Miratohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpërndarja e mandateve dhe listat e kandidatëve fitues në zgjedhjet e 11 majit për Fierin, Elbasanin dhe Durrësin.
Në Fier mandatet ndahen si më poshtë:
PS-ja 12 mandate: Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ana Nako, Ceno Kkosi, Klevis Jahaj, Atoneta Dhima, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Ramion Kurti dhe Zegjine Çaushi.
PD-ja 4 mandate: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Briunilda Haxhiu, Saimir Korreshi
Në Elbasan mandatet ndahen si më poshtë:
PS-ja 10 mandate: Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Evis Kushi, sara Mila, Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Agron Gaxho.
PD-ja 4 mandate: Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja, Blendi Himçi
Në Durrës mandatet ndahen si më poshtë:
PS-ja 8 mandate: Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj, Aurora Mara, Arkend Balla, Ani Dyrmishi, Etleva Budini
PD-ja 6 mandate: Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara, Arian Ndoja
Këto ishin tre qarqet që kishin mbetur pa u certifikuar pasi pak ditë më parë, Celibashi vulosi rezultatin edhe për qarkun më të madh në vend, atë të Tiranës.
Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate, koalicioni i PD-së 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate dhe nga një mandat shkuan për Lëvizjen Bashkë, Nismën Shqipëria Bëhet dhe për Partinë Mundësia.
Tag: fitues
-

Kandidatët fitues/ KQZ certifikon mandatet në Fier, Elbasan dhe Durrës
-

Abuzimet me tenderët e Universitetit Bujqësor, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur
SPAK ka dërguar për gjykim 29 persona, mes tyre drejtues dhe punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe përfaqësues të kompanive private, të akuzuar për shkelje në 9 tenderë publikë gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh.
SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur për shkelje me tenderët e Universitetit Bujqësor të Tiranës
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të 27 personave, zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy personave, përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k.
Në kuadër të këtij procedimi penal janë hetuar 9 (nëntë) procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të fondit limit 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë) lekë.
Hetimet proaktive janë zhvilluar me metoda speciale, të cilat përfshijnë përgjimin e bisedave telefonike të zyrtarëve të UBT, vëzhgime dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave të prokurimit me autoritet kontraktor, UBT.
Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të stafit akademik në UBT, të pandehurit: Romina Koto dhe Ilir Kapaj në detyrën e zëvendës/rektorit, Bejo Bizhga, me detyrë Përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike, që konsistojnë në ideimin e projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), si edhe veprime të kundraligjshme të kryera në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin Edmond Tërthorja, me detyrë Administrator i UBT-së.
Këta persona kanë përgatitur të dhëna fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurrues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI, kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor, në fazën e përgatitjes dhe kryerjes së procedurave të prokurimit. Komisioni që përllogariti fondin limit dhe përgatiti specifikimet teknike ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të paligjshme me njësinë e prokurimit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave.
Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave nga të pandehurit: Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekoçaj, Etleva Shore, Mimoza Shehu, Elvira Shtogu, Tone Vukaj, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin, Edmond Tërthorja, të cilët kanë krijuar kushte dhe favorizuar shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.
Gjatë hetimit rezultoi se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike, termat e referencës, si dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit, janë bërë nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomikë fitues “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.
Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomikë fitues, “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”, kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, që janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa kryer asnjë studim tregu.
Janë evidentuar raste të kryerjes së procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje me mallra të tjera, të vëna në dispozicion të autoritetit kontraktor disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit, (procedura prokurimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas, janë kryer procedurat fiktive të prokurimit dhe marrje e tyre në dorëzim).
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të në kuadër të procedimit penal nr.13 të vitit 2022, për të evidentuar çdo fakt tjetër penal, përgjegjësinë e çdo personi tjetër, që ka vepruar me dokumentacionin e këtyre procedurave të prokurimit, si dhe fakte të tjera penale në kuadër të këtij procedimi penal. -

Testi Laçi-Kukësi pa fitues, kurbinasit afrojnë portierin Hasanbelli
Miqësorja e sotme Laçi-Kukësi luajtur në stadiumin “Laçi” përfundoi me shifrat e barabartë 3-3.
Pergjithësisht një miqësore që u sherbeu teknikëve respektivë për të parë në kushte loje gjëndjen e grupeve të tyre por dhe afrimet e fundit.
Ai që bëri diferencën ishte lojtari i Rui Amorim, Ledio Tresa, që shënoi një dy golësh.
Ndërkaq Laçi ka zyrtarizuar rikthimin e porierit Klevis Hasanbelli. Prezantimi i tij të hënën.
Vazhdo leximin
-

Dyshimet mbi integritetin e përzgjedhjes së kandidatëve në Akademinë e Sigurisë, Policia: Pretendimet, të pavërteta
Policia e Shtetit ka bërë një reagim lidhur me dyshimet që janë ngritur mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë. Sipas policisë, pretendimet se disa kandidatë po përfshihen padrejtësisht në programin e trajnimit në terren është i pavërtetë dhe keqinformues.
Çdo pretendim i hedhur në publik, se këta kandidatë po përfshihen në mënyrë të padrejtë në programin e trajnimit në terren në drejtoritë vendore në lista ose se do të nisin praktikën pa trajnim, është i pavërtetë, keqinformues dhe tendencioz.
Njoftimi i plotë:
Në lidhje me një publikim në rrjetet sociale që ngre dyshime mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se:
Në muajin janar 2025, në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, Policia e Shtetit publikoi listën me kandidatët fitues në Kolegjin e Formimit Profesional Policor (kursi bazë i formimit për Patrullë të Përgjithshme). Fitues u shpallën 452 aplikantë, por për mungesë të kushteve të akomodimit, sipas rendit zbritës të pikëve, filluan trajnimin në Kolegjin e Formimit Profesional Policor në Akademinë e Sigurisë, 400 aplikantë fitues, ndërsa 52 aplikantët e tjerë fitues do të vijojnë trajnimin së bashku me fituesit që do të shpallen pas konkurrimit që do të bëhet për fillimin e kursit XXI, brenda vitit kalendarik 2025, menjëherë me hapjen e tij.
Sqarojmë se aplikantët fitues të cilët janë në pritje për të filluar Kolegjin e Policisë, do të nisin ndjekjen e studimeve për Patrullë të Përgjithshme, në momentin kur të krijohen kushtet për pritjen dhe organizimin e grupit të dytë, pas përfundimit të ciklit aktual të trajnimit.
Bëjmë me dije se programi që zhvillohet në Kolegjin e Formimit Profesional Policor është një vit akademik dhe ka elemente teorike dhe të trajnimit në terren. Asnjë kursant nuk mund të shkojë në trajnimin në terren, pa përfunduar programin teorik. Trajnimi në terren zhvillohet mbi bazën e një programi të detajuar dhe është zbatim në praktikë i moduleve teorike të marra në auditor.
Asnjë nga 52 kandidatët fitues në listë pritjeje, nuk ka ndjekur asnjë ditë trajnim dhe nuk është përfshirë në listën e kursantëve të kursit XX, të cilët më datë 21.07.2025, fillojnë zbatimin e programit të trajnimit në terren në drejtoritë vendore.Çdo pretendim i hedhur në publik, se këta kandidatë po përfshihen në mënyrë të padrejtë në programin e trajnimit në terren në drejtoritë vendore në lista ose se do të nisin praktikën pa trajnim, është i pavërtetë, keqinformues dhe tendencioz.
Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë si Institucion i Arsimit të Lartë i akredituar, akademi anëtare e rrjetit akademik të INTERPOL-it, akademi e akredituar në sistemit IADLEST-ShBA.
Akademia e Sigurisë ofron për të rinjtë, 2 mundësi zgjedhjeje në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi”, aplikimet për të cilin bëhen në e-Albania, në periudhën 29 korrik-03 gusht 2025, si dhe për Kolegjin e Formimit Profesional Policor (Patrullë të Përgjithshme), për të cilin së shpejti do të hapet procesi i konkurrimit.
I garantojmë të gjithë të interesuarit se procesi zhvillohet mbi bazën e meritokracisë, në mbikëqyrje të plotë ligjore nga Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, misionet policore që mbështesin zhvillimin arsimor policor, si dhe në transparencë të plotë me konkurrentët, të cilët janë pjesë e grupeve të vëzhgimit gjatë të gjitha fazave të konkurrimit. -

Zhvillon punimet Kongresi ndërkombëtar i shkencës bazë
Shkencëtarët dhe studiuesit globalë u mblodhën në Pekin të dielën, për nisjen e Kongresit Ndërkombëtar të Shkencës Bazë 2025 (ICBS), duke synuar të eksplorojnë kufijtë e kërkimit themelor.
Gati 1 000 ekspertë, studiues e studentë u mblodhën në Qendrën Kombëtare të Konferencave të Kinës. Ata do të angazhohen në diskutime të thella gjatë dy javëve të ardhshme mbi përparimet më të fundit në matematikë, fizikë dhe shkencën e inxhinierinë e informacionit.
Katër fitues të Medaljes “Fields”, tre laureatë të çmimit “Nobel” dhe dy fitues të çmimit “Turing”, duke përfshirë Shing-Tung Yau dhe Andrew Chi-Chih Yao, morën pjesë në kongres. Gjashtë shkencëtarë të shquar, si Samuel C. C. Ting, Steven Chu, David Gross, Robert Tarjan, Shigefumi Mori dhe George Lusztig, u nderuan me Çmimin e Jetës të Shkencës Bazë 2025, çmimi më i lartë në shkencën themelore, për të vlerësuar ndikimin e tyre afatgjatë në këtë fushë.
Duke folur në ceremoninë e hapjes, presidenti i ICBS-it dhe fitues i Medaljes “Fields” Shing-Tung Yau theksoi zbulimet e fundit në matematikë, fizikë dhe shkencën e informacionit. Ai beson që po lind një epokë e re e nxitur nga përparimet teorike dhe risitë teknologjike.
Përparimi në shkencën bazë nuk është vetëm jetik për novacionin teknologjik, por shërben si motori kryesor që nxit evolucionin e vazhdueshëm të qytetërimit njerëzor, vuri në dukje Yau, duke theksuar se rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në shkencë dhe nxitja e shkëmbimeve dhe e besimit të ndërsjellë tani është më e rëndësishme se kurrë më parë.
Ai shprehu shpresën që kongresi do të krijojë një platformë ndërkombëtare të hapur e përfshirëse për shkëmbime e bashkëpunim më të thellë akademik, duke çuar përpara së bashku shkencën dhe teknologjinë moderne.
ICBS-i, i iniciuar nga Shing-Tung Yau në vitin 2023, mbahet çdo vit me temën “Përparimi i shkencës për njerëzimin”. -
Çelsi e nis me tri pikë, në Atlanta impianti…bosh
Çelsi, njëra nga 12 skuadrat europiane në Kupën e Botës për Klube, bëri një debutim fitues këtë mbrëmje. Ekipi anglez, fitues i fundit i Ligës së Konferencës, mundi Los Anxheles 2-0 në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, duke marrë kështu kryesimin në Grupin D, ku luajnë edhe Flamengo dhe Esperance Tunis (që luajnë nesër).
Londinezët morën tre pikët e para falë një performance të fortë, një ndeshje e kontrolluar që nga fazat e para dhe e vendosur nga një gol në secilën pjesë: Pedro Neto shënoi në pjesën e parë, me Enzo Fernandez që dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë.
Grupi D:
Çelsi- Los Anxheles 2-0 (Pedro Neto 34′, Enzo Fernandez 80′)
Vazhdo leximin
-

Rama tregon kandidatët fitues të qarkut Berat, 3 nga 5 deputetët janë për herë të parë në Kuvend
Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme në rrjetet e tij sociale skuadrën fituese të qarkut Berat në zgjedhjet e 11 majit. Në videon prezantuese Rama tregon deputetët fitues duke nisur nga figurat me me më shumë mandat deri tek ata që janë me më pak mandate. Në qarkun e Beratit janë 3 deputetë të zgjedhur për në legjislaturën e ardhshme që do të jenë për herë të parë pjesë e Kuvendit e Shqipërisë.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste mori 5 deputetë në qarkun e Beratit.Qarku Berat
Fadil Nasufi, mandati 3Enriketa Jaho, mandati 1Hysen Buzali, mandati 1Hatixhe Konomi, mandati 2Ervin Demo, mandati 1 -

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video-prezantuese të deputetëve fitues në qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 11 majit.
Në video, Rama tregon bukuritë e qarkut Dibër dhe tre deputetët që do të ulen në Kuvend në legjislaturën e ardhshme.
Më i vjetri nga deputetët është Blendi Klosi, i cili numëron 7 mandate.
Ata janë:
Blendi Klosi mandati 7
Alma Selami mandati 1
Agron Malaj mandati 1. -

Nën hetim për kontrabandë, NRG e ‘mushkonjave’ fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP
Tenderët e spërkatjes kundër mushkonjave të zonave bregdetare dhe urbane janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Tiranës, ku janë regjistruar procedime penale. Para pak kohësh, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, u paraqit disa herë para hetuesve dhe prokurorëve të SPAK-ut, teksa atë e “pickuan” insektet e vogla. Ai dyshohet për shpërdorim detyre dhe favorizim te kompanive pjesëmarrëse në tendera, teksa shpalli fitues ato që ofruan më shumë. Madje, Myzyri guxonte dhe nuk zbatonte as vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit, pavarësisht se ishte një vendim i formës së prerë.
Një arrogancë e frikshme e Myzyrit, teksa ndaj tij dhe kompanisë që ai favorizon gjithmonë, NRG, janë regjistruar procedime penale. VoxNews ka ndjekur në vijimësi këto procedura dhe hetime, teksa në këto radhë do të ndalemi te një tjetër aferë e Myzyrit dhe NRG-së, ku ai me vendime të befta, ka arritur të favorizojë dukshëm persona nën hetim për kontrabandë.
Pronarët e kompanisë NRG, italiani Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini, janë nën hetim të thelluar nga Prokuroria e Tiranës për kontrabandë medikamentesh, me të cilat realizojnë spërkatjen kundër mushkonjave. Pra, nga njëra anë firma fiton me influencat e Myzyrit tendera me shumë zero dhe nga ana tjetër, medikamentet me të cilat duhet të spërkasë zonat, futen në mënyrë të paligjshme.
Një skemë sa kriminale aq edhe në dëm të shtetit, i cili humb dy herë. Myzyri e shpall fitues NRG-në me oferta më të larta dhe firma fituese as nuk paguan doganë!
Faksimile: Dy nenet e Kodit Penal që është nën akuzë NRG, rrezikon 10 vite burg
Dosja 344325 kundër NRG-së
Në vitin 2011, italiani Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini, themeluan kompaninë NRG, fillimisht me një emër tjetër. Kjo shoqëri operon në fushën e dezisektimeve dhe dezinfektimeve, madje importon edhe produkte që përdor.
Shpesh herë, firma është lakuar se favorizohet dukshëm në procedura tenderuese që zhvillonte fillimisht Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë dhe tashmë Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Një nga rastet më flagrante ka qenë tenderi i spërkatjes së zonave bregdetare, i ndarë në disa lote në vitin 2023, teksa ka pasur një “luftë” të ashpër mes firmave. Procedurat e zhvilluara patën të tjerë fitues në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe të tjerë (NRG-ja) në Komisionin e Prokurimit Publik. Pra, në shkallë të parë APP fitonte gjithmonë oferta më e ulët, ndërkohë në KPP fitonte oferta që kishte ofruar më shumë, firma NRG, me një “ndihmë” të madhe nga Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit. Firmat që ofronin më pak skualifikoheshin!
Jonaid Myzyri
Pikërisht këto procedura kanë dërguar disa herë në SPAK Myzyrin dhe anëtarët e tjerë, teksa përveç dëmit financiar dëm të madh kanë edhe pushuesit apo strukturat akomoduese në bregdet, të cilat “luftojnë” çdo verë me insektet bezdisëse, të cilat shumohen me shpejtësi. Sipas të dhënave nga ISHP-ja, në 12 vitet e fundit, bregdeti është dezinfektuar 4 herë dhe në këto 3 herë, tenderët janë fituar nga kompania NRG shpk, me ofertën më të lartë.
Ndërkohë, çuditërisht me zhvillimin e tenderëve, ka pasur edhe një “luftë” të fortë në organet ligjzbatuese apo edhe në gjykata. Policia dhe Prokuroria kanë vepruar disa herë, madje ka pasur edhe kallëzime ndaj firmës NRG për kontrabandë.
Në Prokurorinë e Tiranës firma NRG Shpk, dhe pronarët e saj, janë nën hetim. Ata kanë dosje për kontrabandë produktesh, ndërsa po hetohen me nenet 171 dhe 173 të Kodit Penal, të cilat parashikojnë deri në 10 vite burg. Mësohet se dosja mban numrin 3443/25 dhe është në fazën e hetimit paraprak. Sipas të njëjtave burime, kontrabanda e produkteve është faktuar edhe nga hetimi doganor dhe antikontrabanda e Drejtorisë së Doganës së Tiranës. Mësohet se firmës NRG i janë sekuestruar në flagrancë 93 litra produkt kontrabande. Ky produkt, pa leje importi dhe përdorimi në Republikën e Shqipërisë (pasi ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe kriminale), po të shkrihet në ujë përkthehet në tonelata insekticid, i cili do të përdorej në mjedise të ndryshme.
Faksimile: Kallëzimi i NRG-së për firmat konkurrente, pavarësisht se është vetë nën hetim për kontrabandë
NRG ka luftë me drejtësinë, por fiton miliona nga Myzyri!
Më sipër faktuam se firma NRG, që ka fituar në vitet e fundit tenderët e spërkatjes kundër mushkonjave, është nën hetim të thelluar për kontrabandë. Ndërkohë, çuditërisht e njëjta firmë ka bërë kallëzim për firma të tjera se kanë shkelur ligjin. Një “luftë” absurde, e cila bëhet për të humbur gjurmët.
