Tag: fjalë

  • Filmi “Me fjalë tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival

    Filmi “Me fjalë tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival

    Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Me fjalë tjera”, me skenar dhe regji nga Val Jashari dhe producent Valmira Hyseni, ka triumfuar në MedFilm Festival në Romë, duke fituar çmimin kryesor në seksionin Med WIPS (Works in Progress), me një vlerë prej 10 mijë euro.

    Ky film është prodhim i WaveMaker Films, në bashkëprodhim me Live Production, dhe mbështetet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra e Filmit të Malit të Zi.

    Aktualisht, “Me fjalë tjera” ndodhet në faza e post-produksionit dhe pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026, duke e vendosur Kosovën në hartën e festivaleve ndërkombëtare të filmit./rtk

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NJË FJALOR ME SHARJE DHE MALLKIME, EDMOND TUPJA SJELL LIBRIN E TIJ TË FUNDIT NË PANAIRIN E LIBRIT: JA PËRSE VENDOSA TA BOTOJ

  • E BUJSHME NGA SPANJA! Real Madrid do Haaland & Vitinha-n, e ka gati planin

    E BUJSHME NGA SPANJA! Real Madrid do Haaland & Vitinha-n, e ka gati planin

    12 Nëntor 2025

    19:47

    Telesport

    Vera e ardhshme pritet të jetë shumë e “nxehtë” për Real Madridin përsa i përket merkatos. “Defensa Central” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm.
    Klubi madrilen kërkon Erling Haaland dhe Vitinha-n. Edhe pse transferimi i dy lojtarëve në fjalë mund të duket i pamundur, Real Madrid ka treguar që gjithmonë ia del të bëjë realitet dëshirat që ka pasur në merkato.
    Sipas raportimit në fjalë, për të bërë të mundur transferimin e sulmuesit norvegjez dhe mesfushorit portugez, “Los Blancos” do të bëjnë një “spastrim” brenda ekipit aktual.
    Së pari do të largohen Vinicius Junior dhe Rodrygo, nga shitja e tyre Real Madrid pret të përfitojë rreth 300 milionë euro. Së dyti do të largohen edhe lojtarë të tjerë që nuk bëjnë pjesë në planet e Xabi Alonso, si Dani Ceballos, Ferland Mendy etj.

  • Ismail Syla: Gjuha e rënies

    Ismail Syla

    Traktat për fjalorin e padukshëm të botës

    Nga Ismail Syla

    Fjala që bie

    Rënia është forma më e lashtë e komunikimit. Para se të kishte zë, para se të kishte fjalë, kishte rënie. Pika që bie, guri që rrëshqet, fryma që zgjatet, që të gjitha janë shprehje të një gjuhe që nuk ka nevojë për gojë.

    Në çdo rënie ndodh një fjalë që nuk shqiptohet, por ndjehet. Sepse, rënia është mënyra e botës për të treguar peshën e saj, për të kujtuar se çdo gjë që ekziston duhet të zbresë për të pasur kuptim.

    Kur bie diçka, ajo nuk zhduket, por e përkthen ajo veten në një gjuhë tjetër. Rënia është përkthimi i dritës në gravitet, i lartësisë në kuptim, i frymës në trup.

    Dialekti i ujit

    Askush nuk e flet gjuhën e rënies më bukur se uji, ngase ai bie pa britmë, pa kundërshti, pa humbje dinjiteti.Çdo pikë shiu është një fjalë e qetë që thotë: “Edhe rënia mund të jetë formë e bukurisë.”

    Uji e flet këtë gjuhë me gramatikë të butësisë. Ai bie për të ringjallur, jo për të thyer, për të kujtuar, jo për të ndëshkuar.

    Në çdo rënie shiu ndodh një shprehje e përbashkët midis qiellit dhe tokës, një fjalë që kuptohet njësoj në të dy gjuhët: rënia është bashkim.

    Rënia e ujit nuk është dënim, por akt dashurie: mënyra si qielli përkulet mbi botën pa u dorëzuar.

    Gramatika e heshtjes

    Rënia nuk përdor folje, por ritme. Ajo nuk ka gjini, nuk ka numër, është njëjës i përjetshëm. Fjalori i saj është bërë nga pauzat, nga pesha, nga fryma që pushon.

    Në këtë gjuhë, çdo objekt që bie është një fjalë në zgjedhë të vetën: gjethe që bie – përshëndetje, guri që bie – pohim,pika që bie – prekje, njeriu që bie – kujtesë.

    Por në thelb, çdo rënie thotë të njëjtën gjë: “Nuk mund të qëndroj gjithmonë lart.”

    Në këtë pranim që s’është dorëzim, por realizëm, qëndron morali i rënies, sepse vetëm ajo që bie, e di se çfarë do të thotë të ngrihesh sërish.

