armëvë mes Shqipërisë dhe Anglisë.
    Burime për gazetarin e “OraNeës”, Edison Vatnikaj, bëjnë më dije se hetimi i ndjekur nga specialistët e Komisariatit nr. 3 zbuluan edhe prova të tjera ku pretendohet se provojnë se grupi në fjalë është përgjegjës për trafikun e armës pistoletë, e cila ishte futur në televizor.
    Mes grupit në fjalë ka pasur dëshmi kontradiktore në lidhje me prezencës së pistoletës, por efektivët kanë arritur të zbulojnë biseda telefonike mes tyre dhe foto të ndryshme të armës së zjarrit.
    Po ashtu, burimet thonë se është arritur të zbulohet se kujt do i çohej porosia  për të cilën grupi në fjalë e thërrisnin më nofka të ndryshme.
    Policia ka dyshime se grupi në fjalë ka trafikuar në mënyrë të ndryshme armë zjarri kryesisht drejt Londrës, për të cilën kanë nisur hetimet.

  • Guardiola proteston ndaj gjyqtarit të katërt, më pas e lë pa fjalë… I jep një puthje të papritur (video)

    Guardiola proteston ndaj gjyqtarit të katërt, më pas e lë pa fjalë… I jep një puthje të papritur (video)

    22 Shtator 2025

    10:13

    Alfred Lleshi

    Pas barazimit të Arsenalit ndaj Manchester City me golin e Martinellit në minutën e 93-të, Guardiola u bë protagonist i një momenti “viral”. Trajneri spanjoll iu afrua arbitrit të katërt për të protestuar, pas një situate jo të qartë në lojë, por papritur e kapërceu tensionin. Aty për aty ndryshoi mendje dhe i dha një puthje në faqe arbitrit të katërt.
    Ky gjest qartësisht miqësor e la këtë të fundit pa fjalë, duke u larguar me një buzëqeshje të turpshme. Nuk dihet se çfarë i thanë njëri-tjetrit, por momenti u bë “viral” për shkak të natyrës krejtësisht të papritur të tij.
    Shikuesit nuk prisnin kurrë që Guardiola, i zemëruar fillimisht, ta kthente situatën në një gjest miqësor, pothuajse si të ishin miq të vjetër. Ky episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe mbetet një nga momentet më të çuditshme të ndeshjes, që përfundoi me barazimin 1-1.

    pic.twitter.com/kN7XMlHN4a
    — Follow @bt3 (@mmtv40036) September 21, 2025

  • “E shpërndau sot “mreti” Parlamentin”/ Kuvendi në kaos, reagon deputeti: Diktaturat nuk ikin me fjalë…

    “E shpërndau sot “mreti” Parlamentin”/ Kuvendi në kaos, reagon deputeti: Diktaturat nuk ikin me fjalë…

    Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas miratimit të programit të qeverisë në 5 minuta seancë.
    “Diktaturat nuk ikin as me fjalë e as me farsa zgjedhore!”, shkruan Paloka. “A bëhemi dot nepalezë? Këtë nuk e them dot:.
    Postimi i plotë:
    E të lumtë rama o “mret”!
    E shpërndau sot “mreti” Parlamentin! Perfundimisht!
    Mire e ka. Kemi 12 vjet që denoncojmë skandalet, krimin, korrupsionin…E çfarë ndryshon ? Asgjë!
    Ata vazhdojnë vjedhin, shkatrrojnë, poshtërojnë, nuk njohin as ligjet e Kushtetutën që kanë votuar vetë, çdo gjë bëhet si i teket “mretit”…e në fund “fitojnë” edhe më thellë…!
    Ne themi jemi në diktaturë, po me sa duket nuk e kemi kuptuar as vetë këte!
    Diktaturat nuk ikin as me fjalë e as me farsa zgjedhore!
    A behemi dot nepalezë? Këtë nuk e them dot.

  • “Diktaturat nuk ikin me fjalë“, Paloka: E shpërndau sot ‘mbreti’ Parlamentin

    “Diktaturat nuk ikin me fjalë“, Paloka: E shpërndau sot ‘mbreti’ Parlamentin

    Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas miratimit të programit të qeverisë nga Parlamenti në vetëm pesë minuta.
    Përmes një postimi në Facebook, Paloka akuzoi kryeministrin Edi Rama për veprime arbitrare dhe shkelje të Kushtetutës.
    Sipas tij, veprimet e qeverisë janë tregues i qeverisjes autoritare të Ramës dhe nevoja e opozitës për veprime konkrete kundër shkeljes së ligjit dhe institucioneve.
    Postimi:
    E të lumtë Rama o “mret”!
    E shpërndau sot “mreti” Parlamentin! Perfundimisht!
    Mire e ka. Kemi 12 vjet që denoncojmë skandalet, krimin, korrupsionin…E çfarë ndryshon ? Asgjë!
    Ata vazhdojnë vjedhin, shkatrrojnë, poshtërojnë, nuk njohin as ligjet e Kushtetutën që kanë votuar vetë, çdo gjë bëhet si i teket “mretit”…e në fund “fitojnë” edhe më thellë…!
    Ne themi jemi në diktaturë, po me sa duket nuk e kemi kuptuar as vetë këte!
    Diktaturat nuk ikin as me fjalë e as me farsa zgjedhore!
    A behemi dot nepalezë? Këtë nuk e them dot.
     

  • Geti dhe Marina pa folur asnjë fjalë tregojnë të vërtetën për martesën e tyre

    Geti dhe Marina pa folur asnjë fjalë tregojnë të vërtetën për martesën e tyre

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Kam takuar persona që të mahnisin me fjalë deri në mundësinë e parë që të të fundosin

    Kam takuar persona që të mahnisin me fjalë deri në mundësinë e parë që të të fundosin

    Kam kuptuar që edhe me një të panjohur mund të flasësh për temat me rëndësi e intelektin, por edhe për sekretet tuat pa qenë e ngarkuar emocionalisht se çfarë përshtypje do t’i bësh apo nëse do ta shohësh më, e në do të të shkruaj përsëri.

    Kam kuptuar që ka persona të cilëve nuk ju duhet një ditë e shënuar për të të bërë të ndihesh e veçantë, e vlerësuar.Kam takuar persona që të mahnisin me fjalë deri në mundësinë e parë që të të fundosin. Kam takuar persona që u duhet një fjalë që të nxjerrin gjithë helmin që kanë përbrenda.Kam takuar persona që buzëqeshje e përkrahje të ofrojnë deri në momentin kur shohin sukseset tua.Kam takuar persona që dështimet e veta mundohen t’i mbulojnë duke gjetur gabimet më të vogla në punën pothuajse perfekte të dikujt tjetër.Kam takuar persona që nga vetja s’të ndajnë dot, por edhe tek vetja s’të mbajnë dot!Kam takuar persona që të njohin shumë mirë, por vetën nuk arrijnë ta njohin dot.Kam takuar persona që nuk dijnë si të hapin zemrën për t’i ndarë gjitha dhimbjet edhe pse shpirti u qanë.Kam takuar persona që e pamundura i ka bashkuar.Por kam takuar edhe persona që janë të etur për mendje të ndritura, për biseda e ide.Kam kuptuar që më mirë të bësh ndonjë gabim sesa të pendohesh për mosveprim.Kam kuptuar që të ndërmarrësh hapat e parë drejt qëllimit tënd nuk fillon me një lehtësipo lehtësinë do e gjesh kur takon suksesin e punës tënde.Kam kuptuar që të pendohesh për gabimet e të shkuarës është veçse një gabim shtesë në të tashmën, në vend që të nxjerrësh të duhurin mësim.Kam kuptuar që guximi sado i paktë e i rrallë të jetë, vetëm në ato pak momente kur marrim guxim e derisa zemra na rreh fort e ndjejmë adrenalinë vetëm në ato pak momente ne jetojmë vërtetë.Kam kuptuar që jeta jonë matet me ato rrahje të shpejta të zemrës, me ato momente kur frikën e lumturinë, guximin e fajin nuk mund t’i peshosh.

    Nga Kosovare Sadiku

    ObserverKult

    ————————————————————————————-

    Ben Blushi

    Lexo edhe:

    BEN BLUSHI: KAM FRIKË… DUHET TË IKI…

    Nga Ben Blushi

    Përpara disa muajsh po kërkoja foto të vjetra te bukinistët e Senës në Paris. Një vajzë afër meje shfletonte kopertina revistash.

    M’u kujtua biseda me të dhe e shkrova, ditën kur plagosën shkrimtarin Salman Ruzhdi në New York.Si e ke emrin?Soni

    Mund të të bëj një foto?Po, tha SoniJe indiane?Nga e kuptove, tha SoniJam mësuar të njoh njerëzit,Si të qëndroj?Në mes të atyre fotografive të vjetra, thashë unë

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Veliaj, dy fjalë të munguara për Katarin

    Veliaj, dy fjalë të munguara për Katarin

    Nga qelia, Erjon Veliaj edhe ka ngushëlluar apo uruar së fundi, sipas rastit, kur një figurë e njohur ka ndërruar jetë apo dikush po i njohur ka korrur ndonjë sukses. Një mesazh duhej të përcillte dhe për sulmin izraelit në Katar. Pse? Sepse ka qenë politikani e pushtetari më i përkëdhelur nga përfaqësia e Dohas në Tiranë, pra nga ambasada e Katarit.
    Siç përgjithësisht nuk ka asnjë të krahasuar kontributi, ndihma e vëllazëria e vendeve arabe ndaj Shqipërisë me atë të Izraelit, pothuajse askund në listë, edhe pse duhej të ishte në krye të emër të mirënjohës për atë që shqiptarët bënë për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht Katari ka qenë vëlla e shkuar vëllait me pushtetarët socialistë, ku ka veçuar Erjon Veliaj. Mjaft që ai të hapte gojë për ç’nevojë kishte dhe do i bëhej realitet ajo që deshte. Mbi të gjitha, pa interes, pa kërkuar diçka të rëndë si këmbim, siç jua kërkon Izraeli. Cila është kjo? Heshtja. Po heshtin të frustruar nga shteti sionist, si Rama e si Veliaj, duke i vënë vetes një njollë turpi.
    Sigurisht, nuk jua kërkon Katari që të flasin dy fjalë, qoftë dhe me petk diplomatik, por jua kërkon ndërgjegja, njerëzore e politike bashkë, të cilën, siç po provohet, nuk e kanë. Si të ishin dhe vetë sionistë!