Tag: fjalë

  • Jozi Marku “rikthehet” pas incidentit në BB: Një kalë, një mesazh dhe një reflektim

    Jozi Marku “rikthehet” pas incidentit në BB: Një kalë, një mesazh dhe një reflektim

    Showbiz E Shtunë, 17 Maj 2025 14:07
    Pas një periudhe të zhurmshme për shkak të incidentit në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku u përfshi në një icident me Gjestin, këngëtari Jozi Marku ka zgjedhur një mënyrë mjaft ndryshe për t’u rikthyer në vëmendje.
    Në një postim të fundit në Instagram, ai shfaqet i hipur mbi një kalë në mes të natyrës, i veshur thjesht, por me prezencë që flet. Nuk ka shumë fjalë, por mjaftojnë disa për të lënë shije:“Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në Respekt. Ju dua.”

    Një foto që ngjan me një skenë filmi – e ngarkuar me simbolikë dhe qetësi, duket si një përpjekje për të vendosur një narrativë të re për veten. Pa justifikime. Pa rikthime në atë çfarë ndodhi. Thjesht një figurë mbi kalë dhe një fjalë: “respekt”.

  • “Show’-t politik”, Dasho godet qeverinë: Europa nuk mashtrohet nga një shtet i korruptuar

    “Show’-t politik”, Dasho godet qeverinë: Europa nuk mashtrohet nga një shtet i korruptuar

    Mjeku Erion Dasho deklaron se samitet si ky i fundit në Tiranë, ndonëse përbëjnë një mesazh pozitiv nga Europa për Shqipërinë, nuk duhet të përdoren si vegël propagandistike nga qeveria.
    Sipas tij, pas shkëlqimit mediatik fshihet një realitet i hidhur, një vend me probleme të thella, një qeveri autoritare që ka fituar mandatin e katërt dhe një proces integrimi që matet me rezultate konkrete, jo me fjalë boshe.
    “Do të thoja se samite si ky në Tiranë janë një mesazh i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse tregojnë se Europa po e sheh vendin tonë dhe po ndikon që Shqipëria të rivendoset në hartën evropiane.
    Nga ana tjetër, si qytetare shqiptare dhe si një person që nuk i pëlqen “show”-t politik, por që dëshiron përparim të vërtetë në procesin e integrimit dhe në ekonomi – dhe jo vetëm në fjalë – nuk më pëlqen mënyra se si qeveria mundohet t’i shfrytëzojë këto samite për propagandë.
    Ballkani Perëndimor është një rajon me shumë probleme. Në Shqipëri, propaganda qeveritare është përpjekur t’i fshehë ato, por çdo qytetar që bën një analizë të thjeshtë i sheh qartë. Bashkimi Evropian dhe vende si Gjermania nuk janë të verbër apo naivë që të mashtrohen nga një qeveri e një vendi të korruptuar dhe me probleme serioze. Është e rëndësishme të dallojmë mes inkurajimit dhe realitetit. Pjesa reale pasqyrohet në marrëveshje konkrete, në raporte, në hapjen dhe mbylljen e kapitujve të anëtarësimit, aty do të shihet qartë qëndrimi i BE-së ndaj Shqipërisë.
    Nëse do të shohim mbyllje kapitujsh dhe progres real, kjo do të jetë përgjigjja zyrtare e Bashkimit Evropian. Fatkeqësisht, Shqipëria mbetet një ndër vendet me më shumë probleme, veçanërisht tani që në pushtet është konsoliduar ajo që unë e quaj një diktaturë e re. Një forcë politike me një qasje jo demokratike ndaj politikës dhe ekonomisë ka fituar mandatin e katërt – një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare.
    Kjo Shqipëri, dhe vendet e tjera të rajonit me probleme të ngjashme, ndoshta meritojnë një fjalë inkurajuese nga BE-ja, por do të jenë mbyllja e kapitujve dhe progresi konkret ato që do të konfirmojnë se çfarë mendon realisht Bashkimi Evropian për Shqipërinë.”- tha Dasho

  • Plagosi me thikë të miturin, dëshmia e 14-vjeçarit: Më ngacmonte herë pas here me fjalë

    Plagosi me thikë të miturin, dëshmia e 14-vjeçarit: Më ngacmonte herë pas here me fjalë

    Detaje të reja janë mësuar lidhur me sherrin në Maliq, ku mbeti i plagosur me thikë një 15-vjeçar.
    Dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit.
    Sipas informacioneve, 14-vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras.
    Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15-vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit.
    I plagosuri ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • “Bëmë baba të të ngjaj”! Djalin e Cristiano Ronaldo-s e kërkojnë plot 16 ekipe

    “Bëmë baba të të ngjaj”! Djalin e Cristiano Ronaldo-s e kërkojnë plot 16 ekipe

    14 Maj 2025

    19:58

    Telesport

    Nëse Cristiano Ronaldo është drejt fundit të karrierës, një tjetër Ronaldo është në fillimet e saj dhe duket në gjurmët e të atit. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo Junio, 14 vjeç, pjesë e Al Nassr, por që ndiqet me interes nga shumë klube të mëdha europiane.
    Sipas “The Sun”, janë plot 16 klube të njohura që ndjekin 14-vjeçarin dhe kërkojnë ta bëjnë pjesë e ekipeve të tyre të moshave, pasi konsiderohet si një talent premtues për të ardhmen. Sipas raportimit në fjalë janë 10 klube nga Bundesliga, ku sigurisht nuk mungojnë Bayern, Dortmund, Leipzig, Eintracht Frankfurt etj.
    Listës po ashtu i shtohen edhe 3 klubet e Serie A, Juventus, Inter dhe Atalanta. Nuk mungojnë as klubet angleze si Tottenham dhe Manchester United. Listën e mbyll Salzburg, ekipi austriak që njihet për suksesin që ka me talentet e rinj. Kujtojmë që Cristiano Ronaldo Junior vetëm pak ditë më parë debutoi me Portugalinë U15 dhe shumë njerëz janë të bindur që ai do të ndjekë rrugën e të atit.

  • PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

    PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

    Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin ‘Skënderbej’ fjlim e parë të fitores, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit.
    Në të njëjtën skenë ku bëri edhe hapjen e fushatës 33 ditë më parë, Rama shprehu falenderimet për votuesit që i besuan mandatin e rradhës.
    “Ja ku u rikthyem prapë këtu, 33 ditë nga dita që u nisëm. Fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS në të 12 qarqet.
    Për të mbledhur çfarë mbollëm me shumë punë dhe me plot mund për 4 vite me radhë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.
    Për 30 ditë shqiptaret dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe ata vendosën të në besojnë ne PS, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë për një sfidë më parë, se asnjëherë më parë. Në 4 vjet ne mbollëm edhe më shumë besim dhe mblodhëm më shumë besim nga shqiptarët.
    Në mbollëm krenari më të madhe për Shqipërinë Evropiane, që po ndërtojmë gur pas guri prandaj mblodhëm edhe votat e një mbështetje referendare për Shqipërinë që do ta anëtarësojmë në BE vit pas viti”, u shpreh kryesocialisti.
    Ai tha se kjo fitore për të është e paharrueshme dhe se emocionet që ndjen e ka të vështirë t’i përcjellë siç duhet me fjalë.
    “Faleminderit Shqipëri! Kjo fjalë fitoreje në kujtesën time ka qenë më e vështira deri më sot për t’u bërë një fjalë që arrin ta thotë atë që për mua thotë kjo fitore. Është e pamundur ta them me gojë gjithçka që ndjej e mendoj prej orësh të gjata, ditësh e netësh pa gjumë, një fitore historike mbi të gjitha për momentin kur kjo fitore mori jetë. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të falenderuar dhjetëra e dhjetëra mijëra gra e burra, vajza dhe djemtë të familjes tonë politike që 4 vjet me radhë shtruan më përpjekje dhe së fundmi për 9 muaj pa pushim, rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme.
    Faleminderit aq herë sa ç’janë anëtarë dhe anëtare të familjes tonë politike! Aq herë faleminderit sa çdo mbështetës që dha votën për këto fitore dhe sa çdo zgjedhës që këtë herë erdhi me votën e tij drejt nesh. Një falenderim të veçantë për shqiptarët e Europës, Amerikës e kudo tjetër. Ka qenë një ushtrim i parë historik dhe fantastik për nga numri i të regjistruarve. Shumë faleminderit nga zemra, një përqafim të gjithëve nga sheshi i Kastriotit. Edhe pse numërimi vazhdon, është e qartë se shumica jashtë Shqipërisë mendon si shumica brenda kufijve. Me mua dhe PS-në! Kjo do të thotë shumë për mua, për ne të gjithë dhe nuk di si mund ta them akoma se vërtet s’di se si t’i falenderoj të gjithë sa dhe si duhet”, tha Rama.

  • Rama mban fjalimin e fitores nga sheshi: Nuk kam fjalë për t’ju falenderuar!

    Rama mban fjalimin e fitores nga sheshi: Nuk kam fjalë për t’ju falenderuar!

    Edi Rama: Faleminderit Shqipëri! Kjo fjalë fitoreje kjo ka qenë më e vështira deri më sot. Ndjesë sepse realisht është e pamundur që ta them me gojë gjithçka që ndjej dhe mendoj përballë një arritje të tillë, e cila është historike. Nuk ka fjalë për të falenderuar dhjetra e mijëra gra dhe burra e familjes sonë të madhe politike. Ata u tërhoqin jashtë nga varri dua t’u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po më shohin nga lart së bashku dhe janë krenar për mua dhe për Shqipërinë që ne të gjithë bashkë po ndërtojmë. Jam krenar për Rean dhe për Gregun që vazhdojnë dhe mos të na shkaktojnë asnjë dhimbje koke që jetojnë jetën e tyre dhimbjen e kokës, duke duruar sidomos Rea…”sorry” akuza dhe shpifje. Por faleminderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos e mund dot, Linda Ramën. Linda është shtylla që i mban në këmbë, 4 këndet e këtij tavani. Faleminderit grua! Falenderoj Zahon që na rri ngjitur si bateri me energji diellore. 

  • Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

    Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

    Pas një heshtjeje nën hije triumfi politik, kryeministri Rama ka ofruar këtë mëngjes një risi në shqipe, adaptimin e një fjale të re, buruar nga ajo e njohura – përunjësisht. Një “gj” e ndërfutur te kjo fjalë e ëmbël e shqipes me konotacion të lartë moral ka produktura fjalën “përgjunjësisht”, për ironi, një aspekt tejet i diskutueshëm në karakterin e kryeministrit, si në atë njerëzor si në atë politik.
    “Mirëmëngjes  dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Por bash përgjunjësia ka qenë ajo që i ka munguar Ramës si kryeministër e si politikan në përgjithësi, evidente kjo dhe gjatë fushatës, ku përcolli një sjellje dhe fjalor tejet larg këtij tipari. Kujtojmë etiketimin “çyryk” për burrat që mund të votonin PD-në.
    Ndërsa fizikisht, përgjunjësi në publik deri më tani ka shfaqur vetëm ndaj homologes së tij italiane Georgia Meloni, në një shfaqje kinse prej kavalieri ndaj saj me një dhuratë për ditëlindje. /tesheshi.com/    

  • FOTO – Kapen para dhe tollona karburanti, dyshohet se do përdoreshin për të blerë vota…

    FOTO – Kapen para dhe tollona karburanti, dyshohet se do përdoreshin për të blerë vota…

    Shkruan në Facebook Xhelal Mziu, kandidat për deputet i PD- ASHM: Demokratët e Maqellarës, bllokojnë dy makina që dyshoheshin që shpërndanin para në këmbim të votave.
    
    Në njërën nga mjetet u konstatua se:
    Fiqiri (Cil) Pali, pronari defacto i kompanisë SIRETA 2F, Ju gjetën në makinë:3.500 litra tollona karburanti.4.500 dollarë american1.000 sterlina Angleze
    Pra një shifer totale prej rreth 12 milionë lekë të vjetra.
    Në mjetin Benc Mercedes S-Class MayBach me targë AC 009 EP.
    Theksojmë që zoti Pali është:
    Përfituesi i tenderit të rindërtimit të sheshit “Elez Isufi” në Peshkopi për tenderin mbi 2 milionë euro, me Bashkinë Dibër, po investohet tani.
    Përfitues i tenderit të rikonstruksionit të sheshit “ Ahmet Zogu”, në Mat, që po investohet tani.
    Ndërkohë, personi në fjalë është kthyer në një aventurier blerje votash në këmbim të tollonave të naftës dhe dollarëve e sterlinave.Prokuroria po bënë proçedurat e nevojshme, personat në fjalë do të shkojnë para drejtësisë.
    Personi në fjalë është një eksponent i PS dhe shperndarës i parave në këmbim të votave në zgjedhjet e 2023 dhe 2025 në qarkun e Dibrës! Prokuroria po mbyll proqedurat e nevojshme ligjore për ta nisur për në gjykatë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Prel Dedaj: Dy fjalë për ata që shesin, ata që blejnë e ata që nuk e ushtrojnë të drejtën e votës

    Prel Dedaj: Dy fjalë për ata që shesin, ata që blejnë e ata që nuk e ushtrojnë të drejtën e votës

    -Nga Prel Dedaj, kandidat për deputet në qarkun e Lezhës për “Koalicionin Euroatlantik”-
     

    Dy fjalë për ata që shesin, ata që blejnë e ata që nuk e ushtrojnë të drejtën e votës.
    Për atë që shet votën, edhe ai që ia blen, bile edhe ai  i madhi fare që jep paratë, mendojnë që “çfarë mund të mos shesë ky njeri i mjerë” duke i ngelur grushti me gishta mbledhur, ndërsa numërojnë gjërat e pashitshme të tij…
    Ai që blen votën është përfituesi i gjithë çfarë vjen më pas, është realisht përfituesi deri i ekzistencës si njeri, të atij që e shet votën.
    Ai që nuk voton, do të thotë që pranon të qeveriset nga “ata që blejnë ata që votojnë”…
    Lincoln mësonte djalin e tij të shesë talentin e vet, tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë asnjë lloj çmimi për shpirtin, zemrën dhe dinjitetin e vet…
    Në këto elementët paçmin, është edhe e drejta për të vendosur se çdo bëhet me jetën tënde, me jetën e fëmijëve tu dhe brezave që vijnë.
    Në rast se ti i vendos çmim një diçkaje, do të thotë që t’i pranon idenë që mund të mos e kesh atë që po shet për të pasur ato dy lek në vend të saj, por problemi është që vota dhe dinjiteti janë ato lloj “mallrash” që sapo i shet mundësia për t’i blerë nuk ekziston…
    Atëherë pyetja pse nuk ka siguri as fizike, është pa vend: ti ke pranuar që ai që të bleu ty të jetë shef policie.
    Atëherë pyetja pse ilaçet nuk japin efekt e ka një përgjigje: janë fallco sepse ti ke pranuar vetë të jenë ashtu, që kur lejove të ngrihet një shtet që nuk e kontrollon cilësinë e asgjëje.
    Kështu mund të themi për çdo fushë të jetës, për korrupsionin, për nepotizmin, për punësimet klienteliste, për hapësirat e lirisë që zaptohen me të fortë, si territori nga kullat e korrupsionit, etj etj.
    Epilogu është i dhimbshëm: hemoragji shoqërore, varfëri extreme, shtëpi me prindër që flasin me mall për fëmijët që kanë larg, kujtojnë me nostalgji kohën kur kanë jetuar…
    Por është vonë.
    Edhe protestat nuk zgjidhin gjë, sepse ti nuk vjen dot, jo vetëm sepse ai që të bleu ta bën me gisht, po edhe sepse këpucët që pate blerë me lekët që more për votën t’u kanë grisur…
    Ndaj refuzojini ofertat!
    Ju bëj lutje e thirrje bashkë!
    Shihni projeksionet e jetës që duam të ndërtojmë, jo në rrugët e “pashkelura” dhe as me sfond fasadat që fshehin qëllimisht kalbësinë e thelbit. Por në hapësirat e qytetërime që njerëzimi krijoi në të cilin shteti nuk blen vota por krijon mundësi të   barabarta.
    Ta bëjmë Shqipërinë me votën tuaj vend tek i cili nuk janë vetëm toka dhe brigjet e saj euroatlantike, por edhe njerëzit, edhe jeta e tyre.

  • Rama kërkon votën e qytetarëve të Vlorës: Në 2030, Shqipëria në BE

    Rama kërkon votën e qytetarëve të Vlorës: Në 2030, Shqipëria në BE

    Kryetari i PS, Edi Rama ka përmbyllur sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Vlorë.
    Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se synimi i PS është marrja e mbi 80 mandateve në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se për këtë rezultat duhet të japin kontributin e tyre edhe qytetarët e Vlorës.
    Po ashtu, përsëriti premtimin e tij për të anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda vitit 2030.
    “Çdo vlonjat duhet të dalë nga shtëpia në 11 maj dhe të votojë. Duhet të dalë nga shtëpia se mua ma ha mendja se me tërë këto transformime që i janë bërë Vlorës dhe tërë këtë nam që i ka dalë Vlorës, e me tërë atë xhelozi që është krijuar për Vlorën për shkakun tim, nuk është mirë që PS të ngjitet në 80 e ca mandate e Vlora të mbetet prapë te 8. Por, vlonjatët i dinë më mirë vetë dhe nuk këmbëngul t’u them se e di unë më mirë. Ama dua t’i siguroj të tërë, që nëse në këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë në të tërat vitet e the të marra së bashku, në katër vitet që vijnë do bëjmë për Vlorën gjëra që sot duken të pamundura. Nëse do ishim sot në 2030, këtu në Vlorë do ishte një vend që tërë Evropa do ta mbante në gojë dhe në sy si një destinacion turistik i dorës së parë. Mbajini mend këto fjalë se nuk janë fjalë fushate, lidhen me çfarë ne kemi mbjellë për Vlorën 2030 dhe për Shqipërinë 2030. Mbani mend këto fjalë që në Vlorën e fundit të kësaj dekade, do të kenë ardhur emrat më të mëdhenj, firmat më të mëdha, të gjitha ato gjëra të bukura që mblidhen rreth një vend kur ai vend bëhet xhevahir i Vlorës së turizmit mesdhetar. Vlora do të shkëlqejë në atë kurorë. Në Vlorën 2030, do të ketë mundësi për çdo vlonjat e vlonjate, por për këdo që dëshiron të vijë dhe të punojë aty ku ka punë dhe mundësi.”-tha Rama./Opinion.al