Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, tregoi versionin e tij të ngjarjes, një ditë pasi dy pjesëtarë të familjes së tij u arrestuan pas sulmit ndaj agjentëve të BKH-së.
“Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, një makinë civile, me 4 civilë brenda, u parkua pranë ambienteve të biznesit të familjes sonë dhe ka ngritur një dron për të filmuar. U largua dhe u kthye përsëri, duke ngritur sërish droning për të filmuar. Roja, i shqetësuar, ka njoftuar drejtorin, i cili ka dalë nga zyra, ku isha dhe unë bashkë me të, e i ka kërkuar shpjegime personave në fjalë. I ka pyetur pse ndodheshin aty. Thanë se ishin të interesuar për të blerë një pronë dhe prandaj e kishin ngritur dronin. Drejtori i tha se prona nuk ishte në shitje”, tha Kapllanaj.
Më pas, Kapllanaj tha se drejtori i bëri foto targës së makinës së këtyre personave, të cilët, sipas tij, nuk ishin identifikuar.
“Në këtë moment, ata u acaruan dhe i kërkuan që të fshinte foton që kishte bërë. Personi që ishte në timon e kërcënoi drejtorin, duke i thënë se do ta shikonte se çfarë do e gjente. Shoferi nis ta shajë e të fyejë drejtorin dhe më pas zbrita unë që të sqaroheshim. Në atë moment ata largohen. Drejtori më tha që të shkonim për të bërë kallëzim. Në komisariatin e Fierit kërkova shefin për të bërë kallëzimin. Kur po flisja me të, nipërit e mi dhe disa punonjës u larguan për në shtëpi. Pak para se të hynin në qytetin e Fierit, hasën me automjetin që kishte ardhur në kompani. Ndaluan për t’i kërkuar shpjegime se pse erdhën në kompani. Aty njëri prej personave në automjetin civil dhe e shtynë. Shoferi mbushi pistoletën dhe ua drejtoi familjarëve të mi dhe i thote që largohuni, ose do ju vras! Pastaj erdhi patrulla e policisë. U mundua të neutralizonte personin me armë në dorë. Aty u prezantuan si punonjës të BKH-së. Ky ishte i gjithë incidenti”, tha Kapllanaj.
“Më shumë ka qenë me fjalë, maksimumi ka patur ndonjë shtytje. Deri në momentin që ka ardhur Policia e Shtetit, personat në fjalë janë identifikuar si punonjës policie”, shtoi më tej ish-kryebashkiaku i Mallakastrës.
Tag: fjalë
-

“Doli nga mjeti dhe mbushi pistoletën”, Kapllanaj tregon versionin e tij: Pati edhe konfrontim fizik
-

“Këto janë idiotësi që nuk e di se kush i shpik”, Duka sqaron zërat për këngën “Mora fjalë”: Do të dëgjohet çdo këngë që motivon lojtarët
Armand Duka ka zhvilluar një intervistë me emisionin “Favorit”, që transmetohet në televizionin “T7”. Kreu i FSHF-së ka sqaruar njëherë e mirë opinionin publik në lidhje me këngën “Mora fjalë” të këgëtares Shkurte Fejza. Duka i ka quajtur idiotësi zërat për një çensurë të këngës në fjalë. Ai thekson se ekipi ynë kombëtar i ka dhënë jehonë këngës “Mora fjalë” dhe nuk qendrojnë akuzat për mosvendosjen e saj në stadium .
“Ne as heqim e as vëmë këngë. Ajo që e ka bërë më shumë popullore atë këngë ka qenë Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe meqë ne e bëmë kaq shumë popullore, ne ishim ata që e çensuruam. Këto janë idiotësi, që nuk e di se kush i shpik dhe nuk e di se kujt i interesojnë. Si kjo idiotësi ka edhe idiotësi të tjera. Nuk e di se kujt i intereson që duhet të themi Kosova dhe Shqipëria, që duhet të themi Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Kosovare e Futbollit. Nuk e di se kujt i intereson që duhet të na fusi të tilla spica, që hoqëm këngën apo vumë këngën.
Ne e kemi promovuar atë këngë, ne e kemi bërë që te jetë hit për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërie. Kështu që edhe këtë nuk keni pse të na e ktheni negative. Le t’i shohim gjërat pozitivisht. Keni dëgjuar dhe do të dëgjoni çdo lloj kënge që motivon futbollistët dhe që është e dashur për spektatorët”, ka thënë Armand Duka./Sport Ekspres/ -

Rama nga Luksemburgu: Anëtarësimi në BE, ekzistencial për Shqipërinë. Kemi kaluar shumë beteja
Në tryezë me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian në Luksemburg, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen. Teksa tha se anëtarësimi në BE për Shqipërinë është ekzistencial, Rama bëri një përmbledhje të konferencave ndërqeveritare të mëparshme, për të treguar kështu rrugëtimin pozitiv të Shqipërisë drejt familjes europiane.
”Më lejo të bashkohem me ju në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë tanë ukrainas. Mbështes çdo fjalë që në mënyrë kaq elokuente thatë për atë çfarë ka ndodhur jo fort larg prej këtej, në tokën europiane si një krim i pamohueshëm lufte. 6 muaj më parë qëndroja po në këtë sallë, më pas çelëm bisedime për grup-kapitullin e 6-të dhe sot jemi prapë këtu për çeljen e një tjetë grup-kapitulli.Nuk mundem të mos shpreh fjalë mirënjohëse për Presidencën polake për palëkundshmërinë për ta çuar përpara këtë proces. Në një mënyrë kaq pa pengesa saqë duket vërtet diçka që është suprizuese për ne, duke marrë parasysh prej nga vijmë dhe betejat me të cilat jemi përballur. Falenderimet shkojnë si përherë për Komisionin Europian dhe Marta Kos, e cila dikur thyente rekorde duke çarë ujin dhe u bë kampione e vendit të saj, tanimë është bërë kronometri i vendeve tona dhe siguhrohet që çdo lëvizje të na çojë para me disiplinë”, tha Rama.
-

Rama nga Milano ironizon opozitën: Në 12 maj thjeshtë dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun
Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në Milano, pas çeljes së fushatës elektorale.
Në fjalën e tij ai ka ironizuar opozitën duke thënë se në 12 maj do të dalin humbës.
“Ata janë këneta që jo vetëm asnjëherë nuk i ka lënë drejtësisë radhë të thotë fjalën e vetë. Ka arritur ajo kënetë të marrë jetë të pafajshme njerëzish dhe sot duan të rikthehen përsëri, sepse bufi do të rikthehet për hallin e tij. Prandaj dua të më kuptoni dhe më besoni që këtë mesazh ta marrin sa më shumë shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për pushtetin tonë në vetvete, se këtu nuk bëhet fjalë për të marrë një votë më shumë se sa këneta. Këtu bëhet fjalë që t’i japim Shqipërisë objektivin në krye të negociatave dhe Shqipëria 2030 të marrë statusin dhe ta garantojë përfundimisht, ta garantojë si një të drejtë të lindur të çdo vajze apo djali. Barazinë para ligjit. Se ne të gjithë mund ta mbrojmë drejtësinë nga bufat dhe mushkonjat. E vërteta, në 12 Maj ata do prezantohen me Noc Rrokun. Vetëm kështu ne mund të mbyllim negociatat.”-tha Rama -

NGA ÇUN LAJÇI – Psikopati që këndon në dasmat tona…
Ti paske qenë burrë legen, fjalë e pistë që e vjelli goja jote, qysh atë ditë kur një djalosh e quajte: “kopil shkine”. Burrë legen dole përsëri kur mësove humbjen tënde dhe e shfryne urrejtjen ndaj po atij djaloshi që me zemër të bardhë të ktheu për herë të dytë në BBV.
Çfarë veriori je ti, more Jozef Marku?! Çfarë malsori je ti, kur gjithë fuqinë tënde e zbrazë në fytyrën e një fëmiu, që kurrë s’të shau, kurrë s’të ofendoi. Të vetmin gabim e kishte kur ta hodhi rruzarën n’ujë dhe të kërkoi falje me përultësi, — e ti, trimërinë e tregove ndaj një fëmije duke shfaqur fytyrën tënde prej krimineli!
Ti hyre si psikopat e psikopat i fëlliqur dole, duke “vrarë” një djalosh që të mundi me lojën e vet rinore. Ti dite vetëm të denigrosh, të shfaqësh urrejtje, të abuzosh, të nxjerrësh nga haleja jote fjalë të ulëta që nuk i shkojnë një veriori me nder!
Unë s’dua të nxis urrejtje (se Shqipnia ka djem si zana…), por një këngëtar si ti, që di të grushton shqiptarin, nuk i duhet dasmave tona!
Tani futu n’yzderhane si Maxharr Pasha, more kriminel, se tani po e shoh; – si e pse u vrajkan shqipatrët ndër veti!
P.S. Besart Kelmendi, (Gjesti), tani po të them me zemër: jam me ty dhe për ty! Ti je fituesi i kësaj loje, nëse ka nder në zemrat e shqiptarëve e vertetësi në BBAVip 3! /Nga Çun LAJÇI, shkrimtar, aktor/Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

VIDEO/ ”Dy fjalë”, këtë herë Luiz Ejlli vjen me baladë
Showbiz E Mërkurë, 9 Prill 2025 21:09
Luiz Ejlli ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Dy Fjalë”. Kënga ka një tekst melankolik që i jep asaj një nuancë të veçantë dhe e bën atë të prekë zemrat e dëgjuesve.
Balada është shoqëruar edhe me një videoklip, i cili thekson tematikën e dashurisë, duke e bërë atë edhe më të fuqishme dhe të ndjerë.Pas publikimit, “Dy Fjalë” është pritur mirë nga publiku, duke arritur dhjetëra mijëra klikime në YouTube në një kohë shumë të shkurtër, si dhe shumë komente pozitive nga fansat.
Ky sukses tregon edhe një herë se Luiz Ejlli ka një lidhje të fortë me fansat e tij dhe se muzika e tij ka fuqinë të prekë shpirtrat dhe të krijojë emocione të thella. -

Vrau personin që i ngacmoi të fejuarën, dërgohet në gjyq çështja ndaj Darment Kelit
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 25-vjeçarin Darment Keli në lidhje me vrasjen e Amarildo Hoxhallarit.
Ngjarja në fjalë ndodhi më 24 Gusht të vitit të kaluar. E gjithë ngjarja nisi kur viktima Amarildo Hoxhallari dhe miku i tij, A.M dyshohet se ngacmuan me fjalë një vajzë. Ky veprim u pa nga ballkoni nga Keli i cili më pas u konfliktua me dy personat.
“Në konflikt e sipër, ky shtetas qëlloi disa herë me mjet prerës thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin A.H., duke i shkaktuar më pas atij vdekjen. Ky shtetas deklaroi se personat në fjalë ngacmuan të fejuarën e tij e cila ishte nisur të takonte një të afërmen e saj dhe pasi e pa tërë skenën nga ballkoni, ai zbriti duke marrë me vete edhe një thikë, teksa pranoi se në konflikt e sipër e goditi disa herë në krah dhe në pjesën e barkut”, njoftoi prokurori.
Për këtë arsye, ndaj Kelit rëndon vepra penale e vrasjes me dashje.
Kujtojmë se Hoxhallari u dërgua fillimisht në spital në gjendje të rëndë, por aty gjeti vdekjen vetëm pak kohë më pas. Edhe autori në fillim u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë.
Viktima Amarildo Hoxhallari rezultonte person me precedentë penalë.
Në vitin 2015, kur ishte 25-vjeç, ai u arrestua së bashku kushëririn e tij Aurel Hoxhallari për një tentativë vrasje, ku mbetën të plagosur 2 persona. Bëhet fjalë për atentatin e dështuar ndaj Pajtim Serjanit, mik i Emiljano Shullazit dhe plagosjen e efektivit Roland Meta.
Ndërsa kushëriri i tij Aurel Hoxhallari, i arrestuar në atë kohë për këtë ngjarje, u dënua me burgim të përjetshëm një vit më parë nga Gjykata e Posaçme, si porositës i vrasjes së Devi Kasmit, krim i ndodhur më 29 Janar të 2018 në Tiranë. -

