Juventusi është rikthyer te fitorja pas largimit të trajnerit Igor Tudor. Bardhezinjtë kanë mposhtur sot Udinezen me rezultatin 3-1. Dushan Vlahoviçi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 5 të takimit, kur shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Xanioloja barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, por Federiko Gati riktheu sërish epërsinë për Juventusin në minutën e 67.
Ndërkohë në minutën e 6 të shtesës ishte Kenan Jëlldizi ai që nga 11 metrat vulosi shifrat përfundimtare në 3-1. Kjo ishte fitorja e parë e bardhezinjve pas 8 ndeshjeve radhazi pa fitore. Pavarësisht largimit të Tudorit, as në këtë përballje nuk pati asnjë minutë për Edon Zhegrovën./Sport Ekspres/
Tag: fitorja
-

Zhegrova qendron në stol edhe pas largimit të trajnerit, Juventusi rikthehet te fitorja
-

Vlen vetëm fitorja. UEFA Nations League, kombëtarja e vajzave gati për sfidën e kthimit ndaj Qipros
27 Tetor 2025
18:30
Telesport
Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Qipros, që do të përcaktojë qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League.
Stërvitja u fokusua më shumë në lojëra argëtuese dhe ushtrime të lehta, për të shmangur ngarkesën fizike para takimit të nesërm. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra gëzon gjendje shumë të mirë fizike.
Një lajm pozitiv për trajnerin Armir Grima dhe stafin kuqezi është rikthimi i Ilarja Zarkës, e cila mungoi në ndeshjen e parë për shkak kartonësh të verdhë, por tashmë është e gatshme të ndihmojë ekipin.
Kundër Qipros nesër vlen vetëm fitorja. Skuadra kuqezi duhet të fitojë me një diferencë prej të paktën dy golash për të siguruar qëndrimin në Ligën B. Nëse fitorja do të jetë me vetëm një gol diferencë, ndeshja do të shkojë në shtesa me nga 15 minuta.
Takimi do të luhet nesër në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve përfundoi me rezultatin 3–2 në favor të Qipros. -

Shtohet “oreksi” te Vllaznia, shkodranët duan fitoren e pestë në 6 javë
Fitorja me Bylis në transfertë ka shtuar “oreksin” tek Vllaznia, me kuqeblutë që me suksesin 0-1 ndaj mallakastriotëve shkuan në 3 fitore radhazi.
Por, kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini nuk duan të ndalen me kaq dhe objektivi në ndeshjen e radhës është sërish fitorja. Edhe pse se përballë është Tirana dhe klasikja ngelet gjithmonë e paparashikueshme, pavarësisht pozicionit apo formës së kundërshtarit.Megjithatë në Shkodër janë sërish të bindur për një sukses në duelin e radhës. Patjetër me objektiv për 3 pikët, por gjithmonë, duke respektuar edhe Tiranën, që ngelet një “peshë” e rëndë e futbollit shqiptar.
Në këtë mënyrë ndaj kryeqytetasve, Vllaznia nuk kërkon vetëm fitoren e radhës, por krijimin e një vijimësie në Superiore. Që do i bënte të mundur akoma më tepër shkëputjen ndaj kundërshtarëve në një moment ku po vjen fundi i fazës së parë. Gjithashtu 9 herë kampionët e vendit kërkojnë të ruajnë me “fanatizëm” rekordin e ndeshjeve shtëpiake këtë edicion në Superiore. Kjo pasi Vllaznia ka një rekord absolut me 100% të fitoreve në duelet se pritëse këtë sezon.
Me “Loro Boriçin” që është shndërruar në një “fortesë” dhe i pakalueshëm për kundërshtarët. Kjo pasi shkodranët njohin vetëm fjalën fitore në shtëpi, pas sukseseve 2-0 ndaj Egnatias, 4-1 ndaj Partizanit, 2-0 ndaj Vorës dhe 1-0 ndaj Elbasanit. Pikërisht këtë trend fitoresh nuk duan ta prishin në radhët e Vllaznisë as ndaj Tiranës, ku objektivi është fitorja dhe sigurimi i 3 pikëve të radhës.
© BalkanWeb -

Fitorja me Serbinë në rrit në arenën botërore, kuqezinjtë ngjisin 5 pozicione në renditjen e FIFA-s
FIFA ka publikuar renditjen e re për muajin tetor. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara më 11 dhe më 14 tetor, Shqipëria është ngjitur me 5 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Dy fitoret e kanë dërguar ekipin tonë kombëtar në vendin e 61-të në botë.
Fitorja në Serbi na rrit me 15.78 pikë, ndërsa ajo kundër Jordanisë na ka shtuar 4.9 pikë më tepër. Tashmë kuqezinjtë numërojnë gjithsej 1401 pikë, po aq sa Irlanda. Ndërkohë Kosova është ngjitur me 7 pozicione në renditje. Dardanët tani e gjejnë veten në vendin e 84-t në klasifikimin e FIFA-s./Sport Ekspres/ -

Harry Kane: Fitorja është si një dr*gë, nuk dëshiron të ndalesh asnjëherë
Që kur u transferua te Bayern Munich, Harry Kane e ka përqafuar plotësisht jetën bavareze dhe një kulturë e re që pret të zbulohet. “Ata janë në të vërtetë rehat“, tha sulmuesi anglez, tani i integruar në mënyrë të përsosur në mjedisin e tij të ri, për The Athletic.
Pas një jete te Tottenham, kapiteni i Anglisë nuk ka keqardhje: “Ishte një hap i jashtëzakonshëm, më bëri një lojtar më të mirë. Stadiumet janë gjithmonë të mbushura plot, atmosfera është e pabesueshme“.
Kane gjithashtu po mëson gjermanisht, megjithëse pranon se është “i ngadaltë” krahasuar me fëmijët e tij, të cilët po e kalojnë atë falë shkollës ndërkombëtare.
Jeta e përditshme e Kane mbetet e thjeshtë: familja, shëtitjet, golfi (kur moti e lejon) dhe shumë futboll.
“E tëra që më mungon është një ‘flat white’ i mirë me qumësht tërshëre“, bën shaka ai. Në fushë, megjithatë, performancat e tij flasin vetë: 85 gola në dy sezone, një mesatare prej 1.8 golash për ndeshje, dhe më e rëndësishmja, titulli i parë i karrierës së tij, Bundesliga 2024-25, pas vitesh ndjekjeje të saj.
“Ishte një ndjenjë e veçantë. Punon shumë për momente të tilla: të festosh me familjen time dhe tifozët në Allianz ishte unike“, tha sulmuesi anglez.
Tani Kane shikon përpara me një uri të re: “Fitorja është si një drogë. Nuk dua të ndalem këtu: Dua të vazhdoj të përpiqem, për trofe gjithnjë e më të mëdhenj.” -

VIDEO/ Fitorja historike në Serbi, Kombëtarja kthehet në shtëpi duke kënduar këngën për Adem Jasharin
Kuqezinjtë arritën një fitore historike mbrëmjen e djeshme në Leskovc ndaj Serbisë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për Botërorin 2026.
Pas ndeshjes, në autobusin e Kombëtares shpërtheu festa. Djemtë e Sylvinjos para nisjes për në atdhe me avion, ata festuan me këngën e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Pas vetëm tre ditësh, më 14 tetor, Kombëtarja do të presë në Tiranë Jordaninë në një ndeshje miqësore. -

