Tag: fjalë

  • Vrasja e gjyqtarit/ Bardhi: As mafia në Itali s’guxon të vrasë në sallë gjyqi, Kryeministri i ‘vret’ çdo ditë me fjalë

    Vrasja e gjyqtarit/ Bardhi: As mafia në Itali s’guxon të vrasë në sallë gjyqi, Kryeministri i ‘vret’ çdo ditë me fjalë

    Ngjarja tronditëse e vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, brenda ambienteve të gjykatës, është kthyer në qendër të debatit në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, ku po raportonte Avokati i Popullit.
    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër, duke e cilësuar ngjarjen si shembull të degradimit të sigurisë shtetërore dhe drejtësisë në Shqipëri.

    “As mafia në Itali nuk ka guxuar të vrasë gjyqtarë në sallën e gjyqit. Në Shqipëri kjo ndodh në vitin 2025, dhe reagimi i qeverisë është më skandaloz se vrasja vetë,” – tha Bardhi.

    Ai akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se me deklaratat e tyre po nxisin klimën e vetëgjyqësisë në vend, duke ndikuar drejtpërdrejt në cenimin e autoritetit të drejtësisë.

    “Kryeministri nuk mban përgjegjësi, përkundrazi ‘vret’ gjyqtarët çdo ditë me fjalë, duke i shpallur vendimet e tyre të paligjshme kur nuk i pëlqejnë,” shtoi Bardhi.

    Bardhi ngriti shqetësimin për mungesën e sigurisë në gjykata, duke deklaruar se prej vitit 2020, me vendim të qeverisë, policia është tërhequr nga ruajtja e gjykatave dhe prokurorive.

    “Apeli është bërë si han pa porta. Nuk dihet kush hyn e kush del. Policia nuk është më për të mbrojtur gjyqtarët, por për të sulmuar qytetarët në pronat e tyre,” – tha ai.

    Deputeti opozitar theksoi se për rastin në fjalë, edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme ishte i pakuptimtë dhe jashtë çdo logjike ligjore.

    “Qytetari që kreu vrasjen priti policinë dhe u vetëdorëzua, sepse e kishte kryer aktin dhe e dinte që shteti nuk funksionon. Kaq qesharake është bërë Policia e Shtetit!” – u shpreh Bardhi me tone të forta.

    Në përfundim, Bardhi akuzoi Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për heshtje selektive dhe mungesë reagimi për sulmet e vazhdueshme që, sipas tij, Kryeministri Rama u bën gjyqtarëve të pavarur.

    “KLGJ reagon vetëm kur vriten gjyqtarët, jo kur sulmohen. Siç i vret kryeministri me fjalë, hesht KLGJ. Ky është realiteti i drejtësisë shqiptare sot”, përfundoi Bardhi.

    Ngjarja tragjike dhe reagimet pas saj kanë ngritur alarmin për sigurinë në ambientet gjyqësore dhe për ndikimin politik mbi sistemin e drejtësisë, në një kohë kur vendi pretendon të avancojë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

  • “Kryeministri i ‘vret’ çdo ditë me fjalë…”/ Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Apeli, si han pa porta, vendimi ndikohet nga…

    “Kryeministri i ‘vret’ çdo ditë me fjalë…”/ Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Apeli, si han pa porta, vendimi ndikohet nga…

    Vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja nuk është lënë jashtë vëmendjes në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, teksa raportonte Avokati i Popullit. per te drejtat e njeriut ku raporton Avokati i Popullit.
    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se as mafia italiane nuk ka guxuar të vrasë magjistratët në sallën e gjyqit, ndryshe nga sa ndodhi të hënën e 6 tetorit në kryeqytet ku u vra Astrit Kalaja.
    Sipas Bardhit, qytetarët kanë marrë ‘zemër’ nga kryeministri Edi Rama, i cili çdo ditë ‘vret’ me fjalë gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë, vetëm pse japin vendime kundër shtetit, edhe pse në 95% të vendimeve janë pro shtetit.
    Kritikat nuk i kurseu as ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të cilin Bardhi tha se nuk guxon t’i kundërvihet deklaratave kërcënuese të kryeministrit Edi Rama.
    Ndaj është bërë si han pa porta Apeli, pasi s’di kush hyn e del dhe në këtë fazë, dje vërtet ndodhi ajo ngjarje e rëndë, por akoma me rëndë ishte reagimi i Ministrisë së Brendshme, që s’ka rol në sigurinë e gjykatave. Reagimi i Kryeministrit më skandaloz. KM tha se është përgjegjësi, një gjyqtar që është i pasigurt në zyrën e tij dhe sallën e gjyqit, se e nxirrni veten ‘injorante të ligjit’…s’është i mundur të japë drejtësi. Duke mos pasur siguri për veten, vendimi ndikohet nga frika e vrasjes. Gjyqtari të ndihet i sigurt në gjyq, pa qenë i sulmuar.
    Policia ka shumë rol, sipas nenit 49 është Këshilli i Ministrave, është ai që përcakton rregullat e sigurisë në gjykata dhe më 2020. Policët ‘si kemi për gjyqtarë e prokurorë po për të sulmuar qytetarët në pronat e tyre. Hoqi policinë nga ruajtja e sigurisë në gjykata e prokurori, ndaj kjo bëri të hynë individë më armë në brez e gjyqtarët të jenë të pambrojtur në sallën e gjyqit. Është çështje që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
    S’mund të thotë Min.Brendshëm se arrestuam qytetarin, qytetari priti Policinë duke thënë se shkoni se e vrava, kaq qesharake është bërë policia, se e keni nxjerrë jashtë rolit. Nëse s’ju intereson e shqetëson vrasja e gjyqtarit, ne na shqetëson, s’është rastësi që qytetari bën vetëgjyqësi në gjyq, ndërsa kemi parë edhe KM që japin vendime.
    Ata që ka sulmuar Rama janë ndër të më mirët në sistem. Kur qytetari shikon KM kur është palë në proces, që bën vetëgjyqësi e shpall të paligjshëm vendimin e gjykatës dhe do bëjnë vetëgjyqësi në sallë. S’ka ndodhur as mafia në Itali, t’i vrasë në sallën e gjyqit. Ky është realiteti i Shqipërisë më 2025. Kur qytetarët shikojnë atë që kontrollon shtetin të bëjnë vetëgjyqësi nxiten dhe ata të bëjnë vetëgjyqësi. KLGJ reagon vetëm kur vriten gjyqtarët e jo kur sulmohen. Siç i vret kryeministri me fjalë, hesht KLGJ.

  • Çka tha Arshi Pipa për Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin në vitin 1992?

    Çka tha Arshi Pipa për Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin në vitin 1992?

    Në 100-vjetorin e tij të lindjes, shkrimtarja Flutura Açka pati zgjedhur ta kujtojë Arshi Pipën përmes një artikulli që e ka shkruar për të mbi 18 vite më parë.

    Bëhet fjalë për një përmbledhje që Açka i bën fjalës së tij, gjatë rikthimit në atdhe, pas arratisjes nga vendi në vitin 1957. Artikulli është botuar në 22 korrik të vitit 1992 për “Fjala e lirë”, një nga gazetat e para të pavarura në Shqipëri.

    Pipa, gjatë një diskutimi të mbajtur në Universitetin e Elbasanit, prek disa nga problematikat më kritike të kohës, në cilësinë e publicistit, poetit, gjuhëtarit, përkthyesit e veçanërisht kritikut letrar.

    Në fjalën e tij, dhe duke iu përgjigjur interesit të medias dhe auditorit, ai shpalos pikëpamjet për dy nga shkrimtarët më të njohur në vend, Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin, si dhe ndalet te raporti i tyre me pushtetin, parë në këndvështrimin e tij.

    Ai tregohet kritik dhe sa i përket shqipes së njësuar dhe vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972. Pipa shprehet se “në gjuhën e njësuar nuk është futur as pesë për qind e shqipes”, dhe se ajo është formuar sipas një “recete sta liniste”. “Panorama” solli më poshtë fjalën e plotë të Pipës.

    ARSHI PIPA PËR ISMAIL KADARENË

    Kjo pyetje më bëhet gjithnjë dhe është pak e vështirë nga ana ime të përgjigjem, për arsye sepse kam pasur një polemikë, sikurse e dimë, me Kadarenë dhe nuk mundem në një seancë të tillë të flas gjerë për Kadarenë. Kadareja është një shkrimtar i madh. Kadareja ka shkruar diçka që do të mbetet njësoj, megjithëse një pjesë e saj nuk do të mbetet, pasi ai kur shkruan nuk shkruan për shqiptarët zakonisht, por ka parasysh publikun e huaj, do ta bëjë interesante Shqipërinë, duke e ekzagjeruar dhe përdorur ca teknika grotesku, si komiken e sidomos ekzagjerimin. Këto, natyrisht, janë interesante për botën e huaj, se thonë ata si është e mundur që kjo Shqipëri, përballë Italisë në detin Adriatik, të ketë të tilla absurditete. E me një fjalë e tërheqin lexuesin e huaj.

    E natyrisht kjo nuk është e mirë për kombin shqiptar, se e paraqesin të prapambetur. I prapambetur është, por jepet më i prapambetur se ç’mendohet. E me një fjalë, kjo punë që ka bërë Kadareja është pozitive, në radhë të parë për sa i përket rëndësisë artistike. Ai është një shkrimtar shumë i mirë. Po pastaj ai mori një rrugë tjetër. Erdhi një kohë kur ai u vu në shërbim të partisë. Në shërbim të partisë ka qenë edhe kur filloi, por atëherë ishte çilimi, dhe si të thuash, këto kurajo i shkroi me fajet e çiliminjve dhe mund t’i falen. Por në një kohë ai u bë zëdhënësi i komunizmit shqiptar, duke përfytyruar në romanet e tij me Enver Hoxhën, duke i dhënë një zgjidhje disa problemeve, në mënyrën se si i trajtoi, që i përshtaten botëkuptimin Sta linist. Unë kam bërë një studim të gjithë veprës së tij, për ato të botuara të gjatë asaj kohe.

    Titulli i tij është “Fenomeni Kadare – nga subversion në komunizëm”. Ai u nis si një subversive, si një njeri i cili donte të shkatërronte si të thuash këtë pëlhurë të shoqërisë të asaj kohe. Këtë e ka bërë me nxit. Dhe ajo që ka bërë ai mund të quhet, me një fjalë, zgjidhje disidente. Por më vonë kjo disidencë e tij fatkeqësisht shkau dhe ai ishte po vetë që i ka kushtuar romane që nga “Dimri i Madh”, pastaj në romanet e tjera që botoi më pas me “Prillin e thyer”, përjashtuar veprën e tij “Pashallëqet e mëdha”.

    E me një fjalë u bë konformist, pranoi botëkuptimin sta linist dhe u bë zëdhënës i kulturës shqiptare në botën e huaj. Kjo është ana negative e tij. Unë e vura në dukje edhe këtë anë, e mendova se si kritik letrar unë të them të mirën dhe të keqen, plusin dhe minusin. Por ai e mori jangilesh këtë kritikë timen dhe u përgjigj menjëherë dhe tash e kam të vështirë të flas për këtë çështje, sepse kjo më përket vetëm mua, ka të bëjë vetëm me mua. Kaq kisha për këtë problem.

    PËR DRITËRO AGOLLIN

    Sa për Dritëro Agollin, ju them se ato vjershat e tij të para kanë qenë vjersha të mira dhe kishin dellin proletar brenda, por poezia nuk matet me ideologji. Në qoftë se ka diçka që nuk matet me ideologji, është pikërisht arti. Pastaj ai u vu në shërbim të ideologjisë komuniste dhe kjo e rrëzoi nga vlerat e mëparshme dhe u bë pak a shumë si Kadareja, një zëdhënës i Enver Hoxhës dhe e humbi dhe atë dhuratë që kishte prej antyre. Se në punën e letërsisë dhe artit në përgjithësi duhet të kuptojmë atë që është shumë e rëndësishme: “Arti nuk del vetëm nga logjika, ka të bëjë me logjikën vërtet, por arti e ka burimin e vet në pamjen e lirë, shpërthen nga fundi i shpirtit, nga zemra, dhe kjo që del nga zemra shprehet me metafora.

