Sunderland-i ka mposhtur Brentfordin në javën e 3-të të Premier League-s. Një meritë të madhe në marrjen e tre pikëve mban edhe Granit Xhaka. Kapiteni i bardhekuqve dha asistin e fitores në minutën e 96 të takimit.
Xhaka dha një harkim mjaft të bukur në zonë në sekondat e fundit të takimit, ku gjeti Izidorin. Ky i fundit e dërgoi topin me kokë në rrjetë dhe fiksoi shifrat përfundimtare në 2-1./Sport Ekspres/
Tag: fitores
-

VIDEO/ Xhaka “gatuan” golin e fitores, asisti në minutën e 96 i jep tre pikët Sunderland-it
-

Tudor, pas fitores ndaj BVB: Na mungonte pak freskia, por pashë dëshirë dhe përkushtim
11 Gusht 2025
7:53
Alfred Lleshi
“Rezultati në gusht nuk ka asnjë rëndësi, por ishte një stërvitje e mire. Ishte një ndeshje serioze, na mungonte pak freskia, por pashë përkushtim dhe dëshirë për t’i bërë gjërat mirë”. Ky ishti vlerësimi i trajnerit të Juventusit, Igor Tudor, pas fitores 2-1 në miqësoren ndaj Borussia Dortmundit.
“David lëviz mirë dhe kur të jetë më i freskët në këmbë, gjithçka do të jetë më e lehtë për të. Douglas Luiz është lojtari im dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Bremer është mirë, luajti një pjesë loje të një ndeshjeje serioze. Tani do të shohim në testet e ardhshme, edhe sepse debutimi ndaj Parmës është shumë afër”.
Mbyllja për merkaton: “Kolo Muani? Nuk ka ndryshuar asgjë krahasuar me dje, nuk ka të reja”. -

Nika (Nice) ishte perëndesha e fitores me krahë – fitore si në luftë ashtu edhe në konkurrencë paqësore
Nika (Nice) ishte perëndesha e fitores me krahë – fitore si në luftë ashtu edhe në konkurrencë paqësore. Kur Zeusi po mblidhte aleatë në fillimin e Luftës së Titanëve, Styx solli katër fëmijët e saj Nikën (Fitorja), Zelos (Rivaliteti), Kratos (Forca e Cratus) dhe Bia (Forca) në shërbim të zotit. Nika u emërua karrocieri i tij dhe së bashku të katër u bënë rojet e fronit të Zeusit.Në skenat e Luftës së Titanëve (Gjigantëve) ajo shfaqet si karrocierja e Zeusit. Në artin e skulpturës, mozaikut dhe në monedha, Nike shpesh shfaqet duke mbajtur një degë palme si një simbol të fitores dhe në këtë rast plisin që përfaqëson hyjnoren.
Frymëzimi për “swoosh”-in e kompanisë së njohur të artikujve sportivë Nike, vjen nga krahët e kësaj perëndeshe.
Perëndesha e fitores Nike e veshur me një Chiton – rreth shek. V. pes. Periudha arkaike, statujë bronzi – në Muzeun e Luvrit në Paris.
-

Big Basta pushime luksoze me familjen pas fitores së “Ferma VIP 2”! Feston 40-vjetorin në jaht
Pas fitores së madhe në “Ferma VIP 2”, ku rrëmbeu çmimin prej 100 mijë eurosh, Big Basta duket se po shijon çdo moment pranë njerëzve më të dashur. Këngëtari i njohur i është përkushtuar familjes, ashtu siç kishte premtuar menjëherë pas fitores, duke kaluar pushime të paharrueshme me partneren e tij, këngëtaren Vesa Luma, dhe djalin e tyre.
Ata kanë nisur pushimet me një udhëtim në mal, për t’u zhvendosur më pas drejt bregdetit. Turit të tyre nuk i ka shpëtuar as jugu i Shqipërisë, ndërsa çifti është parë gjithashtu duke shijuar ditët e verës në plazhet e Greqisë.
Pak ditë më parë, Big Basta ka festuar 40-vjetorin në një festë private luksoze mbi një jaht. Në një atmosferë intime, së bashku me Vesën dhe djalin, ai ka ndarë momente të veçanta me ndjekësit e tij përmes disa fotove ku duken më të lumtur se kurrë.Fituesi i “Ferma VIP” ka treguar se suksesi profesional ka kuptim të plotë vetëm kur ndahet me familjen dhe këtë verë, po e jeton në maksimum.
/vizionplus.tv -

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! Rrëzohet në pishinë
Gjatë festimit të fitores, Ivan Parshikov u ngjit mbi litarët e ringut për të entuziazmuar publikun, por kur preku një pjesë të strukturës metalike për të ruajtur ekuilibrin, u godit papritur nga energjia elektrikeReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Phuket ishte mikpritës i edicionit të katërt të VVEED Boxing, i organizuar nga Weed Boxing Championship, një promovim që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Në këtë mbrëmje u zhvilluan gjithsej tetë duele, por njëri prej tyre u bë viral për arsye që askush nuk do t’i kishte imagjinuar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Protagonist i momentit ishte Ivan Parshikov, një luftëtar rus me përvojë në disa nga organizatat më të njohura si ONE Championship, RCC dhe ACA. Parshikov hyri në ring me një rekord prej 21 ndeshjesh profesionale, 16 fitore dhe 5 humbje, teksa e mbylli duelin me një fitore bindëse me nokaut.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Drama nisi pas përfundimit të ndeshjes. Gjatë festimit të fitores, Parshikov u ngjit mbi litarët e ringut për të entuziazmuar publikun, por kur preku një pjesë të strukturës metalike për të ruajtur ekuilibrin, u godit papritur nga energjia elektrike.
So much to unpack in this video, ex ONE Championship fighter Ivan Parshikov was fighting at a weed fighting event in Thailand. He electrocuted himself then jumped in a pool like nothing happens.. wtf😂pic.twitter.com/4sCeKT963w— esr0128 (@esr0128) June 27, 2025
-

Operacioni ‘Shpallja e fitores’/ Irani nis hakmarrjen: Do t’i përgjigjemi çdo plage
Masoud Pezeshkian
IRAN- Irani ka njoftuar fillimin e operacionit të quajtur “Shpallja e fitores” kundër forcave amerikane të vendosura në bazën ajrore Al-Udeid, në Katar. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se Irani nuk ka filluar dhe as nuk dëshironte luftë, por nuk do ta lërë pa përgjigje atë që e quajti agresion kundër vendit.
“Ne as nuk e nisëm luftën dhe as nuk e deshëm atë; por nuk do ta lëmë agresionin kundër Iranit të Madh pa përgjigje. Me gjithë qenien tonë, ne do të mbrojmë sigurinë e këtij populli, Zoti do të na ruajë, të dashur, dhe ne do t’i përgjigjemi çdo plage në trupin e Iranit me besim, mençuri dhe vendosmëri.”, thuhet në postim.
Situata ka bërë që Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, Dan Caine, të mblidhen në Dhomen e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, sipas një zyrtari të lartë.
Më herët, një tjetër zyrtar amerikan kishte konfirmuar se zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Mbrojtjes po monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar, baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme./ZËRI -

Kane dhe Olise çojnë Bayernin në 1/8 finale. Eliminohet Boca Juniors
21 Qershor 2025
8:14
Alfred Lleshi
Fitorja e dytë në po aq ndeshje të Kupës së Botës për Klube për Bayern Munich. Skuadra e Vincent Kompany, pas fitores me goleadë ndaj Auckland City, ka mposhtur 2-1 Boca Juniors në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.
Një ndeshje shumë më e balancuar ajo që u luajt në “Hard Rock Stadium” të Miamit, me bavarezët që kaluan në avantazh pas 18 minutash me Harry Kane.
Në pjesën e dytë erdhi barazimi i “Xeneizes” falë Miguel Merentiel, por gjashtë minuta nga fundi, Olise i dha tri pikët Bayernit, që ngjitet në kuotën e pikëve të plota në grup dhe kualifikohet për në 1/8 finale.
Kualifikohet gjithashtu edhe Benfica që, pasi mposhti 6-0 skuadrën e Zelandës së Re, ngjitet në katër pikë dhe, falë fitores në përballjen direkte ndaj argjentinasve, është tashmë e sigurt për vendin e dytë në grup.
-

“Neri per caso” festojnë 30-vjetorin e fitores në Sanremo me koncert në Vlorës
Në kuadër të Javës Kulturore Italiane në Vlorë, grupi i njohur italian “Neri per caso” organizoi një koncert të veçantë në sheshin Lungomare, ku kremtuan 30-vjetorin e fitores së tyre në Festivalin e Sanremos.Qindra qytetarë dhe vizitorë, përfshirë edhe shumë italianë që jetojnë ose vizitojnë Shqipërinë, ndoqën me emocion performancën e grupit. Të pranishmit u zhytën në hitet e paharrueshme të “Neri per caso”, duke përjetuar një atmosferë nostalgjike dhe magjike, ku vokali i jashtëzakonshëm i këngëtarëve të Salernos bëri përshtypje të madhe.Grupi u bë i njohur në skenën italiane pas fitores në seksionin e të rinjve të Festivalit të Sanremos në 1995, ku interpretuan a cappella këngën “Le ragazze”. Edhe në Vlorë, ata kënduan disa prej këngëve më të dashura italiane pa përdorur instrumente, duke krijuar një lidhje të veçantë me publikun.Në fund të koncertit, anëtarët e grupit shprehën se ndiheshin si në shtëpinë e tyre në Vlorë, duke theksuar ngjashmërinë mes komunitetit italian në qytetin bregdetar dhe pranisë së komunitetit shqiptar në Salerno.Koncerti i “Neri per caso” përkoi me festën e Republikës Italiane, duke e bërë këtë event edhe më të veçantë në kuadër të Javës Kulturore Italiane në Vlorë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në kuadër të Javës Kulturore Italiane në Vlorë, grupi i njohur italian “Neri per caso” organizoi një koncert të veçantë në sheshin Lungomare, ku kremtuan 30-vjetorin e fitores së tyre në Festivalin e Sanremos.Qindra qytetarë dhe vizitorë, përfshirë edhe shumë italianë që jetojnë ose vizitojnë Shqipërinë, ndoqën me emocion performancën e grupit. Të pranishmit u zhytën në hitet e paharrueshme të “Neri per caso”, duke përjetuar një atmosferë nostalgjike dhe magjike, ku vokali i jashtëzakonshëm i këngëtarëve të Salernos bëri përshtypje të madhe.Grupi u bë i njohur në skenën italiane pas fitores në seksionin e të rinjve të Festivalit të Sanremos në 1995, ku interpretuan a cappella këngën “Le ragazze”. Edhe në Vlorë, ata kënduan disa prej këngëve më të dashura italiane pa përdorur instrumente, duke krijuar një lidhje të veçantë me publikun.Në fund të koncertit, anëtarët e grupit shprehën se ndiheshin si në shtëpinë e tyre në Vlorë, duke theksuar ngjashmërinë mes komunitetit italian në qytetin bregdetar dhe pranisë së komunitetit shqiptar në Salerno.Koncerti i “Neri per caso” përkoi me festën e Republikës Italiane, duke e bërë këtë event edhe më të veçantë në kuadër të Javës Kulturore Italiane në Vlorë.

