Tag: fitues

  • Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

    Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

    Për moshën nuk premton të ardhme, por për emrin dhe eksperiencën mund të jetë njeriu I duhur në misionin e Milan për të hedhur pas krahëve një sezon zhgënjyes dhe për t’u kthyer sërish fitues.
    Bëhet fjalë për Luka Modriç, mesfushori kroat që është ngjitur në krye të listës së transferimeve në klubin kuqezi.
    Futbollisti 39 vjeçar është pa skuadër që pas largimit nga Real Madrid, ku luajti për 13 vite.
    Për momentin Modriç po pushon, ndërsa sipas mediave italiane drejtori sportive Igli Tare e ka shqetësuar me telefonata për të kuptuar mundësitë që ai të vishet me ngjyrat kuqezi.
    Vetë mesfushori duket i joshur nga kjo mundësi, pasi kërkon të qëndrojë në Europë dhe jo më kot ka refuzuar oferta nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po pensionohen yje të tjerë të futbollit.
    Me Modriç, Milan kërkon të shtojë në skuadër një futbollist me eksperiencë dhe mbi të gjitha që di si fitohet.
    Këtë e tregojnë shifrat e një karriere fantastike, sidomos me Real Madrid ku u largua si lojtari më i titulluar në historinë e klubit.
    Me madrilenët, ai fitoi 28 trofe, mes tyre 13 La Liga, 6 Champions, 5 Botërorë për Klube, 4 Superkupa të Spanjës, 5 Superkupa të Europës, 2 Kupa të Mbretit dhe 1 Kupë Interkontinentale.
    Po ashtu, në vitin 2018, ai arriti kulmin personal, kur fitoi “Topin e Artë” dhe trofeun e “FIFA The Best”.
    Me këtë bagazh, Modriç do të sillte te Milan, atë që i ka munguar skuadrës kuqezi në sezonet e fundit, mentalitetin fitues, ashtu siç ndodhi me Ibrahimoviç në titullin kampion të fundit të fituar në vitin 2022.

  • Simon Yates shpallet fitues i Xhiros së Italisë, turneu që pati edhe Shqipërinë si protagoniste

    Simon Yates shpallet fitues i Xhiros së Italisë, turneu që pati edhe Shqipërinë si protagoniste

    1 Qershor 2025

    19:16

    Telesport

    Çiklisti britanik i skuadrës Team Visma-Lease, Simon Yates, është fitues i edicionit nr.108 të Xhiros së Italisë, një prej turneve më të rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës.
    32-vjeçari mori kreun e renditjes vetëm në etapën e 20-të dhe të parafundit të turneut dhe për të etapa e 21-të, në rrugët e Romës, ishte një formalitet. Kjo është hera e parë për të që fiton këtë turne, ndërkohë që në vitin 2018 ka fituar edhe Vueltën e Spanjës.
    Ky edicion nisi nga Shqipëria, ku dhe u zhvilluar tri etapat e para, për t’u transferuar më pas në Itali. Pas 21 etapash në total, të dielën Xhiro e Italisë uli siparin, me Simon Yates që u konfirmua si më i miri.
    Ai dha kohën e përgjitshme 82h29’42”, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit meksikani Isaac del Toro me +3’56”. Në podium u ngjit edhe ekuadoriani Richard Carapaz (i treti), me +4’43”.

  • Holandezi Tom Jokmans shpallet fitues i Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

    Holandezi Tom Jokmans shpallet fitues i Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

    Ka përfunduar Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë, me çiklistin holandez Tom Jokmans që është shpallur fitues i tij. Ndërsa ekipi i tij Grut Amsterdam u shpall si skuadra më e mirë e këtij turneu, që u zhvillua për 5 ditë me radhë në vendin tonë.
    Etapa e pestë e këtij eventi ishte ajo Vlorë-Fier, 122km e gjatë, e cila u fitua nga çiklisti malazez Jovan Divnic. Ai fitoi me “fotofinish” duelin me serbin Marko Stankovic (2h46’10”), që u rrëzua në momentin e fundit të garës.
    Gjithçka u vendos pas verifikimit të pamjeve televizive, që i dhanë fitoren malazezit. Etapa e pestë ishte tërësisht fushore, çka bëri që garuesit të mbërrinin në grup në Fier, ku dhe nisi një sprint i fortë mes çiklistëve.
    Gjithsesi, në fund, pas 5 etapash, Jokmans mbrojti fanellën e verdhë të liderit të Turit Çiklistik, duke u shpallur fitues i tij. Shqipëria mund të krenohet me fitimin e dy etapave nga çiklistët e kombëtares, Gabriele De Fabrititi dhe Olsian Velija.
    De Fabrititi mori edhe fanellën e bardhë, atë të të riut më të talentuar të turneut. Fanellën e kuqe, atë të malit, e mori holandezi Jelle Bonstra, ndërsa fanella jeshile e finisheve sprint shkoi për Callum Macleodd.
    Turi Çiklistik 2025
    26 maj, Tiranë-Rrëshen-Shkodër, 151km, Gabriele De Fabritis
    27 maj, Shkodër-Elbasan, 188km, Niels Reemeijer,
    28 maj, Elbasan-Vlorë, 149km, Olsian Velija
    29 maj, Vlorë-Himarë-Vlorë, 153km, Callum Macleodd
    30 maj, Vlorë-Fier, 122km, Jovan Divnic

  • Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, incident pranë finishit. Fitues absolut i gjithë garës u shpall Tom Jokmans nga Holanda.

    Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, incident pranë finishit. Fitues absolut i gjithë garës u shpall Tom Jokmans nga Holanda.

    Fier, 30 Maj 2025 – Turi Çiklistik i Shqipërisë u përmbyll sot me etapën e pestë dhe të fundit, që kulmoi në qytetin e Fierit, ku u shpallën fituesit e këtij edicioni të 82-të të garës tradicionale.Reklama në FieriWeb

    Sipas Federatës Shqiptare të Çiklizmit, etapa finale nisi në orën 10:00 nga bulevardi kryesor i Vlorës dhe vijoi në segmentin Vlorë–Fier–Unaza e Fierit–Savër–Levan, për të përfunduar në qendrën e Fierit. Për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit, Policia Rrugore e Fierit njoftoi më herët bllokime të përkohshme në disa akse kryesore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në garë morën pjesë 14 skuadra me 86 çiklistë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera të Europës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Fitues i etapës së fundit u shpall Jovan Divniç, çiklisti me numër 45 i ekipit malazez, ndërsa ekipi holandez Amsterdam u shpall fituesi i përgjithshëm i turit. Fitues absolut i gjithë garës u shpall Tom Jokmans nga Holanda. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Megjithatë, nuk munguan emocionet dhe incidentet. Vetëm pak metra larg finishit, çiklisti serb Marko Stankoviç, një ndër pretendentët për fitore, humbi kontrollin dhe u rrëzua në tokë. Ai mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ekipi më i mirë i etapës së pestë u shpall CCN Metalac nga Serbia.

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, në fjalën përmbyllëse e cilësoi këtë edicion si më emocionuesin deri më sot, duke theksuar garën e fortë dhe rivalitetin e ndershëm mes sportistëve.

    Ndërsa kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, e konsideroi një emocion të veçantë faktin që gara mbyllet në Fier dhe bëri thirrje për më shumë angazhim të të rinjve në sport.

  • Mbyllet Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, Tom Jokmans fitues

    Pas pesë etapave të parashikuara në kalendar, Rrethi Çiklistik i 82-të i Shqipërisë ka mbyllur sot edicionin e 82-të të tij. Në etapën e pestë nga Vlora në Fier fitues ka dalë Jovan Divniç, përfaqësuesi i ekipit nga Mali i Zi. sa i takon skuadrave turneu u fitua nga Holanda, ‘Amsterdami’. 

    Ndërkohë fitues i turit, çmim që ka rëndësinë maksimale individuale është shpallur holandezi Tom Jokmans. Në vijën e finisht në Fier pati edhe një incident me protagonist Marko Stankoviç, pjesëtari i ekipit nga Serbia.

    Vetëm pak metra nga fundi, ai u përplas me një grup tifozësh pranë vijës së mbrritjes teksa rrëzua në asfalt duke humbur kohën e duhur. Sikundër dhe një tjetër çiklist që më vonë u rrëzua, por pa dëmtime të rënda.

    Kjo etapë e fundit nisi në Shëtitoren e Vlorës në orën 10:00, për të përshkuar autostradën Vlorë – Fier, në Unzaën e Fierit, Fier – Savër, deri në dalje të Levanit për të përfunduar në qendër të Fierit pak minuta pas orës 13:00.

    Në fund Presdienti i Federatës së Çiklizmit Skënder Anxhaku në ceremoninë përmbyllëse vlerësoi shpirtin e lartë të garës së 14 ekipve dhe 86 çiklistëve pjesëmarrës.

    Vazhdo leximin

  • Ankimimi për kuotën gjinore, deputetja Andia Ulliri pretendon mandatin nga zgjedhjet e 11 Majit

    Ankimimi për kuotën gjinore, deputetja Andia Ulliri pretendon mandatin nga zgjedhjet e 11 Majit

    Andia Ulliri e cila ishte në listën e hapur të qarkut Durrës, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin e deputetit Arjan Ndoja, duke argumentuar se nuk është respektuar kuota gjinore në shpërndarjen e mandateve. Në kërkesën e saj, deputetja aktuale e PD-së thekson se renditja e kandidatëve fitues, siç pasqyrohet aktualisht në faqen zyrtare të KQZ-së, nuk respekton përfaqësimin gjinor të përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.
    “Veprimi juaj për të shpallur të zgjedhur z. Arjan Ndoja, i cili është renditur i pari në listë me vota parapëlqyese, është në kundërshtim me ligjin dhe përbën një shkelje të parimit kushtetues për përfaqësimin gjinor”, shkruan shkruan drejtuar KQZ-së.

    Nga ana tjetër ajo referon ndryshimet e fundit ligjore të miratuara nga Kuvendi, ku pretendon përmes një amendamenti të Kodit Zgjedhor, se një në çdo tre kandidatë fitues në listë, pas rirenditjes nga votimi parapëlqyes, t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar. Ulliri thekson se ky interpretim është mbështetur edhe nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj Nr. 85, datë 24.12.2024, ku është pohuar se lista zgjedhore është një dhe e vetme, e ndarë në dy pjesë për qëllime teknike, por që në shpërndarjen përfundimtare të mandateve duhet të zbatohet kuota gjinore në listën totale.
    “Interpretimi i bërë nga KQZ është i pambështetur në ligj dhe në asnjë vendim të Komisionit Rregullator. Kemi të bëjmë me një listë unike, e cila duhet të garantojë që 1 në 3 fitues të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar”, nënvizon ajo në fund të kërkesës.

  • Pritet miratimi i rezultatit nga KQZ, komisionet zonale dorëzojnë tabelat përmbledhëse

    Pritet miratimi i rezultatit nga KQZ, komisionet zonale dorëzojnë tabelat përmbledhëse

    Teksa procesi i numërimit të votave brenda dhe jashtë vendit ka përfunduar, të gjitha KZAZ po dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionet dhe tabelat e rezultateve.
    KQZ bazuar në tabelat origjinale të administruara po harton përmbledhjen e rezultateve sipas qarqeve të cilat do të miratohen në përfundim nga komisioneri Ilirian Celibashi.
    Sipas rregullores, pas miratimit të tabelave nga kryekomisioneri, subjektet politike kanë 48 orë kohë për ankimim të rezultatit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, në varësi të volumit të ankimimit dhe mundësisë së shqyrtimit në Kolegj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon rezultatin përfundimtar.

    Disa nga Partitë opozitare, konstestuan procesin zgjedhor, ndërsa jo pak nga kandidatët për deputet që nuk arritën të dilnin fitues drejtuan kërkesë për të marrë pamjet filmike nga KQZ.
    Kontestimet mes kandidatëve nuk munguan as në Partinë Socialiste, ku nga disa pretendimet për rimonitorim të pamjeve filmike, e vetmja që nuk u tërhoq nga kërkesa dhe ka siguruar pamjet është Blerina Gjylameti. Ajo nuk arriti të siguronte një vend në parlament duke humbur me rezultat të ngushtë përballe koleges Olta Xhaçka.
    Për të gjithë kandidatët fitues, kryesocialisti Edi Rama ka dërguar një mesazh mirënjohjeje për secilin prej tyre.
    “Së pari, dua t’ju falënderoj te gjithëve për eksperiencën e një beteje politike te paharrueshme, ku secili e secila beri sa mundi dhe ku rezultati i përbashkët do mbetet ne historinë politike te Shqipërisë, e natyrisht edhe në historinë e Partisë Socialiste, si një sukses krejt i veçantë. Faleminderit!
    Se dyti, dua t’i përgëzoj shume përzemërsisht te gjithë ata dhe ato që në fushën e hapur te betejës, u përpoqën me të gjitha forcat e tyre dhe u bënë fuqi e shtuar e Partisë Socialiste në çdo territor!
    Urime megjithë zemër për ata e ato qe ia dolën të hyjnë në ekipin e legjislaturës së ardhshme”, shkruante Rama.
    Rama nuk la jashtë vëmendjes edhe ata që nuk arritën të kalonin pragun e fitores
    “Te gjithë atyre qe s’ia dolën u them shume sinqerisht se duhet të jenë jo vetëm krenarë, për pjesën e tyre të çmuar në fitoren e Partisë Socialiste, po edhe të bindur se në rrugën që vazhdon, me supersfiden historike të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kontributi i tyre do të jetë shume i nevojshëm.  Prandaj kokën lart te gjithë bashke motra e vëllezër, këtu nuk ka humbës po vetëm fitues!”, përfundon Rama.
    Partia Socialiste siguroi mandatin e katërt qeverisës me një diferencë të theksuar ndaj opozitës me 83 mandate deputetësh./vizionplus.tv

  • Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

    Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

    Ka përfunduar procesi i numërimit i votave preferenciale të kandidatëve në qytetin Pogradec. Nga rezultatet e publikuara, fitues është shpallur kandidati socialist Bledi Çomo, i cili ka siguruar 8399 vota.
    Ndërkohë fitues nga Partia Demokratike, ka dalë Genti Çela, i cili ka siguruar 2880 vota.
    PS
    Bledi Çomo 8399 vota
    Alfons Olldashi 1208 vota
    Arian Jaupllari 690 vota
    Besa Spaho 536 vota
    PD
    Genti Çela 2880 vota
    Gentian Çala 2404 vota
    Kristian Koçibelli 719 vota
    Andrea Mano 393 vota

  • Ja lista e kandidatëve fitues nga lista e hapur për PS-në dhe PD-në

    Ja lista e kandidatëve fitues nga lista e hapur për PS-në dhe PD-në

    Nga rezultatet paraprake (jo e plotë) me votat e deritanishme te listës së kandidatëve fitues të lista e hapur për PS dhe PD në krejt vendin.
    Agron Malaj PS, Tërmet Peçi PS, Hysen Buzali PS, Isuf Çelaj PS, Damian Gjiknuri PS, Piro Dhima PS, Ardit Bido PS, Blendi Gonxhnja PS, Vasil Llajo PS, Klevis Jahaj PS, Ilirian Pendavinji PS, Bledi Çomo PS, Arkend Balla PS, Jorida Mazelliu PS, Julian Zyla PS, Besa Spaho PS, Fadil Nasufi PS, Fatmir Xhafaj PS, Anila Denaj PS, Brunilda Mersini PS, Ilir Ndraxhi PS, Ani Dyrmishi PS, Ludovik Hasani PD, Hatixhe Konomi PS, Ilir Alimehmeti PD, Ornaldo Rakipi PS, Lorenca Hoxha PD, Jorida Tabaku PD, Erion Braçe PS, Arian Ndoja PD, Ervin Hoxha PS.

  • VIDEO/ LaCivita ironizon Ramën me mitingun e PD dhe PS: Njëri fitues dhe tjetri humbës

    VIDEO/ LaCivita ironizon Ramën me mitingun e PD dhe PS: Njëri fitues dhe tjetri humbës

    Drejtuesi i fushatës në PD, Chris LaCivita, ka krahasuar mbylljen e fushatës së PD-së me PS-së.
    Në një video të postuar në rrjetin social ‘X’, LaCivita ironizon socialistët, ku shkruan se mitingu i PD-së është fituesi, ndërsa ai i socialistëve, humbësi.
    Ai publikoi pamjet e mitingut madhështor të PD, duke e krahasuar me fiaskon e Edi Ramës.
    “Tubimet përmbyllëse sonte në Shqipëri…një fitues…një humbës”, shkruan LaCivita me ironi.

    Tonight’s closing rallies in Albania …one a winner …one a loser pic.twitter.com/AyDV0uvVqS
    — Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) May 9, 2025