Tag: fitues

  • Mjedis ‘Los Blancos’ para klasikes, Alonso fitues, Tebas në “sulm”, rikthehen 4-ër

    Mjedis ‘Los Blancos’ para klasikes, Alonso fitues, Tebas në “sulm”, rikthehen 4-ër

    Havier Tebas, President i La Liga: “Pse dështoi ndeshja në Majemi (Vijareal- Barça, red)? Kaq shumë arsye, kaq shumë sprova… Lojtarët e Real Madridit dinë vetëm të thonë Korrupsion, Korrupsion, Korrupsion. E dëgjoj Courtoisin dhe ai thotë të njëjtat gjëra si drejtori i tyre ekzekutiv José Ángel Sánchez. Sigurisht, çfarë do të thonë lojtarët e Real Madridit…”

    Trajner fitues: Çabi Alonso i bashkohet Jup Hejnkes, Karlos Kueiroz, Zhoze Murinjos dhe Karlo Ançelotit si trajnerët e vetëm të Real Madridit që kanë fituar 3 ndeshjet e para në Champions League.

    Klasikja Real- Barcelona: Zhvillohet këtë të diel në “Bernabeu” dueli epik Real- Barça (16:15). Tetë klasiket e fundit kanë prodhuar këto rezultate: Barcelona- Real 0-4, Barcelona- Real 1-2, Barcelona- Real 1-4, Real- Barcelona 3-2, Real- Barcelona 0-4, Real- Barcelona 2-5 (Superkupë), Real- Barcelona 2-3, Real-Barcelona 3-4.

    Rikthime në Klasike: Trent Aleksandër-Arnold, Huijsen, Karvajal dhe Sebajos pritet të jenë të gjithë të gatshëm për ndeshjen me Barcelonën./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Skandali në Bashkinë e Krujës!Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (Dokumentet)

    Skandali në Bashkinë e Krujës!Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (Dokumentet)

    Në muajin prill të vitit 2015, Partia Demokratike doli me një deklaratë publike, duke e lidhur emrin e kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, me një operacion të policisë italiane, ku i njëjti emër ishte ndaluar dhe hetuar. Por, vitet pasuan dhe asnjë institucion ende nuk i ka verifikuar apo ka dalë në ndonjë konkluzion.

    Bushi vijon të drejtojë prej shumë vitesh Bashkinë e Krujës, duke zhvilluar procedurat e tenderave, pavarësisht se është hetuar dhe kallëzuar disa herë, si rasti i një ekskavatori, për tenderin e ujësjellësit apo edhe për shpërndarjen e banesave për të prekurit nga tërmeti.

    Sërish asnjë masë për Bushin, i cili duket se ka krijuar edhe skemën për të shpërndarë paratë publike te një dorë njerëz. VoxNews ka hulumtuar tenderët e pastrimit ndër vite të Bushit ku fitues del gjithmonë e njëjta firmë, e themeluar nga dy persona që janë ndaluar dhe hetuar për trafik droge. Ironia e fatit e do që edhe vetë kryetari i bashkisë është akuzuar nga opozita se ishte trafikant droge.
    Faksimile: Tenderi i vitit 2025 për pastrimin, fituar nga kompania Rinia 96
    Në dokumentet e këtij viti, Bashkia e Krujës thotë se ka finalizuar tenderin  me objekt “shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbetjeve urbane për qytetin e Fushë -Krujës, Bashkia Krujë”.
    Fondi limit është 23.586.900 lekë me TVSH, ku fitues doli bashkimi i operatorëve “RINIA 96” dhe “2 N”. Kompania e parë është një e njohur e Bushit, pasi ka fituar gjithmonë tenderat e pastrimit në Fushë Krujë, duke i depozituar më pas kuturu në afërsi të një liqeni pranë fshatit Halil.

    Faksimile: Tenderi i vitit 2020, ku fitues doli sërish kompania Rinia 96
    Por, kush i ka fituar tenderët në vitet e kaluara? Të dhënat që ka siguruar VoxNews tregojnë se e njëjta firmë Rinia 96 ka fituar edhe procedurat e mëparshme, siç është procedura e ndjekur në vitin 2023.
    Në atë kohë, vlera e tenderit ishte 18.5 milionë lekë të rinj, teksa shpallja e fituesit u bë në korrik 2023. Në tender mori pjesë vetëm “RINIA 96” sh.p.k , me adresë në Fushë Krujë me administratore znj. Etleva Miri. Kjo firmë ka ofruar 18.404.753 lekë pa TVSH, shumë afër fondit limit.
    Faksimile: Tenderi i vitit 2020, ku fitues doli sërish kompania Rinia 96
    VoxNews hulumtoi edhe dokumente të tenderit të vitit 2020, ku fitues doli e njëjta firmë “Rinia 96”. Në Maj 2020, Bushi shpalli fituesin e procedurës “shërbim pastrimi dhe depozitimit të mbetjeve urbane për Fushë-Krujën”, me fond limit 16.6 milionë lekë. Në tender morën pjesë dy firma, ku “Rinia 96” paraqiti ofertën më të lartë dhe çuditërisht u shpall fituese.

    Faksimile: Dhurimi i aksioneve nga Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj
    Themeluesit e firmës Rinia 96 janë Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj, të arrestuar në vitin 2017 për trafik droge. Në atë kohë, aksioni u organizua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila në janar të atij viti doli në një deklaratë se Miri dhe Coraj u arrestuan në kuadër të një hetimi kundër trafikut të narkotikëve.

    Të dy u arrestuan së bashku me 5 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që merreshin me shpërndarjen e sasive të mëdha të hashashit nga Kruja në drejtim të Tiranës. Në atë kohë u sekuestrua një sasi prej 425 kg hashash, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve u gjet edhe arsenal armësh.

    Pas arrestimit, në janar 2017 Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj, i kalojnë aksionet te Kujtim Miri, vëllai i Shkëlqim Mirit. Disa muaj më pas, Kujtimi i kalon aksionet te Etleva Miri, bashkëshortja e Shkëlqim Mirit. Dhe, që prej asaj kohe, firma ka fituar në vijimësi tenderët e pastrimit në Fushë Krujë.

  • Partitë presin balotazhin/ Një javë nga zgjedhjet në Kosovë, Drenasi mbylli garën në raundin e parë, në Prishtinë e…

    Partitë presin balotazhin/ Një javë nga zgjedhjet në Kosovë, Drenasi mbylli garën në raundin e parë, në Prishtinë e…

    Të dielën e javës së kaluar qytetarët e vendit iu drejtuan kutive për herë të dytë brenda vitit. Për dallim nga 9 shkurti, ku ata zgjodhën të preferuarit e tyre për nivelin qendrore, me 12 tetor, qytetarët zgjodhën liderët në nivel komunal. Megjithatë, e diela nuk mjaftoi për shumë komuna që t’i zgjedhën qysh në raundin e parë kryetarët, kësisoj, ata me 9 nëntor do të votojnë sërish për udhëheqësit komunalë.
    NË këto zgjedhje, vëmendjen kryesore e morën tri komuna, ajo e Prishtinës, Mitrovicës së Jugut dhe Drenasi.
    Përderisa në këtë të fundit gara përfundoi ditën e diel, pasi që Ramiz Lladrovci fitoi kundër kandidatëve të tjerë, në Prishtinë dhe Mitrovicën Jugore, gara ende s’ka përfunduar.
    Në Mitrovicë gara ende është e hapur. Atje Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka lëvizur nga vendi i dytë në pozitën e parë me gjithsejtë 15 mijë e 745 vota apo 47.97 %
    Ndërsa, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri është i dyti me 15 mijë e 629 vota, apo 47, 61%.
    Këto rezultate përfshijnë numërimin e votave nga vendvotimet si dhe ato me postë, por jo edhe ato me kusht ato të personave me nevoja me nevoja të veçanta.
    Edhe në Prishtinë, ku do të ketë po ashtu balotazh, gara është po ashtu e ngushtë.
    Atje ku gara tashmë zhvillohet mes Përparim Ramës, nga Lidhja Demokratike të Kosovës, dhe Hajrullah Çekut nga Lëvizja Vetëvendosje, diferenca mes tyre në vota është e vogël.
    Për momentin, Rama ka 33.76% ose 33,141 Vota, ndërsa Çeku ka 32.96% ose 32,351 Vota.
    Përveç Mitrovicës e Prishtinës, në balotazh ndër tjerash shkojnë edhe komuna si Prizreni, Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Vitia, Klina e Peja.
    Megjithatë, ka edhe komuna të tjera që përveç Drenasit, po ashtu nuk do të shkojnë në balotazh. Komuna si Skenderaj, ku fitues është shpallur Sami Lushtaku nga PDK. Istogu ku fitues është Ilir Ferati nga LDK. Podujeva, ku fitues është Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosja. Ferizaj me Agim Aliun nga PDK. Lipjan, ku ka fituar Imri Ahmeti nga LDK. Malisheva ku fitues është Ekrem Kastrati nga NISMA.

  • Pamjet nga projekti fitues, ja si do të duket Parkut i Besimit në Petrelë (FOTO)

    Pamjet nga projekti fitues, ja si do të duket Parkut i Besimit në Petrelë (FOTO)

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e projektit fitues të “Parkut të Besimit”, një vepër arkitekturore nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group).
    “Dhe me projektin fitues të Parkut të Besimit nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group), që i shton vendit tonë një tjetër destinacion unik të arkitekturës ndërkombëtare e jo vetëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina dhe Gjilani në balotazh, ja rezultatet e exit-polleve

    Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina dhe Gjilani në balotazh, ja rezultatet e exit-polleve

    Dje, qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur krerët e komunave në 38 qytete të vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në 19:00. Menjëherë pas mbylljes së votimit, dolën edhe rezultatet e para të exit-polleve, të realizuara nga disa institucione të ndryshme. Sipas një matjeje të realizuar nga Klan Kosova në bashkëpunim me institutin PIPOS, gara për Prishtinën përfundoi pa një fitues të qartë në raundin e parë. Sipas të dhënave, kryeqyteti shkon në balotazh mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut. Duhet theksuar se, sipas sistemit zgjedhor në Kosovë, një kandidat duhet të fitojë mbi 50% të votave për t’u shpallur fitues në raundin e parë.
    Në të kundërt, zhvillohet një raund i dytë mes dy kandidatëve më të votuar. Në Gjakovë, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini, u projektua si fitues që në raundin e parë, duke lënë pas Ardian Golën e LVV-së. Gjilani po ashtu nuk pati fitues përfundimtar në raundin e parë. Exit-polli i Klan Kosova parashikoi një balotazh mes Alban Hysenit të LVV-së dhe Arbër Ismajlit të LDK-së. Në Mitrovicë, sipas të njëjtit exit-poll, Arian Tahiri i PDK-së u projektua si fitues. Edhe Ferizaj pati një rezultat të qartë. Agim Aliu, kandidati i PDK-së, sipas matjeve të Klan Kosova dhe PIPOS, fitoi që në raundin e parë. Për Prizrenin, rezultati tregoi një garë të fortë.
    Shaqir Totaj i PDK-së doli i pari me 46.14% të votave, por nuk arriti shumicën absolute, duke lënë hapësirë për një raund të dytë. Përveç Klan Kosovës, rezultatet e exit-polleve u publikuan edhe nga RTV Dukagjini në bashkëpunim me UBO Consulting, si dhe nga “Albanian Post” me Institutin “Source”. Të dhënat e tyre rezultuan të përafërta, duke konfirmuar tendencat e raportuara në shumicën e komunave.

  • Një penallti e humbur dhe asnjë fitues në Torino, barazimi mes Juventusit dhe Milanit rihap garën për titull në Itali mes 5 skuadrave

    Një penallti e humbur dhe asnjë fitues në Torino, barazimi mes Juventusit dhe Milanit rihap garën për titull në Itali mes 5 skuadrave

    Në “Allianz Stadium” u zhvillua një superpërballje pa fitues.

    Juventus dhe Milan u ndanë në paqe me rezultatin 0-0 në sfidën e javës së gjashtë të Serie A, një duel i luftuar deri në fund, por pa gola.
    Kuqezinjtë patën mundësinë më të mirë të takimit në minutën e 53-të, kur Christian Pulisic humbi një penallti, duke mos arritur të thyejë murin bardhezi.
    Ndeshja u karakterizua nga intensiteti, duelet fizike dhe kujdesi maksimal në mbrojtje nga të dyja skuadrat.
    Me këtë barazim, Milani ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe qëndron në vendin e tretë, ndërsa Juventusi mbetet menjëherë pas tyre me 12 pikë.
    Napoli dhe Roma kryesojnë me nga 15 pikë, ndërsa Interi 12, çka e bën garën për kreun jashtëzakonisht të hapur.
    Barazimi i Torinos tregon se asnjë skuadër nuk është e paprekshme këtë sezon – dhe kampionati italian sapo ka marrë zjarr.

    Top Channel

  • Juventusi mbetet i pamposhtur në Serinë A, nuk ka fitues në derbin kundër Milanit

    Juventusi mbetet i pamposhtur në Serinë A, nuk ka fitues në derbin kundër Milanit

    Ka përfunduar pa fitues derbi i kampionëve mes Juventusit dhe Milanit. Majk Menjo dhe Di Gregorio i kanë mbajtur rrjetat e tyre të paprekura, teksa ndeshja ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Përtej rezultatit, skuadrat patën një baraspeshë edhe në aspektin e statistikave.
    Rastin më të pastër në këtë sfidë e pati Milani. Pulisiçi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53-të, duke humbur kështu shansin për të marrë tre pikët në këtë transfertë të vështirë. Kuqezinjtë tashmë renditen në vendin e 3-të në Serinë A me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa Juventusi vazhdon të mbetet i pamposhtur në vendin e 5-të të renditjes./Sport Ekspres/

  • De Bruyne i hedh “ujë zjarrit”: Unë jam fitues, nuk kam pasur kurrë probleme me Conten

    De Bruyne i hedh “ujë zjarrit”: Unë jam fitues, nuk kam pasur kurrë probleme me Conten

    2 Tetor 2025

    8:15

    Alfred Lleshi

    Java e Kevin De Bruyne nuk ka njohur qetësi. Pas kritikave në transfertën e “San Siros” ndaj Milanit dhe debatit për zëvendësimin e kërkuar nga Conte, tashmë i qetësuar, belgu u rikthye protagonist në Champions League kundër Sportingut me një asist, duke arritur kuotën 26 në kompeticion dhe barazuar legjendat Zidane e Iniesta. “Nuk kam pasur asnjë problem me Conten, – theksoi ai. – Jam fitues, dua të luaj dhe të bëj diferencën. Është folur shumë këto ditë, por në të vërtetë nuk kam asnjë problem. Dua vetëm të luaj dhe të kënaqem”.
    Kundër Sportingut dominoi mesfushën, por ai vlerësoi Højlund: “Bëmë një ndeshje të madhe, krijuam shumë raste. Në golin e parë prita momentin dhe hapësirën e duhur për ta shërbyer, Hojlund bëri pjesën tjetër. Po rritet shumë, ngjan me Haaland, edhe pse vjen më shpesh drejt topit. Nëse fokusohet te futjet, mund të shënojë shumë”.
    Për rolin e tij: “Vendos trajneri. Luaj ndryshe nga vitet e fundit, me moshën ndryshojnë edhe ritmet. Mund të alternohem me McTominay, secili do të gjejë vendin e vet”.

