Tag: fitues

  • Dalin listat e maturantëve fitues, në 29 gusht nis faza e parë e regjistrimit në universitete

    Dalin listat e maturantëve fitues, në 29 gusht nis faza e parë e regjistrimit në universitete

    Të gjithë maturantët mund të njihen me listat paraprake të fituesve në portalin “U-Albania” përmes “Këndit të Maturantit”.

    Për ata që janë shpallur fitues, emri shfaqet mbi vijën e kuqe, duke garantuar një vend të sigurt në programin e studimit.
    Por edhe ata që janë poshtë vijës kanë ende shanse, pasi procesi i regjistrimit zhvillohet në faza 48-orëshe.Maturantët që renditen pranë vijës së kuqe duhet të ndjekin me kujdes lëvizjen e saj dhe të përfitojnë në momentin që hapet regjistrimi.

    Programet më të kërkuara, të cilat vijojnë të përzgjidhen nga të rinjtë, janë mjekësia e përgjithshme dhe arkitektura. Në mjekësi, me një kuotë prej 436 vendesh, vitin e kaluar fituesi i fundit u rendit me mesatare 9.69, i renditur në listën fillestare në vendin e 469. Ndërsa në arkitekturë, ku ka vetëm 90 kuota, vitin e kaluar edhe kandidati i renditur në vendin e 124 arriti të regjistrohej.
    Të rinjtë duhet të tregojnë durim, pasi lëvizja e vijës së kuqe në vitet e kaluara u ka dhënë mundësi shumë aplikantëve që të ndjekin degën e tyre të preferuar.
    Të mërkurën hapet edhe faza e ankimimeve, e cila zgjat vetëm një ditë, ku maturanti duhet të paraqitet në universitetin ku ka aplikuar. Nëse kërkesa e tij merret në konsideratë, lista do të rishikohet. Ndërkohë, më 29 gusht nis zyrtarisht procesi me 7 fazat 48-orëshe, ku çdo regjistrim apo dorëheqje liron vende për të tjerët në pritje.
    /vizionplus.tv

  • Nuk ka fitues në Ballsh, Tirana e nis me një pikë sezonin e ri

    Nuk ka fitues në Ballsh, Tirana e nis me një pikë sezonin e ri

    Bylisi dhe Tirana kanë sfiduar njëri-tjetrin në javën e parë të “Abissnet Superiore”-s. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Adush Muça” nuk ka njohur fitues. Skuadrat janë larguar nga fusha me një barazim 0-0. Kështu, Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikën, duke e nisur pa fitore këtë sezon të ri. Java e parë e kampionatin vazhdon mbrëmjen e sotme me takimin e orës 20:00 mes Elbasanit dhe Flamurtarit./Sport Ekspres/

  • ‘Zbardhje’ dhe ‘Dua të shkoj sërish në det’ shpallen fitues të Koproduksioneve Minore nga QKK

    ‘Zbardhje’ dhe ‘Dua të shkoj sërish në det’ shpallen fitues të Koproduksioneve Minore nga QKK

    Në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dje janë shpallur dy fitues në kategorinë Minority Co-production, të cilët pritet të sjellin në jetë dy bashkëprodhime ndërkombëtare.

    Fituesit në kategorinë Minority Co-production janë filmat nga Kosova:

    «ZBARDHJE»Papadhimitri Film Production (Shqipëri)Producent: Dionis Papadhimitri👩‍🎬 Regji: Kaltrina KrasniqiSkenar: Doruntina BashaVera Films (Kosovë)

    «DUA TË SHKOJ SËRISH NË DET»Artalb Film Productions (Shqipëri)Producent: Blerina HankollariPlan Bee Films (Kosovë)Regji & Skenar: Leart Rama

    Nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë profesionistët janë shprehur entuziastë që t’i shohim këto projekte të marrin jetë në ekranin e madh. Projekte të tilla premtojnë jo vetëm bashkëpunime të frytshme mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe histori të fuqishme që do të pasurojnë kinemanë shqiptare në arenën ndërkombëtare./

  • Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

    Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

    Beteja brenda mazhorancës për tenderin 10 milionë euro kishte seritë e radhës në muajin gusht 2025.
    Me disa vendime të befta, larg syrit të kureshtarëve duke qenë se është mesi i muajit gusht dhe administrata është pushim, fillimisht Komisioni i Prokurimit Publik pranoi një ankesë nga firma që ofroi më pak.
    Çka do të thoshte se fitues i tenderit duhej të shpallej ai që ofroi plot 1.2 milionë euro më pak.
    Por, duke qenë se “qeveria” e gjyqësorit mund t’i kishte dhënë fjalën njerëzve afër mazhorancës, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit as nuk e mori në konsideratë këtë vendim.
    Madje shpejtoi të nxjerrë një tjetër njoftim fituesi, duke rishpallur fitues sërish të njëjta firma, vëllain e ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe Ermal Beqirin, një person që ka ngritje galopante vitet e fundit në tendera të ngjashëm.

    Faksimile: Vendimi i KPP-së i muajit gusht 2025 për tenderin e KLGj-së

    Ky tender ka kaluar në disa institucione, pas shpalljes fillestare të fituesit në muajin prill 2025. Fillimisht palët u ankuan në APP, më pas në KPP, ndërkohë që njëra palë ka shkuar edhe në gjykatë. Ndërkohë, disa ditë më parë, sipas dokumenteve të publikuara në media, Komisioni i Prokurimit Publik ka pranuar ankesën e firmës “Advanced Bussines Solution”.
    “Në përfundim të analizës së fakteve përkatëse, Komisioni arrin në konkluzionin, se dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik ankimues në procedurën e prokurimit, plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe konsiderohet i vlefshëm për fazën në të cilën ndodhet procedura e prokurimit” thuhet në vendimin e KPP-së të datës 1 gusht 2025, që hulumtoi VoxNews.
    Një tender mjaft i majmë dhe i prokuruar nga një institucion me një rëndësi të veçantë, si Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Përballë ishte kompania “Advanced Bussines Solution”, e cilësuar si kompani pranë kryeministrit Rama.
    Por, kjo kompani megjithëse ishte ofruan 818 milionë lekë nuk u shpall fituese, përballë ofertës prej 924 milionë lekëve të BOE “Kreatx” dhe “Soft and Solution”. Kjo e fundit është në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, ndërkohë që “Kreatx” është në pronësi të pjesshme të Panajot Gjiknurit, vëllait të ish-ministrit Damian Gjiknuri.

    Faksimile: Në datën 20 gusht 2025, KLGJ rishpalli fitues Beqirin dhe Gjiknurin në tenderin 10 milionë euro

    Vendimi i KPP-së u dha në fillim të muajit gusht 2025, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit rishpalli sërish të njëjtët fitues në datën 20 gusht 2025, pavarësisht se kishin një ofertë më të lartë.
    Një vendim kurajoz nga ana e KLGJ-së, e cila shpërfill çdo vendimmarrje të institucioneve të tjera. Një mendjemadhësi e frikshme, pasi edhe nëse çështja do të shkojë në gjykatë, sërish KLGj-ja është e privilegjuar. A nuk i kontrollon ajo gjykatat?
    Cili gjyqtar do të merrte një vendim kundër “qeverisë” së tij? Për më tepër që gjyqtarët emërohen nga vetë Këshilli në gjithë vendin .
    /Skyweb/

  • Superkupa e Europës, ja formacionet e mundshme. PSG dhe Tottenham duan ta bëjnë “sefte”

    Superkupa e Europës, ja formacionet e mundshme. PSG dhe Tottenham duan ta bëjnë “sefte”