    Artisti, i cili për vetë familjaritetin e tij që ka me artin, priret natyrshëm nga një paraqitje e realitetit tonë, të tillë që nuk është ajo e zakonshmja, por është diçka që e pasuron të zakonshmen, bile duke dalë jashtë hullisë në të cilat zhvillohet vetëm letërsia. Kështu ngjet pastaj në këtë prodhim që ai bën, pra të thellat e shpirtit e ndërrojnë natyrën e tyre dhe marrin tjetër personalitet. Kanë një fenomen psikologjik, pësojnë një fenomen patologjik, e dinë vetëm se janë në rrugë të gabuar, ata bëjnë atë që gjykojnë, por ata shkojnë poshtë e më poshtë. Në këtë mënyrë ata humbin ispiracionin, humbin rëndësinë, origjinalitetin e tyre që kishin më përpara dhe këtu dallohen në shkrimtarë të mirë apo të dobët. Kjo ishte me pak fjalë.

    PËR GJUHËN E NJËSUAR

    Çështjen e gjuhës e fillova si një çështje madhore. Si të anulohet kjo gjuhë, e cila është punuar kushedi se sa vite me radhë. Kjo nuk mund të bëhet. Kjo gjuhë siç është, e mirë, e keqe, do të vazhdojë ashtu siç është. Drejtshkrimi i gjuhës shqipe u bë me dekret, u nxor me dekret, proceduar me dekret, pa pyetur të interesuarit, ose duke u bërë sikur pyetej i interesuari. Këtu nuk ka më komedira. Them kjo është gjendja me të ashtuquajturën gjuhë e njësuar, e cila nuk është e njësuar. Kjo gjuhë, e cila është futur në qarkullim, nuk është gjë tjetër, e përsëris, veçse një toskërishte e rafinuar, domethënë e pasur me format fonetike, morfologjike, sintatike, gjithashtu me leksik, në fjalor. Por duhet të dini diçka, dhe unë po e theksoj, kur themi një gjuhë të njësuar, nënkuptojmë një gjuhë, e cila kur është në bazën e saj strukturale, në gramatikë, ka trajta të atilla që janë të përbashkëta në të dyja gjuhët.

    Kjo nuk është e vërtetë. Unë kam shkruar një libër për këtë punë. Unë kam bërë statistika dhe statistikat e mia, të cilat mund të jenë ndofta pak të gabuara, por në përgjithësi janë të drejta, 5 për qind, as 5 për qind e gramatikës shqipe nuk është futur në gjuhën e njehsuar, domethënë, pjesa tjetër e tëra është toskërishte. I janë marrë gegërishtes disa forma gramatikore, të cilat nuk ekzistonin në toskërishte. Për shembull, ato që quhen terma gegnisht: shpues, sulmues. Këto nuk i kishte toskërishtja. Është marrë prapë prapashtesa -uesh: i shpueshëm, i sulmueshëm, i durueshëm. Edhe kjo nuk është në toskërishte, edhe kjo është gegërishte, edhe kjo është e marrë. Janë marrë edhe disa gjëra të tjera, me të cilat është pranuar toskërishtja. Mirë që është bërë kjo punë. Natyrisht, kemi të bëjmë me një shqipe me dy dialekte, që do të duhet ta forcojnë njëra-tjetrën. Por për shembull, diçka e cila mungon dhe e cila është një shkallë shumë e rëndësishme në gjuhën, me fjalë të tjera, paskajorja që ju e dini, kjo i mungon toskërishtes.

    Kjo për shembull, mund të merrej nga gegërishtja, mund të futej në përdorim sikurse u futën siç ju thashë këto fjalët që mbarojnë me -ues ose me -uesh. Kjo nuk u bë. Me një fjalë, mënyra se si është njësuar kjo gjuhë i përngjason mënyrës se si njehsohet kalorësi me kalë. Ka qenë edhe një gjë tjetër, një trajtim i gjuhës, i cili ka qenë jashtëzakonisht parsial, saqë njeriu habitet kur e sheh këtë gjuhë në pikëpamje shkencore. Albanologët këtë gjuhë nuk e pranojnë, sepse është një gjuhë e bërë jo në baza shkencore të vërteta. Kjo gjuhë është gjuhë e cila u rregullua dhe u sajua me një recetë e cila është sta liniste, është parë nga ç’ka thënë Sta lini./panorama.com.al

    Lexo edhe:

    ÇKA DUHET PËRKTHYER APO SI DUHET PËRKTHYER? JA ÇKA MENDONTE ARSHI PIPA….

