Tag: fituesit

  • Çmimi Nobel për shkencat ekonomike, ja tre emrat që u shpallën fitues për shpjegimin e rritjes falë inovacionit

    Çmimi Nobel për shkencat ekonomike, ja tre emrat që u shpallën fitues për shpjegimin e rritjes falë inovacionit

    Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt janë fituesit e çmimit Nobel për Ekonominë. Fituesit u vlerësuan për shpjegimin dhe përcaktimin më të mirë të “shkatërrimit krijues”, një koncept kyç në ekonomi që i referohet procesit në të cilin inovacionet e dobishme zëvendësojnë dhe kështu shkatërrojnë teknologjitë dhe bizneset e vjetra.
    Gjysma e çmimit prej 11 milionë kronash suedeze (gati 1.2 milionë dollarë) i shkon Mokyr dhe gjysma tjetër ndahet midis Aghion dhe Howitt. Fituesit marrin gjithashtu një medalje ari 18 karatësh dhe një diplomë. Çmimi i ekonomisë njihet zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit.
    Banka qendrore e themeloi atë në vitin 1968 si një përkujtim për Nobelin, biznesmenin dhe kimistin suedez të shekullit të 19-të, i cili shpiku dinamitin dhe themeloi pesë Çmimet Nobel. Që atëherë, çmimi është dhënë 56 herë për një total prej 96 laureatësh. Vetëm tre nga fitueset kanë qenë gra.

  • Çmimi Nobel 2025 në Mjekësi: Zbulohet çelësi i vetëkontrollit të sistemit imunitar

    Çmimi Nobel 2025 në Mjekësi: Zbulohet çelësi i vetëkontrollit të sistemit imunitar

    Këtë javë do të shpallen fituesit e Çmimeve Nobel 2025, që nderojnë arritjet më të mëdha në shkencë, paqe dhe letërsi.Java e Çmimeve Nobel nis me Fiziologjinë ose Mjekësinë, e ndjekur nga Fizika dhe Kimia, kurse të enjten dhe të premten do të shpallen Çmimi Nobel për Paqen dhe ai për Letërsinë.Fituesit shpallen nga komitete të ndryshme në Suedi dhe Norvegji dhe përzgjidhen për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në përmirësimin e njerëzimit.Këtë vit, fokusi pritet të jetë te kërkimet shkencore që kanë transformuar kuptimin tonë për jetën, klimën dhe teknologjinë.Nobel Assembly në Karolinska Institutet shpalli fituesit e Çmimit Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025: Mary E. Brunkow nga Institute for Systems Biology në Seattle, Fred Ramsdell nga Sonoma Biotherapeutics në San Francisko dhe Shimon Sakaguchi nga Osaka University në Japoni.Të tre u vlerësuan “për zbulimet e tyre mbi tolerancën imunitare periferike”, një mekanizëm jetik që parandalon sistemin imunitar të sulmojë trupin tonë.Sistemi imunitar është mburoja që na mbron çdo ditë nga mijëra mikrobe. Por kur ky mekanizëm i fuqishëm humbet ekuilibrin, ai mund të kthehet kundër vetes dhe të shkaktojë sëmundje autoimune. Pikërisht mënyra se si trupi arrin ta shmangë këtë vetëshkatërrim ishte misteri që zgjidhën Brunkow, Ramsdell dhe Sakaguchi.Në vitin 1995, Shimon Sakaguchi vuri në dyshim bindjen e kohës se toleranca imunitare zhvillohej vetëm në gjëndrën timus.Ai identifikoi një klasë të re qelizash (qelizat T) që veprojnë si “roje sigurie”, duke penguar qelizat e tjera imunitare të dëmtojnë indet e trupit. Ky zbulim hapi një epokë të re në kuptimin e autoimunitetit.Më vonë, në vitin 2001, Mary Brunkow dhe Fred Ramsdell zbuluan se një mutacion në gjenin Foxp3 ishte shkaku i sëmundjeve të rënda autoimune te një lloj minjsh dhe te njerëzit me sindromën IPEX.Dy vjet më pas, Sakaguchi provoi se ky gjen kontrollon zhvillimin e pikërisht atyre qelizave që ai kishte identifikuar më parë – qelizave rregulluese T.Këto zbulime themelore hodhën bazat e një fushe të re kërkimore, të quajtur tolerancë periferike, duke hapur rrugë për trajtime novatore kundër kancerit, sëmundjeve autoimune dhe për përmirësimin e suksesit të transplantimeve.Siç tha kryetari i Komitetit Nobel, Olle Kämpe: “Falë tyre, sot kuptojmë pse sistemi ynë imunitar na mbron – pa na shkatërruar.” / Nobel Prize, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Trofeu “Kopa” / Yamal mori votat maksimale të 24 nga 27 fituesit e “Topit të Artë” në histori

