Ka përfunduar në baraspeshë 0-0 përballja mes Shqipërisë dhe Shqipërisë. Një ndeshje ku kuqezinjtë patën shanset e tyre, të cilat fatkeqësisht nuk arritën t’i finalizonin me tundjen e rrjetës. Fitorja ishte vetëm 11 metra larg për ekipin tonë kombëtar. Në minutën e fundit të pjesës së parë Hysaj shpërtheu në krahun e djathtë dhe arriti të fitonte një penallti.
Pranë topit për të goditur shkoi Rei Manaj. Sulmuesi shqiptar zgjodhi cepin e djathtë të portës, por po të njëjtin pozicion zgjodhi edhe portiere serb. Ky i fundit arriti të priste 11 metërshin, duke i mohuar golin Kombëtares. Skuadrat provuan në pjesën e dytë të lojës, por pa sukses. Në fund të dyja Kombëtaret kanë ndarë nga një pikë, e cila i mban ende në lojë kuqezinjtë për vendin e dytë në grupin K./Sport Ekspres/
Tag: fitorja
-

VIDEO/ Një penallti e humbur na ndau nga fitorja, Shqipëria nuk mposhtet përballë Serbisë
-

Fitorja në Shqipëri i solli fat, Simon Yates shpallet kampioni i ‘Giro d’Italia’
Britaniku Simon Yates ka fituar për herë të parë “Giro d’Italia”, pas një përmbysjeje spektakolare në etapën XXI të garës. Çiklisti i ekipit “Visma-Lease” konfirmoi epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme, duke përfunduar garën me 3 minuta e 56 sekonda përpara meksikanit Isaac del Toro dhe 4 minuta e 43 sekonda përpara ekuadorianit Richard Carapaz.Fitorja u vulos pas një ngjitjeje të jashtëzakonshme në Colle delle Finestre një ditë më parë, që i dha britanikut epërsinë e nevojshme për të siguruar fitoren përfundimtare. Etapa e fundit, e gjatë 143 kilometra, nisi nga Vatikani dhe u mbyll me një sprint të shpejtë nga shoku i skuadrës së Yates, holandezi Olav Kooij.Simbolikisht, dita e fundit e “Giro”-s u përshkua nga një ndalesë e veçantë në Vatikan, ku Papa Leone XIV bekoj çiklistët përpara nisjes së etapës finale. Udhëheqësi i Kishës Katolike përshëndeti sportistët dhe mori në dorë një fanellë rozë – simbolin e liderit të garës – si dhuratë nga Simon Yates.“Çiklizmi është shumë i rëndësishëm. Faleminderit për gjithçka që bëni. Shpresoj ta kujtoni gjithmonë rolin tuaj si një model për të tjerët. Jeni gjithmonë të mirëpritur këtu,” u shpreh Papa gjatë ceremonisë së shkurtër përshëndetëse.Fitorja e Yates vjen pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në çiklizëm, duke përforcuar pozitën e tij si një nga çiklistët më të talentuar të brezit të tij. “Giro d’Italia” 2025 përfundoi kështu mes spektaklit sportiv, përmbysjeve dramatike dhe mesazheve simbolike të unitetit dhe frymëzimit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Britaniku Simon Yates ka fituar për herë të parë “Giro d’Italia”, pas një përmbysjeje spektakolare në etapën XXI të garës. Çiklisti i ekipit “Visma-Lease” konfirmoi epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme, duke përfunduar garën me 3 minuta e 56 sekonda përpara meksikanit Isaac del Toro dhe 4 minuta e 43 sekonda përpara ekuadorianit Richard Carapaz.Fitorja u vulos pas një ngjitjeje të jashtëzakonshme në Colle delle Finestre një ditë më parë, që i dha britanikut epërsinë e nevojshme për të siguruar fitoren përfundimtare. Etapa e fundit, e gjatë 143 kilometra, nisi nga Vatikani dhe u mbyll me një sprint të shpejtë nga shoku i skuadrës së Yates, holandezi Olav Kooij.Simbolikisht, dita e fundit e “Giro”-s u përshkua nga një ndalesë e veçantë në Vatikan, ku Papa Leone XIV bekoj çiklistët përpara nisjes së etapës finale. Udhëheqësi i Kishës Katolike përshëndeti sportistët dhe mori në dorë një fanellë rozë – simbolin e liderit të garës – si dhuratë nga Simon Yates.“Çiklizmi është shumë i rëndësishëm. Faleminderit për gjithçka që bëni. Shpresoj ta kujtoni gjithmonë rolin tuaj si një model për të tjerët. Jeni gjithmonë të mirëpritur këtu,” u shpreh Papa gjatë ceremonisë së shkurtër përshëndetëse.Fitorja e Yates vjen pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në çiklizëm, duke përforcuar pozitën e tij si një nga çiklistët më të talentuar të brezit të tij. “Giro d’Italia” 2025 përfundoi kështu mes spektaklit sportiv, përmbysjeve dramatike dhe mesazheve simbolike të unitetit dhe frymëzimit.
-

Foto nga Parisi që u dogj nga fansat e PSG
Fitorja për herë të parë e Liges së Kampionëve të Europës në futboll nga PSG e Parisit ka sjellë festë jo vetëm në stadium por edhe në kryeqytetin francez, Paris.
Por fansat kanë shpërthyer në festë e dhunë në qytet, duke sjellë kaos e 300 të arrestuar.Shiko fotot
-

Fitorja e PSG-së, tifozët i vënë “flakën” Parisit, mbi 130 të arrestuar. Në Grenoble makina futet mes turmës, përplas 4 persona
Fitorja e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve ndezi menjëherë atmosferën në kryeqytetin francez, i cili priste me ankth këtë trofe prej vitesh.
Por gëzimi në rrugët e Parisit u kthye shpejt në kaos: më shumë se 130 persona janë arrestuar, disa dyqane janë plaçkitur dhe makina janë djegur.Skenat më të rënda u regjistruan në Champs-Elysées, ku trazirat nisën që pas golit të parë të PSG-së. Një dyqan këpucësh u sulmua me raketa dhe sende të forta, ndërsa një tjetër, pjesë e një zinxhiri të njohur arredimi, pësoi të njëjtin fat. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Makina përplas turmën në GrenobleAnarchy on the streets of Paris tonight as PSG fans ‘celebrate’ their Champions League victory 🇫🇷 pic.twitter.com/GoK6e33Jiu
— Football Fights (@footbalIfights) May 31, 2025Në Grenoble, në jug të Francës, një automjet goditi një grup njerëzish që po festonin, duke plagosur katër persona. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa një është në gjendje kritike. Sipas “Le Parisien”, shoferi dyshohet se humbi kontrollin e makinës dhe nuk kishte qëllim të shkaktonte aksidentin. Pas përplasjes, ai tentoi të ikte për t’i shpëtuar turmës së zemëruar, por më pas u dorëzua tek forcat e rendit.
#BREAKING: PARIS BURNS IN BLAZE! ⚽
PSG’s 5-0 UCL rout sparks chaos as fans and North African gangs torch, smash shops, and fling flares, per police reports.
Over 5,000 cops scramble, Macron’s “secure” Paris crumbles.
Experts sneer: “Import chaos, get a third-world circus.” https://t.co/jvOabQGZor pic.twitter.com/eFfdwjKXdO
— GeniusRogueX 🏴☠️ (@GeniusRogueX) May 31, 2025Në Pau, një qytet në Pirenej, rreth pesëdhjetë persona shkatërruan një autobus dhe një vitrinë dyqani. Në Paris, një vajzë mbeti e plagosur në Place de la Bastille pasi u rrëzua mbi barriera metalike përreth kolonës.Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, dënoi dhunën dhe autorët e saj duke i quajtur “barbarë”, duke theksuar se ata po shkatërrojnë gëzimin e tifozëve të vërtetë të PSG-së që festojnë në mënyrë paqësore.
Tension edhe në Gjermani
Edhe në Munih, ku u luajt finalja, pati incidente. Përplasjet nisën që në metro gjatë pasdites dhe vazhduan pas ndeshjes. Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, dhe futbollisti Dembélé, bënë thirrje për qetësi:“Ju lutem, na duhet qetësi, jo incidente. Duam të festojmë në siguri me të dashurit tanë, kjo është gjëja më e rëndësishme,” tha Al-Khelaifi për Canal+. “Festoni pa shkatërruar gjithçka,” shtoi Dembélé.Top Channel
-

Norris: Fitorja në Montekarlo erdhi që ditën e shtunën në kualifikuese, ajo vlen më shumë se sa gara
28 Maj 2025
11:23
Telesport
Lando Norris u rikthye te fitorja në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në pistën qytetase të Montekarlo. Sukses që ngushtoi në 3 pikë diferencën me Oscar Piastri, të dy pilotë të McLaren. Një sukses që nisi nga vendi i parë që siguroi të shtunën në provat zyrtare.
“Kam punuar shumë gjatë muajve të fundit për të rikthyer besimin që kisha në Australi. Ajo që ndjeva këtë fundjavë ishte një hap i vogël përpara. Nuk është se kam goditur në shenjë tani dhe gjithçka është kthyer në normalitet”, deklaroi Lando Norris.
“Ka ende gjëra për të cilat duhet të punoj si pilot dhe të tjera që duhet të punoj me ekipin për të pasur një makinë me të cilën ndihem rehat. Në çdo rast, jam shumë krenar për “pole” të së shtunës. Jam më i lumtur me atë rezultat se sa me fitoren”, shtoi piloti britanik i McLaren.
“Gjatë gjithë jetës sime kam qenë një pilot i shpejtë në kualifikuese dhe gjetja e këtij aspekti është ajo që ka më shumë rëndësi për mua. Nëse nuk e shprehni nivelin tuaj më të mirë, nuk mund të konkurroni kundër pilotëve më të mirë në botë”, tha Lando Norris. -

Fitorja në zgjedhje, Rama mbledh ministrat të premten në Gjirokastër
Pas fjalimit që u mbajt ditën e hënë me kandidatët dhe deputetët fitues në zgjedhjet e 11 Majit, mësohet se kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim. Mësohet se këtë herë takimi do të mbahet me ministrat aktualë në Gjirokastër. Një ditë më parë mblodhi skuadrën e 11 majit, nga ku paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe PS. “Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri”, u shpreh Rama.
Nga ana tjetër, Rama iu kërkoi fituesve të 11 majit që të mos bëhen euforikë nga rezultati i thellë por të përmirësojnë veten. Për ata që nuk ia dolën dot të triumfojnë, kryeministri iu ofroi që të jenë pjesë e familjes politike. Për më tepër, kryeministri ironizoi edhe PD pas akuzave për tjetërsim votash, teksa tha se ishte fitorja ishte rezultat i një pune sistematike organizative.Fjalimin kryesocialisti zgjodhi ta mbante pranë memorialit të Rilindasve dhe patriotëve shqiptarë në Pallatin e Brigadave. Mes më të shquarve të Rilindjes Kombëtare dhe socialistëve të rinj e të vjetër, Rama u shpreh i palëkundur për të mbështetur drejtësinë dhe punën e SPAK-ut.
U tregua diku i ashpër, diku ironik e diku cinik ndaj demokratëve që akuzojnë për grabitje votash me përdorimin e shtetit dhe të krimit në zgjedhje. Në zgjedhjet e 11 majit, socialistët garantuan plot 83 mandate deputetësh në Kuvend, ndërsa demokratët pësuan një tkurrje të madhe, duke u mjaftuar në 50 mandate. Tre deputetë do të kenë socialdemokratët, 2 Mundësia dhe nga një Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë. -

Fitorja e Edi Ramës në 11 maj 2025 si e Sali Berishës në ’96, pse SHBA ende nuk ka reaguar zyrtarisht për…
Elmas Bogdani
Nga jashtë duket si një fitore historike. Partia Socialiste e Edi Ramës arriti të sigurojë 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, një rezultat që e konsolidon pushtetin e saj për mandatin e katërt radhazi. Por faktet tregojnë se kjo nuk është një fitore e demokracisë. Është një alarm i madh. Dhe për ata që kanë jetuar vitet e trazicionit të egër të viteve ’90, 11 maji 2025 ngjan frikshëm me 26 majin 1996, ditën kur Partia Demokratike e Sali Berishës shpalli një fitore të njëjtë absolute, përmes një procesi të kontestuar që solli izolimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Në qendër të kësaj analize nuk është thjesht krahasimi mes dy partive, por paralelja midis dy mënyrave si pushteti deformon demokracinë. Kur historia përsëritet jo si farsë, por si sistem i sofistikuar kontrolli, thelbi nuk është kush fitoi, por kush e humbi demokracinë.
Ndërkohë, SHBA hesht. Dhe kjo heshtje nuk është rastësore. Në të gjitha zgjedhjet e mëparshme ku ka fituar Edi Rama (2013, 2017, 2021), Ambasada Amerikane ka nxjerrë deklarata zyrtare vetëm 24-48 orë pas përfundimit të votimit, duke përshëndetur procesin dhe duke njohur rezultatin. Këtë herë kanë kaluar më shumë se 10 ditë pa asnjë reagim institucional. Gazeta “Sot” publikoi disa ditë më parë reagimin e DASH për gazetarin Robert Papa, ku tha se janë të informuar për akuzat e ngritura nga opozita dhe organizatat e shoqërisë civile lidhur me manipulimet e pretenduara të votave dhe përdorimin e burimeve shtetërore për përfitime elektorale në 11 maj. Vetëm kaq! Nuk ka ende një reagim zyrtar për Shqipërinë nga SHBA.
Kronika e një fitoreje të paralajmëruar
Në vitin 1996, Partia Demokratike e Sali Berishës fitoi 122 mandate nga 140, duke zhdukur de facto opozitën nga parlamenti. Ky rezultat u arrit në një atmosferë tensioni ekstrem politik, dhune në qendrat e votimit me polici dhe SHIK dhe bojkot të pjesshëm nga opozita. Më 21 qershor Departamenti i Shteti i cilësoi zgjedhjet “një hap prapa në krahasim me zgjedhjet e mëparshme”. Kjo deklaratë u prit me nervozizëm nga PD-ja, ndërsa Human Rights Watch dhe OSBE evidentuan raste flagrante manipulimi, ndalime të kundërshtarëve dhe presione të vazhdueshme ndaj votuesve. Në vitin 2025, ndonëse pa dhunë fizike, fitorja e Partisë Socialiste e Edi Ramës ka ndjekur një model të ngjashëm të kontrollit total të sistemit: pushtet absolut mbi administratën dhe përdorim të segmenteve të krimit të organizuar në zona kyçe për të kontrolluar rezultatin. Fakti se Edi Rama përdori administratën në zgjedhjet e 11 majit u evidentua dhe nga OSBE.
Deputetët anonimë
Gjithashtu një numër kandidatësh të PS-së në 11 maj, pa profil politik të mëparshëm, pa ekspozim publik dhe pa kontribute në jetën shoqërore, dolën të parët në listat e qarqeve me rezultate rekord. Kjo nuk ndodhi për shkak të fushatës së tyre model, por për shkak të strukturave klienteliste dhe kriminale që kanë marrë kontrollin mbi terrenin elektoral. Fenomeni i “deputetëve anonimë” që morën mijëra vota në zona si Elbasani, Durrësi dhe Fieri është dëshmi e një skeme të sofistikuar të dirigjuar nga lart. Për të ilustruar nga akuzat publike të opozitës: Sara Mila 29 vjeç, deputetja e ardhshme e Kuvendit, një figurë e panjohur deri ditën që shpalli kandidaturën, rezultoi kandidatja më e votuar në Elbasan mes socialistëve të listave të hapura. Me pothuajse dyfishin e votave nga kandidati pasardhës, Mila rivalizon në rezultat me rekordin e kapur në vitin 2021 nga ish-kreu i qarkut, Taulant Balla. Në vitin 1996, skemat ishin më primitive: kutitë mbusheshin vetë dhe votuesit kërcënoheshin hapur. Në 2025, gjithçka është më sterile, por më e rrezikshme: kontroll përmes frikës sociale, varësisë ekonomike dhe klientelizmit të thellë.
Një fitore si ajo e Pirros
Edi Rama fitoi, por me çfarë çmimi? Fitorja e 11 majit është më shumë një dëshpërim i maskuar si triumf, një version modern i asaj që historia e quan “fitorja e Pirros”, e madhe në shifra, por shkatërruese në thelb. Sepse ajo nuk vjen nga entuziazmi popullor, por nga manipulimi strukturor i sistemit. Nuk vjen për të ndërtuar, por për të mbrojtur një rreth pushteti të kërcënuar nga drejtësia. Ndryshe nga vitet e mëparshme, në këtë mandat Rama nuk do të ketë luksin e qeverisjes së qetë. Në horizont është drejtësia, jo opozita. SPAK nuk është më një institucion i izoluar, por një strukturë që po afrohet gjithnjë e më shumë tek kupola e qeverisë. Ministrat, ish-ministrat, drejtorët e lartë dhe kryebashkiakët janë sot në rrjetën e një drejtësie që nuk ndalet më lehtë. Dhe kjo është arsyeja e vërtetë pse Rama kërkoi një fitore me çdo kusht, jo për të sunduar Shqipërinë, por për të vonuar llogaridhënien. SPAK ka në duar 39 dosje të mbushura me krime elektorale dhe aksionet sapo kanë nisur. Shumë kandidatë që fituan mandatin në 11 maj, nuk do ta gëzojnë dot. -

Nuk fitoi mandatin edhe pse mori 10 mijë vota, Qefalia: U befasova nga votat e Diasporës! Fitorja e PS-së është madhështore
Edhe pse me 10 mijë vota, Xhemal Qefalia, kandidati i PS-së nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 Majit. Për të paçka humbjes personale, fitorja e PS-së ishte madhështore. Qefalia u shpreh i surprizuar nga mbështetja që mori nga Diaspora. Ai sqaroi gjithashtu se kërkesa për rinumërim votash ishte tërhequr përpara ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama, duke hedhur poshtë spekulimet për presion apo ndërhyrje politike.
”Falënderoj të gjithë ata që më votuan. Nuk ishte luftë brenda llojit, por ishte garë. E rëndësishme është fitorja e PS-së. Partia Socialiste korri sukses të jashtëzakonshëm. Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi se shqiptarët janë më pranë Europës. Jam i surprizuar nga diaspora, nuk e prisja.Kam marrë vota nga vende që as kam qenë atje, më votonin nga Gjermania, Italia etj, është kënaqësi e veçantë. Shqiptarët në diasporë nuk janë militantë, votojnë me gjakftohtësi dhe zgjedhin progresin e zhvillimin. Është abuzuar me kërkesën tonë për rinumërim votash, nuk është dashur aspak ndërhyrja e kryeministrit për t’u tërhequr nga kërkesa.
E kisha tërhequr kërkesën për të parë pamjet e numërimit të votave edhe përpara se të reagonte Rama. E morëm mandatin e katërt, sepse në tre mandate kemi punuar dhe kemi bërë reforma të vlerësuara nga BE-ja dhe PS është e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Humbësi i zgjedhjeve, PD, duhet ta pranonte rezultatin”,-tha në ”News 24”. -

“S’ishte luftë brenda llojit”/ Nuk siguroi votat për të hyrë në Kuvend, Qefalia: E rëndësishme është fitorja e PS-së,
Xhemal Qefalia, kandidati i Partisë Socialiste, që mori gati 10 mijë vota, por që nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit, ka komentuar rezultatet në një intervistë për studion e “News 24”, duke theksuar se, pavarësisht humbjes personale, fitorja e PS-së ishte madhështore.
Qefalia u shpreh i surprizuar nga mbështetja që mori nga diaspora shqiptare, duke e cilësuar votën e tyre si të matur dhe të orientuar drejt zhvillimit.
Ai shtoi se kërkesa për rinumërim votash ishte tërhequr përpara ndërhyrjes së kryeministrit Rama, duke hedhur poshtë spekulimet për presion apo ndërhyrje politike.
“Falënderoj të gjithë ata që më votuan. Nuk ishte luftë brenda llojit, por ishte garë. E rëndësishme është fitorja e PS-së. Partia Socialiste korri sukses të jashtëzakonshëm.
Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi se shqiptarët janë më pranë Europës. Jam i surprizuar nga diaspora, nuk e prisja. Kam marrë vota nga vende që as kam qenë atje, më votonin nga Gjermania, Italia etj, është kënaqësi e veçantë. Shqiptarët në diasporë nuk janë militantë, votojnë me gjakftohtësi dhe zgjedhin progresin e zhvillimin.
Është abuzuar me kërkesën tonë për rinumërim votash, nuk është dashur aspak ndërhyrja e kryeministrit për t’u tërhequr nga kërkesa. E kisha tërhequr kërkesën për të parë pamjet e numërimit të votave edhe përpara se të reagonte Rama.
E morëm mandatin e katërt, sepse në tre mandate kemi punuar dhe kemi bërë reforma të vlerësuara nga BE-ja dhe PS është e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Humbësi i zgjedhjeve, PD, duhet ta pranonte rezultatin”, u shpreh Qefalia.
