Mbas humbjes ndaj Napolit, kuqezinjtë kapen pas Kupës së Italisë për të shpëtuar sezonin dhe siguruar një vend në Europë. Objektivi është finalja në Romë, por më parë duhet kaluar Interi në dy derbi shumë të rëndësishëm gjysmëfinal. “Duam të bëjmë një ndeshje të mirë, zikaltrit janë shumë të fortë, – tha Conceição në konferencën për shtyp.
– Duhet të hyjmë në fushë me vetëbesim dhe të fitojmë. Pas ndeshjes është gjithmonë e lehtë të flasësh, por para saj jam unë njeriu që zgjedh formacionin ideal. Deri tani, ata që kanë hyrë nga stoli kanë dhënë rezultate pozitive”.
Ka shumë zëra mediatikë që flasin për largimin tuaj të sigurt në fund të sezonit…Nuk kam lidhje me këto ‘beteja’. Unë flas si trajner, jam i fokusuar te fitimi i trofeve. Gjatë karrierës sime kam fituar 13 trofe. Tani gjendem në këtë situatë, në vendin e 9-të të Serie A, teksa në Portugali, me skuadra që luftonin për mbijetesë, isha më lart. Unë jam një trajner që lufton në çdo ndeshje për të fituar dhe për të arritur objektiva të mëdhenj, jo për vendin e 9-të.
A është ky shansi i fundit për Europën? Nuk duhet të mendojmë shumë për këto gjëra, duhet vetëm të fitojmë. Sigurisht, Kupa është rruga më e shkurtër për në Europë, por kemi ende disa ndeshje në kampionat për t’i fituar.
Interi luan pa Lautaron…Edhe ne kemi mungesa të rëndësishme si Loftus-Cheek. Zikaltrit kanë një skuadër të gjerë e të kompletuar.
Si e përjetoni këtë derbi dhe sa mund të ndikojë ndeshja e parë në kualifikim?Derbi është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme, për kontekstin, për tifozët, për të gjithë. Çdo ndeshje ka momentet dhe lojtarët e vet. Interi është një skuadër shumë e fortë, me bazë solide, por ne duam të hyjmë fuqishëm dhe të arrijmë objektivin, që është fitorja.
A mund të jetë një natë e madhe për Leaon?Atë që mendoj për të, e kam thënë pas Superkupës. E njoh që kur ishte fëmijë. Ai ka nevojë të evoluojë, diçka që ende nuk e ka arritur. Në nivel talenti dhe cilësie, është një nga më të mirët në botë, por duhet të gjejë vazhdimësinë për të shënuar 20 gola në sezon, përveç asistimeve. Këtë vazhdimësi duhet ta gjejë vetë. Mos më pyesni pse luan ose jo, unë vendos bazuar në atë që shohim çdo ditë në stërvitje.
Santiago Gimenez ka pasur vështirësi, çfarë mendoni?Është normale të ketë nevojë për kohë për t’u ambientuar. Pas 4-5 golave të parë, ai pati një rënie. Kampionati italian është një nga më të vështirët në botë. Duhet ta lëmë të qetë dhe të rifitojë besimin.
Fitorja e Kupës së Italisë do ta bënte këtë sezon të suksesshëm për ju…Sigurisht që do të isha i kënaqur për një trofe tjetër, por fillimisht duhet të kalojmë gjysmëfinalet dhe pastaj finalen. Tani për tani, nuk jam personi më i lumtur në botë për atë që kam përjetuar në këto tre muaj. Gjithsesi, marrëdhënia me skuadrën është shumë e mirë, siç u pa edhe në pjesën e dytë ndaj Napolit.
Pse nuk keni arritur t’i jepni stabilitet mbrojtjes së Milanit?Për të pasur ekuilibër, duhet të jetë e përfshirë e gjithë skuadra, jo vetëm mbrojtja. Dua një skuadër kompakte, por kur nuk shtypim me intensitet përpara, bëhet e vështirë. Nuk kemi një sjellje kolektive, kështu që bëhemi të cenueshëm.
A mund ta ndryshojë ky derbi ecurinë e sezonit?Mund ta shikoni gotën gjysmë plot, ose gjysmë bosh. Milani nuk ka fituar dy tituj në një sezon prej shumë vitesh. Në nivel renditjeje, nuk jemi aty ku duam, por ky derbi është i rëndësishëm, sepse mund të na afrojë me finalen.
Tag: fituar
-

Conceição bën “filozofin” para Interit: Mund ta shikoni gotën gjysmë plot, ose gjysmë bosh…
-

Zgjedhjet, Ilir Alimehmeti zbulon armën më të fortë të opozitës që do të “fundosë” mazhorancën në 11 maj
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti përshkroi sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”.
Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Melisa Mehmetaj, Alimehmeti renditi armët më të forta të opozitës në këto zgjedhje përballë PS që ka fituar 3 mandate.
Ai komentoi gjithashtu edhe sfidat që opozita do të ketë për të fituar besimin e skeptikëve dhe për të arritur rezultate konkrete në zgjedhjet e ardhshme.Intervista e plotë:
PD prezantoi sot sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”; a funksionon në Shqipëri ky slogan i huazuar nga amerikanët dhe fushata e Trump, “Make America Great Again”?
Alimehmeti: Ne duhet ta shohim këtë slogan se si mund të jetë. Por si mund ta përshkruajmë, është që një shqiptar të jetojë në Shqipëri me dinjitet, me kokën lartë, të bëjë një jetë dinjitoze dhe që Shqipëria mos ta shohë vendet e tjera të rajonit nga bishti, por të jemi lider. Shqiptari të ketë vendin e vet dinjitoz brenda Ballkanit.
Cila është arma më e fortë e opozitës në këtë fushatë zgjedhore, përballë një kryeministri që ka fituar 3 mandate?
Alimehmeti: Ju e dini fare mirë se si kanë shkuar zgjedhjet e kaluara dhe se çfarë raportesh ka me OSBE/ODHIR. Ne e dimë se si funksionon, i kemi politikat të qarta pro familjare dhe jo politika të tipit prindi 1, prindi 2. Jemi të qartë që nëse kemi një person që është ekonomikisht i mbështetur, ai mund të ngritë një familje, mund të mbështet mosha e tretë. Ndaj çdo mandat që ka fituar Rama, grupi i emigrantëve që kanë shkuar jashtë është rritur.
Çfarë mesazhi do t’u çoni skeptikëve, që thonë se PD nuk merr mandate përtej listës së mbyllur? Ju vetë garoni në listën e hapur në Tiranë
Alimehmeti: Skeptikët përgjigjen do e marrin në 11 maj. Unë do i ftoj ata të mendojnë për veten e tyre më parë. Janë aty ku i keni familjarët apo janë larguar, kanë ikur nga Shqipëria. Ekonomikisht si jeni? Jeni të vjedhur apo jeni të pasuruar? Këto pyetje duhet t’i bëjnë njëri-tjetrit shqiptarët. Nëse PS i merr këto zgjedhje, sepse nuk i fiton, i merr, atëherë ky vend nuk ka më shpresë. Do votojmë Partinë Demokratike më 11 maj.
Grupi i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës i dërgoi një letër Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës, ku akuzonte kryeministrin Edi Rama se ka cenuar pavarësinë e pushtetit vendor me ndërhyrjet në Bashkinë e Tiranës. Cilat janë shkeljet që ju keni konstatuar?
Alimehmeti: Është antikushtetutshmëri madhore. Kryeministri nuk ka fare të drejtë të ndërhyjë në pushtetin vendor. Janë të pavarura me Kushtetutë. Kjo është shkelje direkte e kryeministrit. Po letra e Anduela Ristanit, ku është firmosur? Ku është shkresa?
/vizionplus.tv -

Zgjedhjet, Ilir Alimehmeti zbulon ‘armën’ më të fortë të opozitës që do të “fundosë” mazhorancën në 11 maj
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti përshkroi sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”.
Në një lidhje direkte për një emision televiziv, Alimehmeti renditi armët më të forta të opozitës në këto zgjedhje përballë PS që ka fituar 3 mandate.
Ai komentoi gjithashtu edhe sfidat që opozita do të ketë për të fituar besimin e skeptikëve dhe për të arritur rezultate konkrete në zgjedhjet e ardhshme.
Intervista e plotë:
PD prezantoi sot sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”; a funksionon në Shqipëri ky slogan i huazuar nga amerikanët dhe fushata e Trump, “Make America Great Again”?
Alimehmeti: Ne duhet ta shohim këtë slogan se si mund të jetë. Por si mund ta përshkruajmë, është që një shqiptar të jetojë në Shqipëri me dinjitet, me kokën lartë, të bëjë një jetë dinjitoze dhe që Shqipëria mos ta shohë vendet e tjera të rajonit nga bishti, por të jemi lider. Shqiptari të ketë vendin e vet dinjitoz brenda Ballkanit.
Cila është arma më e fortë e opozitës në këtë fushatë zgjedhore, përballë një kryeministri që ka fituar 3 mandate?
Alimehmeti: Ju e dini fare mirë se si kanë shkuar zgjedhjet e kaluara dhe se çfarë raportesh ka me OSBE/ODHIR. Ne e dimë se si funksionon, i kemi politikat të qarta pro familjare dhe jo politika të tipit prindi 1, prindi 2. Jemi të qartë që nëse kemi një person që është ekonomikisht i mbështetur, ai mund të ngritë një familje, mund të mbështet mosha e tretë. Ndaj çdo mandat që ka fituar Rama, grupi i emigrantëve që kanë shkuar jashtë është rritur.
Çfarë mesazhi do t’u çoni skeptikëve, që thonë se PD nuk merr mandate përtej listës së mbyllur? Ju vetë garoni në listën e hapur në Tiranë
Alimehmeti: Skeptikët përgjigjen do e marrin në 11 maj. Unë do i ftoj ata të mendojnë për veten e tyre më parë. Janë aty ku i keni familjarët apo janë larguar, kanë ikur nga Shqipëria. Ekonomikisht si jeni? Jeni të vjedhur apo jeni të pasuruar? Këto pyetje duhet t’i bëjnë njëri-tjetrit shqiptarët. Nëse PS i merr këto zgjedhje, sepse nuk i fiton, i merr, atëherë ky vend nuk ka më shpresë. Do votojmë Partinë Demokratike më 11 maj.
Grupi i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës i dërgoi një letër Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës, ku akuzonte kryeministrin Edi Rama se ka cenuar pavarësinë e pushtetit vendor me ndërhyrjet në Bashkinë e Tiranës. Cilat janë shkeljet që ju keni konstatuar?
Alimehmeti: Është antikushtetutshmëri madhore. Kryeministri nuk ka fare të drejtë të ndërhyjë në pushtetin vendor. Janë të pavarura me Kushtetutë. Kjo është shkelje direkte e kryeministrit. Po letra e Anduela Ristanit, ku është firmosur? Ku është shkresa? -

“Mund ta kisha fituar lehtësisht Topin e Artë”, ish-ylli i Inter-it: Më pengoi kok*ina
Në gusht 2003, Chelsea bleu Adrian Mutu për 16 milionë sterlina, në një kohë kur klubi po shpenzonte falë investimeve të reja nga Roman Abramovich.
Damien Duff, Juan Sebastián Verón, Joe Cole, Hernán Crespo dhe Claude Makélélé ishin ndër të tjerë që mbërritën në të njëjtën kohë.
Rumuni, i cili në Angli mbahet mend më shumë për ndalimin e dopingut sesa për paraqitjet e tij në fushë, kujtoi ato kohë për Telegraph:
“Marrja e kokainës gjatë kohës sime te Chelsea ishte vendimi më i keq që mund të kisha marrë në karrierën time. Isha i vetmuar dhe i trishtuar, por as depresioni dhe as asgjë tjetër nuk i justifikonte veprimet e mia.
“Duhej të kisha kërkuar ndihmë. Por ju mësoni nga gjithçka në jetë, dhe ky mësim më bëri një person më të mirë – shumë më të pjekur dhe të vetëdijshëm. Dhe unë jam krenar për këtë.
“Tolerancë zero – kjo ishte politika e Chelsea-t për drogën. Dhe mendoj se është e drejtë. Bëra një gabim, devijova nga rruga dhe e pagova çmimin.
“Nuk isha mësuar me atë jetë. Unë nuk isha i përgatitur. Shkova te Chelsea gjatë një periudhe të trazuar në jetën time personale dhe e gjeta veten të bllokuar në shumë justifikime dhe gënjeshtra. Isha shumë i ri dhe shumë i vetëm”.
Pasojat e asaj zgjedhjeje: “E kam menduar shumë dhe mendoj se për më shumë se një sezon kam qenë ndër lojtarët më të mirë në botë, kështu që mund ta kisha fituar lehtësisht Topin e Artë. Por vendimet e këqija më penguan ta bëja këtë. Mundohem të mos e mundoj veten për këtë”. -

“PD po hyn në zgjedhje për të mbijetuar, jo fituar! Fatkeqësi”, Dash Sula: Nga çmenduria kolektive e mandateve dhe bojkoti të zgjedhjet vendore
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i ftuar në “Real Story” komentoi situatën aktuale në këtë parti, ndërsa tha se në konfliktin mes demokratëve përgjegjës janë dy persona: Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Vetë Sula, i cili u la jashtë listave të kandidatëve të PD për këto zgjedhje, u shpreh se një forcë politike do duhet të futet në zgjedhje për të fituar, por këtë qasje nuk e shikon tek Partia Demokratike.
“Ne atë që ju sa lançuat, përmbledh gjithë realitetin në këtë vend. Fatkeqësisht unë kam paralajmëruar, kam thënë, kam diskutuar, jam anatemuar. Kam thënë: Një forcë politike nëse ekziston dhe hyn ën zgjedhje thjesht për të mbijetuar, jo për të fituar, ajo është fatkeqësi. I referohemi vetë atij konflikti dhe përplasjeje brenda vetë kampit të PD. Vendimi i datës 9 shtator, është një vendim jo i drejtë i Bashës në procedurë dhe statut të PD. I qëndroj asaj, është shkelur statuti i PD, Kryesia pa pyetur, anëtarësia pa pyetur, Këshilli Kombëtar pa pyetur për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar. I kam thënë se z.Berisha i takon për shkak të historisë, për shkak të demokratëve, për shkak se ka dhënë dhe ka marrë nga demokratët do duhet të bëjë sakrificën, për të mos futur PD në një rrugë të rrezikshme për ta bërë PD copë e çikë. Këtë kam thënë”, tha ai.
Ai theksoi se dobësimi i PD i ka rrënjët në 2019, kohë kur opozita dogji në grup mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet lokale.
“Nga 2019, nga eskistimi kolektiv, nga çmenduria kolektive e mandateve dhe bojkoti të zgjedhjet vendore. I vetmi anëtar i grupit të PD në 2021-2025, kam thënë shprehjen “faji është i dy personave në konfliktin mes demokratëve. Njëri që s’u bë kurë kryetar dhe tjetri që nuk iki kurrë nga kryetari, Por, fajin më të madh e ka fajin ai që s’u bë kurrë kryetar”, tha ai. -

Shkëlqeu në debutim, Juljan Shehu: Emocione të mëdha me Kombëtaren
Tre edicione brilante te Laçi po aq bën te Vidzev Lodz në Poloni ndërsa sot debutoi me Kombëtaren kuqezi ndaj Andorrës fituar 3-0. Bëhët fjalë për Julian Shehun i cili nga sot mund të konsiderohet një lojtar i fituar në të gjitha dimensionet.
Mesfushori 26 vjeçar u soll në fushë si një ekspert i vertetë pa çeduar në 90′ duke ‘shkelur’ gjithë mesfushën, thyer aksione të miqëve, organizuar, vertikalizuar me mjaft siguri…
Pas ndeshjes për SuperSport tiranasi tha:
“Emocionet ishin të mëdhaja. Falenderoj çunat që ma bënë të lehtë debutimin. Jam shumë i lumtur për fitoren, për të arritur ëndrrën që ne kemi. Unë do të bëj maksimumin për Kombëtare sa herë që të thirrem. Emocionet janë normale, më pas fillon lirohesh.
Për mua ka qenë ëndërr e bërë realitet ardhja në Kombëtare. E kam pritur këtë ditë gjithë jetën. Do të jap shpirtin për Kombëtaren. Dy orë para ndeshjes e mora vesh që do të isha titullar”.
