Klodjan Braho është kreu i ri i SPAK.
Ai u zgjodh me 7 vota, ndërkohë Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë mori Elvin Gokaj ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë.
Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit.
Top Channel

Klodjan Braho është kreu i ri i SPAK.
Ai u zgjodh me 7 vota, ndërkohë Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë mori Elvin Gokaj ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë.
Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit.
Top Channel

Evita Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut, merr të tjera para publike nga buxheti i shtetit për shëndetësinë.
Në tenderin e shpallur nga Operator i Blerjeve të Përqendruara për pajisje për shërbimin e kardiokirurgjisë, në vlerën e gati 750 milion lekëve, është shpallur fitues operatori ekonomik Evita Sh.p.k i Allajbeut, duke skualifikuar operatorin tjetër pjesëmarrës në garë, Montal Sh.p.k, e cila paraqiti ofertën më të ulët.
Bëhet fjalë për një tender që do të furnizojë shërbimin e kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale kardiake.
Vlera që ofroi kompania e Klodian Allajbeut në këtë tender është afro 120 milion lekë më shumë se sa ofroi kompania tjetër në garë, ku normalisht në tendera fiton ai që paraqet ofertën më të ulët. Totali i asaj që ofron Evita Sh.p.k është afro 660 milion lekë, ndërsa konkurrenti tjetër u ofrua me afro 540 milion lekë, me një diferencë jo të vogël, por që u skualifikua.
Në dokumentet e publikuara nga Operator i Blerjeve të Përqendruara thuhet se rivali i Klodian Allajbeut në këtë garë skualifikohet pasi nuk plotëson specifikimet teknike, duke shpallur fitues Evita Sh.p.k të Klodian Allajbeut. Deri më 23 dhjetor është një periudhë ku kompania e skualifikuar mund të ankimojë fituesin e këtij tenderi, që ka fituar edhe tendera dhe koncesione të tjera nga buxheti i shëndetësisë.
Top Channel

Evita Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut, merr të tjera para publike nga buxheti i shtetit për shëndetësinë.
Në tenderin e shpallur nga Operator i Blerjeve të Përqendruara për pajisje për shërbimin e kardiokirurgjisë, në vlerën e gati 750 milion lekëve, është shpallur fitues operatori ekonomik Evita Sh.p.k i Allajbeut, duke skualifikuar operatorin tjetër pjesëmarrës në garë, Montal Sh.p.k, e cila paraqiti ofertën më të ulët.
Bëhet fjalë për një tender që do të furnizojë shërbimin e kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale kardiake.
Vlera që ofroi kompania e Klodian Allajbeut në këtë tender është afro 120 milion lekë më shumë se sa ofroi kompania tjetër në garë, ku normalisht në tendera fiton ai që paraqet ofertën më të ulët. Totali i asaj që ofron Evita Sh.p.k është afro 660 milion lekë, ndërsa konkurrenti tjetër u ofrua me afro 540 milion lekë, me një diferencë jo të vogël, por që u skualifikua.
Në dokumentet e publikuara nga Operator i Blerjeve të Përqendruara thuhet se rivali i Klodian Allajbeut në këtë garë skualifikohet pasi nuk plotëson specifikimet teknike, duke shpallur fitues Evita Sh.p.k të Klodian Allajbeut. Deri më 23 dhjetor është një periudhë ku kompania e skualifikuar mund të ankimojë fituesin e këtij tenderi, që ka fituar edhe tendera dhe koncesione të tjera nga buxheti i shëndetësisë.
Top Channel

Nuk ka fitues në Vlorë. Flamurtari ka barazuar me shifrat 1-1 kundër Vorës. Kuqezinjtë ishin të parët që gjetën rrugën e rrjetës, teksa Todoroski arriti të shënonte në minutën e 32-të. Megjithatë festa nuk zgjati për shumë kohë.
Në minutën e 39 të ndeshjes Kasalla shënoi golin e barazimit, i cili do të ishte edhe i fundit në këtë lojë. Tashmë Flamurtari renditet në vendin e parafundit me 10 pikë të grumbulluara gjithsej, ndërsa Vora në vendin e 6 me 15 pikë. Kampionati udhëhiqet nga Egnatia dhe Elbasani me nga 15 pikë, ndërsa pas tyre gjendet Vllaznia me një pikë më pak./Sport Ekspres/

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna të reja nga dosja hetimore e SPAK ku thuhet se janë evidentuar veprime të kundraligjshme nga e pandehura Belinda Balluku e cila në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
“E pandehura Belinda Balluku, e cila në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, si dhe kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues”, thuhet në dosjen e SPAK.
Por cilat janë gjetjet e grupit hetues në lidhje me tenderimin e Tunelit të Llogarasë me vlerë 190 milionë euro, puna për të cilin nga Ministria e Insfrastrukturës fillon në vitin 2020.
Me shkresën e dhjetorit të këtij viti ku kjo ministri i kërkon Autoritetit Rrugor Shqiptar, caktimin e katër specialistëve të fushës për zhvillimin e procedurës së prokurimit, me objekt ‘Ndërtimi i tunelit të Llogarasë’, në seksionin rrugor Orikum-Himarë. pjesë e autostradës SH8 (V lorë-Sarandë).
Ku Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e tenderimit do të jetë i përbërë nga Ergys Verdho, me cilësinë e kryetarit, dhe Evis Berberi, Mirzeta Kashnica, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, me cilësinë e anëtarit, punë e cila vë në lëvizje të gjithë ata që më pas do të ishin personazhet kryesorë të këtij korrupsioni.
Por që edhe këtu tradhtia e lartë vjen nga komunikimet që pjesëmarrësit në këtë aferë korruptive kanë bërë me njëri-tjetrin.
Biseda të gjetura në aparatet celularë të sekuestruar nga grupi hetues.
Ashtu si në aparatin celular Blackberry të Evis Berberit.
Pjesë nga dokumentari
Nga akt-ekspertimi i bisedave që ai ka bërë në aplikacionin ‘Signal Private Messenger’ me ministren Belinda Balluku më datë 1 Tetor 2021, ai i pohon ministres se ‘për pak nxjerr tunelin’.
Ndërsa ajo nga e saj pret konfirmimin ‘e atij kurvës’
1 Tetor 2021
Belinda Balluku:‘Prit dhe pak.’
Evis Berberi:‘Për tunelin ok?’
Belinda Ballukut:‘Po, po, prit t’i çoj fjalën atij kurvës që kërcënon me sms.’
‘Nxirre tunelin.’
Evis Berberi:‘Tuneli u nxorr sapo.’
Vlerësim për shpalljen e fituesit i cili del më datë 1 tetor 2021.
Dhe që sikurse shikohet pritet gjithë ankth nga anëtarë të komisionit.
Të cilët nuk kanë durim të presin deri të hënën për të marrë përgjigje.
Por ndërkohë ajo që vihet re edhe nga bisedat është se drejtuesit e vegjël të këtij operacioni që në vazhdim do të marrë përmasa të mëdha korruptive, që në të vërtetë janë ata që drejtojnë, e dinë shumë se ajo që po bëjnë, apo ajo që po gatuhet, është një aferë e pastër korruptive.
Siç është edhe kjo bisedë midis dy drejtueseve të komisionit.
Nga kqyrja në sistemin elektronik të prokurimit publik, rezulton se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka përfunduar vlerësimin më datë 1 Tetor 2021, në orën 16:07.
Nga akti i ekspertimit, të aparatit celular të markës ‘Samsung Galaxy A04S’, sekuestruar shtetases Valbona Pepa, ka rezultuar komunikimi i zhvilluar në aplikacionin ‘Ëhatsapp’ ndërmjet saj dhe Jetmira Dervishi, si më poshtë.
Valbona Pepa:‘Shoqe kush fitoi.’
Jetmira Dervishi:‘U shpall fitues turku me Gjokën.’
Valbona Pepa: ‘Ok. Si duket? Ka gjë në terezi?’
Jetmira Dervishi: ‘Do e flasim të hënën.’
Valbona Pepa: ‘Djalë apo vajzë. Deri të hënën ohuuuu.’
Në orën 16:16.
Valbona Pepa:‘Ku je ti që do i skualikoje, kur të them unë.’
Jetmira Dervishi:‘U argumentua në grup e meritonte.’
Valbona Pepa:‘Ta dish t’i se qëndron puna të hënën flasim. E mos më bëj kompetenten’.
Siç rezulton në dosje, vlerësuar si ofertë e suksesshme nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave bashkimi i dy operatorëve turk.
Bashkimi i Operatorëve ekonomikë ‘Intekar Yapi -Asl’, që janë kualifikuar si ofertë e suksesshme.
Por nga hetimi i kryer nga SPAK ka rezultuar në fakt se kompania turke pavarësisht se është shpallur fituese, në kundërshtim me ligjin, nuk ka plotësuar disa nga kriteret në dokumentacionin standard të tenderit.
Duke u favorizuar hapur në raport me pjesëmarrësit e tjerë në garë, që janë skualifikuar në rastin më parë, qoftë edhe për mungesën e një kriteri të vetëm.
Ndërsa në rastin e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë turk që janë shpallur fitues, janë të paktën 10 kritere që nuk janë plotësuar.
Ose që e thënë ndryshe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka mbyllur sytë me dashje, për të mos i parë këto dokumente.
Dosja Hetimore
Nga shqyrtimi i dokumentacionit të operatorit ekonomik fitues Bashkimi i Operatorëve ekonomikë ‘Intekar Yapi & Asl’ rezulton se nuk është paraqitur dokumenti që vërteton se kapitalet dhe asetet e operatorit ekonomik.
Dokumentet e paraqitura nuk janë në gjuhën angleze, ose nuk janë të certifikuara në gjuhën shqipe.
Gjithashtu nga shqyrtimi i dokumentacionit të operatorit ekonomik fitues, ku si ‘dëshmi të përvojës së mëparshme, janë dorëzuar dokumentet titulluara: ‘ASL kontrata Tunel’: ‘ASL Vërtetim Kontrate e Ngjashme’, rezulton se nuk është demonstruar që operatori ekonomik të ketë përvojën e suksesshme në ndërtimin e një ure me gjatësi prej të paktën 120 m.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit të operatorit ekonomik fitues, rezulton po kështu se nga ‘ASL’, pjesëmarrës në bashkimin e operatorëve, është dorëzuar dokumenti ‘Certifikate ISO ASL’. E cila rezulton se nuk është lëshuar nga Organi i Akredituar i Vlerësimit të Konformitetit.
Pra sipas SPAK operatorët ekonomikë nuk plotësonin kriteret ligjore për kualifikim.
Por ajo që duket se i vë vulën të gjithë këtij megakorrupsioni është fakti se bashkimi i operatorëve turq që fituan ndërtimin e tunelit të Llogarasë, nuk kishin makineri.
Ose paraqitën dokumente të rreme për makineritë.
Që sipas SPAK është bërë falë ministres Belinda Balluku.
Dosja Hetimore
Nga hetimet rezulton se operatori ekonomik ‘ASL’ nuk ka paraqitur dokumentacionin shoqërues të makinerive të nevojshme për ekzekutimin e kontratës.
Ku parashikohet që operatori ekonomik duhet të ofrojë prova për pajisjet dhe makineritë e mëposhtme që ai disponon ose që mund të jenë në dispozicion të operatorit ekonomik, të nevojshme për ekzekutimin e kontratës.
Por ato që e kanë bërë më të dukshëm bashkëpunimin kriminal në aferën e tunelit të Llogarasë janë bisedat që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe midis anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Të cilët më pas u shpëblyen me poste të kënaqshme publike nga ministrja Balluku, për punën e shkëlqyer që kishin bërë në tenderimin e tunelit të Llogarasë.
Evis Berberi, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, të tre sot të pandehur në SPAK në pritje të gjykimit, të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet një grupi të titulluar ‘ARRSH’.
Biseda të cilat u bënë të mundura falë sekuestrimit të aparatit celular ‘Blackberry’ që kishte pasur në përdorim Evis Berberi.
Dosja Hetimore
Më datë 11 Tetor 2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, i ka përcjellë kompanisë ‘Intekar&ASL’, njoftimin se oferta e paraqitur prej tyre në vlerën 17 036 526 000 Lek pa TVSh është identifikuar si oferta e suksesshme.
Ky njoftim është shpallur në Buletinin nr. 148, datë 11 Tetor 2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik.
Nga akti i ekspertimit, të aparatit celular ‘Blackberry’, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin ‘Ëhatsapp’, në bisedën e zhvilluar midis shtetasve Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në grupin e emërtuar ‘ARRSH’, si më poshtë.
Ku më datë 15 Tetor 2021, shtetasi Erald Elezi dërgon në grup lajmin në linkun ‘https://ëëë.balkanëeb.com/tenderi-per-llogarane-i-paracaktuar- deputeti-i-pd-denoncon-me-foto-e-paralajmëron-padi-në-spak-rama-e-balluku-takuan-më-herët-ceo-n-e-firmës-turke-ministrja-s’mbajmë-përgjegjësi’.
Ky lajm i publikuar në Balkanëeb duket se i ka trazuar keq anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për tunelin e Llogarasë.
Lajm ku thuhet se Rama dhe Balluku takuan më herët CEO-n e firmës turke….’.
Gjë që shkaktoi edhe debat në Kuvend midis opozitës dhe vetë ministres që ishte në sallë.

26 Nëntor 2025
10:47
Alfred Lleshi
Joao Miranda, ish-mbrojtësi i Interit dhe Atletico Madridit, ka folur hapur për marrëdhënien e vështirë me Luciano Spalletti: “A mund të kisha bërë më shumë? Po, por me Mancini, De Boer dhe Pioli isha titullar. Pastaj erdhi Spalletti, një njeri që impononte frikë. Si trajner ishte fitues, e riktheu Interin në Champions dhe hapi rrugën për të ardhmen, por si njeri…, ta lëmë mënjanë”.
Miranda shtoi: “Ai jetonte me frikën që dikush të fliste keq për të. Pak lojtarë kishin marrëdhënie të mira. I mirë për çështje fushe, por nuk pëlqente ata me mendim tjetër. Pas debatit me të luaja gjithnjë e më pak. Shumë gjëra i merrte personale, si heqja e fanellës nga Icardi, pastaj kalonte në hakmarrje. Një pendesë? Të mos kem fituar një trofe tek Interi”.
Për Lautaron: “Është një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë, me forcë, teknikë dhe cilësi. Mund të shënojë në çdo moment”. Për ndeshjen Atletico-Inter, parashikon barazim dhe kujton 4 vitet e tij magjike në Itali.

Kosova E Hënë, 10 Nëntor 2025 14:20
Rezultatet paraprake të balotazhit në 18 komuna të Kosovës tregojnë një shpërndarje të balancuar të pushtetit mes partive politike, duke krijuar një ekuilibër të ri në skenën lokale.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 7 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 7 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 5 komuna, Lista Serbe: Kontroll në 10 komunat me shumicë serbe.
Sociologu Artan Muhaxhiri vlerëson se nuk ka një fitues apo humbës të qartë në nivel partie:
“Shpërndarja e llojllojshme e fituesve nuk lejon të ketë fitues absolut. Partitë do ta interpretojnë sipas dëshirave të tyre.”
Politologu Dritëro Arifi thekson se LVV ka shënuar një përhapje më të gjerë gjeografike, por mbetet forca e tretë në nivel asambleje.
Analistët vlerësojnë se rezultatet lokale ofrojnë një pasqyrë të qartë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vetëm dy komuna – Prishtina dhe Mitrovica e Jugut – konsiderohen si indikatorë realë të forcës partiake.

Sfida mes Tom Aspinall dhe Ciryl Gane, që duelonin për titullin kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse, u mbyll pa fitues. Sfida u ndërpre në fundin e raundit të parë pas një incidenti që ndodhi në kafaz.
Ishte Gane ai që gjatë një kontakti i futi padashje gishtin në sy Aspinall. Ky i fundit, që mbronte për herë të parë titullin kampion bote, kërkoi ndihmën e mjekëve. Pas më shumë se 5 minutash ndërprerje, sfida u mbyll pa fitues.
“Nuk mund të shoh asgjë, nuk mund të dueloj kështu”, tha Tom Aspinall nga kafazi pas ndërprerjes së duelit. Fansat e shumtë të pranishëm në Abi Dhabi për të parë këtë duel mbetën të zhgënjyer nga mbyllja shumë e shpejtë e sfidës pa një fitues.
Edhe pse u bë gjithcka që dueli të rinisë, ishte e pamundur, pasi Aspinall (15 fitore e 3 humbje), nuk mund të duelonte më. I zhgënjyer edhe Gane (13 fitore e 2 humbje në kafaz), që u detyrua të pranonte vendimin e gjyqtarëve.
Kështu, sfida më e shumëpritur e eventit UFC-321 u mbyll pa fitues dhe më shumë gjasa dueli mes dy luftëtarëve të peshës së rëndë do të zhvillohet në një moment të dytë. Për momentin, tituli mbetet i Aspinall, ndërsa Gane do të presë shansin tjetër.