    ObserverKult

  • Gabimet e mjekëve i mbulon dheu/ 20 fjalë të urta shqipe

    Gabimet e mjekëve i mbulon dheu/ 20 fjalë të urta shqipe

    ObserverKult ua sjell disa fjalë të urta shqipe:1.Më mirë shëndet, se mbret.2.Gabimet e mjekëve i mbulon dheu.3.S’është marre të mos dish, por të mos duash të dish.4.Është me të dhënë, s’është me të thënë.5.Dituria në rini bëhet flori në pleqëri.6.Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.7.Mendo ngadalë e vepro shpejt.8.Atij që të kupton, foli shkurt.

    9.Kush pranon këshilla është më i mençur se ai që i jep.10.Kush qortohet i vogël, lavdërohet i madh.11.Buka që thyet s’ngjitet më.12.Sa të rrosh, do mësosh.13.Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.14.Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë.15.Kur u ndanë, aq i ranë.

    16.Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.

    17.Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.18.Mendja bën hata, mendja bën kala.

    19. Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.

    20. Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FSHATA E MADHE TË MBETET NË FYT”, 25 FJALË TË URTA SHQIPTARE

  • Më thuaj disa fjalë të thjeshta, ato që një gruaje i pëlqen të dëgjojë

    Më thuaj disa fjalë të thjeshta, ato që një gruaje i pëlqen të dëgjojë

    Nga: Mahmoud Darwish

    “Më thuaj diçka çfarëdo që ndryshon ngjyrën e këtij qielli gri…Më thuaj disa fjalë të thjeshta, ato që një gruaje i pëlqen të dëgjojë herë pas here…Thuaj që dy njerëz, si unë dhe si ti, mund t’i mbajnë të gjitha këto ngjashmëri midis mjegullës dhe mirazhit dhe të kthehen shëndoshë e mirë…!Gri është qielli im:Për çfarë mendon kur qielli është gri…?”

    Përktheu: Indira Krymi

    —————

    LEXO EDHE:

    ORHAN PAMUK: DASHURIA ËSHTË DHIMBJE… DASHURIA ËSHTË LOT…

  • 20 fjalë të urta shqiptare për mikun: Je mik – por mos u përziej në hallet e shtëpisë!

    20 fjalë të urta shqiptare për mikun: Je mik – por mos u përziej në hallet e shtëpisë!

    ObserverKult ua sjellë disa fjalë të urta shqiptare për mikun:

    – Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË– Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT– Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG– Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG– Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG– Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI– Miku harrohet po të largohet. PËRMET– Miku i mirë vjen nga porta. BERAT– Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË– Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË– Shokë bashkë, e bukë veç. JUG– Trimi i mirë me shokë shumë. JUG– Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË– Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI– I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG– Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”. ELBASAN– Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE– Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË– Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË– Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER

    ObserverKult

    ——————————————————-

    Lexo edhe:

    HALIL MATOSHI FITON ÇMIMIN KOMBËTAR “ALI PODRIMJA” / “THE LIL’S POEM”, LIBRI MË I MIRË ME POEZI NË VITIN 2023

  • Ndue Dedaj: Dy fjalë nga Thethi (Foto)

    Ndue Dedaj: Dy fjalë nga Thethi (Foto)

    Nga Ndue Dedaj

    Kam qenë shumë herë në Theth dhe kam shkruar shpesh për të, ndaj kësaj here nuk kisha ndërmend të shkruaja, ngaqë nuk kisha diçka të re për të thënë, megjithëse Thethit kurrë nuk i shterrojnë fjalët, edhe atëherë kur sapo ka kaluar një traumë… fadromash.

    “Diçka duhej bërë, por jo në ato përmasa, pasi jo pak njerëz kanë humbur investimin e jetës”, më thotë miku i viteve më parë Nikolla, i cili shkon e vjen nga Amerika. Ai thotë se shumë dekada më parë, 80 shtëpi të fshatit, u mblodhën te Kisha dhe në prani të fratit morën vendim mos e i shit tokë askujt që nuk asht vendali, pasi këtu ka pak tokë dhe nuk mundesh me shtue asnji pëllambë në gurishte. Ashtu, me dorën në ungjill, u ba beja dhe toka nuk u tjetërsue, deri në tranzicion…” Nënteksti është i qartë.