  • Një fitues i “Topit të Artë” për debutuesit e Botërorit 2026, Fabio Cannavaro drejt stolit të përfaqësueses aziatike

    Një fitues i “Topit të Artë” për debutuesit e Botërorit 2026, Fabio Cannavaro drejt stolit të përfaqësueses aziatike

    Federata e Futbollit të Uzbekistanit ka nisur zyrtarisht bisedimet për të emëruar trajnerin e ri të kombëtares, në prag të përgatitjeve për turnetë madhorë, përfshirë debutimin historik në Kupën e Botës 2026.

    Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, kandidati kryesor aktualisht është ish-kampioni i botës dhe fituesi i “Topit të Artë”, Fabio Cannavaro.
    Sipas burimeve të afërta me çështjen, negociatat mes palëve janë aktive dhe në zhvillim. Federata uzbeke është duke shqyrtuar seriozisht emërimin e ish-mbrojtësit italian si trajner, teksa në tryezë po diskutohen detaje si kohëzgjatja e kontratës, paga dhe stili i punës.
    Përveç Cannavaros, në listën e shkurtër të federatës janë përmendur edhe dy emra të mëdhenj: Joachim Löw, ish-trajner i Gjermanisë dhe kampion bote më 2014, dhe Paulo Bento, i cili ka drejtuar ekipe kombëtare si Portugalia dhe Koreja e Jugut. Megjithatë, Cannavaro shihet si opsioni kryesor në këtë fazë.
    Fabio Cannavaro është një prej mbrojtësve më të mëdhenj në historinë e futbollit. Kampion bote me Italinë në vitin 2006 dhe fitues i “Topit të Artë” po atë vit, ai ka luajtur për klubet më të mëdha europiane si Inter, Juventus, Real Madrid dhe Parma. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai ka nisur rrugëtimin si trajner, duke drejtuar ekipe në Itali dhe në Azi.
    Uzbekistani është kualifikuar për herë të parë në historinë e tij në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”, një arritje madhore për vendin. Në këtë kuadër, federata kërkon një trajner me përvojë të gjerë ndërkombëtare që mund të përgatisë skuadrën në nivelin më të lartë të konkurrencës.
    Nëse marrëveshja me Cannavaron finalizohet, kjo do të jetë hera e parë që Uzbekistani drejtohet nga një ish-fitues i Botërorit dhe një nga figurat më të njohura të shkollës italiane të futbollit – një hap i rëndësishëm në rrugën drejt përfaqësimit dinjitoz në arenën globale.

    Top Channel

  • “Kam një ekip fitues, por nuk jemi në gjendje të përfitojmë nga mundësitë që krijohen në garë”

    “Kam një ekip fitues, por nuk jemi në gjendje të përfitojmë nga mundësitë që krijohen në garë”

    30 Shtator 2025

    10:44

    Telesport

    Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në Baku nuk ka qenë shumë pozitive për Ferrari, që tani përgatitet për sfidën e radhës, atë që zhvillohet në Singapor.
    Drejtori sportiv Frederic Vasseur, duket se ka nisur të ketë dyshimet e para në lidhje me pilotët dhe makinën që ka në dispozicion. Kjo, duke parë me kureshtje edhe të ardhmen.
    “A po udhëheq një ekip fitues? Jam i bindur për këtë, por do të duhet të përmirësohemi, si të gjithë të tjerët. Na mungon një sasi e caktuar oportunizmi për të përfituar nga mundësitë që lindin”, tha Vasseur.
    Më tej, francezi tha: “Problemi ynë është se në fundjavë kur McLaren ka vështirësi, edhe ne kemi vështirësi sepse makina jonë ka karakteristika të ngjashme me atë të McLaren. Nëse ata nuk shkëlqejnë, as ne nuk shkëlqejmë”.