Por nëse bën vetë kontrabandë, kapesh me “presh në duar”, hetohesh, për çfarë mund të favorizosh? Skema është e qartë, e “mjeshtrave” italianë që, pasi vijnë në Shqipëri, krijojnë një rrjet dhe arrijnë të depërtojnë deri në institucione të rëndësishme. Marco, italiani i NRG, ka depërtuar deri te KPP-ja, duke kapur Jonaid Myzyrin, i cili e ka qejf t’a kapësh, pasi ka krijuar edhe ai një rrjet firmash që i favorizon gjithmonë, edhe këto të denoncuara nga VoxNews.
Në një rast, Komisioni i Prokurimit Publik skualifikoi një firmë nga gara e tenderit, pasi kishte “falsifikuar” dokumentet. Por, s’kishte asnjë vendim prokurorie, gjykate, policia apo edhe të ministrive të ndryshme që faktonin falsifikimin. Myzyri në mënyrë tepër të dyshimtë mori rolin e prokurorit, gjyqtarit, policit apo edhe të ministrit.
Faksimile: Vendimi i KPP që i dha fitoren në tavolinë firmën NRG për tenderin e lotit 4 në Durrës
VoxNews hulumtoi një tjetër vendim tepër të dyshimtë dhe me të njëjtën skemë të Komisionit të Prokurimit Publik. Bëhet fjalë për lotin numër 4, të spërkatjes së zonave bregdetare në qarkun Durrës. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka renditur sipas ofertave kompanitë, ku shpalli normalisht dhe në mënyrë ligjore firmën që ofroi më pak. Në dokumente përcaktohet se fitues u shpall firma “Flofarma” me ofertë 100 mijë euro. Ndërkohë, oferta e NRG-së ishte më e larta, me plot 140 mijë euro. KPP-ja, me në krye, shtatshkurtrin Jonaid Myzyri, skualifikoi ofertat më të ulta dhe shpalli fitues firmën e tij të “preferuar”, NRG, e cila kishte ofertë shumë më të lartë ekonomike.
Ndërkohë, e njëjta skemë edhe në lotin numër 5, të Qarkut Fier. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara shpall fitues kompaninë “Egian”, e cila kishte si ofertë 170 mijë euro. KPP e skualifikoi “Egian” dhe shpalli fitues NRG me ofertë 200 mijë euro. Vendime kurajoze të Myzyrit, i cili shpërfill këdo dhe i jep aforfe paratë kësaj kompanie. Madje, ai arrin që të vendosë se kujt do t’ia shpërndajë paratë, sikur të ishte një bankë dhe jo një institucion shtetëror, i cili vepron me ligje dhe rregullore. Por, Myzyri duket se s’ka frikë as Prokurorinë e Posaçme dhe tashmë Prokurorinë e Tiranës, të cilat i kanë hapur hetime dhe ai as do t’ia dijë!
Faksimile: Bilanci i kompanisë NRG në vitin 2023, ku deklaroi një fitim prej 19 mijë eurosh
NRG, fiton miliona por me fitime minimale
Paradoksi i firmës NRG, e cila në 12 vitet e fundit ka fituar shumicën e tenderëve të spërkatjes së bregdetit, qëndron se nga njëra anë marr miliona euro nga shteti dhe vetë shtetit i deklaron të ardhura minimale. Të ardhura që nuk i kanë as kafenetë e vogla të lagjeve në një vit kalendarik.
VoxNews ka shfletuar bilancet e kompanie NRG, të vitit 2023, vit në të cilën ka fituar shumicën e tenderëve të hapur nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Megjithëse arkëtoi miliona, firma ka deklaruar një fitim prej 19 mijë eurosh. Nëse do ta pjesëtosh në dy, pronarët kanë fituar në atë vit as 10 mijë euro secili. Bilancet tregojnë shumëçka, pasi lënë vend për abuzim dhe fryrje të kostove të tjera. Por nëse një firmë ka futur mallra kontrabandë, s’ka paguar doganë, fiton miliona euro tendera, a mund të ketë një bilanc të tillë?!
Natyrisht, këtu lindin shumë dyshime se gjithçka ka qenë formale për të mos paguar divident apo edhe doganë dhe tatime. Skema e ndërtuar duket se funksionon me influenca dhe fitime procedurash, ku vetëm punë në terren nuk mund të bëjnë. Dhe, e gjitha kjo ka sjellë që në këtë Shqipërinë tonë turistike, kryesisht në zonat bregdetare, të ketë prani shumë të shtuar të mushkonjave, pavarësisht se shteti vetë hedh miliona euro.
/Vox News/