    Sot është një ditë e rëndësishme për futbollin europian. Në stadiumin e Udines luhet Superkupa Europiane 2025 mes PSG, fitues i fundit i Champions League, dhe Tottenham, fitues i “Europa League”. Në letër duket qartë favoriti i madh, por shpesh Superkupa e UEFA-s ka rezervuar surpriza të mëdha. Ndeshja mes skuadrave të drejtuara nga Luis Enrique dhe Frank fillon në orën 21:00.
    Që nga momenti kur finalja e Superkupës Europiane luhet si një ndeshje e vetme dhe në vende të ndryshueshme çdo vit, kjo është hera e parë që zhvillohet në Itali. Mes kampionëve të Europës kanë pasur eksperienca në Serie A: Luis Enrique, Hakimi, Kvaratskhelia, Fabian Ruiz dhe Marquinhos, ndërsa te “Spurs”, në portë është Guglielmo Vicario, zëvendës i Donnarumma në kombëtaren axurre, që rrezikon të mos luajë nga minuta e parë. Vicario luan në shtëpi, pasi ka lindur pikërisht në Udine.
    Sonte do të ketë një fitues të ri të këtij trofeu. PSG-ja nuk e ka fituar kurrë më parë, luajti dhe humbi finalen me Juventusin më 1997. Në “Parc des Princes” u mund 6-1 në ndeshjen e parë. Për Tottenham, kjo është finalja e parë e tillë në histori.
    Formacionet e mundshme, PSG-TottenhamJoao Neves nuk do të jetë i disponueshëm. Portugezi është pezulluar dy ndeshje për incidentet në finalen e Botërorit të Klubeve (SHBA). Te Tottenham mungojnë tre lojtarë shumë të rëndësishëm: Maddison, Kulusevski dhe Dragusin.
    PSG (4-3-3): Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Mayulu, Vitinha, Fabian Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia. Trajner: Enrique.Tottenham (4-3-3): Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Davies; Sarr, Gray, Bentancur; Kudus, Tel, Brennan Johnson. Trajner: Frank.

  • Daku i lumtur për dopietën me Rubin Kazan: Kur realizon dy gola, ke fituar duelin me mbrojtjen

    Daku i lumtur për dopietën me Rubin Kazan: Kur realizon dy gola, ke fituar duelin me mbrojtjen

    Mirlind Daku ia doli që të realizojë dy gola, në fitoren 2-1 të Rubin Kazan ndaj Sochit. Pas sfidës, sulmuesi kuqezi Daku, dha mendimin e tij.
    “E nisëm mirë ndeshjen, por më pas Soçi u përmirësua. Gjatë pushimit, thamë se nuk mund ta humbisnim përqendrimin dhe se duhej të shënonim një gol tjetër. Megjithatë, ata arritën ta ngushtonin diferencën dhe ndeshja ishte e tensionuar deri në fund”.

    “Një duel me mbrojtjen e Soçit? Nëse një sulmues shënon dy gola, atëherë po, ai del fitues në një duel me mbrojtjen. Nuk ishte e lehtë kundër tyre, ata luajtën shkëlqyeshëm, por në fund të fundit, unë dola fitues në atë duel”.
    “Kur shënova golin e parë, përshëndeta Oleg Ivanovin, tregova se ia dedikoja atij për ditëlindje. Fatkeqësisht, nuk pata kohë të blija një dhuratë, por ndoshta nuk ishte e nevojshme, sepse loja jonë në fakt u bë një dhuratë”.

  • Nga Rivera te Kaká…, a i mbani mend të gjithë?  Modric, i 13-ti fitues i “Topit të Artë” te Milani

    Nga Rivera te Kaká…, a i mbani mend të gjithë?  Modric, i 13-ti fitues i “Topit të Artë” te Milani

    Ka nisur aventura e Luka Modric te Milani. Ish-lojtari i Real Madridit dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 2018 është prezantuar para tifozëve me fjalët: “Dua të fitoj”. Ai është gati të veshë fanellën kuqezi, duke u bërë kështu fituesi i 13-të i “Topit të Artë” në histori, që ka luajtur për Milanin.
    Në historinë e klubit kuqezi kanë shkëlqyer shumë legjenda të futbollit, të cilat e kanë fituar këtë çmim prestigjioz, duke filluar nga ikonat si Gianni Rivera, Marco van Basten, Ruud Gullit, George Weah e deri tek emra të mëdhenj të kohëve më të fundit si Kaka dhe Andriy Shevchenko. Modric bashkohet me këtë listë të shkëlqyer, duke shtuar një dimension tjetër eksperience dhe klasi në skuadrën e drejtuar nga Allegri.
    Kjo shifër, 13 fitues “Topi të Artë”, është një nga më të lartat në historinë e klubeve europiane dhe tregon peshën e prestigjin që Milan ka pasur gjatë dekadave, si një nga klubet më të mëdhenj në botë, i cili ka “thithur” jo pak fitues të këtij çmimi shumë të lakmuar në futboll.
    Me ardhjen e kroatit 39-vjeçar, Milani synon jo vetëm të rikthehet në majat e futbollit europian, por edhe të forcojë statusin e vet si një klub ku lojtarët më të mirë në botë bëjnë histori dhe fitojnë çmime madhështore.
    Më poshtë keni me foto dhe brenda tyre vitet kur e kanë fituar çmimin prestigjioz 13 lojtarët, që kanë veshur edhe fanellën e kuqezinjve:

  • Peskov komenton vendimin e Trump për lëvizjen e anijeve bërthamore: Nuk ka fitues…

    Peskov komenton vendimin e Trump për lëvizjen e anijeve bërthamore: Nuk ka fitues…

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar ndaj vendimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump për lëvizjen e anijeve bërthamore, duke theksuar se përdorimi i armëve bërthamore nuk sjell asnjë fitues.

    Në një deklaratë për mediat, Peskov ka theksuar se Moska është e kujdesshme në komentet e saj lidhur me çështjet bërthamore dhe ka apeluar për kujdes të jashtëzakonshëm në këtë fushë.

    “Përdorimi i armëve bërthamore nuk ka fitues. Ky është një mesazh që duhet kuptuar nga të gjithë,” ka thënë Peskov, duke shtuar se “të gjithë duhet të tregojnë kujdes të madh kur flitet për këtë temë të ndjeshme.”

    Peskov gjithashtu ka vlerësuar se anijet bërthamore amerikane janë gjithmonë në gatishmëri luftarake, edhe pa pasur nevojë për deklarata të politikanëve për këtë çështje.

    Sa i përket tensioneve mes Moskës dhe Kievit, Peskov ka shtuar se presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por kjo mund të ndodhë vetëm pas një procesi të thelluar përgatitor në nivel ekspertësh.

  • Andia Ulliri nuk e merr mandatin as në KAS, Arjan Ndoja konfirmohet fitues në Durrës

    Andia Ulliri nuk e merr mandatin as në KAS, Arjan Ndoja konfirmohet fitues në Durrës

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për shpalljen e kandidatëve fitues në qarkun e Durrësit, duke rrëzuar ankimimin e kandidates së Partisë Demokratike, Andia Ulliri.
    Ulliri pretendonte se mandati duhej t’i jepej asaj, duke u mbështetur në kuotën ligjore për përfaqësimin gjinor duke argumentuar se, sipas rregullit që garanton përfshirjen e gjinisë më pak të përfaqësuar, i takonte të zëvendësonte kandidatin e shpallur fitues, Arjan Ndoja.
    Vendimi i KAS hyn në fuqi menjëherë, por ndaj tij mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor, pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda pesë ditëve nga shpallja. Argumentet përfundimtare të vendimit do t’u dorëzohen palëve ditën e nesërme.
    Përfaqësuesi ligjor i Ullirit, Indrit Sefa, ka deklaruar se Komisioneri Celibashi ka interpretuar gabim dispozitat e Kodit Zgjedhor, duke sjellë në vëmendje nenin 64 të Kushtetutës, që kërkon që një në tre deputetë të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
    Sipas Sefës, lista e kandidatëve është unike dhe përbëhet nga dy kategori: ata me renditje të fiksuar dhe ata që i nënshtrohen votimit parapëlqyes, ndaj përfaqësimi gjinor duhet të merret parasysh në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

  • Si ndahen mandatet në Elbasan, emrat e kandidatëve fitues pas vendimit zyrtar të KQZ

    Si ndahen mandatet në Elbasan, emrat e kandidatëve fitues pas vendimit zyrtar të KQZ

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar zyrtarisht shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Elbasanit. Në këtë qark, Partia Socialiste siguron 10 mandate, ndërsa koalicioni (PD-ASHM) merr 4 mandate.
    Kandidatët fitues nga Partia Socialiste janë: Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Evis Kushi, Sara Mila, Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho. Nga ana tjetër, kandidatët e PD-ASHM-së që morën mandatet janë: Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja dhe Blendi Himçi. Vendimi vjen pas përfundimit të procesit të ankimimeve dhe rinumërimeve, duke i hapur rrugë mbylljes përfundimtare të këtij cikli zgjedhor.
    Kujtojmë se nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate, koalicioni i Partisë Demokratike 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate ndërsa nga një mandat morën përkatësisht Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.