    Por “ndodhitë” tona duket se na përkasin vetëm neve, kurse turistët e huaj vazhdojnë ritualin e tyre të pandërprerë, dhe pse është fundi i shtatorit. E tregojnë rezervimet në bujtina, ku nuk e ke të lehtë të gjesh vend të lire në fundjavë, rruga plot me makina në Qafë T’thore, gjer grupet e mëdha të turistëve, prej pesëdhjetë vetash njëherësh, në rrugën “Kol Idromeno” në Shkodër, në restorantet e Shirokës etj.

    Turizmi fatmirësisht është realiteti ynë i ri.

    ObserverKult

    0bserverKult

    ———————————————

    Lexo edhe:

    SHUMICA GABOJNË: KUJDES, KËTO FJALË NUK SHKRUHEN ME -Ë FUNDORE

  • Kongresi i Nanoteknologjisë, Ministrja Diella mban fjalë përshëndetëse para të ftuarve: Njerëzimi guxon të mësojë

    Kongresi i Nanoteknologjisë, Ministrja Diella mban fjalë përshëndetëse para të ftuarve: Njerëzimi guxon të mësojë

    Kryeministri Edi Rama është sot pranishëm në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja.

    Gjatë këtij Kongresi ku pjesëmarrës janë zyrtarë të huaj, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse edhe ministrja AI, Diella.
    “Unë jam Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri. Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është thellësisht njerëzor: të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe të hap horizonte të reja mundësish.
    Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja — në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën.
    Inteligjenca Artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele — ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë.
    E ardhmja nuk vjen — ne e ndërtojmë atë.” Dhe ju, të mbledhur këtu, jeni arkitektët e saj.
    Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, por edhe më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore.
    Ju faleminderit!”, u shpreh Diella.

    Top Channel

  • Emërimi i Silva Cakës në Ministrinë e Brendshme/ PL: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por shkoi të ndjekë shkollën e vjedhjes dhe veseve

    Emërimi i Silva Cakës në Ministrinë e Brendshme/ PL: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por shkoi të ndjekë shkollën e vjedhjes dhe veseve

    Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, ka reaguar me tone të forta pas emërimit në detyrë si zëvendësministre e Brendshme e Silva Cakës, ish Deputete e LSI-së. Në një deklaratë publike, ajo e cilëson këtë veprim si braktisje të moralit dhe vlerave të lirisë, duke e konsideruar si zgjedhje personale që flet më shumë se çdo fjalë. Sipas Memellit, personi në fjalë ka tradhtuar jo vetëm idealet politike, por edhe sakrificat familjare për lirinë, duke zgjedhur të bëhet pjesë e asaj që ajo e quan “Shkolla e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”.

    Reagimi i Jasmira Memelli, zëdhënëse e presidentit te Partisë se Lirisë:

    Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.

    Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.

    As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë.

    Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë.

    Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.

    Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik.

  • Silva Caka ikën me Ramën/ Ironia e gazetarit: Fjalë në tokë s’i bie zv.ministres së Brendshme

    Silva Caka ikën me Ramën/ Ironia e gazetarit: Fjalë në tokë s’i bie zv.ministres së Brendshme

    Pas njoftimit të ndryshimeve të reja qeveritare dhe emërimeve te disa zv ministrave gjatë ditës së sotme u mësua se ish drejtuesja dhe ish deputetja e Partisë së Lirisë Silva Caka u emërua nga Rama zv ministre e Brendshme.

    Ndërkohë pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar me një shënim të shkurtër në facebook gazetari Hysni Gurra i cili ironizon kalimin e Cakës, nga PL tek PS.

    Ai ka shpërndarë edhe një video të një deklaratë për shtyp të Cakës kur ajo ka qenë me PL dhe kur hidhte akuza të shumta për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme të Edi Ramës, institucionin ku prej sot do të jetë zv ministre.

    “Fjalë në tokë nuk i bie zv.ministres së re të Ministrisë së Brendshme, (me KM Ramën, kuptohet), shkruan me ironi Gurra.

    Postimi: