Me fitimin e “Topit të Artë” 2025 nga Ousmane Dembélé, Franca arrin Argjentinën në krye të renditjes së kombeve më të shpërblyera me këtë trofe prestigjioz të “France Football”. Të dyja kombet numërojnë nga 8 çmime. Diferenca është se 8 triumfet argjentinase i përkasin vetëm Lionel Messit, ndërsa Franca i ka ndarë mes 6 lojtarëve të ndryshëm.
Franca bëhet edhe kombi me më shumë fitues të ndryshëm të “Topit të Artë”, duke lënë pas Gjermaninë dhe Italinë (nga 5 secila). Për PSG është hera e dytë që një futbollist i saj shpallet më i miri në botë, pas suksesit të Messit në vitin 2021.
📊 Renditja e “Topit të Artë” 🏆 sipas kombeve:Franca – 6 fitues, 8 “Topa të Artë”Argjentina – 1 fitues (Messi), 8 “Topa të Artë”Gjermania – 5 fitues, 7 “Topa të Artë”Holanda – 3 fitues, 7 “Topa të Artë”Portugalia – 3 fitues, 7 “Topa të Artë”Italia – 5 fitues, 5 “Topa të Artë”Brazili – 4 fitues, 5 “Topa të Artë”Anglia – 4 fitues, 5 “Topa të Artë”Spanja – 3 fitues, 4 “Topa të Artë”👉 Më pas: Bashkimi Sovjetik, Çekia, Bullgaria, Danimarka, Hungaria, Liberia, Irlanda e Veriut, Skocia, Ukraina, Kroacia, secili komb me nga një fitues.
⚽ Renditja sipas klubeve:Real Madridi – 8 fitues, 12 “Topa të Artë”Barcelona – 6 fitues, 12 “Topa të Artë”Juventusi – 6 fitues, 8 “Topa të Artë”Milani – 6 fitues, 8 “Topa të Artë”Bayern Munich – 3 fitues, 5 “Topa të Artë”Manchester United – 4 fitues, 4 “Topa të Artë”👉 Klube të tjerë me nga 1 ose 2 fitues: Inter, PSG, Ajax, Liverpool, Borussia Dortmund, Manchester City, Inter Miami etj.
Tag: fitues
-

“Topi i Artë”, Franca i bashkohet Argjentinës. Renditja sipas kombeve dhe klubeve
-

Lista e fituesve në edicionin e 77-të të “Emmy Awards”
Ceremonia madhështore e 77-të e Çmimeve Emmy ka shpallur fituesit më të mëdhenj të televizionit, ku serialet më të suksesshëm dhe aktorët më të talentuar janë nderuar për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë vitit.
Seriali “The Pitt” ka triumfuar në kategorinë e “Dramës më të mirë” pas një konkurrencë të ashpër, ndërsa “The Studio” është shpallur “Komedia më e mirë”, duke barazuar rekordin e 23 nominimeve të vendosur nga “The Bear” në vitin 2024. Në kategorinë e serive të limituara ose antologjike, çmimi kryesor shkoi për serialin “Adolescence”.
Disa nga fituesit më të shquar të natës:Britt Lower shpallet Aktorja më e mirë në një dramë për rolin e saj në Severance.
Noah Wyle fitoi çmimin për Aktorin më të mirë në një dramë me performancën në The Pitt.
Në komedi, Seth Rogen mori çmimin për Aktorin më të mirë për rolin në The Studio, ndërsa Jean Smart e fitoi çmimin e saj të shtatë Emmy për rolin në Hacks.
Stephen Graham u shpall Aktori më i mirë në një seri të limituar për Adolescence, dhe Cristin Milioti fitoi çmimin për Aktoren më të mirë në një seri të limituar për The Penguin.Ceremonia, e udhëhequr nga humoristi Nate Bargatze, u transmetua drejtpërdrejt në CBS dhe në platformën Paramount+, duke ofruar një natë të paharrueshme për dashamirësit e televizionit.
Disa nga fituesit e kategorive kryesore:“Andor”
“The Diplomat”
“The Last of Us”
“Paradise”
“The Pitt” — FITUES
“Severance”
“Slow Horses”
“The White Lotus”Aktor kryesor në dramë
Sterling K. Brown, “Paradise”
Gary Oldman, “Slow Horses”
Pedro Pascal, “The Last of Us”
Adam Scott, “Severance”
Noah Wyle, “The Pitt” — FITUESKomedia më e mirë
“Abbott Elementary”
“The Bear”
“Hacks”
“Nobody Wants This”
“Only Murders in the Building”
“Shrinking”
“The Studio” — FITUES
“What We Do in the Shadows”Seria e limituar ose antologjike më e mirë
“Adolescence” — FITUES
“Black Mirror”
“Dying for Sex”
“The Penguin”
“Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story” -

