Tag: fitores

  • Berisha: Edhe mbrapa diellit të shkojë Rama, ne do ta gjejmë dhe do ta mundim!

    Berisha: Edhe mbrapa diellit të shkojë Rama, ne do ta gjejmë dhe do ta mundim!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim me qytetarët e Kurbinit.
    Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se fitorja e PD-së është më afër se kurrë.
    Sipas kryedemokratit, kryeministri Edi Rama i ka ditët e numëruara dhe se PD-ja do ta mundi kudo që ai të jetë.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Shndrit fitorja e 11 Majit. Sot ne jemi më afër se kurrë fitores për të cilën luftuam 12 vite, fitores që qëndruam të pamposhtur, fitores për të cilën sakrifikuam.
    Edi Rama po numëron orët dhe ditët e fundit të regjimit të tij. Rama nuk ka të ardhme dhe u garantoj ju se dhe mbrapa diellit po të shkojë do ta gjejmë dhe do ta mundim.
    Nuk ka shpresë për atë më. Ndaj dhe çfarë do që të bësh, sa do që të fshihesh je tërësisht i pashpresë, do kesh fundin e çdo diktatori. Rama ka bërë të këqija të mëdha shqiptarëve.
     

  • Berishës i dhurojnë kupën me numrin 1 në Kurbin: Njishi është numri i perëndisë!

    Berishës i dhurojnë kupën me numrin 1 në Kurbin: Njishi është numri i perëndisë!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Kurbin, kandidatët për deputetë të kësaj zone.
    “Njishi është numri i perëndisë, është numri i fitores, numri i dritës dhe i diellit’, theksoi Berisha në fjalën e tij.”
    “Të dashur qytetare dhe qytetarë të Kurbinit, qytetare dhe qytetarë të fitores, sot në të katër anët e Shqipërisë, në sytë dhe zemrat e shqiptarëve shndrit fitorja e 11 Majit. Sot ne jemi më afër se kurrë fitores për të cilën luftuam 12 vite, fitores për të cilën qëndruam të pamposhtur, fitores për të cilën sakrifikuam dhe ja ku jemi sot, më të vendosur se kurrë, më të sigurt se kurrë, të firmosim fitoren më 11 Maj. Edi Rama, po numëron orët dhe ditët e fundit të regjimit të tij. Edi Rama nuk ka të ardhme dhe u garantoj ju se edhe prapa diellit po të shkojë, do ta gjejmë dhe do ta mundim.”
    Nuk ka shpresë për të, u shpreh Berisha duke iu referuar kreut të qeverisë Rama, ndaj tha ai-“ Ndaj dhe çfarëdo që të bësh, sado që të fshihesh, je tërësisht i pashpresë. Ai kalon nga sheshi, nga takimi në takimi, me zyrtarët e tij të mbledhur me firmë, pa takuar kurrë në tre muaj rresht, një ditë të vetme 10 apo 20 qytetarë të lirë sepse edhe një i lirë kur ndodhet në takimin e tij, i përvishet me guxim dhe shfazon. Edi Rama u ka bërë të këqija të mëdha shqiptarëve.”

  • Udhëheqësit e 19 vendeve njoftuan pjesëmarrjen e tyre në Paradën e Fitores në Moskë

    Udhëheqësit e 19 vendeve njoftuan pjesëmarrjen e tyre në Paradën e Fitores në Moskë

    Pritet që udhëheqës nga 19 vende të marrin pjesë në 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore, i cili do të festohet më 9 maj në Moskë, ndërsa dy udhëheqës të tjerë kanë marrë ftesa, por ende nuk e kanë konfirmuar mbërritjen e tyre.

    Ndër të ftuarit e konfirmuar janë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, Republika Srpska Milorad Dodik, presidenti i Kinës, Xi Jinping, Sllovakia, Robert Fico, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, Venezuela, Nicolas Maduro, Brazili, Luis Ignacio Lula da Silva dhe të tjerë, njoftoi portali rus RBC.

    Presidentët e Burkina Fasos, Vietnamit, Kubës, Abkhazisë, Azerbajxhanit, Palestinës, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Kazakistanit, Kirgistanit, Uzbekistanit dhe Armenisë do të marrin pjesë gjithashtu në paradë.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, nuk do të marrë pjesë në këtë aktivitet.

    Parada e fitores u bë traditë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

    Parada e parë, për nder të 50-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore, u mbajt në vitin 1995, dhe që atëherë paradat janë mbajtur çdo vit.

    Në këtë aktivitet morën pjesë udhëheqës nga më shumë se 50 vende, përfshirë zyrtarë nga SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania.

    Pas vitit 1995, paradat u bënë të rregullta dhe disa udhëheqës të lartë të huaj ishin të pranishëm gjatë viteve.

    Ndër të ftuarit më të shquar ishin Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Boutros Ghali, presidentët e SHBA-së, Francës, Gjermanisë, si dhe udhëheqësit e vendeve të tjera, përfshirë Kryeministrin e Kanadasë, Kryeministrin Britanik, si dhe udhëheqësit e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik.

    Çdo vit, së bashku me delegacionet politike dhe ushtarake, të pranishmit zhvillojnë diskutime rreth rëndësisë historike dhe strategjike të 9 majit, dhe festimet shënohen nga një paradë ushtarake dhe zjarr artilerie në Sheshin e Kuq.

  • Fitoi zgjedhjet/Kryeministri i ri Carney:Rruga përpara për Kanadanë do jetë sfiduese

    Fitoi zgjedhjet/Kryeministri i ri Carney:Rruga përpara për Kanadanë do jetë sfiduese

    Pas fitores së zgjedhjeve në Kanada, kryeministri i sapozgjedhur Mark Carney mbajti fjalën e tij në selinë e Partisë Liberale në Ottawa, duke theksuar se uniteti, përulësia dhe vendosmëria sipas tij përbëjnë thelbin e identitetit kanadez.
    “Meqenëse Kanadaja është më shumë se një komb, ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një federatë. Nuk jemi gjithmonë të përsosur, por përpiqemi të jemi të mirë,” u shpreh Carney.
    Në fjalimin e tij të parë, pas fitores së zgjedhjeve, mes një atmosfere optimizmi dhe përgjegjësie, ai vuri theksin te forca që vjen nga bashkëpunimi dhe uniteti, duke theksuar rëndësinë e vlerave të përbashkëta mbi dallimet rajonale dhe politike.
    “Ne përpiqemi t’i bëjmë gjërat sepse janë të drejta, jo sepse janë të lehta“, përsëriti Carney, një mesazh që u duartrokit fort nga të pranishmit.
    Fjalimi i tij erdhi pasi Partia Liberale siguroi një numër të mjaftueshëm vendesh për të formuar një qeveri minoritare, duke e vendosur Carney-n zyrtarisht në rolin e udhëheqësit të ri të vendit, vetëm disa javë pasi mori drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Justin Trudeau.

  • “Në fund, djemtë e mirë…” Pique bën reagimin pikant pas fitores në Kupën e Mbretit

    “Në fund, djemtë e mirë…” Pique bën reagimin pikant pas fitores në Kupën e Mbretit

    27 Prill 2025

    11:08

    Telesport

    Gerard Pique mendon se lojtarët e Barcelonës janë “djemtë e mirë”, kurse ata të Real Madridit “djemtë e këqinj”.
    Pas fitores në kohën shtesë të katalanasve me Real Madridin në finalen e Kupës së Mbretit (3-2), Pique postoi një mesazh në rrjetin social X: “Në fund, djemtë e mirë fitojnë gjithmonë”.
    Kjo deklaratë vjen pas një prej finaleve më problematike dhe të diskutueshme të viteve të fundit. Ka shumë për të folur për mënyrën sesi rrodhi ndeshja, por Pique u mjaftua me reagimin e tij pikant.

  • Gjiknuri takim me banorë të Kuçit: Bashkë nënshkruam memorandumin e fitores

    Gjiknuri takim me banorë të Kuçit: Bashkë nënshkruam memorandumin e fitores

    Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, zhvilloi pasditen e së Shtunës një takim me banorë të Kuçit.
    Në fjalën e tij Gjiknuri pohoi se, “Gjatë kohës kur kam qënë drejtues politik në Qarkun e Vlorës, kemi bërë shumë punë të mira bashkë. Këtu në Kuç, nënshkruam dhe memorandumin e famshëm të fitores, ku përcaktuam numrin e mandateve që do të fitonim. Ajo mbetet si një referencë, ku përcaktuam fatin e fitores së Partisë Socialiste.

    Kuçi ka qenë gjithmonë element i rëndësishëm në fitoren tonë. Është një fshat me tradita. Është gjithmonë kënaqësi të vij këtu. Në Kuç janë bërë punë të mira, të cilat nuk kanë ardhur rastësisht, por si rezultat i punës së mirë të qeverisë dhe mbështetjes që ka patur Bashkia e Himarës për të investuar për fshatin. Rruga e Lumit të Vlorës, një ndër investimet më të mëdha, ka sjellë zhvillim për zonën, duke e bërë të aksesueshme zonën.
    Në këto investime, të realizuara nga qeveria jonë, kam edhe unë gjurmën e gishtit si ish-ministër, në bërjen e kësaj rruge, me qëllim që zona të dilte në pah vlerat historike që ka zona dhe duke e përmirësuar jetën e banorëve. Edhe Paketa e Maleve, tanimë është bërë konkrete, përmes së cilës të rinjtë mund të marrin grante nga shteti për të bërë bujtina ose biznese të vogla, sigomos në këtë zonë me potencial natyror”.
    Duke u ndalur tek situata zgjedhore, Gjiknuri theksoi se, “Ne një zgjedhje e kemi shumë të qartë, vota duhet të jetë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, që ka bërë kaq shumë për këtë qark, për Labërinë dhe sidomos për lidhjen me bregdetin. Unë si Damian, kërkoj votën, pas votës për PS, pasi fuqia ime politike vjen nga mbështetja juaj masive me votë.
    Dua të jem një zë i fortë përfaqësimi. Do të jem deputeti juaj. Po marr votë të drejtpërdrejt dhe do ta mbuloj drejtpërdrejt Himarën për të çuar përpara të tjera projekte. Së bashku do të bëjmë punë të mira. Si deputet i juaj, që do të jem pas zgjedhjeve, do të doja mbështetjen masive të këtij fshati, me të cilin më lidhin shumë gjëra. Nuk ju duhet thjesht një zë që ngre probleme, por një çelës që hap dyer dhe zgjidh probleme”.

  • Kreu i PD Fier: 11 Maji do të jetë jehona e fitores sonë! Berisha dhe PD sjellin shpresë dhe progres

    Kreu i PD Fier: 11 Maji do të jetë jehona e fitores sonë! Berisha dhe PD sjellin shpresë dhe progres

    Kreu i PD Fier: 11 Maji do të jetë jehona e fitores sonë! Berisha dhe PD sjellin shpresë dhe progresKryetari i degës së PD në Fier, Rrapi Gjika, në fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputetë, theksoi rëndësinë e këtij momenti si fillimi i një rrugëtimi të ri për shpresën dhe ndryshimin, duke i bërë thirrje qytetarëve të mbështesin ekipin e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

    Ai nënvizoi përkushtimin e Partisë Demokratike për të sjellë reforma të thella dhe për të rikthyer shpresën tek të rinjtë, biznesi dhe familjet shqiptare.

    Rrapi Gjika: Shumë i nderuar kryetar i Partisë Demokratike, Profesor Doktor Sali Berisha. Mirë se erdhe në Fierin tonë!

    Të dashur bashkëqytetarë demokratë dhe demokrate të Fierit. I nderuar zoti bardhi, drejtues politik i Qarkut Fier. I nderuar Luan Baçi, deputet i Fierit dhe kolegu dhe miku jonë i përhershëm.

    Të nderuar miqtë e mi, kolegë kryetarë të degëve dhe kandidatë për deputet të qarkut Fier. Sot është një ditë e veçantë sepse shënon fillimin e një rrugëtimi të ri, një rrugëtim shprese, besimi dhe përkushtimi për të ardhmen tonë të përbashkët. Jemi së bashku sot më të fortë se kurrë për të prezantuar ekipin tonë të fitores, kandidatët e Partisë Demokratike të qarkut Fier.

    Do ndaj me ju programin e reformave dhe vizionin tonë për Shqipërinë Madhështore.

    Jam i bindur se nga Fieri do të nisë jehona e fitores së 11 Majit që do të ndryshojë Shqipërinë. Ne jemi të gjithë këtu bashkë, për të kërkuar mbështetjen e çdonjërit prej jush sepse PD ka një program të qartë, të realizueshëm me qëllime serioze për të ringritur ekonominë, punësimin, biznesin, tregun dhe për t’i rikthyer shpresën rinisë.

    Ne kemi marrë zotime që do t’i realizojmë ato, që themi dhe jo të bëjmë premtime boshe ashtu siç ka bërë Edi Rama këto 12 vite qeverisje të mbrapshta.

    Prandaj ju ftoj të gjithëve të mbështesim kandidatët e PD, dhe të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë, për Fierin, Lushnjën, Divjakën, Patosin, Mallakastrën dhe Roskovecin.

    PD me në krye liderin historik, profesor Doktor Sali Berishën, ka qenë dhe do të mbetet zëri i qytetarëve. Forca politike që sjell shpresën dhe progres. Ne nuk jemi këtu vetëm për të kërkuar votën tuaj, por për të ndërtuar një marrëveshje të ndershme me ju dhe me qytetarët tanë.

    Në këtë fushatë PD ofron zgjedhje konkrete. Ne nuk do të premtojmë më shumë sesa mund të realizojmë për çdo premtim është një angazhim që do ta çojmë deri në fund me përkushtim.

    Unë ju ftoj të gjithëve të bëhemi pjesë e historisë së lavdishme.

    Me votën tonë më 11 Maj, të ringrejmë Shqipërinë për familjet dhe fëmijët tanë.

    Mbështetja juaj është forca jonë.

    Faleminderit për besimin tuaj!

  • Këllëçi: Fryma e fitores është kudo! Qytetarët besojnë te ndryshimi

    Këllëçi: Fryma e fitores është kudo! Qytetarët besojnë te ndryshimi

    Teksa vijojnë takimet në terren në kuadër të fushatës zgjedhore, Belind Këllëçi ka ndarë përmes një postimi në facebook, mesazhin optimist porsa i përket atmosferës entuziaste që po përjeton, bashkë me kandidaten Ilda Zhulali.

    Ai thotë se qytetarët janë gjithnjë e më të angazhuar, plot energji dhe besim për ndryshimin që po afron.

    Sipas Këlliçit, shpresa është rikthyer dhe fryma e fitores tashmë ndihet në çdo rrugë, çdo tavolinë dhe çdo takim me qytetarët, të cilët presin me padurim një realitet të ri politik.

    Postimi në FB:

    Bashkë me kandidaten Ilda Zhulali në çdo rrugë, tavolinë, vend ku mblidhen e flasin qytetarët.

    Gëzimi i fitores ka filluar të vijë. Qytetarët kanë shpresë dhe energji për ndryshimin, tashmë të pashmangshëm.

    #Voto1 #partiademokratike #shqiperiamadheshtore

  • “Gënjeshtra pafund, u duka si kriminel”, De Zerbi shpërthen ndaj medieve pas fitores 5-1 të Marseille!

    “Gënjeshtra pafund, u duka si kriminel”, De Zerbi shpërthen ndaj medieve pas fitores 5-1 të Marseille!

    20 Prill 2025

    0:40

    Telesport

    Pas 5 humbjeve në 8 ndeshjet e fundit, Marseille e Roberto De Zerbit është rikthyer për të festuar në javën e 30-të të Ligue 1: në Stade Velodrome pati një festë të madhe pas fitores 5-1 ndaj Montpellier, që do të thotë në vend te dytë pasi parakaluan Monacon, i cili barazoi 0-0 kundër Strasbourg.
    Një dygolesh nga sulmuesi anglez Mason Greenwood (shënoi në minutën e 8-të dhe 67-të), gola gjithashtu nga algjeriani Amine Gouiri (në minutën e 60-të), Jonathan Rowe (në minutën e 74-të) dhe ish-lojtari i Juventusit, Adrien Rabiot (minuta e 90-të). Montpellier gjeti golin e ngushëllimit me Lucas Mincarelli në minutën e 83-të.
    “Unë nuk do të vendos të qëndroj apo të shkoj për gazetarët. Ju duhet të bëni punën tuaj, unë nuk kam marrëdhënie me gazetarët përveç këtu ne konference, duke iu përgjigjur me mirësjellje, në lidhje me pyetjet tuaja. Por ju mund të shkruani çfarë të doni, unë e di cila është e vërteta. Ashtu si kur ju shkruani gjëra për mua duke më bërë si kriminel, ai që goditi grushtat dhe e kishte ekipin kundër tij.Genjeshtra pas genjeshtrash”.