Drejtuesi politik i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me banorët e Sanxhakut ku u shpreh se, edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja e madhe!
Gjekmarkaj theksoi rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të përbashkët për një ndryshim të vërtetë në Shqipëri.
Ai ndau vizionin e Partisë Demokratike për të ardhmen dhe theksoi zbatimin e një programi që në 100 ditët e para synon të ndihmojë më të pamundurit, duke i dhënë përkrahje çdo qytetari.
Me besim në fitore dhe me vendosmërinë për të përmbysur dështimin e qeverisjes aktuale, ai nënvizoi se takime të tilla janë dëshmi e një energjie të re dhe e një vullneti të palëkundur për fitoren.
Postimi i plotë:
Edhe pak ditë për fitoren e madhe
Të bashkuar me çdo demokrat dhe qytetar për të bërë më të mirën për Shqipërinë, ndryshimin.
Në Sanxhak, u takuam me banorët dhe demokratët për të ndarë vizionin tonë dhe për t’u zotuar për zbatimin e programit të PD-së, një program që ndihmon në 100 ditët e para më të pamundurit dhe mbështet çdo shqiptar. Rilindja ka dështuar, ndaj takimet tona janë kaq të sinqerta, të përzemërta dhe besimplotë për fitoren 5:2
Fitorja po afron dhe bashkë do ta bëjmë të mundur!