Vuelta e Spanjës mbyllet pa një finish dhe mes protestave, danezi Vindegaard shpallet fitues
15 Shtator 2025
10:01
Telesport
Çiklisti danez Jonas Vindegaard është shpallur fitues i Vueltës së Spanjës 2025, një nga tri turnetë më të mëdhenj në botë në sportin e biçikletës. Pas 21 etapave, ose më saktë 20, danezi dha kohën e përgjithshme 74h20’28”.
Ky edicion pati mjaft protesta nga ana e qytetarëve për luftën Izrael-Palestinë dhe një e tillë prishi festën e mbylljes. Etapa e 21-të nuk pati fitues për shkak të protestës së madhe dhe rrëmujës që njerëzit bënë në Madrid, që bllokoi çiklistët.
Për pasojë, fituesi i turneut u shpall pa patur një finish të denjë për këtë event. Në vendin e dytë u rendit portugezi Joao Almeida, me +1’16”, ndërsa në të tretin u klasifikua çiklisti britanik Tom Pidcock (+3’11”). -

Protesta në Vueltën e Spanjës, etapa përfundon pa fitues pas rrëmujës në finish
4 Shtator 2025
11:11
Telesport
Etapa e 11-të e Vueltës së Spanjës, ajo Bilbao-Bilbao prej 157 kilometrash, u shënua nga një protestë pro-Palestinës e nisur nga një grup aktivistësh që protestonin kundër pranisë së skuadrës Israel Premier Tech.
Në fillim të etapës, përgjatë shëtitores San Mames, pelotoni e ndaloi përkohësisht etapën, duke i detyruar zyrtarët e garës të zbrisnin nga automjetet e tyre për të shpërndarë turmën.
Pas rreth pesë minutash, rruga u pastrua dhe pelotoni rifilloi rrugën e tij. Megjithatë, me të mbërritur ciklistët, protestuesit bllokuan vijën e finishit, duke mos i lënë ta përfundojnë atepën.
Kështu, kohët e klasifikimit të përgjithshëm u morën me 3 km para vijës së finishit, duke mos lënë asnjë fitues etape. Kështu ndodhën “incidentet” e frikshme në zonën e finishit në Bilbao me protestuesit pro-Palestinëzë që mban flamuj. -

Vuelta e Spanjës ‘degradon’ në Bilbao, etapa pa fitues
E pazakontë, etapa e 11-të e Vuelta të Spanjës përfundoi 3 kilometra nga finishi, ku regjistrohen kohët e klasifikimit të përgjithshëm. Nuk ka fitues të etapës.
Një kthesë dramatike ngjarjesh në Bilbao në fund të etaps së njëmbëdhjetë të Vuleta të Spanjës. Për arsye sigurie, organizatorët vendosën ta anulonin etapen dhe ta zhvendosnin vijën e finishit tre kilometra më larg për shkak të protestuesve pro-Palestinë në vijën e finishit.
Nuk u shpall asnjë fitues, por Jonas Vingegaard dhe Thomas Pidcock u shkëputën në ngjitjen e fundit dhe fituan një epërsi ndaj rivalëve të tyre.
Ngjarja:
Etapa e njëmbëdhjetë e Vueltës, Bilbao-Bilbao prej 157 kilometrash, u shënua nga një protestë pro-Palestinë e nisur nga një grup aktivistësh që protestonin kundër pranisë së Israel Premier Tech. Në fillim të etapës, përgjatë sheshit San Mames, pelotoni ndaloi përkohësisht etapën, duke i detyruar zyrtarët e garës të zbrisnin nga automjetet e tyre për të shpërndarë turmën.
Pas rreth pesë minutash, rruga u lirua dhe pelotoni vazhdoi udhëtimin e tij. Megjithatë, me të mbërritur, protestuesit bllokuan vijën e finishit dhe kohët e klasifikimit të përgjithshëm u shkurtuan me 3 km për të përfunduar, duke mos lënë asnjë fitues të etapës. Kështu ndodhën “incidentet” e frikshme në zonën e finishit në Bilbao me protestuesit pro-Palestinë.
Gara:
Etapa e njëmbëdhjetë e Vuelta të Spanjës 2025, dita e shumëpritur në Bilbao, u ndërpre shkurt. Organizatorët morën vendimin vetëm pak kilometra nga vija e finishit, kur, duke pasur parasysh praninë e shumë protestuesve pro-Palestinë në finale, ata zgjodhën ta përfundonin garën në një distancë prej tre kilometrash për arsye sigurie dhe të mos zgjidhnin një fitues për ditën.
Kohët u matën në “vijën e finishit” të ri, ku Jonas Vingegaard dhe Thomas Pidcock kaluan të parët. Britaniku ndezi shkëndijën në Alto de Pike, ndërsa danezi Vingegaard ndonëse me vështirësi, arriti të ribashkohej. Të dy fituan ndaj të gjithë rivalëve të tyre, dhe kapiteni i Visma-s forcoi epërsinë e tij në klasifikimin e përgjithshëm. Megjithatë, kohët ende presin konfirmim zyrtar nga komisionerët e Vuleta të Spanjës së edicionit të 80-të të saj.
Vazhdo leximin
-

Regjistrimi në Universitete, sot faza e dytë e raundit të parë, zgjat vetëm 48 orë
Sot ka nisur faza e dytë e regjistrimeve për vitin akademik 2025-2026 për maturantët fitues në universitetet publike dhe private.
Faza II e raundit të parë të regjistrimeve do të zgjasë vetëm 48 orë njëjtë si ajo e para që ishte më 29-30 gusht.
Pra çdo maturant i shpallur fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, përndryshe vendi i tij i kalon automatikisht një kandidati në pritje.
Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë çregjistrimi për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.
Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar degët e preferuara për këtë vit janë Teknologjia dhe Inxhineria, ndjekur më pas nga mjekësia.
Ndërkohë, programet e mësuesisë vijojnë të mbeten më pak të preferuarat, me një përqindje që nuk kalon 7.5, duke ruajtur të njëjtat ritme si vitet e mëparshme. Degët profesionale, po ashtu kanë shënuar rritje.
Mbi 20.000 maturantë aplikuan për studime në universitetet publike dhe private. Konkretisht 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë. -

Regjistrimi në Universitete/ Sot faza e dytë e raundit të parë, zgjat vetëm 48 orë
Sot ka nisur faza e dytë e regjistrimeve për vitin akademik 2025-2026 për maturantët fitues në universitetet publike dhe private. Faza II e raundit të parë të regjistrimeve do të zgjasë vetëm 48 orë ashtu si ajo e para që ishte më 29-30 gusht.
Pra çdo maturant i shpallur fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, përndryshe vendi i tij i kalon automatikisht një kandidati në pritje.
Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë çregjistrimi për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.
Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar degët e preferuara për këtë vit janë Teknologjia dhe Inxhineria, ndjekur më pas nga mjekësia.
Ndërkohë, programet e mësuesisë vijojnë të mbeten më pak të preferuarat, me një përqindje që nuk kalon 7.5, duke ruajtur të njëjtat ritme si vitet e mëparshme. Degët profesionale, po ashtu kanë shënuar rritje. -

Mbrëmje pa fitues në “Abissnet Superiore”, Egnatia barazon në fund të ndeshjes
Një mbrëmje pa fitues në “Abissnet Superiore”. Të dyja ndeshjet e sotme kanë përfunduar në barazim. Partizani dhe Teuta janë ndarë në paqe. Ndeshja ka përfunduar me rrjeta të paprekura në shifrat 0-0.
Ndërkohë, Elbasani dhe Egnatia kanë ndarë një pikë mbrëmjen e sotme. Elbasani kaloi i pari në epërsi falë golit të Diallosë në minutën e 45. Kampionët në fuqi të Superiores barazuan në minutat e fundit të ndeshjes. Në minutën e 83-të Xhefersoni tundi rrjetën, duke e përfunduar në shifrat 1-1 këtë sfidë, e cila u shoqërua edhe me tension./Sport Ekspres/ -

Sot nisin regjistrimet në Universitet për maturantët fitues! Ja hapat që duhet të ndjekin studentët
foto ilustruese
TIRANË- Regjistrimi i studentëve që do të ulen për herë të parë në auditorë ka nisur sot në të gjitha universitetet e vendit. Regjistrimet do të zhvillohet nga sot, 29 gushte deri më 11 shator, nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi të gjithë maturantët, teksa ndau hapat që duhet të ndjekin studentët për t’u regjistruar në degën që kanë fituar.
Hapat që duhet të ndjekin studentët:
Identifikohu- Përdorni ID e maturës për t’u identifikuar te Këndi i Maturantit.
Kontrolloni këndin- Kontrolloni në kohë reale statusin tuaj, me ngjyrë jeshile tregohen degët ku jeni fitues, me ngjyrë të verdhë janë degët ku shpalleni fitues në fazën e ardhshme.
Afati është 48 orë- Në rastet kur jeni shpallur fitues keni 48 orë kohë për t’u regjistruar në atë degë. Kujdes kaloni afatin prej 48 orësh humbni të drejtën për t’u regjistruar, por ndiqni me vëmendje degët me ngjyrë të verdhë.
Regjistrohu- Për tu regjistruar në degën ku jeni fitues paraqituni në Sekretarinë e fakultetit me kartën e identitetit dhe dokumentet e nevojshme.Hapat qe duhen ndjekur
Mbi 20.000 maturantë aplikuan për studime në universitetet publike dhe private, një shifër që nuk ishte arritur më parë. Konkretisht 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë./ZËRI
-

Nisin regjistrimet në Universitet për maturantët fitues, raundi i parë deri më 11 shtator
Maturantët fitues në universitetet publike dhe private, nga sot 29 gusht deri më 11 Shtator, nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe, do të mund të regjistrohen në fakultetet përkatëse.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale u ka uruar suksese të gjithë maturantëve që do të ulen për herë të parë në bankat e Universitetit, teksa ka rikujtuar edhe hapat që të rinjtë duhet të ndjekin për t’u regjistruar në degën që ata dëshirojnë.
Çdo maturant i shpallur fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, përndryshe vendi i tij i kalon automatikisht një kandidati në pritje.
Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë çregjistrimi për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.
Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar degët e preferuara për këtë vit janë Teknologjia dhe Inxhineria, ndjekur më pas nga mjekësia.
Ndërkohë, programet e mësuesisë vijojnë të mbeten më pak të preferuarat, me një përqindje që nuk kalon 7.5, duke ruajtur të njëjtat ritme si vitet e mëparshme. Degët profesionale, po ashtu kanë shënuar rritje.
Mbi 20.000 maturantë aplikuan për studime në universitetet publike dhe private, një shifër që nuk ishte arritur më parë.
Konkretisht 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë.