Tag: fjalë

  • Hidhini një sy!  Instagram do të heqë një opsion, ja për kë bëhet fjalë

    Hidhini një sy! Instagram do të heqë një opsion, ja për kë bëhet fjalë

    Instagram po planifikon që të heqë një veçori që na ka “rrëmbyer” zemrën. I quajtur “Content Note”, opsioni u mundëson përdoruesve që të shtojnë një fjalë, citim, thënie apo shënim në postimin e tyre në mënyrë të tillë që të tërhiqte sa më shumë vëmendjen e ndjekësve.

    Një zëdhënës i Instagram tha se po fillojnë që të heqin komanda, ose veçori nga rrjeti social të cilat ose nuk përdoren fare, ose përdoren nga shumë pak njerëz.
    Më herët gjatë një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, drejtuesi i faqes së njohur sociale, Adam Mosseri njoftoi ndryshimin më 26 Mars. Mosseri shtoi se tashmë aplikacioni ishte bërë shumë i komplikuar për masën.

  • “Kali i Trojës’ ka hyrë brenda”/ Vjedhja e të dhënave të SPAK, Llabani: Skandali do të jetë më i madh

    “Kali i Trojës’ ka hyrë brenda”/ Vjedhja e të dhënave të SPAK, Llabani: Skandali do të jetë më i madh

    Të dhëna e tre prokurorëve të SPAK-ut, Behar Dibrës, Enkeleida Millonait dhe Elida Kaçkinit janë hakeruar dhe janë shpërndarë në grup të vogël njerëzish. Gazetarja Anduena Llabani thotë se ‘Kali i Trojës’ ka hyrë në SPAK dhe se e gjithë kjo më shumë se për të zbuluar dosjet është bërë për ta bërë më vulnerabël këtë institucion.
    ‘Kali i Trojës ka hyrë edhe në SPAK. Nga subjektet e dosjeve që përflitet që janë hakeruar duhet të kuptojmë kush janë personat e interesuar, ku pikon çatia. Kush është i interesuar të marrë dosje dhe të manipulojë provat? Kush janë persona që duan që ditën e arrestimit të Erion Veliajt të nxjerrin informacione tek gazetarët për ta zhveshur nga interesi publik arrestimin e tij.Nuk besoj që kjo tentativë, kam një perceptim që e gjithë kjo gjë nuk është bërë për të parë materialet, se çfarë ka Dumani ndaj dikujt, por është bërë për ta bërë sa më vulnerabël një institucion që është mbi politikën dhe krimin. Fakti që cenohet SPAK deri diku perceptimi i opinionit është që ja u fut dhe kali i Trojës.’, tha ajo në MCN.
    Më tej Llabani tha se se sipas informacioneve që ajo ka nuk bëhet fjalë vetëm për tre prokurorë, por më shumë të cilëve i janë vjedhur materialet.
    ‘Nuk bëhet fjalë për 3 prokurorë, bëhet fjalë dhe për prokurorë të tjerë, të cilët kanë tentuar dhe janë marrë materiale nga kompjuterët e tyre. Skandali pritet të jetë dhe më i madh. SPAK është në konkluzion të hetimeve për persona shumë të rëndësishëm të politikës dhe të biznesit të lidhur me krimin e organizuar.’, shtoi gazetarja.

  • Rama i përgjigjet PD për programin, kryeministri i quan qesharake akuzat për vjedhje të “premtimeve”

    Rama i përgjigjet PD për programin, kryeministri i quan qesharake akuzat për vjedhje të “premtimeve”

    Në një tjetër bashkëbisedim online me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë zërat se PS ka vjedhur programin e opozitës.  Me ironi, Rama e quajti qesharake këtë akuzë.
    “Iu qajnë hallin pensionistëve dhe që iu kopjua programin. Gjëja më qesharake në botë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod atomik. A thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod kasafortë, të ndonjë sekreti, Kodi i Davinçit. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk janë kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore”, tha Rama.
    Rama qartësoi se nëse opozita vjen në pushtet, nuk ekziston asnjë mundësi që Shqipëria të futet në BE.

    “Tani ka disa që teoriozojnë dhe i marr çdo mëngjes nga stafi im, disa shënime që teorizohen mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Ka disa që teorizojnë që kjo është kot se në të gjitha rastet BE nuk do ta marrë Shqipërinë. Edhe tjetra nëse do na marrë, do na marrë  edhe nëse i humbim zgjedhjet. Janë ca njerëz që u ka ecur mbarë në fakt dhe kanë marrë të gjitha çfarë kanë dashur sepse s’mund të bëj asnjë insinuatë të kësaj natyre”, tha kreu i qeverisë.
    Shpresën e demokratëve se do të fitojnë në 11 maji më prezencë të konsulentit Amerikan La Civita, Rama u përpoq ta shuante.
    “Këtu  bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi. Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën”, tha ai. 
    Teksa i kërkoi votën Shqiptarëve për të garantuar një fitore të katërt në 11 maji për t’i dërguar një mesazh Brukselit, në mbyllje Rama u ndal te një tjetër merak i komentuesve.
    -Me sa sheqer e pi kafen?
    “Me zero sheqer. Edhe në fakt kur më thonë a do sheqer, i them jo se jam i ëmbël vetë dhe në fakt jam më i ëmbël se sa dukem në të vërtet”, tha Rama./vizionplus.tv 

  • Ethet e votave, Rama zgjohet herët, ironizon edhe LaCivita: Është momenti ynë për në BE, mos dëgjoni opozitën dhe Bufin! BE s’është studio konsulence që vjen nga Amerika

    Ethet e votave, Rama zgjohet herët, ironizon edhe LaCivita: Është momenti ynë për në BE, mos dëgjoni opozitën dhe Bufin! BE s’është studio konsulence që vjen nga Amerika

    Kryeministri Edi Rama, ashtu sikurse e ka kthyer tashmë në një traditë, ka nisur rubrikën ‘Sy m’sy’, ku bashkëbisedon live me ndjekësit në rrjete sociale dhe iu përgjigjet pyetjeve të tyre.

    “Mirënjohje për shqiptarët e Greqisë, në Kretë dhe Athinë dhe na mikpritën dhe na mbështetën me shumë zjarr. Ndërkohë që përtej asaj që ishte një emocion si gjithmonë i posaçëm i komunikimit dhe i përjetimit në një sallë të mbyllur, na u dha mundësia që të takojmë plot të tjerë, të bashkëbisedojmë dhe ndjejmë dëshirën për t’u përfshirë në sfidën e bukur të 11 Majit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Fatkeqësisht një pjesë nuk janë regjistruar sepse ose e kanë lënë për në fund ose nuk janë informuar si duhet ose kanë pasur probleme me regjistrimin. Një numër i konsiderueshëm që thanë se kanë bërë plan që të vijnë këtu.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme zotërinë që më solli këtë në takimin e Athinës. Do të qëndrojë këtu s simbol i një fitoreje të paharrueshme, fitore me notën 10 për PS. Diku në një sallë kam një dorë tjetër që më ka dhuruar dikush tjetër, me një nga fushatat, nuk e kujtoj se cila prej tyre, me dy gishta dhe me trëndafilin. Tjetër fitore të bukur, kështu që shumë faleminderit edhe kam besimin që me votën e diasporës do të arrijmë diçka spektakolare.”, u shpreh Rama. 

    Rama tha tha se PD nuk do të zgjidhet asnjëherë nga shqiptarët nëse nuk vetë përmirësohet.

    “Mesazhi duhet të jetë i qartë, ne shqiptarët, populli shqiptar, qytetarët e Shqipërisë duam të hyjmë në BE tani. Dhe me këtë mandat, mesazh, unë dhe ne do të shkojmë dhe do të kemi një argument të fortë më shumë për të nxitur procesin. E gjitha një luftë diplomatike, politike nga të katër anët dhe kush nuk e kupton këtë nuk kupton asnjë gjë se si funksionon bota dhe marrëdhëniet ndërkombëtare për një vend si Shqipëria, se për vende si Franca apo Gjermania ka më pak rëndësi se kush është në krye. Për një vend si ne është themelore. Si mund t’i vihet BE përpara bufi i kënetës dhe atë kënetë të madhe dhe BE të thotë se s’ka ndodhur asnjë gjë. Marrin ambasadorin e BE dhe thonë si mendon ti? Si do të thotë BE, do të thotë atë që tha ambasadori se hyrja në BE bëhet në bazë të meritës së vendit, po patjetër kush e diskuton këtë. Nëse vendi i jep mandatin një personazhi me halle të hapura me drejtësinë, për të cilat BE nuk është shprehur në asnjë rast dhe nuk ka lënë të kuptohet se ka ndonjë rezervë për proceset e drejtësisë, kështu që besoj se është.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ky problem nuk zgjidhet nëse partia në fjalë nuk kupton se është në pikë të hallit dhe nëse ata, të cilët e mbështesin partinë në fjalë nga pasqyrat e kënetës nuk e vënë gishtin në plagë, por e kërkojnë gjetkë. Nëse ata që mbështesin nga pozicione jo drejtpërdrejt jo partiake atë far force vazhdojnë me teoritë se këtu nuk ka zgjedhje, këtu krimi, e këto nuk zgjidhet sepse janë kaq qesharakë sa që gati 1 milion shqiptarë i trajtojnë si njerëz të lidhur me krimin, si të shitur, prandaj nuk zgjidhen. E vetmja zgjidhje është se ajo parti të kuptojë se duhet ta zgjidhë përndryshe do të mbetet e pazgjedhshme dhe nuk do të zgjidhet kurrë nga shqiptarët nëse nuk ndryshon, kështu që nuk është problemi ynë.”, vijoi Rama.

    Po ashtu ai ka ironizuar Sali Berishën dhe PD sa i takon çështjes së negociatave. Rama tha se BE nuk i merr në konsideratë njerëzit që kanë probleme me drejtësinë, ndërsa me ironi komentoi edhe marrjen e LaCivita si këshilltar i PD për fushatën zgjedhore.

    “Do jetë rekord historik, jo sepse në jemi ndryshe, nga të tjerët. Jemi ndryshe në disa gjëra, por jo vetëm për këtë, por sepse BE është shumë i interesuar të na marrë neve brenda në këtë moment. Pse nuk është kaq brutale kjo që thuhet se ç’rëndësi ka se kush fiton këtu. Kjo nuk ndodh sepse e para, kjo është çështje e kohës, është çështje e mos humbjes së asnjë minuti se kalendari është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje. Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi. Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, tha Rama.

    Kryeministri ka folur edhe për rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në BE. Rama ka kërkuar nga shqiptarët e diasporës që të bashkohet në këtë moment si e ka quajtur Rama, në këtë ‘përputhje të fatit’.

    “Ndërkohë që tani të gjithë shqiptarëve dhe atyre të Greqisë dhe të Italisë, mbarë botës kudo ku janë u them se ky është momenti ynë, është momenti i përputhjes së fateve në asnjë moment tjetër të kohës qysh se jemi cliruar nga diktatura komuniste dhe kemi hyrë në rrugët e Europës për tu bërë pjesë e pandashme e BE-së. Ky moment e ka përputhur fatin tonë europian dhe fatit të BE-së që sot është i mëshiruar në dëshirën dhe në ambicien për të zgjeruar rradhët dhe gjendemi aty, gjendemi në kohën e duhur. Vendi që ata duan të përfshijnë bashkë me Malin e Zi”, tha Rama. 

    Ai ka ironizuar opozitën për mesazhet,që sipas tij përcjellë çdo mbrëmje për premtimin e tij në lidhje për hyrjen e Shqipërisë në BE. Sipas tij ata që teorizojnë negativisht këtër premtim janë njerëz që kanë përfituar shumë nga ky vend.

    “Tani ka disa që teoriozojnë dhe i marr çdo mëngjes nga stafi im, disa shënime që teorizohet mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Ka disa që teorizojnë që kjo është kot se të gjitha raste BE nuk do ta marrë Shqipërinë. Edhe tjetra nëse do na marrë, do na marrë  edhe nëse i humbim zgjedhjet. Janë ca njerëz që u ka ecur mbarë në fakt dhe kanë marrë të gjitha çfarë kanë dashur sepse s’mund të bëj asnjë insinuatë të kësaj natyre. Pjesa më e madhe teorizojnë dhe nuk deklarojnë atë që marrin plotësisht, kjo është qesharake”, tha Rama. 

