Tag: fitues

  • Nuk ka fitues, Vllaznia-Dinamo shtyjnë kualifikimin në finale

    Nuk ka fitues, Vllaznia-Dinamo shtyjnë kualifikimin në finale

    Gjysmëfinale e Kupës, Vllaznia- Dinamo 0-0

    U luajt këtë mbrëmje gjysmëfinalja e vajtjes së Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Dinamo Sitit.

    Në Shkodër të dyja skuadrat bënë fare pak në fushë për të gjetur golin e fitores duke shtyrë për në takimin e kthimit çështjen e kualifikimit për në finale.

    Edhe pse vendasit rrezikuan më shumë, mungesa e Balajt në majë të sulmit u ndie goxha pasi si Gruga ashtu dhe ata që vinin nga linja e dytë nuk arritën të thyenin portierin Teqja.

    Vazhdo leximin

  • PD prezanton kandidatët për qarkun Lezhë, Gjekmarkaj: Programi jonë fitues, do t’ia dalim

    PD prezanton kandidatët për qarkun Lezhë, Gjekmarkaj: Programi jonë fitues, do t’ia dalim

    Mbrëmjen e sotme para banorëve të Kolshit, PD prezantoi kandidatët fitues, Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
    Në një postim të bërë në rrjetet sociale, drejtuesit i qarkut të Lezhës për PD, evidentoi problemet që hasen në fshatrat e vendit, që sipas tij janë lënë pas dore.
    “Si shumë fshatra të Shqipërisë edhe në këtë njësi, shumë zona janë lënë pas dore, pa investime dhe mbështetje. Edhe aty ku janë bërë investime, mungesa e cilësisë është e dukshme, si rasti i Lalmit, ku shtyllat elektrike ndodhen në mes të asfaltit, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve.
    Fshati po humb rolin e tij në zhvillimin e vendit për shkak të keqqeverisjes, e cila ka shkatërruar bujqësinë, blegtorinë dhe sektorët jetikë. Arsimi ka pësuar rënie të ndjeshme në cilësi, me klasa kolektive që reflektojnë degradimin e sistemit.
    Nuk mund të qëndrojmë duarkryq! Për 12 vite nuk kanë lënë asnjë gjurmë pozitive dhe tani përdorin premtime boshe për vota. Shqiptarët nuk mashtrohen më”, shprehet ai.
    Ndërkohë Gjekmarkaj është ndalur edhe te vota e emigrantëve, të ciën e ka cilësuar jetike.
    “Vota e emigrantëve është jetike. Ata janë larguar nga padrejtësitë e këtij pushteti dhe duhet të angazhohen për të sjellë ndryshimin. Ky regjim, për të mbajtur pushtetin, ka përdorur dhunë, korrupsion dhe manipulime zgjedhore.
    Programi emergjent i PD-së garanton zhvillim të barabartë për të gjithë:
    Pension minimal 200 euro
    Minimum jetik 200 euro
    Rrogë minimale 500 euro
    Rrogë mesatare 1200 euro
    160 milionë euro mbështetje për bujqësinë
    Rrogat më të larta në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët
    Rrotacion! Ndryshim!
    Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit!
    Ne mundemi! Ne do t’ia dalim! Fitore!”, përfundon Gjekmarkaj.

  • Nuk ka fitues në Shkodër, VAR-i i mohon Vllaznisë një 11 metërsh

    Nuk ka fitues në Shkodër, VAR-i i mohon Vllaznisë një 11 metërsh

    Vllaznia dhe Teuta janë larguar me rrjeta të paprekura nga “Loro Boriçi”. Nuk ka fitues në Shkodër, teksa ndeshja përfundoi me shifrat e barabarta 0-0. Kuqeblutë ishin pranë një 11 metërshi në minutën e 79, por pas rishikimit të pamjeve në ekranin e VAR-it, vendimi i gjyqtarit ndryshoi. Portieri i Teutës ndërhyri për t’ë ndalur Delajn në kufijtë e zonës dhe arbitri fillimisht vendosi ta ndëshkonte me karton të kuq e të akordonte goditje dënimi.
    Pas thërritjes në VAR të gjithë menduan se gjyqtari mund të ndërronte vendimin nga goditje dënimi në afërsi të zonës në një 11 metërsh, por ndodhi ajo që më pak pritej. Arbitri vendosi se kishim të bënim thjesht me një simulim të Delajt, duke anulluar verdiktin e tij për të ndëshkuar me karton të kuq portierin e Teutës. Loja më pas ka vijuar normalisht deri në përfundimin e saj./Sport Ekspres/