Shakohoxha: “Sylvinho s’di të lexojë futbollin, kjo është Shqipëria më e mirë në histori”
Dritan Shakohoxha foli nga Beogradi për Report TV pas fitores 0-1 që lombëtarja kuqezi siguroi kundër Serbisë. Sipas komentatorit, trajneri Sylvinho është në kohën dhe vendin e duhur, pasi sipas tij ai s’di ta lexojë mirë futbollin, por ka përvojën. Për komentatorin sportiv, Kombëtarja e ka siguruar zonën play-off paçka dy ndeshjeve kundër Andorrës më 13 nëntor në udhëtim dhe Anglisë tre ditë më vonë në Tiranë.
A është kjo fitorja më e jashtëzakonshme e Shqipërisë?
Besoj që po, kjo është fitorja më e bukur në historinë e futbollit shqiptar, për shkak të 100 e ca motiveve. Edhe fitorja kundër Greqisë në Tiranë (2004) kur ata u shpallën kampionë Evrope, por edhe ndaj Rumanisë në Euro 16. Kjo e djeshmja ishte fitorja më e madhe që bashkon gjithë shqiptarët. Ky sukses me të vërtetë që do mbahet mend gjatë.
Pritshmëri për fitoren?
Kam thënë që kemi ekip më të mirë dhe do fitojmë, duhet të fitonim. Kur e pashë që ndeshja do luhej në Leskovac, u binda më shumë që kjo ndeshje do fitohej nga ne, sepse atë që bëmë ne në Tiranë, që ‘fikëm tifozët’, këtë bënë edhe këta këtu, por kjo për fatin tonë të madh. Luajtëm në kushtet më optimale të mundshme që mund të luanim në Serbi dhe ishte një mundësi e jashtëzakonshme për ne. Manajt i kam thënë që do shënonte në Serbi dhe mos e mbante mendjen te penalltia e humbur në Tiranë. Kisha një ndjesi të mirë për këtë ndeshje. Në këtë çaste ne kemi ekip më të mirë se Serbia.
A është ky brezi më i mirë i Kombëtares?
Futbolli matet me numra, rezultate dhe suksese. Duke parë këto besoj se ky brez, duke harruar Ligën e Kombeve, është një nga skuadrat më të mira në historinë e kombëtares shqiptare. Disa nga futbollistët që kemi sot, mos t’i marrim me emra, janë padyshim më të mirët e historisë në rolin e tyre.
Ndikimi i trajnerit në këtë sukses…
Influenca e trajnerit në këtë skuadër është e minimizuar, nuk shoh një trajner me aftësi të mëdha. Shoh një ekip shumë të bashkuar me njëri-tjetrin që jep shumë dhe luan në mënyrë të mrekullueshme. Influencën e trajnerit nuk e shoh, nuk e ndjej, nuk duket. Sylvinho ka ulje-ngritje të ndryshme, gjatë ndeshjes reagon shumë pak. Sylvinho është në vendin e duhur, në momentin e duhur. Influencë në ekip kishte De Biasi. Sylvinho ka përvojë, e sjell këtu. Por nuk e shoh që ta lexojë aq mirë futbollin. E shoh një trajner që ka fat që është në këtë moment të Shqipërisë.
Formacioni sulmues…
Uzuni është një ‘top-player’ që ka Shqipëria. Mos harrojmë që ky trajner e la jashtë Evropianit, kur ishte sulmuesi më i mirë në La Liga 2 në Spanjë. Di të them që trajneri besoi që futi në fushë emrat më të mirë. Në këtë moment po konsolidojmë formacionin. Shehun nuk e njihnim, ai është ndër më të talentuarit që ka veshur këtë fanellë. -

Fitorja historike ndaj Serbisë, Rama uron Kombëtaren: Zemrën plot
Një fitore aq e dëshiruar ajo e një nate më parë në Nish, ku Kombëtarja jonë mundi 1-0 Serbinë në shtëpinë e saj.
Kreu i qeverisë Edi Rama, me një foto të djemve të Kombëtares teksa festojnë pas fitores, ka uruar rezultatin.
“MIRËMËNGJES, dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, shkruan Rama.