    Trofeu “Kopa” / Yamal mori votat maksimale të 24 nga 27 fituesit e “Topit të Artë” në histori

    Të hënën u njohëm me të gjithë fituesit në gala-në e “Topit të Artë”. Disa ditë më vonë dolën në dritë votat që morën lojtarët në klasifikimet përkatëse. Në vijim do të fokusohemi te renditja e përgjithshme e trofeut “Kopa” 2025, çmim që tregon kush ka qenë lojtari më i mirë nën 21 vjeç gjatë sezonit. Fituesi, për të dytin vit radhazi (hera e parë që ndodh në histori) ishte Lamine Yamal, me 124 vota.
    Ndryshe nga “Topi i Artë”, ku votojnë 100 gazetarë nga 100 vendet me renditjen më të lartë FIFA, për “Kopa” votojnë fituesit e gjallë të “Topit të Artë”. Në total morën pjesë 27 futbollistë, ndërsa nuk u përfshinë në votim Kevin Keegan, Michel Platini dhe Cristiano Ronaldo. Nga ata që votuan, 24 zgjodhën Lamine Yamal si fitues. Vetëm Roberto Baggio (Doué, Joao Neves dhe Lamine), Ruud Gullit (Doué, Huijsen, Cubarsí) dhe Pavel Nedved (Doué, Lamine dhe Yildiz) nuk e vendosën atë në vendin e parë.
    Ndërkohë, Rivera, Blokhin, Simonsen, Rummenigge, Belanov, Van Basten, Matthäus, Papin, Stoichkov, Weah, Sammer, Ronaldo, Zidane, Rivaldo, Figo, Owen, Shevchenko, Ronaldinho, Cannavaro, Kaká, Messi, Modric, Benzema dhe Rodri e zgjodhën atë pa hezitim. Në fakt, Lamine mori më shumë pikë (124) se sa të gjithë kandidatët e tjerë të marrë së bashku. Për më tepër, këtë vit ai grumbulloi më shumë vota sesa edicionin e kaluar (113), kur triumfoi para Arda Güler (26) dhe Kobbie Mainoo (20).
    Renditja e trofeut “Kopa” 2025:1. Lamine Yamal (Barcelona) – 124 pikë2. 2. Désiré Doué (PSG) – 72 pikë3. Joao Neves (PSG) – 23 pikë4. Estevao (Palmeiras) – 9 pikë5. Kenan Yildiz (Juventus) – 6 pikë6. Dean Huijsen (Bournemouth) – 5 pikë7. Pau Cubarsí (FC Barcelona) – 3 pikë8. Rodrigo Mora (FC Porto) – 1 pikë9. Ayyoub Bouaddi (Lille) dhe Myles Lewis-Skelly (Arsenal) – 0 pikë

  • Ana e panjohur e Dembélé, fituesit të “Topit të Artë” 2025. Origjina, gruaja dhe vajza “katalanase”

    Ana e panjohur e Dembélé, fituesit të “Topit të Artë” 2025. Origjina, gruaja dhe vajza “katalanase”

    23 Shtator 2025

    10:37

    Alfred Lleshi

    Ousmane Dembélé, fituesi i “Topit të Artë” 2025, e ka mbajtur gjithmonë jetën private larg mediave. Ai ka lindur më 15 maj 1997 në Vernon, Francë, nga një nënë me origjinë mauritane dhe senegaleze, ndërsa babanë nga Mali. Prindërit u ndanë kur ai ishte i vogël, ka trashëguar identitet multikultural dhe fenë islame.

    Fëmijërinë e kaloi në Évreux, duke luajtur futboll në rrugë, pasion që e shndërroi në karrierë profesioniste, fillimisht te Rennes, më pas te Borussia Dortmund, Barcelona dhe PSG. Ai është i martuar që nga dhjetori 2021 me Rima Edbouche, një influencuese franceze me origjinë marokene. Martesa u zhvillua në Marok me rituale muslimane.

  • “Topi i Artë 2025”/ Mbeten edhe pak orë nga shpallja e fituesit, Pedri ngel jashtë “10-es”! Ja pretendentët

    “Topi i Artë 2025”/ Mbeten edhe pak orë nga shpallja e fituesit, Pedri ngel jashtë “10-es”! Ja pretendentët

    “Topi i Artë 2025”/ Mbeten edhe pak orë nga shpallja e fituesit, Pedri ngel jashtë “Top 10” 
       
    Këtë të hënë vendoset në Paris fituesi i Topit të Artë 2025, ku një emër i madh do të fitojë çmimin prestigjioz si lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas. 
    Emra si Ousmane Dembele, Lamine Yamal, Raphinha, Salah e shumë të tjerë janë në garë për çmimin më të madh individual në futboll, teksa emri i fituesit, si rrallë herë, ende nuk është publikuar më parë nga mediat. 
    Përveç Topit të Artë, do të ndahen dhe çmime të tjera si Topi i Artë i Femrave, Lojtari më i mirë i ri, Klubi më i mirë i vitit etj. 
    Ceremonia gala do të startojë në orën 21:00, ndërkohë ka nisur publikimi i renditjes së 30 lojtarëve favoritë për ta fituar. 
    RENDITJA: 
    11- Pedri 
    12- Khvicha Kvaratskhelia 
    13- Harry Kane 
    14- Désiré Doué 
    15- Viktor Gyokeres 
    16- Vinicius Jr. 
    17- Robert Lewandowski 
    18- Scott McTominay 
    19- Joao Neves 
    20- Lautaro Martinez 
    21- Serhou Guirassy 
    22- Alexis Mac Allister 
    23- Jude Bellingham 
    24- Fabian Ruiz 
    25- Denzel Dumfries 
    26- Erling Haaland 
    27- Declan Rice 
    28- Virgil Van Dijk 
    29- Florian Wirtz 
    30- Michael Olise 

  • Zbulohen 10 vendet e fundit në garën për “Topin e Artë”

    Zbulohen 10 vendet e fundit në garën për “Topin e Artë”

    22 Shtator 2025

    18:16

    Telesport

    Sonte në mbrëmje do mësohet fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025, që është çmimi më i rëndësishëm për një lojtar në aspektin individual. Ndërkohë “L’Equipe” ka filluar publikimin e emrave një e nga një, duke nisur nga vendi i 30-të. Deri tani janë zbuluar 10 vendet e fundit në listën finale me 30 emra.
    30 Michael Olise29 Florian Wirtz28 Virgil van Dijk27 Declan Rice26 Erling Haaland25 Denzel Dumfries24 Fabian Ruiz23 Jude Bellingham22 Alexis Mac Allister21 Serhou Guirassy20 Lautaro Martinez
    Kujtojmë se ceremonia për dhënien e trofeut fituesit të këtij sezoni do fillojë në orën 20:30. Do jetë legjenda Ronaldinho, ai që do i dorëzojë “Topin e Artë” fituesit të këtij viti.

  • Lista e fituesve në edicionin e 77-të të “Emmy Awards”

    Lista e fituesve në edicionin e 77-të të “Emmy Awards”

    Ceremonia madhështore e 77-të e Çmimeve Emmy ka shpallur fituesit më të mëdhenj të televizionit, ku serialet më të suksesshëm dhe aktorët më të talentuar janë nderuar për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë vitit.
    Seriali “The Pitt” ka triumfuar në kategorinë e “Dramës më të mirë” pas një konkurrencë të ashpër, ndërsa “The Studio” është shpallur “Komedia më e mirë”, duke barazuar rekordin e 23 nominimeve të vendosur nga “The Bear” në vitin 2024. Në kategorinë e serive të limituara ose antologjike, çmimi kryesor shkoi për serialin “Adolescence”.
    Disa nga fituesit më të shquar të natës:

    Britt Lower shpallet Aktorja më e mirë në një dramë për rolin e saj në Severance.
    Noah Wyle fitoi çmimin për Aktorin më të mirë në një dramë me performancën në The Pitt.
    Në komedi, Seth Rogen mori çmimin për Aktorin më të mirë për rolin në The Studio, ndërsa Jean Smart e fitoi çmimin e saj të shtatë Emmy për rolin në Hacks.
    Stephen Graham u shpall Aktori më i mirë në një seri të limituar për Adolescence, dhe Cristin Milioti fitoi çmimin për Aktoren më të mirë në një seri të limituar për The Penguin.

    Ceremonia, e udhëhequr nga humoristi Nate Bargatze, u transmetua drejtpërdrejt në CBS dhe në platformën Paramount+, duke ofruar një natë të paharrueshme për dashamirësit e televizionit.
    Disa nga fituesit e kategorive kryesore:

    “Andor”
    “The Diplomat”
    “The Last of Us”
    “Paradise”
    “The Pitt” — FITUES
    “Severance”
    “Slow Horses”
    “The White Lotus”

    Aktor kryesor në dramë

    Sterling K. Brown, “Paradise”
    Gary Oldman, “Slow Horses”
    Pedro Pascal, “The Last of Us”
    Adam Scott, “Severance”
    Noah Wyle, “The Pitt” — FITUES

    Komedia më e mirë

    “Abbott Elementary”
    “The Bear”
    “Hacks”
    “Nobody Wants This”
    “Only Murders in the Building”
    “Shrinking”
    “The Studio” — FITUES
    “What We Do in the Shadows”

    Seria e limituar ose antologjike më e mirë

    “Adolescence” — FITUES
    “Black Mirror”
    “Dying for Sex”
    “The Penguin”
    “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story”