    Sintaksa e trupit

    Edhe trupi e flet gjuhën e rënies. Kur lodhet, përkulet, kur qetësohet, shtrihet, kur dorëzohet, bie. Në çdo rast, rënia është fjalia e fundit e trupit përpara heshtjes.

    Në dashuri, rënia është përulja e dëshirës. Në dhimbje, ajo është shuarja e forcës. Në falje, është ulja e krenarisë. Në çdo rast, rënia është gramatikë e shpirtit që mëson kufirin.

    Por nuk është fund. Në rënie, trupi gjen tokën, dhe toka është gjithmonë folja e ringritjes.

    Morfologjia e dritës

    Edhe drita bie. Ky është sekreti i saj më i thellë: ajo nuk ngjitet, por bie mbi botë si një shi i padukshëm.Çdo rreze është një fjalë që bie në tokë për ta bërë botën të lexueshme.

    Në këtë kuptim, rënia e dritës është fjalia e parë e krijimit. “Le të bëhet dritë” ishte urdhri i parë i një rënieje hyjnore. Dhe që atëherë, çdo rënie është jehonë e krijimit të parë.

    Post scriptum i peshës që flet

    Rënia nuk është rënie e e tatpjetë, por komunikim vertikal. Ajo nuk është humbje, por përkthim i lartësisë në përvojë.

    Në fund, çdo gjë që bie, i flet tokës për qiellin, ashtu si çdo njeri që bie, i kujton botës se lartësia nuk është qëllim, por rrugë kthimi.

    Rënia është poezia e gravitetit. Ajo nuk shkruhet, por dëgjohet në heshtje, kur diçka thyhet pa u humbur, kur një pikë bie dhe zhduket, duke lënë pas vetes vetëm një tingull të vogël kuptimi.

    Prishtinë, 12 nëntor 2025

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ISMAIL SYLA: TOKA, DHEU, BALTA

  • “Mbi fjalë” synon të ruajë dhe të ripërpunojë vlera të trashëgimisë kulturore,duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor

    “Mbi fjalë” synon të ruajë dhe të ripërpunojë vlera të trashëgimisë kulturore,duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor

    Nga Julia Vrapi
    “Mbi fjalë” vjen në skenën e teatrit si një projekt artistik, që synon të ruajë dhe të ripërpunojë  vlera të trashëgimisë kulturore, duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor, si koreografia moderne. Me regji dhe koreografi nga Blenard Azizaj shfaqja vjen në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, duke u bërë pjesë dhe e jetës artistike këtë sezon. Shfaqja “Mbi fjalë” shënon premierën në këtë teatër mbrëmjen e datës 15 nëntor për të vijuar dhe net të tjera për publikun në Tiranë. Koreografi Blenard Azizaj ka lindur në Shqipëri, por karriera e tij e ka çuar në të gjithë globin, duke bërë turne dhe duke performuar në festivale ndërkombëtare të vallëzimit. Shfaqje me koreografi të tij janë vënë dhe më parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe këtë nëntor një shfaqje me koreografi dhe regji prej tij do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina”.
    “Mbi fjalë” me regji nga Blenard Azizaj është një projekt artistik, që synon të risjellë në vëmendje dhe të modernizojë elementët më thelbësorë të trashëgimisë kulturore shqiptare përmes një qasjeje bashkëkohore. “Duke ndërthurur artin e kërcimit modern me ritualet tradicionale, veshjet popullore dhe muzikën karakteristike të trevave shqiptare, projekti krijon një urë mes të kaluarës dhe të tashmes, duke nxitur reflektimin mbi identitetin kombëtar dhe vlerat kulturore që na bashkojnë. Qëllimi kryesor i projektit është promovimi i trashëgimisë kulturore shqiptare në një formë të re dhe tërheqëse, duke e përafruar atë me brezat e rinj dhe me publikun ndërkombëtar.
    Në kohën e globalizimit dhe asimilimit kulturor, “Mbi Fjalë” synon të ruajë dhe të ripërpunojë këto vlera duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor, si koreografia moderne, tingujt elektronikë dhe vizualet multimediale”, thuhet rreth projektit artistik. Në shfaqje vjen sopranoja Nina Muho, aktor dhe interpretues Rafael Hoxhaj. Performues janë dhe Rowan Schratzberger, Semela Skënderasi, Mariel Brahimllari, Katerina Goga, Chiara Xoxi, Elion Guri. Muzika është nga Tomor Kuçi, skenografia Blenard Azizaj dhe Beqo Nanaj, kostumet Sofi Kara, asistent koreograf  Rowan Schratzberger dhe Mariel Brahimllari.
    Realizimi i projektit artistik
    Projekti artistik “Mbi fjalë” është bërë i mundur me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Universitetit të Arteve. Shfaqja në skenën  teatrit do të vijojë dhe në mbrëmje e datës 16 dhe 18 nëntor. Koreografi Blenard Azizaj studioi në Shkollën Kombëtare Shtetërore të Vallëzimit në Greqi, ku u diplomua në Pedagogji dhe Koreografi dhe Vallëzim. Ai ka punuar dhe bashkëpunuar me kompani të ndryshme në të gjithë Evropën, si Sasha Waltz & Guests në Berlin, Kompania Akram Khan në Londër dhe Cie Linga në Loza.