“Erdha të të them disa fjalë zemre…”/ Egli surprizohet nga ish-partneri, takohet me Olsi Bylykun në Big Brother VIP
Egli ka marrë një surprizë të papritur nga ish-partneri Olsi Bylyku në prime-n e “Big Brother VIP”, pas rrëfimit të linjës së jetës.
Olsi Bylyku është shprehur se ka ardhur për t’i thënë asaj disa fjalë zemre, për mirënjohjen që ka treguar brenda shtëpisë.
Egli ka mbetur e shokuar nga ky takim, për të cilin tha se e priste prej kohësh.
Të dy kanë treguar se ruajnë respekt për njëri-tjetrin, kjo për pesë vitet e kaluara së bashku.
Olsi Bylyku: Në fakt kam ardhur të të them disa fjalë të bukura. Kam dashur të rri larg, por nuk kam mundur sepse njerëzit më kanë dërguar videot. Nuk befasohem nga argumenti se e di që e ke, më ka befasuar loja dhe mirënjohja që ke treguar ndaj meje. Marrëdhënia jonë u bë më e madhe se ne, ndarja jonë është një mesazh që ne gëzojmë respekt dhe mirënjohje.
Egli Tako: Kur u ndava e kam kërkuar këtë takim që po bëjmë sot dhe më duket pak si çudi që sot e kam përballë.
Olsi Bylyku: Jeta vazhdon për gjithësecilin prej nesh, pavarësisht për moshën së vogël që kemi pasur e gjërat e tjera, dhamë mesazhi sot që gëzojmë mirënjohje për njëri-tjetrin.
Egli Tako: E kam thënë edhe tek kënga, mirënjohje. Nuk e harroj mirënjohjen. Kam zgjedhur të kem mirënjohje për suportin që më ke dhënë.
Olsi Bylyku: Dhe unë erdha të të them disa fjalë zemre që e ke bërë me ndjesi. Besoj që kurrësesi gjith jetës sonë do të jemi duke kërkuar dashurinë e jetës. Ti je dhuratë për një partner. Për moshën tonë ne ishim të vegjël.
-

Kryeministrja e Estonisë nesër në Tiranë, ja kush do ta presë dhe çfarë do diskutohet
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nga 7 deri më 9 prill do të vizitojë disa shtete në Ballkanin Perëndimor. Në vizitën e parë të saj në rajon si shefe e diplomacisë evropiane, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
Më 8 prill, në Shqipëri Kallas do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Si fillim Kallas pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse përpara përfaqësuesve të lartë shtetëror, gazetarëve dhe të pranishmëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Fjalë përshëndetëse do të mbajë gjithashtu edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani si dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.Axhenda:
AKTIVITETI: “Opening of 1st EU-Albania Security and Defense Dialogue”
* Fjalë përshëndetëse e Z. Igli Hasani (Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme)
* Fjalë përshëndetëse e Znj. Kaja Kallas (Përfaqësuese e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, dhe Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian)
* Fjalë përshëndetëse e Z. Pirro Vengu (Ministër i Mbrojtjes)
DATA: 8 PRILL 2025
ORA: 11:55-12:10” -

Vetëvrasje në Suharekë, gjendet i varur punëtori i QKMF-së
Një incident i rëndë ka ndodhur në komunën e Suharekës.
Bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Sipas burime bëhet fjalë për 42-vjeçarin Sh.M nga fshati Mushtisht, ku dyshohet se është gjetur i varur.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte punëtorë QKMF-së.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh