Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, deklaroi se është shumë pranë fitores, ndërsa pret zhvillimin e seancës së fundit në Kolegjit e Apelimit të Zgjedhjeve (KAS), që do të mbahet ditën e nesërme.
“E përshëndes KAS për qëndrimin e mbajtur. Unë po shkoj drejt fitores, drejt hapjes së kutive nesër, pasi do të zhvillohet edhe seanca ime e fundit”, u shpreh Kalaja.
Ai theksoi se ndryshe nga disa kandidatë të tjerë të Partisë Demokratike që janë rrëzuar për shkak të mungesës së legjitimitetit, ai vetë ka kërkuar hapjen e kutive në emër personal dhe jo vetëm në cilësinë e përfaqësuesit të subjektit politik.
“Kandidatët e tjerë janë rrëzuar sepse nuk mund të legjitimoheshin dot. Këta të rrahin e s’të lënë as me qa. Unë dua të shoh votat e mia, në emrin tim personal si Aulon Kalaja, jo vetëm si subjekt politik”, deklaroi ai.
Kalaja pretendon se nga hapja e kutive në Durrës do të dalin prova konkrete për vjedhje dhe trafikim të votave.
“Jo vetëm që janë vjedhur votat, por edhe janë trafikuar. Kam parë vota të mia që janë shpallur të pavlefshme dhe i janë kaluar PS-së”, tha ai, duke theksuar se gjithçka do të qartësohet pas seancës së nesërme dhe verifikimit të kutive.
Tag: fitores
-

‘Jam pranë fitores’, Aulon Kalaja: Nesër seanca e fundit në KAS, pres hapjen e kutive në Durrës
-

Tmerr në Liverpool! Një 53-vjeçar përplas me makinë këmbësorët gjatë paradës së fitores së “Liverpool FC”
Pamje nga Liverpool
BRITANI E MADHE- Një burrë është arrestuar pasi përplasi me makinë tifozët që kishin dalë në qendër të qytetit të Liverpulit, për të zhvilluar paradën e fitores së ekipit “Liverpool FC” në Premier League. Makina u ndalua menjëherë dhe në pranga u vendos një 53-vjeçar britanik, i cili jetonte në Liverpul. Aktualisht, Policia po merret ndërkohë me zbardhjen e shkaqeve të kaosit që u shkaktua.
“Hetime të gjera po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat që çuan në përplasje,”- tha Policia. Nga përplasja pati disa të dëmtuar, ndërsa pamjet u bënë virale.
MOMENTI I PËRPLASJES:Liverpuli fitoi titullin e 20-të kampion në Premier Ligë. Ky trofe erdhi për skuadrën e Slot pas 5 viteve pritje./ZËRI
-

“Mandat historik”, Rama në fjalimin e fitores paralajmëron ndryshime në qeveri dhe parti
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, gjatë fjalimit në tij në takimin e fitores me kandidatët fitues dhe jo fitues të 11 majit, ka paralajmëruar ndryshime në qeveri dhe në parti.
Ai tha se mandati i katër është historik, dhe gjithsecili duhet të japë më të mirën e tij për ta çuar vendin përpara.
Rama theksoi se në këtë moment historik duhen bërë disa gjëra ndryshe, dhe ëpr këtë është e nevojshme të bëhen disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri.“Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt”, tha Rama.
-

“Faleminderit!”/ Nuk arriti të marrë mandatin, Majko reagon për herë të parë pas fitores së PS në zgjedhje
Senatori i PS, Pandeli Majko i cili nuk do të jetë pjesë e Kuvendit në shtator, ka reaguar për herë të parë pas fitores së thellë të socialistëve në këto zgjedhje, dhe pas numërimit të votave preferenciale.
Majko i cili garonte në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës ka arritur të marrë deri tani 4327 vota, të cilat nuk mjaftojnë që një nga socialistët më të vjetër të jetë pjesë e Kuvendit për legjislacionin e ardhshëm.
Në reagimin e tij në Facebook, Majko shkruan vetëm: “Faleminderit”.Kujtojmë që PS ka arritur të fitojë mandatin e katërt qeverisës në zgjedhjet e 11 majit, duke siguruar 83 mandate në parlamentin e ri.
-

Mbajti fjalimin e fitores një ditë më parë, Rama publikon fotot: Falenderimet që s’mjaftojnë kurrë…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e shkrepura gjatë fjalimit të tij të fitores, të mbajtur një ditë më parë.
Krahas fotove ai ka ndarë edhe mesazh falenderimi për të gjithë ata që e besuan për një mandat të katërt.
“MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe me falenderimet që kurrë s’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.Top Channel
-

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e cila është ndarë nga jeta.
Ai u shpreh se ajo dhe babai i tij i ndjerë u “tërhoqën nga varri” për t’u përdorur në fushatë nga kundërshtarët. Për këtë arsye u tha t’ia bëjnë “hallall”.
“Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më Aneta nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në atë pozicionin e saj legjendar para televizorit, si në një llogore lufte deri ditën që iku të ribashkohet me tim atë, por duke qenë se edhe këtë herë që të dy u tërhoqën jashtë nga varri, në fushatën e mosozotshme të të mos të zotshmëve, dua t’u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart së bashku dhe janë krenarë për mua dhe janë krenarë për Shqipërinë që ne të gjithë bashkë po ndërtojmë”, tha Rama.
Falenderimin më të veçantë në fjalimin e fitores, kryeministri Edi Rama e pati për bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Ai tha se ajo është e vetmja opozitë që nuk ka arritur ta mundë dot.
“Por falenderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë, që unë vazhdoj të mos arrij ta mund dot. Por, shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit. Linda Ramën, mamanë e paepur të Zahos, nënën kryelartë të Rejas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është shtylla që i mban në fakt katër këndet e këtij tavani. Shumë faleminderit grua dhe besoj se mund të flas edhe në emrin tënd Duke e falenderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore”, u shpreh Rama.
Një falenderim kryeministri Rama e pati edhe për fëmijët, Rean dhe Gregun.
“Vazhdojnë të mos na shkaktojnë asnjë dhimbje koke. Që jetojnë në jetën e tyre, larg dritave të skenës, larg zyrave të shtetit, larg çdo marrëdhënie në konflikt interesi, duke duruar sidomos Reja, sorry, agresione të rënda verbale shpifjesh nga më të neveritshmet. Ju falenderoj nga zemra të dyve dhe si gjithnjë uroj. Që t’ju bëj krenar me punën time sot dhe, inshallah, me gjurmën e punës time nesër”, tha Rama. -

Rama pas fitores në zgjedhje: Këtë mandat mbyllim negociatat me BE, në 2030 ulemi në tryezën e Europës
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur për herë të parë para shqiptarëve fjalimin e tij të fitores, pasi shqiptarët me votë i dhanë mandatin e katërt Partisë Socialiste më 11 maj.
Në fjalën e tij Rama falenderoi çdo votues për mbështetjen dhe për mandatet në këto zgjedhje.
Ai tha se mandatet politike do të jenë aq të forta në këtë vit kthese. Ashtu si gjatë fushatës, edhe sot Rama deklaroi se do të punohet fort që brenda 2027-ës të mbyllen negociatat me BE dhe në vitin 2030-të Shqipëria të ulet në tryezën e Europës si e barabartë.“Mandati që ne po mbyllim ishte mandati më i fortë i një partie politike. Ky që sapo na kanë dhënë shqiptarët do të jetë një mandat po aq i fortë sa ai i atij viti kthese. Ne do të bëjmë të pamundurën që ta bëjmë mandat historik, duke mbyllur brenda vitit 2027 negociatat me BE dhe në 2030 të ulemi në tryezën e BE”, deklaroi Rama.
-

Rama në fjalimin e fitores: Linda mbetet opozita ime e vërtetë, falenderoj fëmijët për mbështetjen
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të parë publike para shqiptarëve pas firtores së 11 majit, ju është drejtuar qytetarëve me një fjalim falenderues.
Nuk ka munguar as falenderimet dhe batutat e tij për familjen, ku tha se e vetmaj opozitë e tij mbetet bashkëshortja e tij Linda Rama.
“Unë sot jam shumë krenar për Rean dhe Gregun që vazhdojnë mos na shkakotojnë asnjë dhimbje koke. Duke duruar sidomos Rea agresione verbale nga më të ndryshme. Falenderimin më të veçantë e kam për opozitën time të paepur, bashkëshorten time Lind Ramën. Ajo është shtylla që mban të katër këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Flas dhe me emrin rtënd duke falenderuar Zahon që na rri pas si bateri me energji diellore”, tha Rama. -

Pas fitores së thellë, Rama në shesh bashkë me Lindën dhe tre fëmijët e tyre
Pas një fitoreje të thellë ndaj kundërshtarëve të tij, Edi Rama këtë mbrëmje po mban një takim falënderues në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, ku të pranishëm janë mbështetësit e tij.
Rama ka ardhur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, djali i tij Greg, vajza e bashkëshortes Rea, dhe djali i tyre i vogël Zaho.
Rama dhe PS fitoi mandatin e katërt me 83 mandate.Top Channel
-

Kryeministri Rama mban sot fjalimin e fitores: Nuk po i gjej dot fjalët…
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” do të mbahet takimi i fitores.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.