Dy persona nga fshati Peshtan janë arrestuar në Ohër, pasi në orët e para të mëngjesit kanë fyer dhe më pas kanë sulmuar fizikisht policët gjatë kryerjes së detyrës së tyre pranë lagjes “Sveti Stefan”, në rrugën rajonale Ohër–Shën Naum.
Të dy të ndaluarit kanë rezultuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
Njoftimi:
“Më 29.11.2025, në ora 01:10, në SPB Ohër janë ndaluar G.M. (52) dhe R.M. (65), të dy nga fshati Peshtan i Ohrit. Më herët, në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, pranë lagjes “Sveti Stefan” në Ohër, ata fillimisht kanë ofenduar verbalish dhe më pas kanë sulmuar fizikisht policët që po kryenin veprime zyrtare. Gjatë testimit me alkometër, te G.M. u konstatuan 1.63 promila alkool në gjak, ndërsa te R.M. 0.53 promila. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të përgatiten kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Ohër.
Tag: fizikisht
-

Maqedoni/ Dy të dehur sulmojnë policinë në mes të natës
-

“Veliaj të vijë në Këshill”/ Si rrallë herë, opozita dhe mazhoranca kërkojnë kryebashkiakun në Këshillin Bashkiak
Ashtu siç e larguan nga drejtimi i bashkisë duke ngritur kartonët pro, këshilltarë të majtë dhe të djathtë në Këshillin Bashkiak, po ashtu të dyja palët janë dakord pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për praninë e Veliajt fizikisht në mbledhjen e radhës që zhvillohet këtë të premte, ndonëse kërkesën pranë SPAK e kanë bërë këshilltarët e PS.
“Qoftë fizikisht, por edhe në Skype/Zoom, kryetari i bashkisë duhet të jetë i pranishëm në mbledhje ku merren vendime të rëndësishme për Tiranën”, tha anëtar i këshillit PS, Halit Valteri.
Anëtari i Këshillit Bashkiak për PD, Dorian Teliti, thotë se të djathtët e duan Veliajn në sallë për t’ia thënë në sy ato që ka bërë dhe nuk ka bërë për Tiranën: “Të majtët vetë e larguan dhe vetë po e sjellin për disa orë liri. Opozita nuk është kundër, përkundrazi të vijë, e duam në sallë t’ia themi në sy. Ata e nxorën nga dera, ndërsa po e fusin nga dritarja”.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i SPAK dhe i Drejtorisë së Burgjeve lidhur me kërkesën e këshilltarëve të majtë për ta pasur fizikisht Erion Veliajn në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
-

“Veliaj të vijë në Këshill”, edhe këshilltarët e opozitës janë dakord: T’ia themi në sy

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i SPAK dhe i Drejtorisë së Burgjeve lidhur me kërkesën e këshilltarëve të majtë për ta pasur fizikisht Erion Veliajn në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.Top Channel
-

“Erion Veliaj të vijë në Këshillin Bashkiak”, edhe këshilltarët e opozitës janë dakord
Ashtu siç e larguan nga drejtimi i bashkisë duke ngritur kartonët pro, këshilltarë të majtë dhe të djathtë në Këshillin Bashkiak, po ashtu të dyja palët janë dakord pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për praninë e Veliajt fizikisht në mbledhjen e radhës që zhvillohet këtë të premte, ndonëse kërkesën pranë SPAK e kanë bërë këshilltarët e PS.
“Qoftë fizikisht, por edhe në Skype/Zoom, kryetari i bashkisë duhet të jetë i pranishëm në mbledhje ku merren vendime të rëndësishme për Tiranën”, tha anëtar i këshillit PS, Halit Valteri.
Anëtari i Këshillit Bashkiak për PD, Dorian Teliti, thotë se të djathtët e duan Veliajn në sallë për t’ia thënë në sy ato që ka bërë dhe nuk ka bërë për Tiranën: “Të majtët vetë e larguan dhe vetë po e sjellin për disa orë liri. Opozita nuk është kundër, përkundrazi të vijë, e duam në sallë t’ia themi në sy. Ata e nxorën nga dera, ndërsa po e fusin nga dritarja”.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i SPAK dhe i Drejtorisë së Burgjeve lidhur me kërkesën e këshilltarëve të majtë për ta pasur fizikisht Erion Veliajn në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
-

Plas sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë
Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 15:39
Konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”.
Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.
Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës. -

Sherr me grushte në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë
Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”.
Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.Pas kundërshtimeve të banorëve direkt për këtë vendim, njëri prej këshilltarëve Ë. Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me K. Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.
Pas sherrit ka mbërritur policia, e cila bëri shoqërimin e dy personave të përfshirë.
-

Dhunoi fizikisht një person së bashku me babanë, AMP arreston policin e Komisariatit të Krujës
Një punonjës i policisë së Krujës është arrestuar nga AMP pasi ka kanosur dhe dhunuar një tjetër person, së bashku me babanë e tij.
Efektivi Klevis Koni akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte jashtë shërbimi, së bashku me babanë e tij, D. K., kanë dhunuar fizikisht një tjetër person B. K., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].”, thuhet në njoftimin e AMP. -

LIVE- Rama merr pjesë “online” në Samitin e Zgjerimit, kryeministri: Nuk mund të jem fizikisht aty, probleme me fluturimin
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Euronews, një moment i rëndësishëm dialogu BE-vendet e Ballkanit Perëndimor mbi të ardhmen e zgjerimit.
Rama tha nuk mundi që të ishte fizikisht prezent, siç ishte parashikuar, pasi pati probleme me linjën ajrore që do të merrte, dhe se nuk e kishte ai në dorë.
“Ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty, ishte një problem teknik ajrorë që s’kisha të bëja, por nuk merrja dot avionin”, tha Rama. -

“Kujt i thua ‘rrens’? Të mbys”/ Publikohen pamjet kur deputeti i LDK sulmon fizikisht qytetarin në Kosovë (VIDEO)
Janë publikuar pamjet e incidentit të ndodhur ditën e djeshme, ku është përfshirë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në qendër të Prishtinës.
Siç shihet në videon e shpërndarë nga “Gazeta Blic”, Zemaj po jepte një intervistë televizive në sheshin “Ibrahim Rugova”, kur një qytetar që po kalonte aty pranë i ka drejtuar fjalë provokuese.
Deputeti shihet më pas duke reaguar me nervozizëm dhe duke u përplasur fizikisht me qytetarin, të cilin e godet disa herë, duke e shoqëruar reagimin edhe me ofendime verbale.
Të dyja palët janë shoqëruar nga policia për të dhënë sqarime pas këtij konflikti.
-

“Nuk isha mirë as fizikisht, as mendërisht”; Rodrygo tregon “gropën” ku ra te Real Madridi
7 Tetor 2025
14:02
Alfred Lleshi
Aktualisht në grumbullim me kombëtaren e Brazilit për dy miqësoret ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut, Rodrygo ka folur për të ardhmen e tij te Real Madridi. Në intervistën për “AS”, ai ka sqaruar zërat e fundit për një largim të mundshëm: “Ka qenë një periudhë shumë e vështirë në nivel personal. Për një kohë të gjatë nuk kam folur me askënd dhe askush nuk e dinte çfarë po përjetoja. Nuk isha mirë as fizikisht, as mendërisht”.
Sulmuesi brazilian falënderoi Carlo Ancelottin për mbështetjen dhe durimin që tregoi ndaj tij gjatë rikuperimit. Rodrygo theksoi se është i vendosur të qëndrojë në Madrid: “Ka gjithmonë oferta, por unë ia kam bërë të qartë klubit se dua të vazhdoj të rritem në ‘Bernabeu’. Sa kohë që Real Madridi më dëshiron, do të jem aty. Nëse një ditë më kërkon të largohem, do ta pranoj, por deri tani nuk ka ndodhur”.
Ai pranoi se po mëson të përshtatet edhe me rolet e reja që Xabi Alonso i kërkon: “E preferoj krahun e majtë, atje ndihem më i fortë, por jam gjithmonë i gatshëm për ekipin. Po përmirësohem dhe ndihem i lumtur”.