  • Tenderat për makinat e policisë, 33 dhe 34 mijë € për të marrë 1 makinë me qira për 4 vite

    Tenderat për makinat e policisë, 33 dhe 34 mijë € për të marrë 1 makinë me qira për 4 vite

    Tenderi i shumë diskutuar për të marrë makina me qira për Policinë e Shtetit është finalizuar ditët e fundit, duke u shpallur edhe fituesit e një procedure tepër të dyshimtë.
    Operatori i Blerjeve të Përqendruara, me kërkesë të Policisë së Shtetit, do të lidhë ditët në vijim kontratat e makinave me dy firmat fituese.
    Nga një kalkulim që bëri redaksia jonë rezulton se 1 makinë sedan, e ulët, do të merret me qira për 4 vite me një çmim rreth 33 mijë euro. Ndërkohë, 1 automjet SUV, tip foristrade, do të merret me qira po për 4 vite nga Policia e Shtetit me një çmim prej 33 mijë e 500 euro.
    Çmimet e marrjes me qira janë pothuajse të njëjta me çmimet për t’i blerë këto mjete, pasi tregu i makinave të tilla ka pasur ulje. Kontrata parashikon që mjetet të përdoren në këtë afat (4 vjeçar) dhe më pas ti dorëzohen sërish koncesionarit për t’i rishitur apo për ti ridhënë me qira.
    Në dokumente parashikohet se do të ketë edhe një tavan kilometrash që mund të bëjë policia, çka ka sjellë që i gjithë tenderi të vihet shumë në diskutim nëse policia duhet t’i blejë apo t’i marrë me qira. Kontratat e mëparshme kanë qenë gjithmonë të diskutuara për vlerën dhe llojin e makinës, teksa gjithmonë ka pasur debate të tilla, për shkak edhe të situatave ku mjete të policisë kanë mbetur në rrugë.

    Faksimile: Njoftimi i fituesit për blerjen e makinave Sedan, fitues doli kompania “EUROCAR RENTALS”
    Dokumenti i mësipërm është njoftimi i fituesit për mjete Sedan, ku fitues doli firma “EUROCAR RENTALS”. Kjo firmë konkurroi në lotin 1 të tenderit me objekt “marrje autovetura SEDAN me qira për Policinë e Shtetit”, me fond limit 222 milionë lekë.

    Kompania “ALBANIA MOTOR COMPANY” ofroi 171 milionë lekë, ndërkohë fituesit ofruan 198 milionë lekë. Sipas dokumenteve shoqëruese, Policia e Shtetit kërkoi 60 mjete të tilla Sedan. Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë rezulton se 1 mjet do të merret me qira me vlerën e 3.312.000 lekë, ose mbi 33 mijë euro. Oferta e fituesit nuk ka qenë më e ulta, por firma që ofroi më pak u skualifikua për shkak se “s’kishte shërbimet e ngjashme në tre vitet e fundit të aktivitetit”.

    Faksimile: Njoftimi i fituesit për tenderin e makinave SUV, ku fitues doli “MEKTRIN MOTORS”
    Në të njëjtën kohë, OBP ka shpallur fituesin edhe të lotit 2 për marrjen me qira të makinave për Policinë e Shtetit, me objekt “marrje autovetura SUV me qira për Policinë e Shtetit”, me fond limit në vlerën 227,800,627.

    Oferta më e ulët ka qenë sërish e kompanisë “ALBANIA MOTOR COMPANY” me vlerë 171 milionë lekë. “MEKTRIN” ofroi 201 milionë lekë. Policia shkruan se do të marrë 60 makina me qira për 4 vite SUV. Me një kalkulim rezulton se 1 makinë e tillë do t’i kushtojë arkave të shtetit shqiptar 3.350.400 lekë, ose rreth 34 mijë euro.
    Ofertë më të ulët se fituesi pati edhe “PORSCHE LEASING” me vlerë 194 milionë lekë, por të dyja ato që ofruan më pak u skualifikuan. “PORSCHE” për shkak se nuk ka plotësuar informacionin se kush janë personat aksionerë ose ortakë. Ndërkohë, që firma “ALBANIA MOTOR COMPANY” “s’ka punë të ngjashme”.
    Në dokumentet shoqëruese janë disa klauzola, ku rezulton se mjetet do të merren në përdorim të qiramarrësit për 4 vjet me një planifikim vjetor mesatar 32.500 km për grup mjetesh ose shfrytëzim mesatar prej 130.000 km për 4 vjet po për grup mjetesh”. Mjetet do të merren në përdorim për Policinë e Shtetit për një afat 4 vjeçar, ndërkohë që pas përfundimit të këtij afati, këto mjete do t’i dërgohen firmës që do të shpallet fituese e tenderit.
    /VoxNews/