Tag: fitorja

  • VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, Teuta thyen Vorën

    VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, Teuta thyen Vorën

    Këtë të shtunë u luajtën disa nga ndeshjet e para të javës së 3-të të Superiores. Egnatia është rikthyer te fitorja, teksa mundi me rezultatin e thellë 5-1 Bylisin. Tek kampionët bie në sy Bakajoko me dopietën personale, ndaj një kundërshtari që luajti pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak.
    Në sfidën tjetër, në Niko Dovana, Teuta kaloi pengesën e Vorës, duke triumfuar 0-1. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Kotobellit në pjesën e dytë. Takimit ishin të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar.

     

  • Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, Teuta thyen Vorën

    Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, Teuta thyen Vorën

    Këtë të shtunë u luajtën disa nga ndeshjet e para të javës së 3-të të Superiores. Egnatia është rikthyer te fitorja, teksa mundi me rezultatin e thellë 5-1 Bylisin.
    Tek kampionët bie në sy Bakajoko me dopietën personale, ndaj një kundërshtari që luajti pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak.
    Në sfidën tjetër, në Niko Dovana, Teuta kaloi pengesën e Vorës, duke triumfuar 0-1. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Kotobellit në pjesën e dytë. Takimit ishin të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar.

  • ZYRTARE/ Shqipërisë i konfirmohet rivali i parë

    ZYRTARE/ Shqipërisë i konfirmohet rivali i parë

    Çekia është zyrtarisht rivali i parë i mundshëm për Shqipërinë në fazën gjysmëfinale të “play off” për Botërorin. Për çekët nuk ekziston mundësia që të ngjiten më sipër, por as që t’i bashkohen Shqipërisë në vazon e tretë.
    Megjithatë, sot janë disa skenarë që mund të ndryshojnë situatën për Sllovakinë, Skocinë dhe Irlandën që provizorisht plotësojnë vazon e dytë. Ja një pasqyrë, ndërsa ndeshjet do të luhen të gjitha sot prej orës 20:45.
    SKENARET QË NDRYSHOJNË VAZON E DYTË(SOT)
    Uells – Maqedoni e Veriut
    Fitorja e Uellsit, e vendos në vazon e dytë si kundërshtar të mundshëm për Shqipërinë. Në të kundërt, Uellsi do të pozicionohet në vazon e katërt. Fitorja e Uellsit do sillte zyrtarisht rënien e Irlandës në vazon e tretë, duke mos qenë rival i mundshëm për Shqipërinë në “play off”.
    Austri – Bosnjë Hercegovinë
    Fitorja e Bosnjës ndryshon vazon e dytë dhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë. Vetë Austria do të vendosej në vazon e parë.
    Skoci – Danimarkë
    Fitorja e Skocisë do të vendoste Danimarkën në vazon e parë të shortit të “play off”. Në të kundërt, me çdo rezultat tjetër, Skocia mbetet si kundërshtar i mundshëm në vazon e dytë.
    SKENAR THUAJSE I PAMUNDUR
    Kosovë – Zvicër
    Fitorja e Kosovës me më tepër se pesë gola diferencë do të ndryshojë po ashtu vazon e dytë.
    *Shqipëria është zyrtarisht në vazon e tretë. Vetëm Çekia është një kundërshtar që njihet po ashtu zyrtarisht në vazon e dytë. Pjesa tjetër mund të ndryshojë sot, sipas skenarëve të përmenedur më sipër.
    Vazo e dytë, pa u luajtur ndeshjet sot: Sllovaki, Skoci, Çeki(kundërshtar zyrtar) dhe Irlandë.

  • Vendi me popullsinë më të vogël, që do të luajë në një Kupë Bote? Vetëm 155.000 banorë…

    Vendi me popullsinë më të vogël, që do të luajë në një Kupë Bote? Vetëm 155.000 banorë…

    15 Nëntor 2025

    11:05

    Alfred Lleshi

    Curaçao është shumë pranë të bërit një nga tri kombëtaret debutuese në Botërorin 2026, së bashku me Cabo Verde, Jordaninë dhe Uzbekistanin. Fitorja e thellë 7-0 ndaj Bermudës, e afrojnë ekipin e drejtuar nga Dick Advocat, ish-trajner i Holandës, me pjesëmarrjen e parë në një Botëror.
    Nëse realizohet, Curaçao (155.000 banorë) do të zëvendësojë Islandën (331.000) si vendi më pak i populluar që luan në një Kupë Bote. Advocat është i paralajmëruar për sfidën vendimtare ndaj Xhamajkës. Fitorja ose barazimi siguron kualifikimin, ndërsa humbja e dërgon në “play off”.
    Po ashtu, Surinami, ish-koloni holandeze, e pavarur nga viti 1975, ruan shanset për debutim. Ata fituan 4-0 ndaj El Salvadorit dhe shkojnë në ndeshjen e fundit të grupit A të barabartë me Panamanë në pikë, duke luftuar për kualifikim direkt ose “play off”.

  • Besa- Laçi pa gola, Kastrioti fitorja e tretë radhazi

    Besa- Laçi pa gola, Kastrioti fitorja e tretë radhazi

    Besa-Laçi 0-0

    Lushnja- Iliria 1-0

    Kastrioti- AF Luftëtari 3-1

    Korabi- Kukësi 1-0

    Apolonia- Skënderbeu të dielën

    Burreli- Pogradeci 2-0 (luajtur të premten)/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin
    Para E Para/ Besa pret Laçin në Luz, Lushnja pa Bicajn në timon

  • Goli në fund, Skënderbeu rikthehet te fitorja

    Goli në fund, Skënderbeu rikthehet te fitorja

    Skënderbeu u rikthye te fitorja, pasi mposhti Korabin 3-2, në duelin e javës së 10-të në Kategorinë e Parë.
    Skuadra korçare e nisi mirë takimin, duke kaluar në epërsi të dyfishtë me golat e Nasr në minutën e 20-të dhe Vangjelit në minutën e 22-të.
    Pavarësisht avantazhit, vendasit nuk arritën ta menaxhonin rezultatin. Korabi reagoi në pjesën e parë me golin e Morinës në minutën e 35-të, duke ngushtuar diferencën. Në fraksionin e dytë, dibranët vazhduan të kërkonin barazimin, që erdhi në minutën e 76-të me anë të Markut.
    Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, erdhi edhe goli që vulosi takimin. Foti Çuçka shënoi në minutat e fundit, për t’i dhënë fitoren korçarëve.
    Skënderbeu mban vendin e parë me 25 pikë, ndërsa Korabi renditet i shtati me 10 pikë.

  • Man. City rikthehet te fitorja dhe vendi i dytë, Haaland është i “frikshëm” këtë sezon (video)

    Man. City rikthehet te fitorja dhe vendi i dytë, Haaland është i “frikshëm” këtë sezon (video)

    Manchester City është rikthyer te fitorja, pasi mposhti 3-1 Bournemouth në “Etihad”, për javën e 10-të në Premier League. “Qytetarët” gjetën golin që në minutën e 16-të, pas një kombinimi perfekt mes Nico Gonzalez-Rayan Cherki-Erling Haaland, norvegjezi dërgon topin në rrjetë.
    Barazimi i përkohëshëm i miqve erdhi në minutën e 25-të, ku Tyler Adams barazoi shifrat pas topit të ardhur nga një goditje këndi dhe daljes së gabuar të Gigio Donnarumma-s.
    Megjithatë, “Qytetarët” nuk u demoralizuan dhe gjetën shpejt golin e avantazhit, sërish pas kombinimit perfekt Cherki-Haaland. Francezi asiston, norvegjezi shënon. Ky është goli i 13-të për Haaland këtë sezon në Premier League, ndërsa në total ka shënuar 26 gola. Pjesa e parë është mbyllur 2-1 për “Qytetarët”.
    Nico O’Reilly shënoi golin e tretë për City-n në minutën e 59-të, pas asistit të marrë nga Phil Foden dhe hyrjes së bukur brenda në zonë, ku goditja përfundoi në rrjetë.
    Rezultati final, City 3-1 Bournemouth. Me këtë fitore, Man. City ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë, 6 pikë më pak se Arsenal i vendit të parë.
    SHIKOGOLAT

  • Chelsea triumfon në derbin e Londrës, Liverpool rikthehet te fitorja në Premier

    Chelsea triumfon në derbin e Londrës, Liverpool rikthehet te fitorja në Premier

    Arsenali ka konfirmuar deri më tani që nuk ka kundërshtar në kampionat, aty ku kryeson me 25 pikë, por duke bindur në të gjitha sfidat.
    E fundit e fituar është përballja ndaj Burnleyt në transfertë, e cila u mbyll në shifrat 0-2. Një dominim absolut nga minuta e parë e deri në përfundim për të besuarit e Mikel Artetës, që të dy golat i shënuan që në fraksionin e parë me autorë Gyokeres dhe Declan Rice.
    Në pjesën e dytë goonersat administruan rezultatin, teksa ia dolën që të largohen me 3 pikë nga Turf Moore. Kjo ishte fitorja e tetë në Premier League për këtë sezon për Arsenal, që regjistron gjithashtu dhe një barazim e një humbje në 10 javë të luajtura.
    Derbi i Londrës mes Tottenham dhe Chelsea u mbyll me fitoren e bluve të Marescës që Iu falën një goli të shënuar nga Joao Pedro që në minutën e 34’. Aq mjaftoi për marrjen e 3 pikëve dhe ngjitjen në vendin e pestë në tabelë. Liverpool u rikthye te fitorja pas disa humbjeve radhazi, ku të shtunën në shtëpi kishte përballë Aston Villan. Skuadra e Slot gjeti dy gola me Salah që realizoi të 250-in me fanellë ne të kuqve, dhe pas tij Ryan Gravenberch. Pavarësisht ecurisë negative, Liverpool mbetet në vendin e tretë.

  • Liverpool rikthehet më në fund te fitorja. Gjithçka nisi nga një gafë e Martinez (video)

    Liverpool rikthehet më në fund te fitorja. Gjithçka nisi nga një gafë e Martinez (video)

    Pas 4 humbjeve rresht, Liverpool është rikthyer më në fund te fitorja. Kampioni në fuqi i Premier League fioi 2-0 ndaj Aston Villa-s në “Anfield”, për javën e 10-të.
    Fillimisht ishte Hugo Ekitike që shënoi me kokë, pas një krosimi perfekt të Dominik Szoboszlai, por goli u anullua për pozicion jashtë loje të sulmuesit francez. SHIKOGOLINEANULLUAR TEEKITIKE
    Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Liverpool merr një dhuratë të madhe nga portieri i miqve, Emiliano Martinez, ku portieri argjentinas gabon duke i pasuar Mohamed Salah dhe egjipitian dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Liverpoolin. Me golin e shënuar sot, Mohamed Salah shkon në kuotën e 250 golave, golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e të kuqve, pas Ian Rush 346 dhe Roger Hunt 285. SHIKOGOLINESALAH
    Në minutën e 58-të ishte Ryan Gravenberch që dyfishoi shifrat për vendasit, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, e ndihmuar dhe nga devijimi i njërit prej lojtarëve të Aston Villa-s. SHIKOGOLIN
    Florian Wirtz e nisi nga stoli këtë takim, duke u futur në 15 minutat e fundit në vend të Ekitike, por pa gjetur dor rrjetën. Liverpool fiton 2-0 dhe ngjitet në vend të tretë me 18 pikë, 7 pikë më pak se Arsenal i vendit të parë.

  • Takim me qytetarët në Tepelenë, Shehu: Fitorja e Gabrielit është fitorja e gjithë qytetit

    Takim me qytetarët në Tepelenë, Shehu: Fitorja e Gabrielit është fitorja e gjithë qytetit

    Deputeti Tritan Shehu dhe kryetari i FRPD-së, deputeti Besart Xhaferri, janë takuar sot me qytetarët e Tepelenës për të mbështetur kandidatin e opozitës për bashkinë, Gabrieli Guma.

    Shehu tha se demokratët janë të bashkuar dhe të mobilizuar për fitore, duke e cilësuar triumfin e Gabrielit si “fitoren e Tepelenës”.

    ‘Fitorja e Gabrielit, fitore e Tepelenes!’, shprehet deputeti në postim

    Postimi:

    Gabrieli drejt Bashkise, fitore e Tepelenes! PD e Tepelenes e mobilizuar per fitoren e Gabrielit.
    Sot perseri duke diskutuar e programuar kete jave te fundit prag suksesi. Me ne ishte dhe Kryetari i FRPD, deputeti Besart Xhaferri.

    Fitorja e Gabrielit, fitore e Tepelenes!