Tag: fitores

  • Real Madrid merr dy lajme dëmtimesh pas fitores, por… udhëtojnë me kombëtaret

    Real Madrid merr dy lajme dëmtimesh pas fitores, por… udhëtojnë me kombëtaret

    5 Tetor 2025

    13:33

    Telesport

    Xabi Alonso mori lajme të këqija pas fitores 3-1 ndaj Villarreal-it në “Santiago Bernabeu”, aty ku mbrëmë ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
    Dy lojtarë të Los Blancos, Kylian Mbappe dhe Franco Mastantuono, pësuan dëmtime, shkalla e të cilave ende nuk dihet me siguri të plotë.
    “Kylian kishte shqetësime në kyçin e këmbës dhe do ta ndjekim me kujdes. Franco ndien ngarkesë muskulare në kofshë, por të dy do të luajnë me kombëtaret”.

  • Vllaznia ul me këmbë në tokë Elbasanin dhe merr kryesimin pas fitores së ngushtë në “Loro Boriçi”

    Vllaznia ul me këmbë në tokë Elbasanin dhe merr kryesimin pas fitores së ngushtë në “Loro Boriçi”

    4 Tetor 2025

    20:59

    Telesport

    Vllaznia i ka shkaktuar Elbasanit humbjen e parë në këtë sezon, pas fitores së shkodranëve 1-0 në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.
    Shkodranët gjetën golin në minutën e 41-të, ku Lirim Kastrati bën mjaft mirë nga krahu dhe kroson në zonë, edhe spe devitojet topi, në fund braziliani Andrey Yago e dërgon në rrjetë.
    Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, rezultati nuk ndryshon deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 dhe merr e vetme kryesimin me 13 pikë, Elbasani ndjek në vendin e dytë me 11 pikë.

  • Gara për Tiranën, Berisha: Kandidatura jashtë forcës politike, më afër fitores

    Gara për Tiranën, Berisha: Kandidatura jashtë forcës politike, më afër fitores

    Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Sali Berisha tha se shumë militantë të PD duan që kandidat për kryetar bashkie në Tiranë të jetë një figurë jashtë kësaj force.
    Ai tha se ka pasur shumë kandidatë potencialë që kanë shprehur dëshirën për të garuar përballë Ogerta Manastirliut, duke përmendur emrin e Adiana Kalajës, Edi Palokës, apo Klevis Balliut.
    “Përsërisnin çdo ditë se PD s’ka kandidatë përballë Manastirliut, a ka shpifje më të madhe? Adiana Kalaja, Edi Paloka, Klevis Balliu kanë shfaqur dëshirën, por përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare, nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer, por ka lidhje me rekordin elektoral. Kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje dhe me një gjë tjetër, mijëra militantë do donin kandidatë disa prej jush, por disa të tjerë do donin dikë jashtë nesh që të jemi sa më afër fitores, jo me qëllim të keq”, u shpreh Berisha.

    /vizionplus.tv

  • “Nuk janë vetëm 3 emra’’, Bylykbashki: Ja kush është garancia e fitores

    “Nuk janë vetëm 3 emra’’, Bylykbashki: Ja kush është garancia e fitores

    “Qasja e Partisë Demokratike nuk është diskutimi i emrave të veçantë. Emra ka më shumë sesa 3”. 
    Kështu u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN. 
    “Fokusi është gjetja e modelit, që i përshtatet një serie rrethanash, në funksion të objektivit që është fitorja e zgjedhjeve. Do të jetë kandidat politik, për të cilin palët bien dakord. Edhe nëse nuk ka ekspozimin e radhës së parë politike, mbetet një figurë që investohet politikisht nga opozita”, sqaroi Bylykbashi. 
    “Ajo që ka bërë PD-ja është hapja e një fronti sa më të madh dhe për të farkëtuar një lidhje mes partive opozitare, që do të jetë garancia e fitores. Ne e pamë edhe në zgjedhjet e fundit, që koalicionet e përbërë nga interesa të paqarta, prodhuan konflikte për mandate”, shtoi Bylykbashi. 
    “Qasja jonë ka qenë te modeli që do të prodhojë kandidatin. Për të tre emrat e lakuar kam shumë respekt, por nuk janë vetëm këto emra. Ka edhe të tjerë. Kur të gjejmë modelin, do të zgjedhim personin që i atashohet më mirë atij modeli”, theksoi më tej deputeti i Partisë Demokratike. 

  • Diego Simeone flet pas fitores në derbi dhe paralajmëron Barcelonën

    Diego Simeone flet pas fitores në derbi dhe paralajmëron Barcelonën

    27 Shtator 2025

    19:40

    Telesport

    Diego Simeone nuk i ka fshehur dot emocionet dhe lumturinë e madhe pas fitores spektakolare të Atletico Madridit në derbi ndaj Real Madridit me shifrat 5-2.
    “Ne ishim të shkëlqyer që nga fillimi. Ekipi dinte çfarë të bënte që nga minuta e parë. Jam shumë i lumtur. Ne u dhamë njerëzve lumturinë që meritonin. Është një rezultat i madh kundër rivalëve tanë”, tha Simeone.
    Ndër të tjera, trajneri argjentinas pati edhe një paralajmërim për Barcelonën dhe pse jo direkt, në lidhje me Julian Alvarez. Prej kohësh përflitet se Barcelona do tentojë transferimin e sulmuesit argjetinas në verën e ardhshme.
    “Unë këmbëngul, të gjithë te Atletico Madrid duhet të kujdesen për Julian Alvarez. Klubi, stafi i trajnerëve, lojtarët, tifozët… Ky djalë duhet të qëndrojë shumë vite këtu dhe të bëjë histori me këtë klub”, shtoi Diego Simeone.

  • Chivu, pas fitores ndaj Ajax: Më pëlqeu pjekuria e ekipit, mosha e lojtarëve nuk ekziston për mua

    Chivu, pas fitores ndaj Ajax: Më pëlqeu pjekuria e ekipit, mosha e lojtarëve nuk ekziston për mua

    18 Shtator 2025

    8:09

    Alfred Lleshi

    Cristian Chivu u shfaq i kënaqur pas fitores së Interit ndaj Ajax, në debutimin e Champions-it të ri: “Na pëlqeu maturia e treguar, skuadra është aty. Është gjithmonë e rëndësishme ta nisësh mirë me këtë format të ri.
    Pjesën më të madhe të ndeshjes e zhvilluam në gjysmën e tyre të fushës, ua hoqëm pikat e forta. Interi është përvojë, personalitet, dëshirë për t’u imponuar, për ta lënë pas periudhën negative. Këta djem janë të jashtëzakonshëm. Esposito, titullar në vend të Lautaros? Është një burrë i vërtetë.
    Për mënyrën si stërvitet, i meriton të gjitha elozhet. Në debutimin në Champions, në këtë moshë, bëri një ndeshje të madhe. Identiteti nuk ekziston për mua: as për atë që janë 19 vjeç, as për atë që janë 36. Pio e mbajti intensitetin deri në fund. Thuram po tregon forcë edhe në lojën ajrore”.

  • Dobi është për duartrokitje! Super Teuta, e gjen fitoren edhe me 10 lojtarë kundër Dinamos

    Dobi është për duartrokitje! Super Teuta, e gjen fitoren edhe me 10 lojtarë kundër Dinamos

    Teuta e Dobit është duke bërë një punë shumë të mirë në këtë sezon të ri. Sot kjo skuadër ka arritur të fitojë në shifrat 1-0 kundër Dinamos. Kotobelli realizoi golin e fitores në minutën e 23. Ky gol do të rezultonte edhe i vetmi që vendosi historinë e fitores.
    Ndërkohë në minutën e 16, Teuta kishte ngelur me 10 lojtar pasi Vidal u ndëshkua me karton të kuq. Durrsakët vazhduan me këtë avantazh 1-0 përkundër faktit që ishin me një lojtar më pak deri në minutën e 57.
    Më pas Nani i Dinamos barazoi numrin e lojtarëve në fushë pasi do të ndëshkohej me karton të kuq, duke lënë një ndeshje të barabartë. Një rezultat i pandryshuar dhe tre pikë të artë për Teutën… /Sport Ekspres/
     

  • Pas fitores në Emmy, Owen Cooper merr një dedikim nga Robert De Niro

    Pas fitores në Emmy, Owen Cooper merr një dedikim nga Robert De Niro

    Ylli i ri i serialit “Adoleshenca”, Owen Cooper, duket se ka arritur të fitojë përshtypjet që në moshën 15-vjeçare, duke mbledhur komente shumë pozitive nga publiku dhe kritikët. Përveç kësaj, megjithatë, ai arriti të tërheqë interesin e njërit prej aktorëve kryesorë në Hollywood, Robert De Niro.
    Pas fitores së tij në çmimet Emmy, ku fitoi çmimin për Aktorin Mbështetës për performancën e tij në miniserialin e Netflix, Owen Cooper mori një shënim të shkruar me dorë nga aktori legjendar ku shkruhej: “Paç fat në të ardhmen. Qëndro i përulur”.
    Aktori adoleshent udhëtoi për në Los Angeles me prindërit e tij, Andy dhe Noreen, për të pranuar çmimin e lakmuar. Roli i tij si Jamie Miller në serialin dramatik Adolescence, i cili u xhirua kur ai ishte vetëm 14 vjeç dhe çdo episod u kap në një pamje të vazhdueshme, ka shkaktuar tashmë debate të nxehta. Çmimi i tij u shpall nga Sydney Sweeney, e cila e përqafoi në skenë, ndërsa publiku u ngrit në këmbë për ta duartrokitur. Owen Cooper madje mbizotëroi mbi emra të tillë si Javier Bardem.
    Robert De Niro ka qenë në anën e aktorit të ri që nga fillimi. Të dy u takuan në mars në BBC One Show, ku aktori veteran e këshilloi: “Mendoj se ke nisur shumë mirë, kjo është gjëja kryesore. Vazhdo! Qëndro larg telasheve dhe do të ia dalësh mbanë shumë mirë”. Krahasimi midis të dyve nuk është i rastësishëm. Krijuesi dhe aktori i shfaqjes, Stephen Graham, zbuloi se në audicionin e parë të Owen Cooper, ai i tha nënës së tij: “Ai është Robert De Niro i ardhshëm”.
    Në të njëjtën kohë, yje të tjerë po e njohin talentin e tij. Jake Gyllenhaal i dha atij një “rosë me fat” para ceremonisë, të njëjtin send që i ishte dhënë para nominimit të tij për Oscar për Brokeback Mountain.

  • Volejboll për vajza, Finale/ Botërori fitohet nga Italia e Velaskos

    Volejboll për vajza, Finale/ Botërori fitohet nga Italia e Velaskos

    Fitoi setin final 15-8 me një seri bllokimesh ndërsa kipi i Velaskos është në krye të botës në ditën e fitores së 36-të radhazi. Titulli i tyre i parë që nga viti 2002, i katërti në dy vjet pas Lojërave Olimpike të Parisit dhe dy VNL-ve.

    Italia thyen 3-2 Turqinë një një finale dramatike në Bangkok (Tajlandë) dhe merr medaljen e dytë historike të artë në Kampionatin Botëror të Volejbollit për Femra. Vajzat volejbolliste të legjendarit Velaskodo përsërisin suksesin e tyre të vitit 2002 dhe i kthejnë lotët që derdhën në ndeshjen finale të vitit 2018 në gëzim.

    Pas fitores së tyre kundër Brazilit, italianët e patën shumë të vështirë ndajr skuadra turke, e trajnuar nga italiani Daniele Santareli por në fund triumfuan falë eksperiencës më të madhe duke lënë thatë turket që vinin në finale për herë të parë.

    Vazhdo leximin

  • Sllovakia sfidon Bashkimin Evropian për Kinën

    Sllovakia sfidon Bashkimin Evropian për Kinën

     
     “Pas ‘Paradës së Fitores’ në Kinë, Sllovakia nxjerrë në pah izolimin poshtërues të Bashkimit Evropian”
    Nga Eljanos Kasaj*
    Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili po viziton Republikën Popullore të Kinës për përkujtimet që shënojnë 80-vjetorin e fitores në Luftën e Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftën Botërore Antifashiste(1939-1945), tha se e konsideron “një gabim të madh” që krerët e shteteve dhe kryeministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian injoruan festimet e “Ditës së Fitores së popullit kinez”.
    Në një video të postuar në platformën sociale X ditën e enjte,zoti Fico tha se “disa mund ta kenë interpretuar atë si një demonstrim të fuqisë ushtarake të Kinës, por duhet parë në kontekstin e deklaratave serioze të bëra nga Presidenti kinez Xi”.
    “Presidenti kinez e bëri shumë të qartë se bota po përballet me një zgjedhje midis paqes dhe luftës dhe se Kina ka vullnetin për të luajtur një rol vendimtar në formësimin e rendit të ri paqësor të botës”, vijoj më tej kryeministri sllovak.
    “Sidoqoftë, është e vërtetë se edhe kundërshtarët më ideologjikë të Kinës nuk mund ta mohojnë më zhvillimin e gjithanshëm që ka arritur Kina”, vuri në dukje ai.
    Njëkohësisht ai nuk nguroi dhe të kritikonte vendimin e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian-dikur ironikishit aleatë të levizjes nacional-çlirimatre kineze- për të mos qenë pjesëmarrës në ceremoninë përkujtimore në Pekin: “Shpreh edhe një herë keqardhjen time që përfaqësuesit më të lartë të shteteve anëtare të BE-së munguan në një ngjarje kaq globale. Nëse menduan se duke vepruar kështu do të izolonin festimet e Kinës për fitoren në Luftën e Dytë Botërore, ata bënë keqllogaritje, sepse nëse dikush ishte i izoluar sot, ajo ishte BE-ja”.
    Kryeministri Fico mbërriti në Pekin të martën për përkujtimet që shënojnë 80-vjetorin e fitores në Luftën e Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftën Botërore Antifashiste(1939-1945), njëkohësisht ai ishte i vetmi udhëheqës pjesëmarrës prej Bashkimit Evropian në celebrimet përkujtimore në Moskë më 9 Maj.
    Një numër udhëheqësish të huaj që morën pjesë në përkujtimet e mëdha të Ditës së Fitores në Pekin të mërkurën,duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, presidentin vietnamez Lương Cường, udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un, presidentin bjellorus Aleksandr Lukashenka dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kanë vlerësuar organizimin e suksesshëm të ngjarjes dhe kanë theksuar miqësinë e qëndrueshme me Republikën Popullore të Kinës pas paradës me popujt e botës.
    *Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni