Tag: fitores

  • “Kërcënimet e Trumpit të pashmangshme”, Mamdani paraqet planin pas fitores

    “Kërcënimet e Trumpit të pashmangshme”, Mamdani paraqet planin pas fitores

    Në intervistën e tij të parë pas fitores në zgjedhje, Zohran Mamdani i tha ABC News se rezultati i jep atij “një mandat për të ndjekur një axhendë ambicioze përballueshmërie”, me synimin për ta kthyer “qytetin më të shtrenjtë në SHBA në një qytet të përballueshëm për të gjithë”.
    I pyetur nëse mund ta realizojë këtë pa rritur taksat, Mamdani u shpreh se “do të duhet t’i rrisë ato për 1% të banorëve më të pasur të Nju Jorkut”.
    Sipas planit të tij, do të prezantohet një taksë e sheshtë prej 2% për qytetarët që fitojnë mbi 1 milion dollarë në vit (rreth 770 mijë £). Përveç kësaj, ai synon të rrisë normën e taksës së korporatave në 11.5%, duke e barazuar me nivelin më të lartë të taksimit në Nju Xhersi. Mamdani vlerëson se këto masa do të sigurojnë rreth 9 miliardë dollarë të ardhura për qytetin.
    Duke iu përgjigjur kritikave se rritja e taksave mund të largojë bizneset dhe krijuesit e vendeve të punës, ai theksoi se problemi kryesor është tashmë kostoja e lartë e jetesës.
    “Punëtorët po largohen sepse nuk përballojnë kujdesin për fëmijët apo qiratë, dhe kjo e bën të vështirë për bizneset të mbajnë talentet,” u shpreh ai.
    Para zgjedhjeve, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte paralajmëruar se do të shkurtonte fondet federale për Nju Jorkun nëse Mamdani fitonte.
    Por kryebashkiaku i ri thotë se është i përgatitur për një përballje të tillë:
    “Kërcënimet e tij janë të pashmangshme,” tha Mamdani. “Nëse ai vendos të dëmtojë qytetin tonë, unë do të jem aty për ta mbrojtur atë.”

  • “Ja kë telefonova pas fitores me Serbinë”, Broja pas rikthimit te goli: Jemi përmirësuar

    “Ja kë telefonova pas fitores me Serbinë”, Broja pas rikthimit te goli: Jemi përmirësuar

    “Ja kë telefonova pas fitores me Serbinë”, Broja pas rikthimit te goli: Jemi përmirësuarBroja u rikthye te goli me Shqipërinë, pas një kohe të gjatë.
    Sulmuesi i kombëtares, bëri komentin e tij, pas fitores 4-2 ndaj Jordanisë në miqësore.
    “Mami dhe e dashura, këto kam telefonuar pas fitores me Serbinë. Nuk është se kam një ritual si lojtarët e tjerë, dëgjoj…

  • Berisha: Pas fitores së kuqezinjve ndaj Serbisë, Kosova ia zbardhi faqen kombit. Zoti i bekoftë!

    Berisha: Pas fitores së kuqezinjve ndaj Serbisë, Kosova ia zbardhi faqen kombit. Zoti i bekoftë!

    Kosova ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e saj futbollistike, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në transfertën e vështirë ndaj Suedisë, në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut.

    Një fitore me vlerë për skuadrën e Franco Fodës, që tani jo vetëm siguron një pozicion të favorshëm për “play-off”, por mban gjallë edhe ëndrrën për vendin e parë në grup.

    Ndeshja u vendos në minutën e 32-të, kur pas një goditjeje të fuqishme të Vedat Muriqit, topi mbeti në zonë dhe Fisnik Asllani reagoi më shpejt se mbrojtja suedeze, duke e dërguar topin në rrjetë për 0-1. Goli ndezi festën “dardane” në shkallët e stadiumit, ku tifozët e Kosovës krijuan një atmosferë elektrizuese gjatë dhe pas takimit.

    Fitorja e Kosovës vjen një ditë pas triumfit të Shqipërisë në Serbi, duke entuziazmuar të gjithë shqiptarët anembanë botës.

    Për sukseset shqiptare ka reaguar lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili në një status në “Facebook” shkruan: “Pas fitores ndaj Serbisë nga kuqezinjtë, ekipi i Kosovës ia zbardhi faqen kombit, Zoti i bekoftë!”.

     

     

  • Kombëtarja e futbollit i rikthehet stërvitjes në Tiranë pas fitores historike në Serbi

    Kombëtarja e futbollit i rikthehet stërvitjes në Tiranë pas fitores historike në Serbi

    Kombëtarja shqiptare është rikthyer në stërvitje pas fitores së madhe ndaj Serbisë mbrëmjen e djeshme në Leskovac dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen miqësore me Jordaninë, e programuar të luhet të martën, më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
    Trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë në stërvitjen e sotme. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, me fokus te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës, ndërsa ata që u aktivizuan në ndeshjen zyrtare kryen vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.
    Atmosfera në kampin kuqezi është shumë pozitive. Lojtarët e kanë kthyer në festë fitoren historike që e afron edhe më shumë Shqipërinë me objektivin për të siguruar një vend në play-off-in e Botërorit 2026.

  • FOTO/ “Yessssssss!” – Bebe Rexha feston me emocion fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë

    FOTO/ “Yessssssss!” – Bebe Rexha feston me emocion fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë

    Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka reaguar plot emocion pas fitores së madhe të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë në ndeshjen historike të zhvilluar në Leskovac.
    Në një postim në Instagram Story, artistja ka ndarë një moment nga ndeshja duke shkruar vetëm një fjalë që përmbledh gjithë entuziazmin e saj:
    “Yesssssssssss ”
    Postimi i saj u shoqërua me videon e golit të fitores dhe me flamurin kuqezi, si një shenjë krenarie për rrënjët e saj shqiptare.
    Në një tjetër moment, Bebe ka shpërndarë edhe logon e faqes zyrtare të @albania_national_team, duke treguar se e ka ndjekur me emocion çdo sekondë të ndeshjes dhe se ka qenë mes mijëra shqiptarëve që festuan triumfin.

  • Jehona e fitores ndaj Serbisë, ‘Sportmediaset’ me një artikull…të qartë

    Jehona e fitores ndaj Serbisë, ‘Sportmediaset’ me një artikull…të qartë

    E madhja sportive italiane Sportmediaset i ka kushtuar një artikull fitores dhe atë që pasoi takimi Serbi- Shqipëri 0-1 luajtur të shtunën në Leskovac për kualifikueset europiane të Botërorit 2026.

    Ajo shkruan:

    Festimet shpërthyen në Shqipëri pas fitores 1-0 të ekipit të tyre kombëtar të futbollit ndaj Serbisë sonte (mbrëmë, red) në mbrëmje në ndeshjen e dytë kualifikuese të Kupës së Botës, e luajtur në tokën e Serbisë.

    Mijëra tifozë mbushën sheshet në të gjithë vendin, duke valëvitur flamurin kombëtar, duke kënduar dhe kërcyer, mes tingujve të borive të makinave që ishin mbledhur për këtë rast. Për shqiptarët, fitorja e sonte (dje, red) ka një rëndësi të dyfishtë.

    Përveç faktit se ekipi i tyre pothuajse do të kishte siguruar vendin e dytë në Grupin K, me një shans për t’u kualifikuar për fazën Play Off të Kupës së Botës, shqiptarët po e shijojnë veçanërisht hakmarrjen kundër ekipit kombëtar të një vendi me të cilin kanë ndarë një histori të gjatë dhe të mbushur me konflikte./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Edukata vjen e para! Kombëtarja shqiptare pastron dhomat e zhveshjes pas fitores në Serbi

    Edukata vjen e para! Kombëtarja shqiptare pastron dhomat e zhveshjes pas fitores në Serbi

    12 Tetor 2025

    10:08

    Telesport

    Pas fitores historike ndaj Serbisë, Kombëtarja shqiptare tregoi edhe një herë kulturë dhe dinjitet.
    Para se të largoheshin nga stadiumi në Leskovac, kuqezinjtë pastruan plotësisht dhomën e zhveshjes, duke e lënë gjithçka në rregull.
    Ky veprim tregon se fitorja nuk është vetëm në fushë, por edhe në sjellje, raporton Euronews. Siç shihet edhe nga kjo foto e publikuara, futbollistët tanë e kanë lënë ambientin e dhomës së zhveshjes të pastër dhe të rregullt, duke dhënë një shembull qytetarie dhe respekti.
    Pas përfundimit të ndeshjes dhe fitores së madhe ndaj Serbisë, në dhomat e zhveshjes shpërtheu një festë e çmendur, ku u bashkua edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

  • Rama publikon “foton e ditës” pas fitores historike ndaj Serbisë: Zemra plot me këta djem!

    Rama publikon “foton e ditës” pas fitores historike ndaj Serbisë: Zemra plot me këta djem!

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foton e ditës, e gjithë skuadra e kombëtares shqiptare në festë pas fitores historike me Serbinë.
    “MIRËMËNGJES
    dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, shkruan Rama në postimin e tij. Shqipëria mundi dje Serbinë në Leskovc, ndeshje e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Goli i shënuar nga Rey Manaj shënoi historinë për kombëtaren shqiptare.

  • “Dita më e bukur e jetës time. Komentet që kam marrë pasi humba penalltinë…”, flet heroi i fitores në Leskovac

    “Dita më e bukur e jetës time. Komentet që kam marrë pasi humba penalltinë…”, flet heroi i fitores në Leskovac

    11 Tetor 2025

    23:46

    Telesport

    Rei Manaj shënoi golin e fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë në transfertën në Leskovac. Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, Manaj tha se kjo ishte dita më e bukur e jetës së tij.
    “Sot është dita më e bukur e jetës time. Pas ndeshjes në Tiranë ndaj Serbisë, disa komente nuk i meritoja, sepse edhe ne jemi njerëz, kemi familje, prinder, motra, vëllezër… Por, sot duhet t’i harrojmë të gjitha. Rëndësi ka që fituam sot. Jam shumë i kënaqur për Shqipërinë dhe Kosovën.
    Doja të jepja një mesazh më të fortë por jemi në televizion dhe më mirë mos ta them, por momente si ky vijnë njëherë në jetë dhe duhen shijuar. Kemi dhe dy ndeshje të tjera, të bëjmë më të mirën dhe të bëjmë realitet ëndrrën për të shkuar në Botëror”, tha Manaj.