  • Gibran: Më është lodhur shpirti nga llafazanët

    Nga Khalil Gibran

    Zgjohem në mëngjes dhe shoh fjalët, ulur pranë meje, në faqet e letrave, gazetave dhe revistave. Dhe fjalët më hedhin shikime, plot dinakëri dhe gënjeshtra.Atëherë, ngrihem dhe shkoj e ulem pranë dritares, për ta çliruar veten time nga veli i gjumit, me një filxhan kafe, por edhe fjalët ngrihen, më ndjekin pas dhe vijnë ulen përballë meje, të paturpe dhe djallëzore. Pastaj, zgjatin dorën, kapin filxhanin e kafes dhe pinë kafe bashkë me mua. Nëse unë pi cigare, edhe ato pinë cigare bashkë me mua.Unë dal e shkoj në punë dhe fjalët më shoqërojnë, duke më shushatur veshët dhe duke turbulluar mendjen. Përpiqem t’i dëboj, por ato qeshin dhe tallen me mua, pastaj, përsëri, më pëshpëritin e më gumëzhijnë në vesh, duke m’i bërë trutë dhallë.Unë eci nëpër rrugë dhe shikoj fjalë që lëvizin nëpër dyqane dhe gjithandej. Edhe në muret e shtëpive shikoj fjalë që rrinë e prehen. Fjalë shikoj edhe në fytyrat e njerëzve, kur ata janë të qetë dhe të heshtur, por edhe kur lëvizin dhe bëjnë gjeste.Kur ulem për të biseduar me një mik, fjalët ulen me ne. Dhe, nëse takoj një armik, fjalët fryhen, shpërndahen, shumohen dhe përfundojnë duke formuar një ushtri të jashtëzakonshme, e cila shtrihet nga një kontinent në tjetrin.Unë hyj në gjykata, shkolla dhe institucione dhe çfarë gjej, thoni ju? Fjalë dhe vetëm fjalë. Sa më shumë fjalë. Dhe që të gjitha shërbejnë si një kornizë për gënjeshtra dhe dinakëri.Shkoj në fabrikë, në zyrë, apo në shërbimet publike dhe gjej fjalë, të mbledhura si familje apo si fise dhe, të gjitha, më shikojnë me harbutëri, pastaj qeshin dhe tallen me mua.Dhe nëse më mbetet kohë dhe energji e mjaftueshme për të shkuar në kishë apo në tempull, edhe atje, gjej fjalë mbi frone mbretërorë, me kurora mbi kokë dhe me skeptra, të gdhendur imët dhe të buta në prekje, në dorë.Dhe kur vjen nata dhe kthehem në shtëpinë time, gjej po ato fjalë që kam dëgjuar gjatë ditës, disa të varura nga tavani si gjarpërinjtë, disa të tjera duke u endur qosheve si akrepat.Fjalë në krahët e eterit. Fjalë mbi valët e detit. Fjalë në pyje, fjalë në shpella, fjalë në majë të maleve.Fjalë kudo. Ku mund të fshihen ata që kërkojnë paqen?O Zot, mëshiromë dhe shpëtomë nga fjalët duke më bërë të shurdhër! O Zot, më shpjer në parajsën e qetësisë së përjetshme, sepse vetëm atje mund të jetoj i lumtur! Më shpjer, o Zot, në një cep të lirë në faqe të dheut, ku të mos ekzistojnë trazirat dhe ngatërresat e gjuhëve, ku fjalët nuk shiten dhe as blihen, nuk jepen dhe as merren!A do të ketë, midis banorëve të tokës, ndonjë që nuk e adhuron veten, kur flet? A do të ketë, midis bijve të Adamit, ndonjë, goja e të cilit të mos jetë streha e gënjeshtrave?Nëse llafazanët do ishin vetëm të një lloji, unë do t’i duroja dhe do t’i pranoja ata. Por ato i përkasin llojeve dhe kategorive të panumërta.Ka llafazanë të ngjashëm me bretkosat, të cilët jetojnë tërë ditën në batak dhe, kur vjen nata, afrohen në anë të batakut, njësoj si bretkosat, nxjerrin kokën mbi ujë dhe fillojnë të prishin qetësinë me zëra aq të tmerrshëm sa kush i dëgjon nuk i duron dot.Ka llafazanë që ngjajnë me mushkonjat. Edhe ata janë produkt i batakut dhe llumit. Ata vijnë vërdallë rreth nesh dhe na gumëzhijnë në vesh, vetëm e vetëm, të na irritojnë dhe të na bezdisin ne.Ka llafazanë të ngjashëm me gurët e mullirit, të cilët prodhojnë të njëjtën zhurmë djallëzore si gurët e mullirit.Ka llafazanë që u ngjajnë lopëve, të cilët, njësoj si lopa, pasi mbushin barkun me bar, rrinë qosheve dhe shesheve duke lëshuar në ajër pëllitjet e tyre.Ka llafazanë të ngjashëm me bufin, të cilët e kalojnë kohën midis varrezave të të gjallëve dhe varrezave të të vdekurve, duke lëshuar mbi të dy palët kukamat e tyre të zymta.Ka llafazanë që janë si daullet, të cilët godasin veten me shkop, dhe nxjerrin nga gojët e tyre të zbrazëta, tinguj po aq të padurueshëm sa të daulleve.Ka llafazanë të ngjashëm me boshtin e furkës tjerrëse, të cilët enden kot, sa andej këtej, me mendjen bosh dhe pa stisur gjë.Ka llafazanë që i ngjajnë bulkthit, që, duke e konsideruar veten zbutës të botës, siç thotë poeti, vërtiten duke fishkëllyer, gjithandej.Ka llafazanë të ngjashëm me kambanat, që i thërrasin njerëzit për të shkuar në shenjtërore, ndërsa ata vetë qëndrojnë jashtë.Po nuk mbarohen llojet dhe kategoritë e llafazanëve!Dhe tani, që e zbraza përçmimin tim për llafet dhe llafazanët, ndjehem si një mjek i sëmurë ose një kriminal që u këshillon paqe kriminelëve të tjerë.I qortova llafet me llafe. Dhe, duke dashur të isha sa më larg nga llafazanët, e tregova veten se jam një prej tyre.A do të më falë Zoti, përpara se të më dërgojë në Luginën e Mendimit, të Ndjenjës dhe të Vërtetës, ku nuk ka llafe dhe llafazanë?!

    Përktheu: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GABRIEL GARCIA MARQUEZ: DO HUMBASËSH SHUMË NJERËZ NË RRUGËTIMIN TËND…

  • Me Henen ne Binjake do te hapen rruge bashkimesh dhe…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

    Me Henen ne Binjake do te hapen rruge bashkimesh dhe…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

    Sot, Aferdita ka kaluar ne shenjen e Akrepit dhe ndez zjarrin e pasionit. Energjia behet me e thelle, me misterioze dhe plot ndjenja te forta.
    Fjale te shumta nuk duhen, tani flasin veprimet. Vetem keshtu merrni ate qe vertet deshironi.
    Dashuria nen ndikimin e Aferdites ne Akrep nuk njeh gjysma masash: do gjithcka, pa kufij, me perkushtim dhe besnikeri absolute. Por kujdes nese besimi thyhet, emri i fajtorit shkruhet me shkronja te medha ne listen e zeze.
    Megjithate, kjo Aferdita nuk kursen dashuri, gjithcka qe e jepni me zemer, ua kthen dyfish, me intensitet dhe ndjenje te vertete.
    🔸DashiHena ne Binjake ju vendos ne qender te cdo levizjeje. Fjalet tuaja marrin fuqi, idete rjedhin si rrufe, dhe gjithcka rrotullohet rreth jush.Por pas zhurmes, fshehet nje ze i brendshem qe kerkon udhezimin tuaj. Aferdita ne Akrep ndez thellesite e pasionit dhe ju con drejt pervojave qe levizin shpirtin. Nje kapitull i ri hapet mes drites dhe hijes.
    🔸DemiHena ne Binjake ndricon shqetesimet tuaja te fshehta per sigurine dhe vleren. Brenda jush zgjohet nje deshire per kontroll, por gjithashtu nje ndjenje pasigurie qe ju ben me njerezore. Aferdita ne Akrep sjell pasion qe deperton nen siperfaqe, marredhenie qe sjellin sherim, por edhe testojne kufijte. Eshte momenti ideal per dashuri apo pajtime.
    🔸BinjaketMe Henen ne shenjen tuaj, rrezatoni jete dhe dualitet. Jeni drite dhe hije ne te njejten fryme. Energjia juaj leviz shpejt, por emocionet kerkojne qetesi per t’u kuptuar. Aferdita ne Akrep vesh punen dhe perditshmerine tuaj me nje magnetizem te padukshem , nje shikim, nje fjale, nje kontakt mund te ndryshoje gjithcka.
    🔸GaforrjaHena ne Binjake hap portat e nenvetedijes dhe kujtime te vjetra lekunden mes drites dhe mjegulles. Kjo eshte dita e ndjeshmerise dhe e introspeksionit. Aferdita ne Akrep ndez flaken e deshirave te fshehta, te atyre qe jetojne ne heshtje, por digjen fort. Cdo emocion kthehet ne thirrje shpirterore dhe cdo ndjenje kerkon misherim.
    🔸LuaniHena ne Binjake ju shtyn drejt shoqerise, komunikimit dhe ideve te reja, jeni ne elementin tuaj! Deshironi te realizoni plane dhe te ndani energjine tuaj me miqte. Aferdita ne Akrep ju perqendron ne familje: deshironi ngrohtesi, dashuri dhe harmoni ne familje. Kombinoni fuqine tuaj sociale me butesine e shpirtit dhe do jeni te pandalshem.
    🔸VirgjereshaHena ne Binjake ve ne levizje mendjen dhe ambicien tuaj. Cdo fjale qe thoni mund te ndikoje, cdo veprim te ndertoje apo te rrezoje. Aferdita ne Akrep mbjell butesi ne komunikim dhe i jep fjales tuaj magnetizem te rralle. Disa takime sot mbartin fatin e nje njohjeje qe do te rritet ne heshtje.
    🔸PeshorjaMe Henen ne Binjake, horizontet hapen dhe nje fryme lirie kalon neper shpirtin tuaj. Ndjeni deshiren per te pare me tej, per te zgjeruar boten tuaj te brendshme. Aferdita ne Akrep ju con ne kontakt me deshira te thella per sigurim, per ndjesi, per ndarjen e bukurise me te tjeret. Cdo hap qe hidhni tani mbart nje nuance transformimi.
    🔸AkrepiHena ne Binjake ndricon territoret e fshehta te shpirtit tuaj. Aty ku emocionet nuk kane fjale, por dridhen si rryma nen siperfaqe. Aferdita hyn ne shenjen tuaj dhe gjithcka ndryshon ritem. Energji te forta zgjohet, deshirat marrin forme dhe ju beheni magnet i vete fatit tuaj. Cdo veshtrim, cdo zgjedhje, mbart nje fuqi qe nuk mund te fshihet.
    🔸ShigjetariHena ne Binjake hap rruge bashkimesh, marredheniesh dhe pasqyrimesh te brendshme. Shpirtrat qe ju rrethojne tani pasqyrojne pjese te vetes qe s’i keni pare. Aferdita ne Akrep hap nje faqe te fshehte ne dashuri, ndjenja qe lindin ne heshtje, lidhje qe jetojne ne hije. Jo cdo gje ka nevoje te thuhet per te qene e vertete.
    🔸BricjapiMe Henen ne Binjake, dita juaj frymon nen peshen e detyrave dhe zhurmes, por brenda jush zgjohet nje deshire per clirim. Aferdita ne Akrep afron njerez qe ju frymezohen, lidhje qe ndertohen ngadale, por me qellim te forte. Cdo fjale miqesore mund te fshehe nje fill dashurie qe pret te ndizet.
    🔸UjoriHena ne Binjake ndez krijimtarine dhe deshiren per te ndare shpirtin tuaj me boten. Cdo ide qe lind sot ka arome magjie. Aferdita ne Akrep e kthen ambicien ne pasion, karizma juaj rritet dhe ju terhiqni vemendje kudo. Drita juaj tani projekton fat.
    🔸PeshqitHena ne Binjake ju mbeshtjell me emocione dhe kujtime qe kerkojne sherim. Brenda jush lind deshira per qetesi dhe ngrohtesi shpirterore. Aferdita ne Akrep ju fton te hapni horizonte te reja ,dashuri qe lindin larg, frymezim qe vjen papritur, ndjenja qe ndricojne eresiren. Cdo ndjenje sot eshte ogur, cdo enderr nje udherrefyes.

  • ‘Fjala’ më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim!

    ‘Fjala’ më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim!

    Fjala e vitit e zgjedhur nga Dictionary.com nuk është tamam fjalë. Është termi viral “6-7” për të cilin fëmijët dhe adoleshentët qeshin e flasin, kurse mësuesit dhe prindërit nuk e kuptojnë.

    Fjala, në mund ta quajmë kështu, fitoi popullaritet gjatë verës. Është më shumë një shaka mes grupit, pa ndonjë kuptim të veçantë dhe sigurisht, kanë ndikuar rrjetet sociale.

    Sipas Dictionary.com, përzgjedhja e vitit është një kapsulë gjuhësore kohe që pasqyron trendet sociale dhe ngjarjet. Por edhe vetë faqja pranon se nuk e ka shumë të qartë “6-7.”

    Duket se zanafilla është kënga e reperit Skrilla “Doot Doot (6-7).”

    Kënga nisi të bëhej virale në videot e basketbollistëve në TikTok, përfshirë edhe yllin e NBA, LaMelo Ball i cili është 2 metra i gjatë (në SHBA njësia matëse është 6 këmbë dhe 7 inç).

    Më pas, një djalë që tani njihet si “Djali 6-7”, bërtiti këtë frazë kurse një fëmijë ngjitur tij luante me duar dhe videoja u bë virale. Kaq u desh.

    Pra, ç’do të thotë “6-7”?

    E vërteta është që askush s’e di. Ndonjëherë varet se kush e dëgjon, madje ka debate edhe për mënyrën si duhet shkruar, me fjalë a me numra.

    Sipas Dictionary.com, mund të nënkuptojë “ashtu-ashtu”, “ndoshta kjo, ndoshta ajo” kur kombinohet edhe me gjestet.

    Disa e përdorin thjesht për të acaruar të rriturit kur i pyesin.

  • Nëse nuk e keni ditur: Ja si shkruhen shkurt disa nga fjalët në fjalor!

    Nëse nuk e keni ditur: Ja si shkruhen shkurt disa nga fjalët në fjalor!

    Tabela e shkurtimeve është listë në një fletë të fjalorëve që jep shpjegime për shkurtimet e fjalëve dhe shenjave të përdorura në atë fjalorë.

    Zakonisht e gjeni në faqet e para apo të fundit të librit.

    Për fjalorët shqip-shqip zakonisht përdoret lista e shkurtimeve e paraqitur më poshtë. Po ashtu edhe për fjalorët tjerë d.m.th të kodeve në gjuhët tjera në shpjegimet në gjuhën shqipe përdoret një listë e tillë.

    ana. – term nga anatomia.antrop. – term nga antropologjia.arb. – fjalë a shprehje e arbëreshëve të Italisë ose të Greqisë.arkeol. – termë nga arkeologjia.arkit. – term nga arkitektura.art. – term nga arti ose artikullas. – emër i gjinisë asnjanëse; në gjininë asnjanëse.astr. – term nga astronomia.astronaut. – term nga astronautika.av. – term nga aviacioni.bakt. – term nga bakteriologjia.bashkërend. – lidhëz bashkërenditëse.betim. – fjalë a shprehje, që përdoret si betim.biol. – term nga biologjia.biokim. – term nga biokimia.bised. – fjalë a shprehje e ligjërimit.blet. – term nga bletaria.bot. – term nga botanika.bujq. – term nga bujqësia.det. – term nga detaria.dëf. – përemër dëftorë.dipl. – term nga diplomacia.drejt. – term nga drejtësia.dhan. – rasa dhanore.ek. – term nga ekonomia.elektr. – term nga elektroteknika.em. – emër.etnogr. – term nga etnografia.euf. – euforizëm.f. – emër i gjinisë femërore; në gjinin femërore.farm. – term nga farmaceutika.fet. – term fetar.fëm. – term nga fjalë ose shprehje e të folurit të fëmijëve.fig. – kuptimi i figurshëm.filoz. – term nga filozofia.fin. – term nga financat.fiz. – term nga fizika.fiziol. – term nga fiziologjia.fjalëform. – element fjalëformuese.fj.ndërm. – fjalë e ndërmjetshme.fj.u. – fjalë e urtë.folk. – term nga folkloristika.fol. – folje.foto. – term nga fotografia.gjah. – term nga gjuetia.gjell. – term nga gjellëtarja.gjeod. – term nga gjeodezia.gjeofiz. – term nga gjeofizika.gjeogr. – term nga gjeografia.gjeol. – term nga gjeologjia.gjeom. – term nga gjeometria.gjëzë. – gjëgjëzë.gjin. – rasa gjinore.gjuh. – term nga gjuhësia.hek. – term nga hekurudha.hidrol. – term nga hidrologjia.hidrotek. – term nga hidroteknika.hist. – term nga historia, historizmi.iron. – me ironi, për shpoti.jokal. – folje jokalimtare.kal. – folje kalimtare.kallëz. – rasa kallëzore.kallëzuese. – si kallëzues.keq. – me kuptim keqsues.kim. – term nga kimia.kinem. – term nga kinematografia.kirur. – term nga kirurgjia.kish. – term kishtar.kopsht. – term nga kopshtaria.krah. – krahasues.krahin. – term nga krahinorizmi, fjalë ose shprehje krahinore.kr.pop. – fjalë ose shprehje e krijimtarisë gojore popullore.kr.thj. – koha e kryer e thjeshtë.kryes. – kryesisht.kund. – fjalë me kuptim të kundërt, antonim; e kundërta.kundërsht. – lidhës kundërshtore.lart. – fjalë a shprehje e stilit të lartë.lej. – lidhës lejore.let. – term nga letërsia.libr. – fjalë ose shprehje e ligjërimit libror.lidh. – lidhëz.lidhor. – përemër lidhor.logj. – term nga logjika.m. – emër i gjinisë mashkullore; në gjinin mashkullore.malk. – malkim.mat. – term nga matematika.mb. – mbiemër.meteor. – term nga meteorologjia.min. – term nga mineralogjia dhe në miniera.mit. – term nga mitologjia.mjek. – term nga mjekësia.moh. – pjesëz mohuese; mouese.mospërf. – fjalë ose shprehje me ngjyrim mospërfilës.muz. – term nga muzika.ndajf. – ndajfolje.ndërt. – term nga ndërtimtaria.num.përmb. – numëror përmbledhës.num.rresht. – numëror rreshtorë.num.them. – numëror themelor.mxit. – pjesë nxitëse.nj. – numri njëjës.opt. – optika.pakr. – koha e pakryer.pakuf. – përemër i pakufishëm.palak. – fjalë e palakueshme.paleont. – term nga paleontologjia.pandr. – fjalë e pandryshueshme.parafj. – parafjalë.pasth. – pasthirrmë.pavet. – folje pavetore.peshk. – term nga peshkataria.përb. – fjalë apo term me ngjyrim përbuzës.përçm. – fjalë apo term me ngjyrim përçmues.përd. – përdoret si … .përem. – përemër.përf. – me përdorim përforcues.përk. – fjalë apo shprehje përkëdhelëse.përmb.përmbledhës. – përmbledhës.P.e.s. – Para erë sonë.pës. – folje e diatezës pësore; me kuptimin pësor.pj. – pjesëz.pjes. – pjesore.poet. – fjalë a shrehje poetike.poh. – pjesëz pohuese; pohuese.pr. – përemër pronor.pr. – term nga proverba.psikol. – term nga psikologjia.pyet. – përemër pyetës.pyllt. – term nga pylltaria.r. – rasë.radio. – term nga radioteknika.rrallë. – fjalë a shprehje e përdorur rrallë.rrjedh. – rasa rrjedhore.spec. – term special ose term që përdoret në disa fusha.sport. – term nga sporti, fizkultura.sh. – numri shumës.shah. – term nga shahu.shak. – fjalë a shpehje që përdoret me shaka.shar. – fjalë a shpehje sharëse.shkurt. – shkurtim.shtypshkr. – term nga shtypshkronja.tall. – fjalë a shpehje tallëse.teatër. – term nga teatri.tek. – term nga teknika.tekst. – term nga tekstili, industrinë e tekstile.tr. – trajtë.treg. – term nga tregtia.thjeshtligj. – fjalë a shprehje e thjesht ligjërimi.ur. – urim.urdh. – mënyra urdhërore.usht. – term nga ushtria.vet. – vetëm.veter. -term nga veterinaria.vetor. – përemër vetor.vetv. – folje a diatezë vetvetore ; me kuptimin vetëvetor.vjet. – fjalë a shprehje e vjetruar.zakon. – zakonisht.zool. – term nga zoologjia; emërtim për kafshë.zvog. – me kuptimin zvogëluese.zyrt. – fjalë ose shprehje e punëve zyrtare.

    Burimi i të dhënaveFjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe – Tiranë, 1980

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DREJTSHKRIMI I GEGNISHTES OSE GEGNISHTJA E STANDARDIZUEME

  • Fjalë të urta shqipe: I ligu të puth e të kafshon…

    Fjalë të urta shqipe: I ligu të puth e të kafshon…

    Foto ilustrim

    Fjalë të urta, shqiptarët kanë shumë. Ato janë thënie të shkurtra  që në mënyrë shumë sintetike shprehin mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme dhe të cilat kanë dalë nga jeta dhe përvoja e popullit përgjatë shekujve.

    Për këtë arsye, ato paraqiten si të vërteta të pakundërshtueshme e me vlerë të përhershme.  Zakonisht shquhen për mprehtësinë dhe aftësinë për të shprehur mendimin me sa më pak fjalë dhe në mënyrë figurative.

    Tematika e proverbave është shumë e gjerë dhe e larmishme.

    Në vazhdim mund të lexoni disa fjalë të urta shqiptare që ObserverKult ka zgjedhur për ju:

    S’tunden malet me përralla.

    Në portën e të shurdhit mos trokit.

    Nuk mësohet plaku si duhet krehur mjekra.

    Pas lufte të gjithë bëhen trima.

    Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.

    Kur u ba horri pashë, vrau t’anë.

    Mos mëso ustanë, po merri zananë.

    Fjal’ e ëmbël thyhen të fortin.

    Fjala e mirë në ditë të keqe.

    Dy duar për një kokë, koka për atdhenë.

    Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni.

    Po nuk nderove veten, s’të nderon njeri.

    Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë.

    Qafa e unjur, koka e prerë.

    Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.

    Kam inat po nuk kam takat.

    Qingji i urtë thithë dy nëna.

    Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.

    Kur të vjen nevojtari në derë, po s’pate gjë, jep një gotë ujë.

    S’mbartet ujë me shportë.

    Si është vendi bëhet kuvendi.

    Sevapi as shitet, as blihet.

    I ligu të puth e të kafshon.

    Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend,

    Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s’e ha as qeni.

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    BLERIM LATIFI: MIZOPATRIA – NDJENJA E URREJTJES PËR VENDIN TËND, QYSH ERDHËM NË KËTË DITË?

  • ‘E Marta e zezë’/ Picieri në Tiranë, turisti në Berat dhe babai në Durrës u vranë me thikë për një fjalë goje! Dëshmitë e autorëve…

    ‘E Marta e zezë’/ Picieri në Tiranë, turisti në Berat dhe babai në Durrës u vranë me thikë për një fjalë goje! Dëshmitë e autorëve…

    “E zezë” mund të konsiderohet pa mëdyshje e marta e 28 tetorit të një dite më parë. Tre shqiptarë humbën jetën në tre vrasje të veçanta me thikë, të tria ngjarjet me një emërues të përbashkët, për shkak të një fjale goje. 
    Në Berat, një prej monumenteve më të vizituar të trashëgimisë kulturore shqiptare, kalaja, u kthye në skenë krimi. Një banor i zonës, që fitonte para duke shëtitur turistët me kalë, i paregjistruar dhe licencuar nga autoritetet për shërbimet turistike, goditi për vdekje me thikë vizitorin nga Tirana vetëm sepse ky i fundit preku kalin. Kristo Mema, 63 vjeç, i njohur edhe si Kontandin Hoxha, tregoi për hetuesit se konflikti nisi pas një paralajmërimi që i bëri viktimës. 
    “I thashë mos e prek kalin se është i acaruar sot dhe mund të reagojë keq, por ai më shau dhe ofendoi. Humba kontrollin, mora thikën që e mbaja në samarin e kalit dhe e godita në gjaknxehtësi”, ka dëshmuar Mema. 
    Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e kalasë, në sytë e familjarëve të viktimës dhe turistëve të tjerë. Mema nuk kishte leje për të shëtitur turistët me kalë në atë zonë, megjithëse aktivitetin e ushtronte prej kohësh. Mema është autor i një vrasjeje në vitin 1993, pasi goditi me thikë fqinjin e tij për motive banale, krim për të cilin nuk kreu asnjë ditë burg pasi u largua drejt Greqisë për 25 vjet, duke ndërruar identitetin dhe u kthye vetëm pasi ndjekja penale ishte parashkruar. 
    Në Tiranë, sherri midis kolegëve të një restoranti përfundoi me vdekjen e njërit prej tyre. Autori, Filip Shehu, prej 3 muajsh punonte si ndihmës picier dhe ku ishte vartës i Indrit Ismaillarit, viktimë në ngjarje. 43-vjeçari Shehu deklaroi se është ndier i fyer dhe i poshtëruar publikisht me fjalë të rënda para kolegëve, për një proshutë pice. 
    “Jam ndjerë i ngacmuar gjatë gjithë kohës dhe nuk duroja më. Kishim debate të vazhdueshme për punën, por ai më ngacmonte shpesh. Viktima më tha mos merr këtë proshutë të hapur që është në frigorifer, por merr proshutë të re. Ai shkoi të merrte proshutën e re dhe aty nisëm të ziheshim. Më shau me fjalë të rënda dhe aty nuk durova”, ka dëshmuar Shehu. 
    Nga këqyrja e pamjeve të sigurisë rezulton se autori merr një thikë kuzhine dhe e godet tre herë, një herë në qafë dhe dy herë në bark. Punonjësit e tjerë të restorantit, deklaruan se Shehu ishte person i mbyllur dhe i ftohtë në komunikim, që rrallë fliste me të tjerët. 
    Në Durrës, Marjan Kodheli, që vrau babanë Pjetër, pretendon se me të ka pasur konflikte të vazhdueshme që kur ishte kthyer nga emigrimi. Ai tregoi se humbi durimin gjatë kohës që po hanin drekë dhe e qëlloi. 
    “Po hanim drekë dhe papritur babai mu hodh me nerva në debat. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e kujtoj mirë pse ndodhi, por kemi pasur konflikte të vazhdueshme që prej se jam kthyer nga Greqia, disa muaj më parë”, ka dëshmuar Kodheli. 
    Blutë kanë dyshime se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, por pa kartelë mjekësore. Prokuroria pritet të kërkojë në vijim ekzaminim të plotë mendor.