    Në bashkëbisedimin me ndjekësit, ironizoi edhe opozitën pas akuzave se i ka kopjuar programin.

    “Iu qajnë hallin pensionistëve dhe që iu kopjua programin. Gjëja më qesharake në botë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod atomik. A thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod kasafortë, të ndonjë sekreti, Kodi i Davinçit. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk janë kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore. ”, u shpreh kryeministri.

  • PD e akuzoi se i kopjoi programin, Rama e pranon vjedhjen – Vetëm ngjyrën e sfondit ka ndryshuar

    PD e akuzoi se i kopjoi programin, Rama e pranon vjedhjen – Vetëm ngjyrën e sfondit ka ndryshuar

    Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se u vodhi programin elektoral të prezantuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

    Rama u mundua gjate rubrikës së propagandës  Sy m Sy, duke thënë që është gjëja më qesharake në botë “a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik”.

    “U kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, deklaroi kryeministri.

    Ndërkohë që la të kuptohet se e ka kopjuar dhe se siç duket i mbetur pa bilanc dhe pa program nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të recitojë tallava e propagandë për tu mbushur mendjen shqiptarëve që ti mashtrojë edhe një herë dhe tu marrë votën. Ai dhe qeveria e tij janë mësuar të vjedhin.

    “Qajnë hallin se edhe u kopjua programi, është gjëja më qesharake në botë a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod kasaforte, kodi i Da Vinçit, u kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, tha Rama.

    Ndërkohë në takimet e fundit të tij përveç pasaportës evropiane për të cilën nuk asnjë gjë në dorë ai, ka nisur dhe nxjerr si premtime te tij ato që tashmë janë përfshirë me kohë në programin e Partisë Demokratike dhe koalicionit opozitar. Vijon me Evropën e pastaj nxjerr kopje të programit. Vetëm ngjyrën e sfondit nuk ka kopjuar. Ka ruajtur ngjyrat mavi te rilindjes me te cilën arriti ta pushtonte PS dhe ta shëndërronte në një makineri që mbron atë dhe bandën e tij që vjedhin përditë, edhe nga burgu ku janë instaluar me shume se gjysma./E.I/

  • “Gjëja më qesharake”/ PD e akuzoi se i kopjoi programin, ironizon Rama: A thua se bëhet fjalë për kodin e Da Vinçit?!

    “Gjëja më qesharake”/ PD e akuzoi se i kopjoi programin, ironizon Rama: A thua se bëhet fjalë për kodin e Da Vinçit?!

    Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se u vodhi programin elektoral të prezantuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Rama ironizoi duke thënë që është gjëja më qesharake në botë “a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik”.
    “U kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, deklaroi kryeministri.
    “Qajnë hallin se edhe u kopjua programi, është gjëja më qesharake në botë a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod kasaforte, kodi i Da Vinçit, u kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, tha Rama.

  • Si të flisni për t’u dukur të sigurt dhe për të pasur ndikim

    Si të flisni për t’u dukur të sigurt dhe për të pasur ndikim

    Fjalia “Unë mendoj” mund të përdoret shpesh, por nëse e përdorni zakonisht dhe në kontekstin e gabuar, mund të dobësojë mesazhin tuaj, të zvogëlojë praninë tuaj dhe të ndikojë në vetbesimin.“Unë mendoj” është shembull i minimizimit të gjuhës: fjalë dhe fraza që zbutin deklaratat tuaja dhe ju bëjnë të dukeni më pak të sigurt për veten. Fjalë të tjera të zakonshme minimizuese përfshijnë ​​”më fal por…” dhe “ndoshta”.Ndonëse këto fjalë mund të duken të sjellshme, ato mund të zbehin besueshmërinë tuaj dhe ta bëjnë më të lehtë për të tjerë, që t’i hedhin poshtë idetë tuaja, veçanërisht në një kontekst profesional.Në vend të “Unë mendoj”, përdorni “Unë rekomandoj”. Krahasoni këto dy deklarata:“Unë mendoj se ne duhet të shtyjmë afatin.”“Unë rekomandoj shtyrjen e afatit.”E para duket në mëdyshje, ndërsa e dyta tingëllon autoritare dhe i e orientuar drejt veprimit. Edhe nëse mesazhi që dëshironi të përcillni është saktësisht i njëjtë, fjalët tuaja kanë më shumë peshë kur përshtaten si rekomandim, sesa ato që mund të interpretohen si një mendim kalimtar.Nuk jeni të sigurt?Ka raste kur duhet vërtet të përdorni “Unë mendoj”. Ndoshta nuk jeni të sigurt ose qëllimisht dëshironi të zbusni mesazhin tuaj.Ndërsa është sigurisht një rrugë që mund të ndiqni, ju mund të përdorni përsëri “Unë rekomandoj” në këto situata – me një ndryshim të vogël. Për shembull:“Bazuar në atë që kam parë, unë rekomandoj…”“Duke parë të dhënat, unë do të rekomandoja …”“Nga përvoja ime, unë do të rekomandoja…”Kjo i jep forcë deklaratës suaj duke pranuar njëfarë pasigurie dhe duke lënë hapësirë ​​për diskutime të mëtejshme.Komunikimi i sigurt nuk ka të bëjë vetëm me atë që thoni, por edhe me mënyrën se si e thoni atë. Duke ndërruar fjalën “Unë mendoj” me “Unë rekomandoj”, do të dukeni më autoritar në punë – dhe do të dukeni më të sigurt në vetvete në jetën e përditshme./ CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Simbol i Athinasë”/ Rama i përgjigjet Berishës nga Athina: Nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf! Nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi, por peshqesh nga diktatura komuniste

    “Simbol i Athinasë”/ Rama i përgjigjet Berishës nga Athina: Nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf! Nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi, por peshqesh nga diktatura komuniste

    Edi Rama: Doli (Berisha) dhe tha që ishte krenar se ishte buf. Bufi ka qenë simbol i Athinasë dhe simboli i urtësisë dhe bukurisë dhe ju e dini vetë sa super-seksi që është, por problemi është që nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf. Bufi i grekëve dhe romakëve, ishte ai që quhej bufi i vogël, ndërkohë ky bufi ynë është ai që populli thotë: ‘Ç’më rri aty o buf kënete’. Ai bufi ynë mbizotëron në një llum që i ka penguar shqiptarët për kaq shumë vite. Dhe atë bufin në Tiranë nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi ynë i vetëm, por peshqesh nga diktatura komuniste.

    Top Channel

  • Sara Hoxha në romancë të re? Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën

    Sara Hoxha në romancë të re? Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën

    Pas 2 vitesh nga ndarja me Ledri Vulën, kemi të reja nga jeta sentimentale e Sara Hoxhës. Sipas “Panorama”, Sara ka nisur të shoqërohet me një emër të njohur në rrethet sociale të Tiranës.

    Djali në fjalë është i biri i një prej biznesmeneve të njohur të Tiranës, i cili është parë në shoqërinë e Sarës.
    Megjithatë, detaje nga kjo histori nuk dihen ende, nëse bëhet fjalë për një raport sentimental që ka nisur, apo dy të rinjtë thjeshtë po frekuentohen për t’u njohur mes tyre.

  • Del miu në shtëpinë e Big Brother, produksioni fik kamerat (VIDEO)

    Del miu në shtëpinë e Big Brother, produksioni fik kamerat (VIDEO)

    Një video e postuar në rrjet po bën bujë së fundmi. Bëhet fjalë për një moment të regjistruar brenda ambienteve të shtëpsië së “BBVA4”. Teksa banorët bisedojnë mes tyre prezenca e një miu poshtë tavolinës u tërheq vëmendjen. Ishte Loredana ajo që e spikati miun brenda ambienteve të shtëpisë. Në këtë moment aludohet se produksioni ka fikur kamerat. Por rasti në fjalë nuk ka shpëtuar pa u kapur nga ndjekësit të cilët më tej e shpërndan nëpër “TikTok”.