Tag: fitorja

  • Fitorja me Bylisin i nxjerr nga kriza, Vllaznia do përsëritjen e suksesit të fazës së parë

    Fitorja me Bylisin i nxjerr nga kriza, Vllaznia do përsëritjen e suksesit të fazës së parë

    Bylis do të jetë kundërshtari i radhës i Vllaznisë në kampionat, me mallakastriotët që do të vizitojnë Shkodrën ditën e diel. Ku sfida do luhet në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi”, të kryeqendrës së veriut të vendit tonë.
    Në këtë mënyrë kuqeblutë do të kërkojnë medoemos të rikthehen te fitorja, ku pas një periudhe prej 4 ndeshjesh radhazi ku nuk marrin pikët e plota në kampionat, të besuarit e Martinit kanë vetëm një objektiv në javën e 16- të të sezonit. Dhe ai është marrja e 3 pikëve dhe rikthimi i qetësisë në kampin shkodran, në një moment ku situata nuk është më e mira e mundshme, pasi skuadra nuk po gjen reagimin prej disa takimesh radhazi.

    Duke shfaqur edhe një nivel loje jo të kënaqshëm përveç rezultateve që nuk kanë qenë aty ku priten në Shkodër. Me 9 herë kampionët e vendit tonë që kanë marrë vetëm 2 pikë nga 12 të mundshme në 4 javët e fundit të Superiores. Po ashtu ndaj Bylisit, kuqeblutë do të kërkojnë të ripërsërisin suksesin e fazës së parë, ku Vllaznia triumfoi 0-1 në Ballsh.
    Që ngelet edhe fitorja e vetme jashtë fushe e shkodranëve deri në këto momente të edicionit 2025-26. Gjithashtu në shtëpinë e tyre, Vllaznia do të kërkojë të rikthehet sërish te fitoret dhe 3-pikëshat, ku ishte Teuta që prishi rekordin absolut të kuqebluve në shtëpi këtë edicion. Ku para humbjes 0- 1 ndaj durrsakëve, shkodranët kishin 6 ndeshje të zhvilluara në shtëpi ku kishin marrë 6 fitore. Një statistikë që do të kërkojnë ta ripërtërijnë pikërisht ndaj Bylisit ditën e diel, në javën e 16-të të edicionit.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Fitorja ndaj Bylisit i nxjerr nga kriza, Vllaznia kërkon sërish sukses

    Fitorja ndaj Bylisit i nxjerr nga kriza, Vllaznia kërkon sërish sukses

  • Slot: “Çështja Salah” ka prekur gjithë ekipin, fitorja ndaj Inter duhet të na motivojë për të ardhmen

    Slot: “Çështja Salah” ka prekur gjithë ekipin, fitorja ndaj Inter duhet të na motivojë për të ardhmen

    11 Dhjetor 2025

    11:16

    Telesport

    Fitorja 1-0 në “San Siro” ndaj Inter duket se ka rikthyer disi entuziasmin te Liverpool pas një jave të vështirë, ku çështja Salah kishte acaruar të gjithë. “Sigurisht që thuhen shumë gjëra dhe mendoj se kjo gjithmonë ndikon edhe te ekipi“, tha trajneri i Liverpool, Arne Slot.
    “Nëse je në dhomën e zhveshjes së një ekipi dhe sheh se ka diskutime mes një lojtari dhe trajnerit apo me klubin kjo normalisht ndikon pak edhe te lojtarët e tjerë. Sidomos kur ai lojtar është i rëndësishëm dhe kaq me ndikim te skuadra”, shtoi Slot.
    Më tej, trajneri holandez komentoi: “Të gjithë bëjnë gabime në jetë, kështu që gjëja e parë duhet të jetë: A mendon lojtari se ka bërë edhe ai një gabim? Nuk është kurrë mirë të shohësh diçka të tillë t’i ndodhë njërit prej shokëve të ekipit”.
    “I gjithë fokusi tani duhet të jetë te ndeshja e radhës. Skuadra ka kapacitete për ta kaluar këtë situatë dhe të gjithë duhet të mendojmë për përballjen tjetër. Kjo fitore në Champions duhet të na shërbejë si një trampolinë dhe të lëmë polemikat”, tha slot.

  • Arteta: Fitorja në Champions me kaq shumë dëmtime tregon se sa të qëndrueshëm jemi

    Arteta: Fitorja në Champions me kaq shumë dëmtime tregon se sa të qëndrueshëm jemi

    11 Dhjetor 2025

    11:40

    Telesport

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, tha se fitorja 3-0 ndaj Club Brugge të mërkurën në Champions League ishte reagimi i përkryer i skuadrës ndaj humbjes së fundjavës në Premier League (1-2 ndaj Aston Villa. Fitorja mban “topçinjtë” në krye të renditjes në champions me 18 pikë të plota.
    “Kjo është ajo që dëshiron menjëherë pas një humbjeje: Të reagosh dhe të fitosh ndeshjen tjetër. Mënyra se si e realizuam këtë në Champions ishte mjaft pozitive, veçanërisht kur humbëm përsëri dy lojtarë të tjerë”, tha Arteta.
    “Përsëri, pavarësisht dëmtimeve, treguam se sa të qëndrueshëm jemi. Standardet që i vendosëm vetes dhe kapaciteti që ka skuadra për të fituar në mënyra të ndryshme është e mahnitshme. Ndeshja e djeshme mendoj se ishte një shembull i mirë i kësaj”, shtoi Arteta.
    Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Jam shumë i lumtur sepse tani kemi disa lojtarë përsëri në vijën e parë dhe mund të shihni sa më mirë kemi bërë. Jam i lumtur që u rikthye Gabriel Jesus, lojtar me cilësi. Kjo është diçka që ne si skuadër kemi nevojë dhe do të na bëjë më të mirë“.

  • VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, mposht Vorën

    VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, mposht Vorën

    Pas humbjes ndaj Flamurtarit, Egnatia është rikthyer te fitorja, teksa triumfoi 2-0 ndaj Vorës. Goli i parë i sfidës mban firmën e Albanese, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i sigurisë erdhi nga Ndreca, në minutën e 69-të.
    Kampionët e Shqipërisë kryesojnë renditjen me 28 pikë, 2 pikë më shumë se Elbasani. Në krahun tjetër, Vora është në vendin e shtatë.

  • Rikthehet te fitorja, Egnatia merr kryesimin

    Rikthehet te fitorja, Egnatia merr kryesimin

    Pas humbjes ndaj Flamurtarit, Egnatia është rikthyer te fitorja, teksa triumfoi 2-0 ndaj Vorës. Goli i parë i sfidës mban firmën e Albanese, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i sigurisë erdhi nga Ndreca, në minutën e 69-të.
    Kampionët e Shqipërisë kryesojnë renditjen me 28 pikë, 2 pikë më shumë se Elbasani. Në krahun tjetër, Vora është në vendin e shtatë.

  • Arsenal ndalet nga Çelsi, mban 5 pikë larg Sitin, Liverpul kthehet te fitorja

    Arsenal ndalet nga Çelsi, mban 5 pikë larg Sitin, Liverpul kthehet te fitorja

    Raundi i 13-të në Premier League nuk e humbi shkëlqimin e zakonshëm por ndryshe nga java e kaluar, sot skuadrat favorite bënë rezultat të mirë. Kështu kryesfida Çelsi- Arsenal u mbyll në bariminin 1-1 (Çalobah 48’/ Mikel Merino 59′) me blutë që luajtën thujase gjithë pjesën e dytë me një futbollist më pak.

    Rikthehet te fitorja Liverpul. Sot skuadra e Slot fitoi 0-2 ndaj Uest Hem në Londër. Po në kryeqytetin e Anglisë Mançester Junajtid mori tri pikë (1-2) duke kaluar Kristal Palasë. Më tej; Aston Vila- Uolves 1-0, Notingham Forest- Brajton 0-2.

    Vazhdo leximin

  • Isak e bën “sefte” më në fund, Liverpool rikthehet te fitorja (video)

    Isak e bën “sefte” më në fund, Liverpool rikthehet te fitorja (video)

    Pas dy humbjeve rresht në Premier League, e sidomos pas turpërimit në mesjavë ndaj PSV 1-4 në Champions League, Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat. Të kuqtë morën një fitore tejet të vështirë 0-1 në transfertën ndaj West Ham, e vlefshme për javën e 13-të të Premier League.
    Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 60-të, ku blerja rekord e verës, Alexander Isak, shënoi më në fund golin e parë me fanellën e Liverpool në Premier League. Suedezi shënoi me një goditje të lehtë me të djathtën brenda zonës, pas asistit që mori nga Cody Gapko.
    Minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Lucas Paqueta la fushën e lojës për shkak kartoni të kuq. Fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, për shkak të protestave të zgjatura ndaj arbitrit, u ndëshkua me të kuq.
    Në minutat shtesë do të ishte Cody Gapko që do të vuloste fitoren 0-2, holandezi shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit që mori nga Joe Gomez. Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në vendin e 8-të me 21 pikë, West Ham mbetet në vendin e 17-të më 11 pikë.
    Në dy ndeshjet e tjera, Aston Villa fitoi 1-0 ndaj Wolves në shtëpi, falë golit të Boubacar Kamara në minutën e 67-të. Ndërkohë, Brighton fitoi 0-2 në transfertë ndaj Nottingham.
    SHIKOGOLAT

  • FFK krenohet me Dritën, kampionati kosovar në vendin e 35-të të UEFA-s

    FFK krenohet me Dritën, kampionati kosovar në vendin e 35-të të UEFA-s

    Fitorja e Dritës në raundin e 4-të të Conference League 1-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës, përpos faktit që gjilanasit janë në 8 ekipet e para (kualifikim direkt për fazën tjetër) por ka rritur edhe koefcientin e kampionatit kosovar duke progresuar me dy vende. Vetë Federata e Futbollit të Kosovës ka njohur këtë arritje.

    Postimi i FFK-së

    Kosova ngritet për dy pozita në renditjen e UEFA-s!

    Fitorja e madhe e FC Drita mbrëmë ndaj Shkëndijës së Tetovës në UEFA Conference League ka sjellë një rritje të rëndësishme për futbollin tonë në arenën evropiane.

    Si rezultat i kësaj fitoreje, Kosova është ngjitur për dy pozita dhe tani renditet në vendin e 35-të në ranglistën e UEFA-s, duke vazhduar trendin pozitiv të rritjes së koeficientit të kampionatit tonë.

    Ky progres është dëshmi e punës së shkëlqyeshme të klubeve tona dhe e përkushtimit të vazhdueshëm të FFK-së për të ngritur nivelin e futbollit kosovar.

    Të vazhdojmë së bashku drejt arritjeve edhe më të mëdha!

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, Teuta thyen Vorën – Balkanweb.com – News24

    VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, Teuta thyen Vorën – Balkanweb.com – News24

    Këtë të shtunë u luajtën disa nga ndeshjet e para të javës së 3-të të Superiores. Egnatia është rikthyer te fitorja, teksa mundi me rezultatin e thellë 5-1 Bylisin. Tek kampionët bie në sy Bakajoko me dopietën personale, ndaj një kundërshtari që luajti pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak.
    Në sfidën tjetër, në Niko Dovana, Teuta kaloi pengesën e Vorës, duke triumfuar 0-1. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Kotobellit në pjesën e dytë. Takimit ishin të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb